Tag: shortin

  • Vendimi/ SHBA s’u jep vizë iranianëve të marrin pjesë në shortin e Botërorit

    Vendimi/ SHBA s’u jep vizë iranianëve të marrin pjesë në shortin e Botërorit

    Irani është njëri prej tetë vendeve aziatike që janë kualifikuar direkt për Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Megjithatë, nga ky shtet nuk do të ketë të pranishëm në ceremoninë e shortit që tërhiqet më 5 dhjetor, shkaku i telasheve me viza. Zyrtarëve të kësaj federate u është refuzuar aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Jemi informuar nga FIFA se vendimi nuk ka të bëj asgjë me sport dhe se delegacioni iranian nuk do të jetë pjesëmarrës në shortin e Kupës së Botës”, ka thënë zyrtari për media i Federatës së Futbollit të Iranit në një televizion. Mediat lokale më herët kanë raportuar se SHBA-ja e ka refuzuar edhe kërkesën për vizë të Presidentit të Federatës iraniane të futbollit. Shorti për Botërorin 2026, që organizohet nga 11 qershor deri më 19 korrik, do të tërhiqet të premten e ardhshme në Uashington.

  • Botërori 2026, ky finalist bojkoton shortin pas refuzimit të vizës për presidentin e federatës

    Botërori 2026, ky finalist bojkoton shortin pas refuzimit të vizës për presidentin e federatës

    28 Nëntor 2025

    14:17

    Alfred Lleshi

    Irani ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në shortin e grupeve më 5 dhjetor në Uashington, pas refuzimit të vizës nga SHBA për disa anëtarë të delegacionit të tij, përfshirë presidentin e federatës. Federata iraniane e konfirmoi vendimin përmes një zëdhënësi, duke e konsideruar masën e administratës Trump si “pa asnjë lidhje me sportin”.
    Kjo situatë lidhet me kufizimet e imigracionit që Trump vendosi ndaj disa vendeve, përfshirë Iranin dhe shtete të tjera të konsideruara “të botës së tretë”. Në qershor, presidenti amerikan ndaloi hyrjen për qytetarët e 19 vendeve, me përjashtime të limituara për lojtarë, staf teknik dhe familjarë që marrin pjesë në ngjarje sportive të rëndësishme.
    Këto përjashtime nuk vlejnë për drejtues federatash si presidenti i futbollit iranian, as për tifozët e Iranit dhe Haitit. Bojkoti iranian ka një dimension politik të rëndësishëm dhe shton tensionin në një ngjarje që duhet të jetë festë sportive e organizuar nga FIFA, me mundësi pasojash diplomatike dhe sportive.

  • Shevçenko komenton shortin e Ukrainës: Edhe finalja me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri është shumë e vështirë…

    Shevçenko komenton shortin e Ukrainës: Edhe finalja me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri është shumë e vështirë…

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriju Shevçenko, nuk ishte plotësisht i kënaqur me shortin e play off-it të Kupës së Botës 2026. Nëse Ukraina fiton kundër Suedisë, do të përballet me ekipin më të mirë nga dyshja Poloni-Shqipëri.
    “Shorti nuk na caktoi ndonjë fat për ndeshje të lehta. Para së gjithash, të gjitha ekipet që arritën në fazën eliminatore janë shumë të forta. Jemi përballur me një nga kundërshtarët më të fortë. Niveli i lojtarëve të ekipit kombëtar suedez është shumë i lartë, kështu që po përballemi me një sfidë serioze.
    Do ta luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe nëse kualifikohemi në finale, do të luajmë edhe si vendas. Potencialisht, ne mund të përballemi me fituesin e ndeshjes Poloni-Shqipëri në finale (play-off). Ky është gjithashtu një nga opsionet më të vështira. Shorti sigurisht që nuk i bëri gjërat më të lehta për ne, kështu që duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është”, tha ai për faqen zyrtare të federatës suedeze.

  • “Nuk mund të ankohemi”, trajneri i Polonisë kënaqet me shortin: Nuk kam frikë ta them, luajmë me Shqipërinë dhe jemi favoritë

    “Nuk mund të ankohemi”, trajneri i Polonisë kënaqet me shortin: Nuk kam frikë ta them, luajmë me Shqipërinë dhe jemi favoritë

    Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën ‘play-off’. Kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me Poloninë, ndërsa në finale do të sfidojnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Të dyja ndeshjet për Shqipërinë do të luhen në transfertë. Trajneri i Kombëtares polake ka mbetur i kënaqur mr shortin. Në një deklaratë të dhënë për “Meczyki”-n, Jan Urbani është shprehur se nuk mund të ankohet me atë çfarë kanë rezervuar goglat.
    “Nuk mendoj se mund të ankohemi. Po luajmë kundër Shqipërisë në shtëpi dhe jemi favoritë, nuk kam frikë ta them këtë. Natyrisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por ne po luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë avantazh.
    Shumë lojtarë luajnë në ligën italiane. Sylvinho vjen nga një sfond teknik; kështu luajnë ata. Megjithatë, ne do t’i analizojmë ata; kemi kohë të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse nuk mund të flasim për detaje specifike sot. Katër muaj në futboll është një kohë e gjatë. As unë dhe as trajnerët e tjerë nuk e dimë me siguri se kë do të kenë në dispozicion”, ka thënë trajneri Jan Urban drejtpërdrejt për “Meczyki”-n./Sport Ekspres/

  • Botërori 2026/Trajneri Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

    Botërori 2026/Trajneri Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

    Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.
    Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë.Lexo edhe :Related Posts
    Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.

    Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta./vizionplus.tv

  • Botërori 2026/Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, e njohim dhe na njeh mirë

    Botërori 2026/Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, e njohim dhe na njeh mirë

    Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

    Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë.

    Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.

    Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.

    Vazhdo leximin

  • “Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë, luajmë shanset tona në Varshavë

    “Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë, luajmë shanset tona në Varshavë

    Shqipëria dhe Polonia do masin forcat në Play Off të Botërorit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë komentin e tij, menjëherë pas hedhjes së goglave.
    “I buzëqeshur? Ndodhi kështu në fakt çifti i parë nuk më pëlqente, Italia dhe Uellsi. Më vjen mirë që eliminuam ato të parë dhe ndaj qesha, kur i shmangëm këto.

    Nuk kam ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë të forta. I gëzuar dhe i buzëqeshur jam, pasi jemi këtu. Falenderojmë futbollistët dhe stafin që na mundësuan të luajnë në “Play-Off”. Polonia një kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë, por ne do të provojmë mundësitë tona. Do të luajmë në Varshavë në mars.
    Shorti i favorshëm? Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen as nuk humben në short. Ne ishim të mërzitur për shortin e kualifikueseve, por në fund dolëm të dytët. Shpresojmë që të kemi futbollistët gati dhe në formë të mirë. Të mos kenë dëmtime dhe t’i kemi të gjithë.
    Sllovakia, ishte dëshira juaj? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm, me diferencat që janë më të vogla ose hic. Në një diskutim që bëmë rrugës, unë shpreha dëshirën për Sllovakinë, ndërsa të tjerët për Uellsit.
    Kosova a ka shanse? Kosova është një ekip i mirë, po kalon një moment të mirë. Shpresoj të jetë kështu edhe në mars. I ka të gjitha mundësitë për të kaluar Sllovakinë dhe për të sfiduar më pas Turqinë ose Rumaninë. I ka të gjitha shanset për të fituar edhe finalen dhe për të qenë pjesë e Botërorit”, përfundon Duka.

  • “Shpresoj që të shmangim këtë ekip në Play Off të Botërorit”, Hoxha për shortin: Kundërshtari më i kalueshëm për Shqipërinë do të ishte…

    “Shpresoj që të shmangim këtë ekip në Play Off të Botërorit”, Hoxha për shortin: Kundërshtari më i kalueshëm për Shqipërinë do të ishte…

    Shqipëria pret të mësojë kundërshtarin në Play off të Botërorit, në shortin e të enjtes. Gazetari i njohur, Artan Hoxha në emisionin “Log”, në News 24, tregoi preferencat e tij për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve në këtë fazë. Hoxha thotë se Skocia do ishte mirë të shmangej, sakaq ai sheh si një rival të kalueshëm Ukrainën.
    “Unë dua të na bie një kundërshtar që jemi përballur në vitet e fundit. Ukrainën nuk e kemi mundur kurrë. Çekinë nuk e kishim mundur kurrë, por në fund e mundëm këtu dhe barazuam atje. Çekia tani është përmirësuar.

    Sllovakinë edhe mund ta përballojmë, janë ekip me shumë luhatje. Ne na intereson që në vazon e dytë të ketë nga këto vendet lindore.
     

    Më mirë të luajmë ndaj Ukrainës, sepse nuk luan në shtëpinë e vet. Ajo nuk luan dot si vende, ka disa probleme, nuk është në kohën e vet më të mirë.
    Skocia? Duhet shmangur”- tha Hoxha.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

    ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

    Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.
    Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë.
    Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
    Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra.
    Sido që të jetë, ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar.

  • Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

    Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

    Shanset që Shqipëria të pozicionohet në vazon e dytë në shortin e play-off-it janë të hapura dhe aspak të pamundura. Kombëtarja jonë ka nevojë që të plotësohen katër nga pesë skenarët e mëposhtëm:
    Grupi BRezultati i ndeshjes Kosovë–Zvicër nuk duhet t’i japë Kosovës vendin e parë në grup. Çdo kombinim tjetër mban gjallë shanset e Shqipërisë.
    Grupi DNë sfidën Ukrainë–Islandë, kuqezinjtë kanë interes që Ukraina të mos fitojë. Çdo rezultat tjetër është në favor të Shqipërisë.
    Grupi FShpresa e vetme vjen nga Irlanda: ndeshja Hungari–Irlandë duhet të përfundojë me fitore të Irlandës, që të ndihmojë renditjen tonë.
    Grupi HNë përballjen Austri–Bosnjë Hercegovinë, është e rëndësishme që Bosnja të mos marrë fitoren, pasi një sukses i saj do ta ngjiste në renditje.
    Grupi JNdeshja Uells–Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbyllet me fitore të Uellsit, ndërsa gjithashtu është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të mos e fitojë grupin.
    Nëse katër nga këto pesë kushte përmbushen, atëherë Shqipëria siguron një pozicionim shumë më komod në shortin e play-off-it, duke u futur në vazon e dytë dhe shmangur kundërshtarët më të fortë si dhe ndeshjen e parë të play-off-it e luan në shtëpi.