Tag: shoqëruar

  • Sherri me Demaliajn e Linda Ramës, Gjuzi: Isha i shoqëruar… tentativë për të grushtuar dhe sulmuar

    Sherri me Demaliajn e Linda Ramës, Gjuzi: Isha i shoqëruar… tentativë për të grushtuar dhe sulmuar

    Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka reaguar në lidhje me dhunimin e tij nga Ilir Demaliaj, kushëriri Linda Ramës, nusja e kryeministrit Edi Rama.

    Ish-deputeti Kujtim Gjuzi u shprehet se Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.

    Ai thotë se ka qenë i shoqëruar në tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjithashtu thotë se i ka kërkuar disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s’ka dëgjuar.

    Gjuzi: Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje. Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë. 

  • Shoqërohet me forcë në Polici, Adriatik Alimadhi

    Shoqërohet me forcë në Polici, Adriatik Alimadhi

    TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Tiranë rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

    Në pamje duket Alimadhi që kërkon t’u shmanget efektivëve, por nuk ia ka dalë dot.
    Ai është shoqëruar në automjetin e Policisë. 
    Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit, se përse është shoqëruar Alimadhi./ZËRI

  • Aksion “blic” gjatë natës në Vlorë, disa të shoqëruar

    Aksion “blic” gjatë natës në Vlorë, disa të shoqëruar

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Disa persona janë shoqëruar në komisariat, pas kontrolleve të kryera nga policia në hyrje dhe dalje të Vlorës., mbrëmjen e kaluar (2 prill).
    Forcat e rendit kanë zhvilluar kontrolle, me fokus në mjetet me xhama të zinj, personat në kërkim dhe individët që dyshohet se lëvizin me armë pa leje. Në kuadër të aksionit janë shoqëruar disa persona dhe janë vendosur masa administrative për drejtues mjetesh që janë kapur nën efektin e alkoolit ose pa dokumentacionin e nevojshëm.