Procesi i votimit i zhvilluar nga Gjykata e Lartë për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, është shoqëruar me dyshime të forta për tjetërsim të votave.
Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre kandidatet më me shumë pikë për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës.
Asim Vokshi mori 6 vota, Naureda Llagami 8 vota dhe Florian Ballhysa zero vota, ndërkohë që një votë u shpall e pavlefshme. Ligji parashikon që fitues shpallet kandidati që arrin të sigurojë tre të pestat e votave të të gjithë gjyqtarëve të lartë që marrin pjesë në votim. Në procedurën e kësaj të marte merrnin pjesë 15 gjyqtarë dhe kuorumi i nevojshëm ishte 9 vota. Duke qenë se asnjëri prej tre kandidatëve nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm, atëherë fitues u shpall automatikisht Asim Vokshi, i cili ishte renditur i pari në listën e kandidatëve të verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një strukturë e drejtuar nga shefi i Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi.
Llagami i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Lartë ku kërkon të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.
Në kërkesën e saj, Llagami kërkon që t’i vihen në dispozicion regjistrimet audio të mbledhjes, kopjet e fletëve të votimit dhe çdo dokument tjetër të procedurës.
Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin.
Llagami thotë se në fletën e votimit ishte shenuar dy herë emri i saj, por u shpall e pavlefshme qëllimisht për të ndryshuar rezultatin.
“Kërkesë për t’u njohur me dosjen e plotë (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të votimit) dhe për t’u pajisur me një kopje të plotë të saj (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të vptimit) referuar Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të kësaj gjykate, të mbajtur me datë 30.09, ora 09:00 pranë Gjykatës së Lartë me objekt “zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e saj.
Tag: shpall
-

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen, Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë
-

Rasti shokues, 36-vjeçari “ringjallet” pasi u shpall i vdekur klinikisht dhe në prag të marrjes së organeve për dhurim
“Ringjallja” e pashpjegueshme e një burri që u shpall klinikisht i vdekur pas një mbidoze droge, ndërsa ndodhej në tavolinën e operacionit, pak para se të fillonte procesi i marrjes së organeve, në vitin 2021 në Kentucky, ngriti pyetje të hershme rreth asaj që ndodh vërtet në tru në prag të vdekjes.
Ai u shpall i vdekur dhe më pas u zhvendos në tavolinën për t’i marrë organet dhe për t’i dhuruar më pas ato.Hoover, 36 vjeç, pësoi një atak kardiak pas një mbidoze droge. Mjekët e shpallën të vdekur klinikisht. Më pas ai u përgatit për dhurimin e organeve, sipas procedurës standarde për donatorët e vdekur.
Por rreth një orë më vonë, shumë dëshmitarë raportuan lëvizje të papritura. Sipas Popular Mechanics , Hoover filloi të “ lëvizte” në tavolinën e operacionit, duke bërë që dy mjekë të refuzonin të vazhdonin me procedurën. Një mjek që ishte i pranishëm gjatë operacionit i tha më vonë NPR se Hoover dukej gjallë, edhe pse me lot në sy.
Procedura u anulua dhe Hoover, i cili tani vuan nga dëmtime të kujtesës afatgjatë, të të folurit dhe të lëvizshmërisë, u la nën kujdesin e motrës së tij. Gjendja e tij mbetet e pashpjegueshme nga ana mjekësore.Këto përvoja nuk trajtohen më vetëm si anekdotike. Studiuesit kanë filluar t’i studiojnë ato më me rigorozitet, duke synuar të përcaktojnë nëse ato pasqyrojnë funksion të zgjatur të trurit apo diçka më misterioze. Megjithatë, përkufizimet që rrethojnë vdekjen klinike dhe vetëdijen po dëshmohen të jenë më të paqarta nga sa supozohej më parë.
Studimet e fundit kanë dokumentuar shpërthime të valëve gama, aktiviteti i trurit i lidhur me kujtesën dhe vetëdijen, edhe pas arrestit kardiak. Këto shpërthime janë dokumentuar duke përdorur elektroencefalograma në mjedise të kontrolluara mjekësore, duke sugjeruar që vdekja mund të mos jetë një proces i menjëhershëm.Siç raportohet nga Popular Mechanics , këto gjetje po riformësojnë kuptimin mjekësor të asaj që bën truri në momentet e tij të fundit. Shkencëtarët spekulojnë se këto rritje të papritura mund të përfaqësojnë një përpjekje të fundit nga truri për të përpunuar informacionin ose për të ringjallur veten, megjithëse qëllimi dhe shkaktarët mbeten të paqartë.
Top Channel
-

Vrasja e Charlie Krik, Trump shpall “Antifa” organizatë terroriste
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po e shpall lëvizjen e majtë Antifa si një “organizatë terroriste”, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social në orët e para të së enjtes sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.
“Jam i lumtur t’i informoj patriotët tanë se po shpall ANTIFA, një katastrofë e rrezikshme radikale e majtë, si një organizatë terroriste kryesore,” shkroi Trump, duke shtuar se do të kërkojë hetime edhe mbi ata që financojnë lëvizjen.
Nuk është ende e qartë se çfarë mekanizmi ligjor do të përdoret për këtë vendim, pasi Antifa nuk ka strukturë të centralizuar apo udhëheqje të përcaktuar. Kjo e bën të paqartë se kush ose çfarë do të ishte objektivi i shpalljes.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se ky është “vetëm një nga hapat” që presidenti pritet të ndërmarrë kundër grupeve të majta që, sipas tij, nxisin dhunë politike.
Vendimi vjen pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që ka shtuar retorikën e administratës Trump kundër atyre që i cilëson si “grupe radikale të majta”. Demokratët e kanë kritikuar lëvizjen duke thënë se presidenti po përdor këtë si pretekst për të shtypur opozitën dhe mendimet ndryshe.
Antifa, e shkurtuar nga “anti-fashistë”, nuk është një organizatë formale, por një lëvizje e shpërndarë me besime politike të majta, shpesh të vendosura më tej se platforma zyrtare e Partisë Demokratike.
Në të kaluarën, Trump ka ngritur edhe mundësinë e heqjes së statusit jofitimprurës për disa organizata liberale, ndërsa këtë javë përmendi me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi opsionin e ngritjes së akuzave për “racketeering” (RICO) kundër grupeve të majta që, sipas tij, financojnë dhunën politike. -

MINUTA E FUNDIT – Kryeministri Edi Rama shpall zgjedhjet e reja për Tiranën, ja kush është kandidati…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar futjen në zgjedhje të Bashkisë së Tiranës. Ai ka kërkuar që këshilltarët socialistë të nisin lëvizjen për shkarkimin e kryetarit të zgjedhur Erion Veliaj, tashmë i burgosur.
Ai ka paraqitur si kandidaturë Ogerta Manastirliun, e cila qartas është shfaqur e surprizuar teksa edhe vetë kryeministri Rama ka thënë se vetëm tani e mori vesh këtë propozim.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

SYRI TV/Shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë, ilaçet blihen në shtator, koshat për plazhet e Lezhës, ende pa u blerë
Qeveria është bërë sërish protagoniste me shpenzime absurde ku shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë. Në nisje të sezonit turistik bashkia Lezhë shpalli tenderin për koshat e mbeturinave por procedura ende nuk është mbyllur dhe koshat do të vendosen në dimër. Po kështu në fund të qershorit u shpall tenderi për blerjen e ilaçeve për qendrat shëndetësore të zonave turistike por fituesi u shpall më 18 gusht dhe ilaçet pritet të vijnë në vjeshtë kur në plazhet tona nuk do ketë më pushues.
Syri tv
Në një takim të zhvilluar në mesjavë për Strategjinë e Re të Mbetjeve, ku kryeministri tentoi të zhdukë historinë korruptive të inceneratorëve dhe vendosi t’i rikthehet landfilleve, Edi Rama gjeti kohën që të shprehte vlerësime për bashkinë e Lezhës, si një lider në pastrimin e qytetit.
“Bashkia e Lezhës vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti”, deklaroi Rama. Është e paqartë se cilat janë raportet që mbërrijnë në zyrën e kreut të qeverisë, por raportimet mediatike dhe fotot e videot në rrjete sociale janë mbushur edhe këtë verë me pamje nga vija e ndotur bregdetare e qytetit.
Malet me mbeturina që gjendeshin rëndom përgjatë bregdetit të Shëngjinit duket se e kanë një shpjegim shumë të thjeshtë. Mungesën e koshave.
“Lezha Invest”, një shoqëri publikë në varësi të bashkisë së drejtuar nga Pjerin Ndreu, shpalli një tender në fillim të qershorit 2025, për “Blerje kosh mbeturinash për nevoja të stacioneve të plazhit”, me fond limit rreth 13 milionë lekë të vjetra.
Tenderi u shpall në një kohë të papërshtatshme, kur sezoni veror kishte nisur. Por, procedura, për shkak të problematikave, vijon të mos jetë e mbyllur, megjithëse tashmë po troket shtatori dhe sezoni i plazhit thuajse ka përfunduar.
Në 25 Gusht 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos pranojë ankesën e një operatori ekonomik, duke lejuar shoqërinë publike “Lezha Invest” që të vijojë me procedurat e tenderit. Shumë shpejt pritet të shpallet fituesi, por tashmë, koshat e mbeturinave për stacionet e plazhit, të cilët ishin shumë të domosdoshëm gjatë verës, tashmë do të vendosen në dimër.
Një tjetër procedurë, e cila synonte sigurimin e shërbimeve për sezonin veror, u shty për në vjeshtë.
Në fund të qershorit 2025, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpalli tenderin “Blerje materiale mjekimi për qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore gjatë sezonit të verës dhe qendrat shëndetësore dimërore gjatë sezonit të dimrit”.
Fondi limit për këtë tender ishte rreth 600 mijë euro, ndërsa koha e zgjedhur për zhvillimin e tij ishte tërësisht e papërshtatshme, pasi u shpall në mesin e sezonit veror.
Procedura u përfundua në mes të muajit gusht dhe fituesi u shpall në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike në 18 Gusht 2025. Pas shpalljes së fituesit, vijohet me procedurën administrative të nënshkrimit të kontratës, gjë që do të thotë se medikamentet që duhet të ishin në qendrat shëndetësore gjatë verës, do të mbërrijnë pranë tyre në vjeshtë, ku në plazhe nuk mbetet këmbë pushuesi.
-

Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m
Sot shënohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës, në 20 gusht 2022.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.
Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.
Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.
Luiza Gega mban gradën “kolonele” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
-

Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit? Shpall fituese firmën që kërkoi 62 MLN më shumë
Një rast shqetësues në tenderat publikë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku tenderi për blerjen e druve të zjarrit dhe peletit është fituar nga një firmë që kërkoi shumën më të lartë, duke rrezikuar buxhetin e qytetit.
Tenderi me numër reference REF-51068-06-13-2025 ishte i hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar, ndërsa fondi limit i përcaktuar nga Bashkia ishte 27,500,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 330 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Fituesi u shpall kompania WOODPECKER, në pronësi të Denis Deda, Tonin Pisha dhe Panagiotis Kranas, me vlerën 27,201,352 lekë të reja pa TVSH ose rreth 326 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë përfaqëson rreth 99% të fondit limit të tenderit.
Nga dokumentet e disponueshme, rezulton se në garë morën pjesë vetëm dy kompani, dhe për habi, fituese u shpall ajo që kërkoi rreth 62 milionë lekë të vjetra më shumë nga shteti.
Ky tender tregon një diferencë të qartë financiare, që mund të interpretohet si dëm i drejtpërdrejtë ndaj buxhetit të Bashkisë dhe përfitim i paligjshëm për kompaninë fituese si dhe për “zarfin” që Benet Beci me shokë mund të kenë marrë për të shpallur fituese këtë kompani./JOQ/
-

Abuzonte seksualisht me vajza të mitura dhe më pas i filmonte, dënohet me 100 vite burg dadoja në Kaliforni
Një grua 31-vjeçare nga San Diego, Kaliforni, është dënuar me 100 vjet burg pasi u shpall fajtore për drogimin, përdhunimin dhe filmimin e abuzimeve seksuale ndaj vajzave të mitura, disa prej të cilave kishin autizëm.
Gruaja, e cila ofrohej si dado përmes një faqeje interneti dhe shfaqte interes të veçantë për kujdesin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, e shfrytëzonte këtë për të fituar besimin e familjeve. Por, siç zbuluan hetuesit, plani i saj i vërtetë ishte abuzimi.
“Ajo dinte si të fitonte besimin e familjes dhe t’i manipulonte ata për të marrë atë që donte”, deklaroi nëna e një prej viktimave.
Pasi fitonte besimin, dadoja i çonte vajzat në shtëpinë e të dashurit të saj, po ashtu 31-vjeçar, ku ndodhnin abuzimet. Edhe ai u shpall fajtor dhe u dënua me tetë burgime të përjetshme, pa asnjë shans për lirim me kusht.
Hetimi nisi në vitin 2016, kur një vajzë 7-vjeçare tregoi nënës së saj për abuzimin. Prokuroria zbuloi se viktimat ishin vajza mes moshës 3 dhe 7 vjeç, mes tyre dy me diagnozë autizmi, përfshirë një që nuk mund të fliste.
Në makinën e të dashurit hetuesit gjetën gjashtë hard disqe me qindra video të filmimeve të abuzimeve, ku vajzat shpesh ishin droguar ose të lidhura. Në disa raste, gruaja merrte pjesë aktive, ndërsa në të tjera e linte partnerin të kryente abuzimet. Përveç kësaj, ai kishte regjistruar fshehurazi edhe të rritur e vajza në dhoma zhveshjeje dhe tualete publike.
Dadoja u shpall fajtore për katër akuza kryesore për sulm seksual. Sipas vendimit, edhe pse dënimi i saj është 100 vjet burg, ajo ka të drejtë të kërkojë lirim me kusht kur të mbushë 50 vjeç, çka do të thotë se mund të qëndrojë minimumi 28 vjet pas hekurave.Top Channel
-

Pëllumb Pilinçi shpall ‘qeverinë’ e tij personale në Vlorë, prezanton 13 ministra pa zgjedhje e parti politike
Politikani Pëllumb Pilinçi ka shpallur sot, përmes një akti simbolik, atë që e quan “Qeveria e tij”. Njoftimi u bë në qytetin e Vlorës, vendi ku në vitin 1912 u shpall edhe qeveria e parë e Shqipërisë pas pavarësisë.
Ndryshe nga proceset normale politike, Pilinçi nuk ka parti të regjistruar dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor. Shpallja e kësaj “qeverie” është bërë pa asnjë bazë ligjore apo mandat popullor, duke e kthyer situtatën më shumë në një akt personal dhe simbolik.
Gjatë aktivitetit të zhvilluar këtë të hënë, Pilinçi prezantoi edhe 13 ministrat që do të jenë pjesë e kësaj “qeverie”, e cila nuk ka asnjë fuqi ekzekutive në realitet.
