Tag: shpallet

  • Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

    Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

    Kronikë E Hënë, 22 Shtator 2025 15:34
    Vlorë/Informacion paraprak
    Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

  • Shpallet në kërkim 37-vjeçari, ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin

    Shpallet në kërkim 37-vjeçari, ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin

    Një 37-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”.
    Punohet për kapjen e 37-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar/ Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, policia nis hetimet

    Shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar/ Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, policia nis hetimet

    Plaçkiti tyrben në Gramsh, identifikohet dhe shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar.
    Policia e Elbasanit konfirmoi se ka shpallur në kërkim të dyshuarin S.Ç., nga Cërriku, pasi akuzohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në objektin e kultit që administrohet nga 63-vjeçari P.T., i cili ka depozituar edhe denoncimin në Komisariat.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në tyrben që administron shtetasi P. T., 63 vjeç, në Gramsh”, bëri me dije policia.
    Teksa po punohet për kapjen e 35-vjeçarit, hetimet po kryhen bashkë me prokurorinë vendore.

  • “Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”/ Adriatik Lapaj në terren, angazhohet në fikjen e zjarreve në Delvinë

    “Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”/ Adriatik Lapaj në terren, angazhohet në fikjen e zjarreve në Delvinë

    Me bidona me ujë e tubo me pompa, Lapaj dhe të tjerët ndihmuan në fikjen e zjarreve. Adriatik Lapaj u angazhua në fikjen e zjarreve në Delvinë së bashku me persona të tjerë, duke ndihmuar banorët e zonës. Adriatik Lapaj ka kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Delvinë për shkak të situatës së rënduar nga zjarret.
    “Sot herët organizuam një pjesë të ekipit në qytetet afër Delvinës për t’i shkuar në ndihmë banorëve.
    Mbushëm me ujë dhjetëra bidona, morëm tubo të gjata, pompa me karburant dhe shkuam.
    Në hyrje të Delvinës dukej qartë se kishte me dhjetëra vatra të shpërndara përreth qytetit. Në pjesën jugore lokalizuam një vatër që rrezikonte një platacion ullinjsh 30-40 vjeçar dhe disa banesa.
    Me kalimin e minutave u bashkuan banorë që dukshëm ishin të rraskapitur nga lufta 2 ditore me flakët.
    Diku me bidona, diku me degë pemësh, diku me tubot me pompa arritëm ta mbanim zjarrin nën kontroll deri sa erdhi zjarrëfiksja që u njoftua paralelisht nga ekipi.
    Ju lutem mos vini zjarre! Ju lutem ndihmoni sa mundeni!
    Qeveria, nevojitet të dërgojë forca ajrore më shumë! Të kërkojë ndihmë nga vendet fqinje.
    Është nevojë urgjente të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore!
    Ndërkohë është çnjerëzore që po has në terren forca zjarrëfikëse që kanë 6 ditë pa u ndërruar. Të kequshqyer dhe të dehidratuar. (pasi kanë luftuar dhe me flakët në Sy të Kaltër)”, tha Adriatik Lapaj.

  • Plagosja e të riut me armë në Fresk, arrestohet bashkëpunëtori, shpallet në kërkim autori

    Plagosja e të riut me armë në Fresk, arrestohet bashkëpunëtori, shpallet në kërkim autori

    Një i ri u plagos ditën e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë.

    Policia ka dalë me një njoftim sot, ku bën me dije se është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes dhe se është arrestuar bashkëpunëtori i tij.
    Njoftimi:
    Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
    Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
    Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
    Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
    Në vijim të veprimeve proceduriale:
    -U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;
    -U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
    Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Zbardhet plagosja te Fresku, arrestohet bashkëpunëtori, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

    Zbardhet plagosja te Fresku, arrestohet bashkëpunëtori, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

    Foto ilustruese

    TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e djeshëm në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur 28-vjeçaroi, Juglen Abazi. Ky i fundit ka dhënë dëshmi kontradiktore mbrëmjen e djeshme, teksa anëtarë të grupit hetimor kanë tentuar sërish të marrin në pyetje 27-vjeçarin, por ende nuk është treguar i gatshëm për të dhënë një deklaratë. Blutë bëjnë me dije se autori që ka qëlluar me armë të riun tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar njëri prej bashkëpunëtorëve të tij. Gjithashtu është shpallur në kërkim, bashkëpunëtori tjetër. 
    Njoftimi: 
    Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
    Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
    Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
    Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
    Në vijim të veprimeve proceduriale:
    -U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
    Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Lidhur me dinamikën e ngjarjes, mësohet se Abazi ndodhej brenda në automjet në momentin që u qëllua me armë zjarri. Ndërsa autori i atentatit ka qenë në këmbë dhe ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur me një plumb në bark. Pavarësisht plagës së marrë, 28-vjeçari ka arritur të shkojë vetë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve./ZËRI

  • Shpallet në kërkim administratori i firmës/ Merrnin inerte në lumin Mat, në hetim tre punonjës, sekuestrohen…

    Shpallet në kërkim administratori i firmës/ Merrnin inerte në lumin Mat, në hetim tre punonjës, sekuestrohen…

    Policia e Lezhës ka vijuar edhe sot (29 korrik) aksionin kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirave publike në të gjithë qarkun.
    Ushtronte aktivitet të paligjshëm duke gërryer lumin Mat dhe marrë inerte, shpallet në kërkim administratori, procedohen 3 punonjësit dhe sekuestrohen eskavatori dhe tre kamionët.
    Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.
    “Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë; U shpall në kërkim edhe S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia vendore.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

  • Shqiptarja Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshëngritje!

    Shqiptarja Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshëngritje!

    27 Korrik 2025

    14:13

    Telesport

    Enkilejda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshëngritje për moshën deri në 17 vjeç.
    Sportistja shqiptare konkurroi në peshën deri në 63 kg, Bateria A.
    Më parë ajo u shpall kampione bote në Peru për moshën deri në 15 vjeç.