Maria Sofia Lombardo, shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, ka rrëfyer momentin kur takoi Mark Antony Samson, vetëm një orë pas krimit, ditën kur ai hodhi trupin e shqiptaren në pyll brenda një valixheje.
Ajo tregon se Samson e kontaktoi dhe i foli për problemet që kishte pasur me Ilarian.
“Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
Maria gjithashtu rrëfen se Samson përdorte telefonin e Ilarias dhe i dërgonte mesazhe nga ai, duke iu thënë se po shkonte të takohej me një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara.
“Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.
Tag: shoqja
-

‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit
-

“E kisha motër”, rrëfimi tronditës i shoqes së ngushtë së Ilarias, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet
Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo, ka rrëfyer në një intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.
Ajo tregon momentin e takimit, duke u shprehur se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, ai i foli asaj për problemet që po haste me shqiptaren.
“Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
Më pas ajo tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.
“Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.Top Channel
-

Si u mundua të fshihte vrasjen Mark Samsoni? I mori telefonin Ilarias dhe postoi edhe në Instagram (FOTOT)
Mark Samson dhe Ilaria Sula
ITALI- Mark Samson kishte dy telefona në dorë. Njërin e kishte telefonin e tij dhe tjetrin ia kishte marrë Ilaria Sulës pasi e kishte vrarë. Siç duket edhe nga tabulatet dhe qelizat e telefonit, mesazhi i fundit i shkruar nga Ilaria daton rreth orës 20.00 të datës 25 mars. E njëjta datë në të cilën u ngrit alarmi për zhdukjen e saj. Por ishte Mark, ai që u kthente përgjigje edhe miqve të Sulës, duke u hequr si ajo.
Mesazhet me shoqen:Mesazhet e dërguara
Shoqja: Kam marrë lajmin se Ilaria është zhdukur. Që nga e marta, por a dini gjë?
“Ilaria”: Po mundohemi ta zgjidhim me Policinë, sapo të kem lajme do t’ju përditësoj, nëse ju intereson. Faleminderit.
Shoqja: Mendova se mbase ti di diçka…Më vjen keq që të shkruaj në një moment kaq të vështirë, faleminderit Mark.
Ndërsa për mediat italiane, shoqja shtoi: Mu duk një përgjigje e çuditshme. Nëse vajza me të cilën u ndave pak më shumë se një muaj më parë zhduket, atëherë unë do bëja gjithçka për ta gjetur.
Mbrëmjen e së hënës që ndodhi diçka e papritur. 6 ditë pas zhdukjes së saj, Ilaria Sula nxorri një “Story” në Instagram. Ajo nuk shfaqej në postim, por kishte shkruar vetëm: Jam mirë. Faleminderit të gjithëve!
Në atë moment shumë njerëz vendosën ta kontaktojnë, qoftë edhe në Instagram.Story
“Ajo nuk do të ishte mjaftuar kurrë me një fjali të tillë. Do t’i përgjigjej të gjithëve privatisht. Do të shpjegonte pse, do të justifikohej,”- thanë ata që e njihnin mirë. Por asgjë nga këto nuk ndodhi. Sepse në anën tjetër të ekranit nuk ishte ajo, ishte vrasësi i saj.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRIsdjpg
ghjjpg
-

Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon e revoltuar pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër…
Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Lidhur me këtë ngjarje u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”.
Pjesë e panelit ka qenë dhe gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë.
Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.
“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra- tjetra.
Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç, nuk bëhej fjalë. 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja.
Ok po marr në telefon thoshte, mamin e shoqës, do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht.
Këtu fillon problemi, sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogës, se nuk është kompetenca ime.
Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç, për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona.
