Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK.
Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.
Top Channel

Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK.
Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.
Top Channel

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 9 janar 2020 në Peshkopi, ku bashkëfshatari Bukurosh Zagradi, u godit me thikë disa herë. Zagradi, polic jashtë detyrës në momentin e ngjarjes, mbeti i plagosur rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje ishin arrestuar nën akuzën për tentativën për të favorizuar autorin e plagosjes, tre të pandehur, Sh.C, F.K dhe F.B.
Në përfundim të gjykimit, i zhvilluar me procedurë të shkurtuar, GJKKO ka vendosur që:
-SH.C të shpallet fajtor për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe e ka dënuar fillimisht me 3 vite burg. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit Penal, dënimi u reduktua 1/3 duke u bërë 2 vite burg. Përveç burgimit, i pandehuri u ndalua të ushtrojë funksione publike për 5 vite.
-F.K të shpallet fajtor për “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësi”, duke u dënuar fillimisht me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj. Ekzekutimi i vendimit për Kurti u pezullua dhe ai u vu nën mbikëqyrje për 16 muaj nga Shërbimi i Provës, me detyrimin për t’u paraqitur dhe për të marrë leje për ndryshimin e vendbanimit.
-F.B të shpallet i pafajshëm për veprën e “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimi i Gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sjellim ndërmend se më 9 janar 2020, në Peshkopi, rreth orës 13:15, A.Sh goditi disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi. Ky i fundit, polic, jashtë shërbimit në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, foli sonte më 16 nëntor në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova rreth dëshmisë që do të japë Wesley Clark në Hagë.
Gucati tha se Clark do të ketë një ndikim të madh për Gjykatën Speciale, duke theksuar se ka qenë shumë afër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së.
“Unë besoj që Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve, njeriu më i afërt i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucati.
Ai shtoi se Clark ka marrë vendime dhe hapa të mëdhenj për bombardimin e Serbisë në atë periudhë. Gucati nënvizoi gjithashtu se nëse UÇK-ja shpallet organizatë kriminale, atëherë sipas tij, edhe NATO mund të konsiderohet e tillë, për rolin e saj në intervenimin kundër Serbisë.
“Po të shpallet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë kriminale, atëherë do të shpallet edhe NATO organizatë kriminale, që bombardoi Serbinë për gjenocidin që e bëri në Kosovë”, tha ai.
Ai përmendi se dëshmia e Clarkut mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në procesin gjyqësor. Gucati theksoi rëndësinë e dëshmisë dhe ndikimin e saj potencial për Gjykatën Speciale.
Hysni Gucati shprehu bindjen se Clarku ka njohuri të drejtpërdrejta mbi vendimet strategjike gjatë luftës.

Pas përfundimit të numërimit në të gjitha 116 qendrat e votimit në Bashkinë Berat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar.
Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Llazar Ceca, ka marrë 13,050 vota (83.35%), ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Koli Shkarpa ka siguruar 2,607 vota (16.65%).

Pasditen e të dielës shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park). Studiot arkitekturore prezantuan të shtunën projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga evenimenti i zhvilluar dje, ku dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën finalistë të garës për projektin e “Pakurt të Besimit”.
Rama në postimin e tij shkruan se ky është “një projekt unikal i Tiranës 2030 për Shqipërinë 2030, ku besimet do të shihen dhe shijohen përmes pemëve e bimëve të shkrimeve të shenjta, e ku sot do të pasdite shpallim edhe projektin fitues”.
Në finale për projektin u zgjodhën dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve.
“Kjo ishte hera e parë që e patëm të vështirë të dilnim me një listë të ngushtë prej 4 apo 5 studiove. Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, nuk mund të them se e kemi më të lehtë, përkundrazi, sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.
Rama theksoi se do të ishte e mrekullueshme të ndërtoheshin 12 parqe besimi, por mungesa e fondeve do t’i detyronte të zgjidhnin vetëm një projekt për të ndërtuar një park.
Fituesi i garës për Parkun e Besimit pritet të shpallet sot pasdite.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan negociata këtë të dielë për të arritur një dakordësi mbi kandidaturën e përbashkët të opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Pas mbledhjes, zyrtarët demokratë deklaruan se emri i kandidatit do të shpallet shumë shpejt, pasi po zhvillohen konsultime intensive.
Ndërsa Tedi Blushi nga Partia e Lirisë nënvizoi se opozita synon një kandidaturë gjithëpërfshirëse, ndryshe nga Partia Socialiste.
Sipas Blushit, kandidati që do të shpallet do të ketë për qëllim luftën ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit në Tiranë.
/vizionplus.tv

Marc Marquez është kampioni i ri i botës në MotoGP prw vitin 2025. Falë vendit të dytë të arritur sot në pistën e Motegi, në Japoni, piloti spanjoll i Ducati ka fituar matematikisht kurorën e kampionit. Ky është titulli i shtatë në MotoGP, i nënti në total në garat e motociklizmit (ka edhe një titull në kategorinë Moto2 dhe një në 125cc). Një titull që vjen 5 vjet nga hera e fundit (2019, asokohe me Honda).
Gara e zhvilluar në Motegi u dominua nga italiani Francesco Bagnaia (Ducati), që një ditë më parë pat fituar edhe garën sprint. Marquez nuk bëri asnjë cmenduri për fitoren, por u mjaftua më vendin e dytë, që i dha titullin. Në podium u ngjit edhe Joan Mir me Honda (i treti), që rikthehet në podium pas 4 vitesh. Gjithsesi, fakti që Marquez shpallet kampion lë gjithcka tjetër në hije, ndërkohë që duhen edhe 5 gara që të mbyllet sezoni. Asnjë pilot nuk kisnhte fituar titullin kampion pas 6 vitesh pritje.
Lot dhe emocione për spanjollin, që barazon rekordin e Valentino Rossi, në një sezon që dominoi totalisht. Duket se vitet e vështira mes operacioneve e rrëzimeve tashmë janë lënë pas.
© BalkanWeb

Kronikë E Shtunë, 27 Shtator 2025 17:13
Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes. Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen. Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.