Showbiz E Hënë, 17 Nëntor 2025 20:47
Sonte nis ”Big Brother Kosova Vip 4”, dhe për herë të parë do të jenë dy opinioniste gra. Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, siç edhe janë përfolur. Para pak çastesh u publikua edhe një foto e tyre, ku shihet se ato janë gati për këtë mision të ri dhe po shkëlqejn.
Tag: showbiz
-

FOTO/ Dy opinioniste gra në BBVK4, ja si duken për Prime e parë
-

VIDEO/ ”Big Brother Albania Vip 5” nis në Dhjetor
Showbiz E Premte, 14 Nëntor 2025 16:40
”Big Brother Albania VIP 5”, do të nisë shumë shpejt. Nën prezantimin edhe të këtij edicioni nga Ledion Liço, nga dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës. Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera. -

Sasa Hoda banore në ”Big Brother Kosova Vip 4”
Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 18:27
”Big Brother Kosova Vip 4” po afrohet me shumë pritshmëri dhe lista e pjesëmarrësve po zbulohet gradualisht.
Në mesin e banorëve të zgjedhur këtë vit do të jetë edhe Saranda Hoda, e njohur gjerësisht si Sada Hoda, një personazh shumë i dashur dhe i komentuar në publik.
Sada, e cila vjen nga Gjakova, u bë e njohur për publikun përmes reality-show-t ikonë “Shpija e Kosovës”. Historia e saj jetësore, e cila kombinon sfidën dhe frymëzimin, bëri që ajo të fitonte menjëherë simpatinë e publikut, duke u shndërruar në një prej figurave më të pëlqyera të formatit. -

Big Brother Kosova Vip 4, Olsa ndan detaje nga shtëpia
Showbiz E Mërkurë, 22 Tetor 2025 21:54
Olsa Muhameti, producentja e ”Big Brother VIP Kosova”, ka ndezur rrjetin duke konfirmuar se përgatitjet për sezonin e katërt tashmë janë pothuajse në përfundim.
Në postimin e saj, Olsa ka ndarë një foto shoqëruar me mbishkrimin: ”Ohhh mezi po presim dhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4 loading”. Kjo duke lënë të kuptohet se projekti më i madh televiziv në Kosovë po afrohet me shpejtësi.
Ky reagim ka mjaftuar që fansat e spektaklit të shpërthejnë me entuziazëm në rrjete sociale. Ndjekësit e programit shprehin padurimin për të zbuluar datën e nisjes dhe emrat e banorëve të rinj që do të hyjnë në shtëpi.Screenshot
-

E pranoi! Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Ronaldo Sharkës!
Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mendim personal, që ka ngjallur reagime dhe komente në rrjet. I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh pa filtra, Ronaldo iu përgjigj një pyetjeje të guximshme gjatë një sesioni “pyetje-përgjigje” me fansat.
“Femra më seksi në showbiz?” — ishte pyetja e një ndjekësi kureshtar. Sharka nuk e zgjati shumë dhe e dha menjëherë përgjigjen: “Gixhari :)”, duke iu referuar aktores së njohur Olta Gixhari.
Për t’i dhënë më shumë peshë përgjigjes së tij, gazetari e shoqëroi komentin edhe me një foto provokuese të vetë Oltës, ku ajo shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil tërheqës.
Zgjedhja e tij nuk është befasuese për ata që e ndjekin karrierën e Gixharit, e cila njihet për sharmin, linjat elegante dhe prezencën e saj të fortë në ekran. Ajo ka qenë gjithmonë një nga figurat më të komentuara në mediat rozë, si për rolet e saj në aktrim ashtu edhe për paraqitjet e saj publike.
Ky koment i Ronaldos ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime mes fansave, ku një pjesë janë dakord me zgjedhjen, ndërsa të tjerë kanë përmendur emra të ndryshëm nga showbiz-i shqiptar. -

”Ma puth Luizin”, Kiara dhe Olta përshëndeten live në emision
Showbiz E Martë, 14 Tetor 2025 21:56
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara Tito foli live me Olta Gixharin, dy dyja ish-banore të ”Big Brother VIP Albania” të cilat nuk kanë pasur një raport aq të mirë pas reality show-t. Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam”,-u shpreh Olta, duke treguar se pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj. Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mire me shëndet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.
Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje për Lunën dhe për Luizin. ”Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin”, tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur. -

Luana rikthehet në ekran, e tregon me stil
Showbiz E Enjte, 9 Tetor 2025 19:43
Luana Vjollca është një nga prezantueset më të komentuara. Fillimi i 2025-ës e gjeti në qendër të vëmendjes me drejtimin e sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Me ardhjen e vjeshtës, duket se për Luanën ka ardhur koha për t’u rikthyer në punë.
Në postimin e saj të fundit, bërë në orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 01:30, ajo shkroi: “Mbaroi puna për sot”, duke dhënë sinjalet e para për një rikthim televiziv të afërt.Ende nuk dihet saktësisht se në cilin projekt do ta shohim këtë sezon, por postimet e mëparshme të saj sugjerojnë se Luana mund të rikthehet me formatin e saj “Zemër Luana”, një game show me personazhe publikë, që u prit me sukses në sezonin e tij premierë.
-

Me PD apo PS? Princ Leka tregon kush janë politikanët që pëlqen
Showbiz E Enjte, 25 Shtator 2025 20:31
I ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, Princ Leka ndër të tjera ka treguar se me kë parti është. Ai tha se është me Princ Leka, që nga ana tjetër, mbështet dhe ka miq si nga PS dhe nga PD. Po ashtu ka ndarë edhe 3 emra që ai vlerëson, e që janë për të më së shumti të rinjtë. Ai vlerësoi ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengun dhe dy emra nga PD-ja. Ata janë Jorida Tabaku dhe Tedi Kopliku, kandidat i PD-së për zgjedhjet e 11 Majit. -

Një dekadë dashurie, Vesa dhe Big Basta festojnë përvjetorin e martesës me surpriza romantike
Showbiz E Shtunë, 13 Shtator 2025 14:33
Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë shënuar një moment shumë të veçantë në jetën e tyre: 10-vjetorin e martesës.
Për këtë ditë të rëndësishme, Big Basta zgjodhi të surprizojë partneren e tij me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë të veçantë, simbol i një dekade dashurie dhe bashkëjetese.Në kartolinë, reperi i shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin, mami dhe gruaja më e mirë në botë.”
Ky gjest romantik u përshëndet edhe nga fansat e dy artistëve në rrjetet sociale, të cilët u kanë uruar dashuri jetëgjatë dhe lumturi së bashku.
Vesa dhe Big Basta janë prindër të një djali, Lian, i cili është gjithashtu personazh në rrjet, meqenëse shpesh shfaqet në postimet e dy prindërve. -

Befason Rita Ora, shndërrohet si Virgjëresha Mari
Showbiz E Mërkurë, 10 Shtator 2025 21:36
Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora u shfaq në disa poza kontroverse si Virgjëresha Mari gjatë një fotosesioni të veçantë në Los Angeles. Ajo dukej si engjëllore me një fustan të bardhë dhe një pelerinë që i mbulonte kokën. Rita Ora mbante në duar rruaza të bardha dhe pozoi në disa forma, mes tyre edhe me duart bashkuar sikur ishte në lutje. Nga ana tjetër, Rita ka acaruar fqinjët e saj për shkak të planeve për të ndërtuar një palestër në kopshtin e shtëpisë së saj 7.5 milionë funtesh në Londër.