Tag: shpallet

  • “Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori

    “Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori

    Napoli shpallet për herë të katërt në historinë e klubit kampion i Italisë.
    Festë e jashtëzakonshme brenda dhe jashtë stadiumit “Armando Maradona” të Napolit, pas fishkëllimës së fundit të arbitrit në ndeshjen e fundit të Serie A ku napolitanët u përballëm me Cagliarin.
    Napoli shpallet kampion i Italisë me 82 pikë, një më shumë se Interi i vendit të dytë, i cili fitoi përballë Comos, por në fund kishte vetëm lot hidhërimi.

    McTominay dhe Lukaku ishin autorët e dy golavbë mbrëmjen e sotme, e golave që në fund do të mbahen mend gjatë nga tifozët, pasi ju dhuruan titullin e katërt në histori.

    Nga ana tjetër interistët shpërthyen në lot zhgënjimi edhe pse fituan me Comon. Pas eliminimit në kupë, humbjes së titullit, tashmë ziklatërve ju mbetet vetëm Champions League, ku do të përballen në finale javën e ardhshme me PSG.

     
     

  • Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

    Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

    Në një mbrëmje elektrizuese në “Stadio Diego Armando Maradona”, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka siguruar titullin kampion të Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të kampionatit. Me këtë sukses, ekipi napolitan mbyll sezonin me një pikë më shumë se ndjekësit e Interit, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm.
    Pjesa e parë ishte i dominuar nga Napoli, por portieri Sherri, i zgjedhur titullar nga trajneri Nicola, tregoi aftësi të jashtëzakonshme në portë. Megjithatë, në minutën e 42-të, nuk mundi të ndalë goditjen spektakolare me gjysmë-roveshatë të Scott McTominay, që çoi ekipin vendas në avantazh dhe ndezi festën në stadium.

    Pas pushimit, tensioni u zhduk dhe Napoli e gjeti menjëherë golin e dytë me një depërtim individual të Romelu Lukaku. Belgu, së bashku me David Neres, ishin pranë edhe golit të tretë, por rezultati mbeti i pandryshuar.
    Me këtë fitore, Napoli shpallet zyrtarisht kampion i Italisë, duke festuar titullin e katërt në historinë e klubit dhe të parin nën drejtimin e Contes. Festa mund të nisë në Napoli! /Koha Jonë/

  • Gjirokastër, 49-vjeçari shpallet në kërkim pasi vodhi në supermarket

    Gjirokastër, 49-vjeçari shpallet në kërkim pasi vodhi në supermarket

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim policor shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Greqi, pasi dyshohet se ka vjedhur artikuj të ndryshëm, në një supermarket. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Shpallet vendimi, ish-prokurori i Vlorës dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

    Shpallet vendimi, ish-prokurori i Vlorës dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

    Gjykata e Posaçme shpall vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se trupa gjyqësore, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 1/3, me dënim përfundimtar 2 vite e 8 muaj dhe dënim plotësues 5 vjet jashtë funksioneve publike.
    Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.

    Top Channel

  • Votimi nga jashtë mund të shpallet i pavlefshëm? Ja si përgjigjet Celibashi

    Votimi nga jashtë mund të shpallet i pavlefshëm? Ja si përgjigjet Celibashi

    Kryekomisoneri, Ilirjan Celibashi u pyet sot nga gazetarët nëse ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm.
    Në një dalje për media nga parku Olimpik, Celibashi garanton se çfarë ka përgatitur KQZ në këtë proces është në integritet të plotë, por ngelet në diskutim mënyra sesi kanë votuar votuesit nga jashtë.
    “Nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ndikojnë në rezultat, çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm.
    Ajo që mund të them, nuk jap gjykimin mbi vlefshmërinë jo, por me siguri të plotë them që çfarë ka administruar e përgatitur KQZ me këtë proces ka prodhuar integritet të plotë për atë kompetencë të KQZ.
    Ngelet diskutimi sesi votuesit nga jashtë kanë votuar por në momentin që secili ka vendosur fletën e votimit në zarfin përkatës dhe ky ka mbërritur në KQZ asgjë nuk e ka cenuar integritetin“, tha Celibashi.

  • A ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm? Përgjigjet Celibashi

    A ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm? Përgjigjet Celibashi

    “Nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ndikojnë në rezultat, çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm”. Këtë përgjigje i dha kryekomisoneri Ilirjan Celibashi gazetarit të A2 CNN Ervin Koçi, kur u pyet nëse ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm, kryesisht ai me Greqinë pas akuzave nga opozita.
    Celibashi garanton se çfarë ka përgatitur KQZ në këtë proces është në integritet të plotë, por ngelet në diskutim mënyra sesi kanë votuar votuesit nga jashtë.
    “Ajo që mund të them, nuk jap gjykimin mbi vlefshmërinë jo, por me siguri të plotë them që çfarë ka administruar e përgatitur KQZ me këtë proces ka prodhuar integritet të plotë për atë kompetencë të KQZ. Ngelet diskutimi sesi votuesit nga jashtë kanë votuar por në momentin që secili ka vendosur fletën e votimit në zarfin përkatës dhe ky ka mbërritur në KQZ asgjë nuk e ka cenuar integritetin e këtij dokumentacioni zgjedhor”.
    Por nga ana tjetër, thekson Celibashi, janë në të drejtën e vet dhe kanë legjitimitet për të kërkuar e sqaruar çdokush që ka pretendime mbi këtë proces.
    “Ne kemi të gjitha përgjigjet për çdo pyetje të mundshme. Kemi patur pardje një diskutim me disa përfaqësues të subjekteve zgjedhore”.

  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

    NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

    Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, ku Partia Demokratike ka dalë fituese.
    Bëhet me dije se PD ka siguruar 2034 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 1572 vota dhe Partinë Socialdemokrate me 930 vota.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Një qytet arab shpallet si më i sigurti në botë

    Një qytet arab shpallet si më i sigurti në botë

    Bota E Hënë, 5 Maj 2025 15:08
    Abu Dhabi është renditur si qyteti më i sigurt në botë, sipas Indeksit të Sigurisë për vitin 2024 të publikuar nga Numbeo.
    Me nivele të ulëta të kriminalitetit, forca të forta të zbatimit të ligjit dhe infrastrukturë të avancuar të survejimit, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka zënë vendin e parë në renditjen globale për sigurinë dhe mbrojtjen. Indeksi bazohet në të dhëna të raportuara nga përdoruesit në kategori të tilla si siguria personale, niveli i krimit dhe cilësia e përgjithshme e jetës.

    Reputacioni i Abu Dhabit për stabilitet, pastërti dhe infrastrukturë të klasit botëror vazhdon të tërheqë si banorë ashtu edhe turistë nga e gjithë bota.

  • Leeds shpallet kampion me golin në minutën e 90-të, feston dhe Anis Mehmeti me Bristol City-n

    Leeds shpallet kampion me golin në minutën e 90-të, feston dhe Anis Mehmeti me Bristol City-n

    3 Maj 2025

    16:51

    Telesport

    Ka përfunduar sot sezoni i rregullt në Championship ku tashmë janë mësuar të gjitha verdiktet. Leeds falë fitores në transfertë 1-2 ndaj Plymouth, me golin vendimtar të Solomon në minutën e 90-të, shpallet kampion i këtij sezoni.
    Ekipi i drejtuar nga gjermani Daniel Farke e mbyll me 100 pikë aq sa Burnley i vendit të dytë, por Leeds ka golavarazhin më të mirë, ndaj dhe shpallet kampion. Burnley fitoi sot në fushën e tij 3-1 ndaj Millwall dhe tashmë do të luajë sezonin e ri në Premier League.
    Festë edhe për Bristol City, ekip ku aktivizohet shqiptari Anis Mehmeti, i cili sot u fut si zëvendësues në pjesën e dytë. Bristol City barazoi në fushën e tij 2-2 ndaj Preston, por barazimi i mjaftoi për të siguruar vendin e gjashtë që të dërgon në play-off për biletën e fundit për në Premier League.
    Bristol City do të ndeshet në play-off me dy takime me Sheffield United, fituesi i këtij çifti do ndeshet në finalen e madhe me fituesin e çiftit tjetër Coventry City-Sunderland. Kujtojmë që Covrentry City drejtohet nga legjenda Frank Lampard, i cili ka bërë këtë sezon një punë fantastike si trajner i këtij ekipi.
    Ndërsa 3 ekipet që shkojnë në League One janë Luton, Plymouth dhe Cardiff.

  • Shqipëria shpallet kampione bote, Enkileda Carja ngre flamurin e Shqipërisë në Peru

    Shqipëria shpallet kampione bote, Enkileda Carja ngre flamurin e Shqipërisë në Peru

    “KAMPIONE BOTE.
    Talenti i madh i peshëngritjes shqiptare, Enkileda Carja, shpallet Kampione Bote e 3-fishtë dhe thyen 3 rekorde europiane për te reja.

    Në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Lima të Perusë, Enkileda merr edhe një medalje bronxi për moshat U-20.
    Mirënjohje, respekt, ovacione”- shkruan Edi Rama.