Tag: shpall

  • Putin shpall armëpushim për Pashkë

    Rusia ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.

    Vladimir Putin tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën, shkruan skynews.

    “E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00, nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin e Pashkëve. Unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake për këtë periudhë.”

    Moska tha se supozon se pala ukrainase “do të ndjekë shembullin e tyre”.

    Ndërkohë Kievi nuk ka dhënë ende një përgjigje për propozimin.

    “Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij”, shton ai. 

  • Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, publikon hartën

    Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, publikon hartën

    Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë të vijës së mesme, sipas ligjit grek 4001/2011.

    Harta, tashmë e publikuar në gazetën zyrtare dhe e dorëzuar në institucionet evropiane, paraqet përpjekjen më të qartë të Greqisë për të kundërshtuar pretendimet detare të Turqisë, të bazuara në memorandumin e diskutueshëm me Libinë. Ky memorandum, i dërguar nga Ankaraja në OKB, ka shkaktuar tensione të mëdha, pasi bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.

  • GJKKO jep vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka

    GJKKO jep vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka

    Gjykata e Posaçme shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës dhe dënon me 3 vite burgim ish-ministrin e Mjedisit dhe deputetin e LSI-PS, Lefter Koka.
    Gjithashtu u shpallën fajtorë edhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.
    Bledar Karoli, Erjon Murataj dhe Taulant Tusha u dënuan me nga dy vjet burg secili.
    Verdikti u shpall sot nga trupa gjykuese, teksa ish-zyrtari i lartë ishte hetuar, arrestuar, gjykuar dhe dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
    Koka u shpall fajtor dhe dënua me 3 vite izolim, teksa përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar uljen e dënimit me një të tretën. Dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur.
    Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje.

  • Humbën sfidën, ja kush janë fermerët që shkojnë në televotim

    Humbën sfidën, ja kush janë fermerët që shkojnë në televotim

    Grupi i Anduelit u shpall fitues i garës duke shpëtuar në këtë mënyrë nga televotimi, pasi ditën e hënë një nga fermerët do të largohet nga Ferma.
    Në një garë vërtetë të fortë ku në njërin krah ishin Andueli, Andrea, Ylli, Ester, Gani, Erand, Federik, Big Mama dhe në krahun tjetër Big Basta, Roni, Albi, Nur, Danela, Alba, Keisi, Elinara.
    Por në fund garën e fitoi grupi i Anduelit, ndërsa grupi i Big Basta shkon i gjithi në televotim.

    Kujtojmë që në garë nuk mori pjesë vetëm Limi pasi u shpall si më i votuari nga publiku.

  • Policia shpall në kërkim 32-vjeçarin që plagosi një person me armë zjarri në Tiranë

    Policia shpall në kërkim 32-vjeçarin që plagosi një person me armë zjarri në Tiranë

    Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi në Rrugën e Dibrës, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
    Si pasojë e hetimeve të shpejta, autoritetet kanë lokalizuar dhe shpallur në kërkim F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 29 vjeç, duke e plagosur në këmbë. G. H. mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Policia vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit dhe për përfundimin e hetimit të plotë të ngjarjes.

  • Plagosi me armë zjarri një person/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

    Plagosi me armë zjarri një person/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

    Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.
    Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Plas sherri i armatosur në Tiranë, shpallet në kërkim 32-vjeçari që plagosi të riun

    Plas sherri i armatosur në Tiranë, shpallet në kërkim 32-vjeçari që plagosi të riun

    Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.
    Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Top Channel

  • Big Mama dhe Alba sfidojnë njëra-tjetrën, kush fitoi? Kjo është fermerja që shkon në televotim me Silvanën

    Big Mama dhe Alba sfidojnë njëra-tjetrën, kush fitoi? Kjo është fermerja që shkon në televotim me Silvanën

    Fituese e sfidës me vendim të Agait për përballjes mes Albës dhe Big Mamas u shpall kjo e fundit.
    Një sfidë vërtetë e fortë, ku dy konkurentet do të duhet të kalonin disa sfida, siç ishte prerja e litarëve e më pas gjetja e pusullave për të plotësuar tabelën.
    Big Mama u tregua më e shkathët. Në një moment pati dyshime se Big Mama i anashkaloi rregullat, por me verdikt të Agait, Big Mama u shpall fituese.

    Pas kësaj sfide Alba dhe Silvana do të shkojnë në televotim kokë më kokë për ditë e hënë.
     

  • Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

    Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

    Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit
     
    Jorgo Kaça ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ai do të garojë nën siglën e Partisë Social Demokrate (PSD), të udhëhequr nga Tom Doshi.
     
    Jorgo Kaça e cilëson këtë proces zgjedhor si një moment vendimtar për të ardhmen e zonës së Sarandës dhe premton një angazhim të palëkundur për zhvillimin e saj.
     

     
    “Unë qëndroj para jush me një vizion të qartë dhe një angazhim të fortë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëqytetarët e mi. Saranda dhe gjithë jugu i vendit janë një destinacion i njohur ndërkombëtarisht për turizmin, dhe është koha që t’i kthejmë shtëpitë tona në burim të ardhurash, duke krijuar më shumë mundësi punësimi për banorët e zonës dhe më gjerë,”shprehet ai.
     
    Jorgo Kaça thekson rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe premton të jetë një zë i fuqishëm për ta në Kuvend.
     
    “Unë jam këtu për t’ju përfaqësuar, për të dëgjuar shqetësimet tuaja dhe për të punuar pa u lodhur për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme që na bën krenarë të gjithëve.”
     
    Zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një garë e fortë në qarkun e Vlorës, ku Saranda luan një rol kyç për shkak të rëndësisë së saj strategjike dhe turistike.

  • U shpall fajtore për përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen përjashtohet nga politika aktive për 5 vjet

    U shpall fajtore për përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen përjashtohet nga politika aktive për 5 vjet

    Politikanja franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.
    Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

    Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim, dy prej të cilëve do të pezullohen.
    Dy të tjerët, ndërkaq, do t’i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim.
    Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.
    Me shumë mundësi, Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ky dënim nuk do të zbatohet tani.
    Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.
    Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.
    Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”./rel