Tag: shortit

  • Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

    Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

    Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të arritur në Botëror është i vështirë, por theksoi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e finaleve.

    “Organizimi i shortit ishte fantastik. Vetëm futbolli mund të bëjë që të bashkojë kaq shumë njerëz bashkë, njerëz të rëndësishëm të politikës, njerëz shumë të rëndësishëm të botës së futbollit, por edhe të sporteve të tjera.
    Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Sot ishte dita e parë, pra organizimi i shortit dhe për këtë unë dua të falënderoj futbollistët e ekipit Kombëtar dhe stafin, që na e kanë bërë të mundur të ëndërrojmë për të qenë pjesë e këtij Botërori. Padyshim që rruga jonë është e vështirë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse e kalojmë atë pastaj do të luajmë një ndeshje finale kundër skuadrës fituese Suedisë apo Ukrainës me ëndrrën për të qenë pjesë e Botërorit.
    Padyshim të vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit dhe unë kam shumë besim te skuadra jonë, te motivimi i tyre dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e Botërorit. Uroj shumë që vërtet ta realizojmë këtë ëndërr, jo vetëm të ekipit të futbollit, jo vetëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, por të gjithë shqiptarëve që e duan shumë futbollin”, – tha Presidenti Duka.

  • Botërori 2026 / Duka flet pas shortit: Rruga e vështirë, por luftojmë deri në fund

    Botërori 2026 / Duka flet pas shortit: Rruga e vështirë, por luftojmë deri në fund

    6 Dhjetor 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga “play off”-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve:
    “Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Sot ishte dita e parë, pra organizimi i shortit dhe për këtë unë dua të falënderoj futbollistët e ekipit Kombëtar dhe stafin, që na e kanë bërë të mundur të ëndërrojmë për të qenë pjesë e këtij Botërori. Padyshim që rruga jonë është e vështirë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse e kalojmë atë pastaj do të luajmë një ndeshje finale kundër skuadrës fituese Suedisë apo Ukrainës me ëndrrën për të qenë pjesë e Botërorit.
    Padyshim të vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit dhe unë kam shumë besim te skuadra jonë, te motivimi i tyre dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e Botërorit. Uroj shumë që vërtet ta realizojmë këtë ëndërr, jo vetëm të ekipit të futbollit, jo vetëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, por të gjithë shqiptarëve që e duan shumë futbollin”.

  • Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

    Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

    2 Dhjetor 2025

    14:20

    Alfred Lleshi

    Të premten, në Washington DC, do të hidhet shorti i Botërorit 2026, i cili vjen me një format krejtësisht të ri. Turneu zgjerohet nga 32 në 48 ekipe dhe për herë të parë në histori do të ketë tri vende pritëse: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Botërori do të zgjasë 5 javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
    Pas shumë diskutimesh, FIFA ruajti formatin me grupe nga 4 skuadra, por tani do të jenë 12 grupe (A–L) në vend të 8. Kualifikohen dy të parat e çdo grupi dhe 8 skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke plotësuar kësisoji 32 skuadrat e fazës me eliminim direkt. Për pasojë, shtohet një tur. Për t’u shpallur kampion, një skuadër duhet të luajë 8 ndeshje (jo 7 si më parë).
    Risia tjetër? FIFA ka krijuar “çifte favoritësh” që s’do të përballen mes tyre nëse dalin të parët në grupe, si Spanja–Argjentina dhe Franca–Anglia. Një ditë pas shortit, të shtunën, do të shpallet edhe kalendari i plotë me datat, stadiumet dhe oraret.
     

  • Afron shorti i Botërorit, procedurat favorizojnë organizatorët, Spanja e Argjentina rrugë ndryshe

    Afron shorti i Botërorit, procedurat favorizojnë organizatorët, Spanja e Argjentina rrugë ndryshe

    Më 5 dhjetor shorti i fazës finale të Kupës së Botës 2026, vazot dhe proceduart e tij.

    Tani gjithëçka duket e qartë. Kupa e botës në futbollin global do të njohë paraprakisht grupet e saj me procedurat e shortit.:

    Organizatorët e eventit Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, do të vendosen në vazon e parë, ndërsa 39 ekipet e tjera të kualifikuara do të sistemohen në katër vazo me nga 12 ekipe, bazuar në renditjen e FIFA-s të 19 nëntorit 2025. 

    Për Vazon 1, Meksika, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vende pritëse, do të identifikohen nga topa me ngjyra të ndryshme dhe, pasi të hidhet shorti, do të caktohen në pozicionet A1 për Meksikën (topi jeshil), B1 për Kanadanë (topi i kuq) dhe D1 për Shtetet e Bashkuara (topi blu), siç është përcaktuar tashmë në kalendarin e ndeshjeve të publikuar më 4 shkurt 2024.

    Nëntë ekipet e mbetura me renditjen më të lartë në Vazon 1 do të identifikohen nga nëntë topa me të njëjtën ngjyrë dhe do të caktohen automatikisht në pozicionin 1 të grupit në të cilin janë shortuar.

    Për të siguruar ekuilibrin konkurrues, në kalendar janë krijuar dy rrugë të ndara për në gjysmëfinale.

    Katër vendet më të renditura në FIFA do të ndjekin këto kufizime gjatë shortit: ekipi më i renditur Spanja  dhe ekipi i renditur i dyti Argjentina do të shortohen në rrugë të kundërta, dhe i njëjti parim do të zbatohet për ekipin e renditur të tretë Francën dhe ekipin e renditur të katërt Anglinë.

    Ky rrugëtim i dërgon kombëtaret lart në kafe të kundërt duke mos i përplasur deri në fund.

    Për vazot 2, 3 dhe 4, pozicioni i secilës përfaqësuese brenda grupit do të përcaktohet sipas një skeme të paracaktuar ndarjeje. Kjo skemë është detajuar në tabelën e përfshirë në dokumentin zyrtar të procedurave të shortit. Pozicioni brenda grupit do të varet, pra, nga vazoja nga e cila vjen dhe grupi në të cilin është shortuar.

    Në parim, asnjë grup nuk mund të përmbajë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë. Kjo vlen për të gjitha konfederatat përveç UEFA-s, e cila përfaqësohet nga 16 ekipe. Çdo grup duhet të ketë të paktën një ekip të UEFA-s, por jo më shumë se dy .

    Lidhur me dy vendet e rezervuara për Turneun e Play-off-it të FIFA-s, për të respektuar parimin e përgjithshëm sipas të cilit një grup nuk mund të përmbajë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë, kufizimi i konfederatës do të zbatohet për të tre ekipet e pranishme në secilën prej dy rrugëve të Play-off-it të FIFA-s të përfshira në vazon e katërt.

    Ndërsa shorti përfundimtar do të përcaktojë se cilat ekipe do të takohen në fazën e grupeve, orari i përditësuar i ndeshjeve, duke përfshirë stadiumin e caktuar për secilën ndeshje dhe orën e fillimit të saj, do të konfirmohet të shtunën, më 6 dhjetor.

    Procesi i ndarjes së ndeshjeve pas shortit synon të sigurojë kushtet më të mira të mundshme për të gjitha ekipet dhe, kur është e mundur, t’u lejojë tifozëve në të gjithë botën të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet e ekipeve të tyre kombëtare, duke marrë parasysh zonat e ndryshme kohore.

    Ndërkohë më herët është bërë e ditur se 6 biletat e fundit të play-off të Kupës së Botës FIFA 2026 shkojnë në vazon e katërt

    Ndarja e vazove sipas FIFA-s

    Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

    Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

    Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

    Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off europian A, B, C dhe D, dhe ai Konfederateve të tjera 1 dhe 2./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”

    “Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan, pas shortit të “play off” ku Shqipëria u vendos përballë Polonisë. 
    Kreu i futbollit në vend, u shpreh se dëshironte të shmangte çiftin e parë, ku bënin pjesë Italisë dhe Uellsi. Ndër të tjera, ai theksoi se Polonia është kundërshtar i vështirë, por Shqipëria do i luajë shanset në Varshavë. 
    Duka zbuloi gjithashtu se para shortit preferonte një përballje me Sllovakinë. I pyetur për Kosovën, ai theksoi se “dardanët” i kanë mundësitë të për kaluar në Botëror. 
    “Çifti i parë nuk më pëlqente, nëse do të binim ndaj Uellsit dhe më pas ndaj Italisë. Isha i kënaqur që eliminuam të parën. 
    Para shortit nuk kisha ndonjë preferencë, të gjitha janë të forta. Si u krijua shorti, doja të eliminonim çiftin e Italisë dhe Uellsit. Jam i buzëqeshur sepse jemi këtu. Dua të falënderoj të gjithë që na sdollën këtu. Stafin e Kombëtares me futbollistët. Uroj të na bëjnë më krenarë. 
    Polonia është kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë. Ne i kemi mundësitë tonë dhe do të provojmë të gjitha në Varshavë. 
    Ndeshjet e futbollit nuk fitohen dhe nuk humben në short, Unë dhe stafi ishim të mërzitur në shortin e kualifikueseve dhe doli pozitiv. Ndeshjet luhen në fushë. Atë e kanë në dorë futbollistët. Urojmë t’i kemi gati në mars. Të provojmë pa pasur asnjë pishman. 
    Sllovakia dëshirë? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm. Diferencat janë shumë të vogla. Nëse do kisha një preferencë, do të dëshiroja Sllovakinë. Uellsin nuk e doja fare. Nuk jemi përshtatur mirë ndaj skuadrave britanike. 
    Kosova është një ekip shumë i mirë. Është në moment të mirë. Uroj të vazhdojë kështu deri në mars. I ka mundësitë të kalojë Sllovakinë. I ka mundësitë për të luajtur finalen në Prishtinë. Ka një ekip të mirë dhe i ka shanset të shkojë në Botëror”, u shpreh Duka. 
     
     

  • Detajet e shortit! Shqipëria mëson nesër kundërshtarin, ja struktura e shortit dhe sistemi i ndeshjeve

    Detajet e shortit! Shqipëria mëson nesër kundërshtarin, ja struktura e shortit dhe sistemi i ndeshjeve

    Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
    Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
    Struktura e shortitNë total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
    Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
    Vazot e shortitVazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, UkrainaVazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, SllovakiaVazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, KosovaVazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
    Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.
    Sistemi i ndeshjeve
    Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.
    Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi.

  • Comolli e konfirmon: Vlahovic dhe Nico qëndrojnë me ne, për Kolo Muani do të provojmë deri…

    Comolli e konfirmon: Vlahovic dhe Nico qëndrojnë me ne, për Kolo Muani do të provojmë deri…

    Pas shortit të fazës së grupeve të Champions League, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, foli hapur për merkaton dhe sfidat që e presin klubin e tij: “Për Kolo Muani nuk më pëlqen të flas, sepse është lojtar i një klubi tjetër dhe do ta konsideroja mungesë respekti.
    Mund të them vetëm që do të punojmë deri të hënën në mbrëmje për t’i garantuar trajnerit skuadrën më të mirë të mundshme. Deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra. Kemi pas vetes një shoqëri solide, por edhe kufizimet e ‘fair play financiar’. Ndonjëherë edhe pak milionë euro bëhen shumë”.
    Më pas u ndal te Vlahovic: “Dusan do të qëndrojë me ne 99%. Nuk ka asnjë problem mes nesh, lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe mund të konfirmoj që sezonin e ardhshëm do të jetë te Juventusi. Ka pasur disa bisedime me klube të tjera këto javë, por asgjë konkrete, ndaj Dusan mbetet këtu”.
    Edhe për Nico Gonzalez, i ndjekur nga Atletico Madridi, qëndrimi ishte i prerë: “Për mendimin tim, Nico Gonzalez do të qëndrojë te Juventusi. Nuk ka patur asnjë zhvillim të ri për situatën e tij”.
    Ndërkohë, Comolli zyrtarizoi një largim: “Ne kemi arritur sot marrëveshjen me Nottingham Forest për transferimin e Savona. Është zyrtare, lojtari do të transferohet në Angli”.
    Sa i përket shortit të Champions-it, drejtori i bardhezinjve e cilësoi kalendarin interesant dhe sfidues: “Është një kalendar tërheqës. Do të luajmë në Norvegji mbi një fushë sintetike, gjë shumë e vështirë. Më pas, ndeshja në ‘Bernabeu’ është gjithmonë diçka e jashtëzakonshme. Për mua personalisht, sfida ndaj Monaco do të jetë emocionale, pasi atje kam luajtur dhe kam nisur karrierën si drejtues. Edhe transferta me Sporting Lisbona është shumë interesante. Sidoqoftë, ne jemi Juventusi dhe do të jemi gati për këto sfida”.

  • “Si mund t’i lësh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, gazetarja: Ka agjenci që i shitën biletat përpara shortit

    “Si mund t’i lësh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, gazetarja: Ka agjenci që i shitën biletat përpara shortit

    Shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shorti elektronik, dhe përfundimi i tyre në tregun e zi, janë tema më aktuale në vend. Gazetarja Enkelejda Zeko, thotë se ka një skemë për shpërndarjen e biletave të futbollit në takime kaq të rëndësishme, të cilën autoritetet e drejtësisë mund ta zbulojnë thjesht fare duke parë që agjenci të ndryshme reklamojnë shitjen e tyre përpara se të dalin në treg.
    Zeko kritikoi dhe vendimin e FSHF për të lënë jashtë stadiumit Kuq e Zi, të cilët këtë herë kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen përpara Piramidës.

    “Si ka mundësi që përzgjedhja është bërë në mënyrë elektronike që e ka marrë nga UEFA dhe FIFA, që mua më duket e habitshme që në një ndeshje të kombëtares, kur ka ndjenjë, të bëhet një seleksionim i tillë. Por nuk mund të përjashtohen ata që e kanë ndjekur kombëtaren në ditët më të vështira. Si ka mundësi që persona apo agjenci kanë bileta përpara shortit dhe i shesin në tregun e zi. Këto çmime të çmendura që shumë i justifikojnë se ndodhin dhe në botë. Në Shqipëri rroga minimale është 400 euro”.- tha gazetarja.

  • Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

    Sot është afati i fundit i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Zgjatja e afatit u bë nga Federata Shqiptare e Futbollit si domosdoshmëri për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem, ku rezultonin mbi 200 mijë kërkesa.
    “E bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit”, njoftoi FSHF-ja.
    Ndërkohë procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur. Një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë pajisur tashmë me bileta përmes platformës së dedikuar.
    Ndërsa të gjithë personat që kanë aplikuar për bileta duhet të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të email-it për të parë nëse kanë marrë njoftim.
    “Vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletave”, njoftoi FSHF.
    Ndërkohë nëse pas datës 4 Qershor nuk merret një email konfirmimi kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik.
    Të gjithë ata që nuk sigurojnë një biletë mund ta ndjekin ndeshjen e 7 qershorit ekskluzivisht dhe pa pagesë në Televizionin Klan.

  • Procesi i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi vijon deri më 3-4 qershor

    Procesi i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi vijon deri më 3-4 qershor

    Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor.
    Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit.
    Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur, dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë tashmë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar.
    FSHF i bën thirrje të gjithë personave që kanë aplikuar për bileta të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të emailit (si në Inbox ashtu edhe në Spam), për të parë nëse kanë marrë njoftim nga kompania T-Ticket, e cila menaxhon procesin zyrtar të shitjes së biletave.
    Vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletave.
    Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur.
    FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe durimin, duke garantuar se çdo hap i këtij procesi po realizohet me transparencë të plotë dhe barazi për të gjithë aplikuesit.