Tag: shorti

  • Shorti për Euro U-17/ Shqipëria në grup me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë

    Shorti për Euro U-17/ Shqipëria në grup me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë

    Kombëtarja shqiptare U-17 ka mësuar kundërshtarët e grupit, për Europianin që do të mbahet në Shqipëri.
    Kuqezinjtë janë vendosur në grup me kombëtare të mëdha si Franca, Gjermania dhe Portugalia.
    Në grupin B, janë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia. Shorti u hodh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.
    Turneu madhor që do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor, do të mirëpresë tetë ekipet kombëtare U-17 më të mira të Europës.
    SHORTI:Grupi A: Shqipëria, Franca, Gjermania, Portugalia.
    Grupi B: Italia, Belgjika, Anglia, Çekia.

  • Hidhet shorti për Euro 2025 për U-17, Shqipëria mëson kundërshtarët

    Hidhet shorti për Euro 2025 për U-17, Shqipëria mëson kundërshtarët

    Sot në orën 19:00 në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti i finaleve të Kampionatit Europian U-17, një ngjarje historike për vendin tonë. Ky turne madhor që do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor, do të mirëpresë tetë ekipet kombëtare U-17 më të mira të Europës.
    8 ekipet finaliste të këtij edicioni janë: Shqipëria (e cila do jetë në grupin A duke qenë vendi mikpritës), Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia.
    Pas përzierjes së goglave, u përcaktuan ekipet e ndara në dy grupe.
    Grupi A: Shqipëria, Francë, Gjermani, Portugali
    Grupi B: Itali, Belgjikë, Angli, Çeki
    Në këtë event morën pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të ekipeve pjesëmarrëse, ambasadorët e kampionatit europian, si edhe figura të rëndësishme të politikës, futbollit shqiptar dhe njerëz me profil publik.

  • SHORTI – Finalet e Kampionatit Europian në Shqipëri, kuqezinjtë U- 17 njohin kundërshtarët…

    SHORTI – Finalet e Kampionatit Europian në Shqipëri, kuqezinjtë U- 17 njohin kundërshtarët…

    Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
    Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi goglat, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.
    Grupet e turneut:
    Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë: Franca, Gjermania dhe Portugalia.
    Pjesë e grupit B do të jenë katër ekipet e tjera: Italia, Belgjikë, Angli dhe Çeki.
    Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në vendin tonë: “Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës.
    Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.
    Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

  • Hidhet shorti për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin kundërshtarët

    Hidhet shorti për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin kundërshtarët

    Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit”, duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
    Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.
    Grupet e turneut:

    Grupi A: Shqipëri, Francë, Gjermani, Portugali
    Grupi B: Itali, Belgjikë, Angli, Çeki

    Faza finale e turneut do të zhvillohet në katër stadiume në Shqipëri:

    “Arena Kombëtare”, Tiranë
    “Elbasan Arena”, Elbasan
    “Arena Egnatia”, Rrogozhinë
    “Niko Dovana”, Durrës

    Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 19 maj ndaj Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në të njëjtin stadium në Tiranë.

  • Shorti i Europianit U-17, mësoni kundërshtarët e Shqipërisë

    Shorti i Europianit U-17, mësoni kundërshtarët e Shqipërisë

    Këtë të hënë është hedhur shorti i Europianit U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri.
    Kombëtarja kuqezi ra në Grupin A, pasi është dhe shteti organizator. Kundërshtarët e Shqipërisë në Europianin U-17 janë Franca, Gjermania dhe Portugalia, shkruan A2.

    Shqipëri-Portugali do të jetë përballja hapëse për këtë turne.
    Grupi tjetër përbëhet nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Republika Çeke.

  • Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”/ Skuadrat mësojnë sot rrugëtimin, zbuloni si do të funksionojë shorti

    Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”/ Skuadrat mësojnë sot rrugëtimin, zbuloni si do të funksionojë shorti

    Sot në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 19:00, do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Tetë ekipet pjesëmarrëse (Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali) do të mësojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
    Por si do të funksionojë shorti?
    Do të hidhet short i lirë mes ekipeve pjesëmarrëse dhe skuadrat do të ndahen në dy grupe, A dhe B. Shqipëria, si vend organizator, është pozicionuar në Grupin A, pozicioni 1. Gogla e dytë përcakton ekipin e parë në Grupin B, ndërsa gogla pasardhëse ekipin e dytë në Grupin A.
    Në këtë mënyrë do të vazhdojë shorti deri në ndarjen e grupeve me nga katër skuadra secila.
    Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian U-17 do të luhet më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Shqipëria do të përballet me skuadrën e pozicionuar në vendin A4.