Tag: shpall

  • Tradita vazhdon, hapet sondazhi për Personazhin e Vitit 2025

    Tradita vazhdon, hapet sondazhi për Personazhin e Vitit 2025

    Tradita e përvitshme e Top Channel për të zgjedhur Personazhin e Vitit vazhdon edhe për vitin 2025, përmes sugjerimeve tuaja në një sondazh disa javor në faqen tonë të internetit.

    Në traditën prej gati dy dekadash janë zgjedhur personalitete nga politika, aktivistë, por edhe qytetarë të thjeshtë që lanë gjurmë të thella për vendin tonë.
     Ju ftojmë të propozoni emrat dhe më pas më të votuarit do të jenë në një votim të dytë për të shpallur fituesin.
    Në vitin 2024, Njeriu i Vitit u shpall Parashqevi Simaku, një histori që shënoi rikthimin e bujshëm mediatik të një ikone si pjesë e kujtesës kolektive. Zgjedhja e saj si Njeriu i Vitit flet njëkohësisht për forcën e mbijetesës njerëzore dhe për natyrën dinamike të peizazhit mediatik që bëri të mundur rikthimin e saj.
    Në vitin 2023, nga sondazhi i Top Channel u përzgjodh Kombëtarja Shqiptare. Skuadra, trajneri Silvinjo dhe tifozët kuqezi u vlerësuan për emocionet e jashtëzakonshme që dhuruan gjatë atij viti, teksa Shqipëria përjetoi për herë të dytë ëndrrën europiane.
    Viti 2022 ishte i emigrantëve. Ata u bënë kryefjala e gjithë debateve social-politike. Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria plot sakrifica mori vëmendje ndërkombëtare dhe veçanërisht ishin emigrantët ata që ngritën zërin me forcë në Londër kundër diskriminimit të tyre.
    Në vitin 2021, Personazhi i Vitit u shpall Arjan Sala. Roja i sigurisë së një qendre tregtare, i cili në një akt vetëflijimi, arriti të shpëtonte jetën e 25 personave, por të tijën, jo.
    Personazhi i vitit 2020, iu dedikua mjekëve që qëndruan në vijën e parë të frontit të luftës me pandeminë e covidit, duke sakrifikuar edhe jetën.
    Në vitin 2019, sondazhi nxori fitues gazetarin e “Gjurmë Shqiptare” Marin Memën, i cili së bashku me shoqatën ‘Rrënjë Shqiptare’ arritën të grumbullojnë para për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit.Studentët, me shumicë rekord të votave, u shpallën Personazhi i vitit në Top Channel për 2018-ën. Atë vit, lëvizja studentore i dha shpresë shoqërisë se në këtë vend fryma e pastër e protestës për drejtësi e kundër varfërisë, është e gjallë dhe e fortë.
    Fitues i 2017 ishte “Fundjavë ndryshe”, që me aksionin e saj bamirës u është gjendur pranë familjeve në nevojë.Gianni de Biasi u shpall Personazhi i Vitit 2016 në Top Channel. Italiani që drejtonte ekipin kombëtar të futbollit pati një ndikim të madh të shqiptarët, pasi Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian.
    Kombëtarja e futbollit dhe trajneri Gianni De Biasi mblodhën numrin më të madh të votave edhe në vitin 2015 për Personazhin e Vitit.
    Ishte Ballist Morina personazhi i vitit 2014, i cili mori numrin më të madh të votave. Shqiptarët u ndikuan nga ngjarja e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku Morina ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit.
    Kryeministri Edi Rama, u shpall Personazhi i Vitit 2013, si më i votuari nga publiku, pikërisht në vitin që fitoi për herë të parë zgjedhjet si kryeministër.
    Personazhi i Vitit 2012 shkoi për grupin e alpinistëve shqiptarë që ngjitën në majën e Everestit, duke sfiduar majën më të lartë në botë, aty ku u vendos aty për herë të parë flamuri shqiptar.
    Fitues i Personazhit të Vitit 2011 ishte Albin Kurti për shkak të spikatjes së tij në politikë në Kosovë dhe diasporë.
    Myslim Pasha u shpall Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, që dëshmoi një akt atdhedashurie të fortë në mbrojtjen me ngulm të kufijve detarë të Shqipërisë, duke dalë kundër marrëveshjes për ndarjen e ujërave detare me Greqinë.
    Edhe në vitin 2009, Edi Rama që mbante postin e kryetarit të PS-së, u shpall Personazhi i Vitit, me një diferencë të ngushtë prej vetëm prej 50 votash nga Sali Berisha.
    Në vitin 2008, Edi Rama u shpall Personazh i Vitit në Top Channel.
    Personazhi i Vitit 2007 u shpall Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi. Ndërsa në dy vitet e para të nisjes së traditës së sondazheve, 2005 dhe 2006 u shpall Edi Rama./ Kleida Muka-Top Channel 
     
     

    Top Channel

  • Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

    Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

    “Këtë vit u ndjeva shumë mirë, pata fatin të luaja shumë ndeshje”, – tha Leo Messi pasi fitoi “MLS Cup”. Me dy asistet e tij u shpall MVP i finaleve dhe kandidat për MVP të “MLS 2025”. Pas një 2024-re të mbushur me dëmtime, Messi pati një vit 2025 madhështor në plan individual, duke rritur shpresat e Argjentinës për Botërorin 2026 dhe mundësinë e fitimit të dy Kupave radhazi (2022–2026).
    Në “MLS 2025” ai fitoi titullin, Konferencën e Lindjes me Inter Miami, u shpall MVP i finaleve, “Këpuca e Artë” (35 gola) dhe asistuesi më i mirë (23), duke luajtur 34 ndeshje: 35 gola, 28 asistime, 63 kontribute në gola, 101 driblime dhe 36 raste të krijuara. Në total më 2025, në të gjitha kompeticionet dhe me kombëtaren, luajti 54 ndeshje, shënoi 46 gola dhe dha 26 asistime.
    Me Inter Miami u fut në 1/8 e Botërorit të Klubeve dhe fitoi titullin nr.47 të karrierës. Me Argjentinën: 5 ndeshje, 3 gola. Sfidat 2026 janë të mëdha: MLS, “Leagues Cup”, “ConcaChampions”, stadiumi i ri në mars dhe Botërori 2026 (nis më 11 qershor). Messi s’ka konfirmuar, por gjithçka të çon te Kupa e gjashtë e Botës për Leon.
     

  • Musk i shpall luftë BE: Nuk është demokraci! Shumë politikanë europianë, tradhtarë

    Musk i shpall luftë BE: Nuk është demokraci! Shumë politikanë europianë, tradhtarë

    Musk i shpall luftë BE: Nuk është demokraci! Shumë politikanë europianë, tradhtarë
    Elon Musk ka nisur një tjetër sulm të ashpër kundër Bashkimit Europian, duke e akuzuar hapur për mungesë demokracie në një sërë postimesh në platformën X. “Bashkimi Europian nuk është DEMOKRACI, sundim i popullit, por BUROKRACI, sundim i zyrtarëve të pa­zgjedhur”, shkroi miliarderi që kontrollon X, Tesla dhe SpaceX.
    Musk gjithashtu shpërndau një postim që e përshkruante BE-në si “një kërcënim ekzistencial për lirinë dhe sovranitetin e Europës”. Në një tjetër mesazh, ai u shpreh: “Ka kaq shumë politikanë në Europë që tradhtojnë popullin e tyre”.
    BE-ja humbet aksesin në panelin e reklamave të X
    Tensionet u përshkallëzuan pasi Komisioni Europian humbi aksesin në panelin e monitorimit të reklamave të X, pak ditë pasi i kishte vendosur rrjetit social një gjobë prej 120 milionë eurosh për shkelje të rregullave të transparencës së BE-së.
    “Llogaria juaj e reklamave është mbyllur”, njoftoi shefi i produkteve të X, Nikita Bier, përmes një postimi të bërë të dielën në mëngjes. Bier akuzoi Komisionin se kishte tentuar të promovonte një postim lidhur me gjobën duke “shfrytëzuar një boshllëk të sigurisë” për të shtuar artificialisht shtrirjen e tij.
    Gjobat dhe akuzat
    Komisioni vendosi gjobën për shkelje të Ligjit për Shërbimet Digjitale (DSA), që synon frenimin e përhapjes së përmbajtjes së paligjshme. Sipas BE-së, X ka dështuar të ofrojë transparencë mbi bibliotekën e reklamave dhe ka kthyer shenjën blu të verifikimit nga një mjet identifikimi në një funksion të paguar “që mund të jetë mashtrues”.
    “Ironia e njoftimit tuaj”, iu drejtua Bier Komisionit, “është se X beson se të gjithë duhet të kenë një zë të barabartë në platformë. Por duket se ju mendoni se rregullat nuk vlejnë për llogarinë tuaj”.

  • Tre mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosjeje, GJKKO jep dënimin për tre personat, mes tyre dy policë(Emrat)

    Tre mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosjeje, GJKKO jep dënimin për tre personat, mes tyre dy policë(Emrat)

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për tre persona, mes tyre dy zyrtarë policie.
    Sipas vendimit, Shuip Cami ish oficer i Policisë Gjyqësore u shpall fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Ai u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Gjykata vendosi gjithashtu ndaj tij heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
    Ndërkohë, Flamur Kurti u deklarua fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj burgim pas uljes me 1/3. Megjithatë, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur Kurtin në provë për një periudhë 16-mujore, gjatë së cilës ai duhet të qëndrojë në kontakt me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
    Në të njëjtën çështje, Fluturim Bajrami u shpall i pafajshëm, pasi sipas gjykatës “fakti nuk përbën vepër penale”, në lidhje me akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave me funksione publik.
    Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masave të sigurimit për të pandehurit, kthimin e disa provave materiale pasi vendimi të marrë formë të prerë, si dhe ngarkimin e shpenzimeve të hetimit dhe atyre gjyqësore ndaj Shuip Camit dhe Flamur Kurtit.

  • U shpall “Autori më i mirë i vitit”, Artan Fuga flet për romanin që ‘tronditi’ familjen

    U shpall “Autori më i mirë i vitit”, Artan Fuga flet për romanin që ‘tronditi’ familjen

    Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga u shpall autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të librit për romanin “Ndëshkimi i Dytë i Evës”, që e vlerësoi si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.

    Fuga zbuloi në “Goca dhe Gra” disa nga detajet e këtij romani, që duket se do t’i rrëmbejë lexuesit nëpër faqet e tij.
    “5 vite për ta studiuar çështjen, 1 vit për ta shkruar. Kur shkruan, personazhi të merr me vete. Është gabim ta përmbash veten dhe të mos shkosh atje kur të çon personazhi. Në roman nuk është vetëm një burrë, por disa. Një burrë që ka disa element që e spikatin si tip është Lavdoshi.
    I dyti është ai që quhet Moli, për mua është tipologji më vete. Adam që nuk fle por bën veprime dhe i treti Adriani. Ai përmban një dramë. Unë nuk i dua heronjtë, as njerëzit perfekt. Ai pëson dramën e vetë.
    Në libër shoh një qytet që po transformohet nga ana materiale, pro nuk mund të bëhet pa tronditje të familjes.
    Ka një nuse që ndjen presionin e vjehrrës dhe në fund të fundit i thotë të shoqit, unë ndjej aromën e nënës tënde. Ka një burrë që luhaet mes nënës dhe partneres. Familja nukleare me një çift mund të gjejë lumturinë ose jo, por fakti që është veçuar nga të tjerët nuk e bën me doemos të lumtur”-u shpreh Fuga.

     

    Top Channel

  • Kanosi fqinjin, arrestohet 37-vjeçari. Policia shpall në kërkim edhe bashkëpunëtorin

    Kanosi fqinjin, arrestohet 37-vjeçari. Policia shpall në kërkim edhe bashkëpunëtorin

    Kronikë E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 16:50
    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin M.B, 37-vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një 22-vjeçar kanë kanosur me armë zjarri fqinjin e tyre, shtetasin E.K, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Gjatë ndërhyrjes së shpejtë të specialistëve për Hetimin e Krimeve, të mbështetur nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u siguruan prova që çuan në arrestimin e 37-vjeçarit, ndërsa bashkautori i dyshuar, A. G., 22-vjeç, u shpall në kërkim.
    Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari dyshohet se sapo ka parë punonjësit e policisë ka marrë pistoletën e përdorur në kanosje dhe është larguar me vrap. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe për gjetjen e armës së zjarrit.

  • Qeveria shpall zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

    Qeveria shpall zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona