Tag: shoqëruar

  • “Shtëpi bari” në mes të Bilishtit, disa të shoqëruar, pritet arrestime

    “Shtëpi bari” në mes të Bilishtit, disa të shoqëruar, pritet arrestime

    FOTO ILUSTRUESE

    KORÇË- Policia e Korçës ka goditur një rast të paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Një “shtëpi bari” është zbuluar nga policia e Korçës, në qytetin e Bilishtit. 
    Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga qytetarët, teksa u bë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
    Lidhur me rasti, deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët mendohen të kenë dijeni apo lidhje me rastin në fjalë, ndërsa priten arrestime pas përfundimit të hetimeve./ZËRI

  • Detaje nga operacioni i befasishën në Elbasan, disa të shoqëruar (EMRAT)

    Detaje nga operacioni i befasishën në Elbasan, disa të shoqëruar (EMRAT)

    foto ilustruese

    ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e befasishëm në Elbasan, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona, të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se një telefonatë në Policinë e Elbasanit ka alarmuar autoritetet dhe janë vënë menjëherë në lëvizje duke zhvilluar një aksion ‘blic’. Telefonata e mbërritur në polici njoftonte se disa persona të pajisur me armë ndodheshin në zonën matanë Bradasheshit. 
    Forcat e rendit kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën, ku kanë bërë të mundur ndalimin e të paktën 5 persona dhe sekuestrimin e armëve. Mësohet nga burime se është shoqëruar biznesmeni B.M dhe M.K, i njohur për miqësinë me Emiljano Shullazin. 
    Mësohet se tre nga të ndaluarit kanë refuzuar të japin identitetin e tyre për uniformat blu. Siç raportohet ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri.

    Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Ndërkohë pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet./ZËRI

  • Elbasan, shoqërohen në Polici ish-deputeti dhe miku i Shullazit

    Elbasan, shoqërohen në Polici ish-deputeti dhe miku i Shullazit

    Një operacion policor po zhvillohet në Elbasan. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia. Po ashtu është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Policia është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar, për të parë edhe të shkuarën e tyre. Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me persona me precedentë të mëparshëm penalë.

     

  • Kontrolle “blic” në Elbasan, shoqërohen ish-deputeti dhe miku i Shullazit. Sekuestrohen armë…

    Kontrolle “blic” në Elbasan, shoqërohen ish-deputeti dhe miku i Shullazit. Sekuestrohen armë…

    Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor që po zhvillohet në Elbasan.
    Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia.
    Po ashtu mësohet se është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit.
    Ndërkohë, Bujar Muça kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nën siglën e PDIU-në në Elbasan, ku edhe fitoi mandatin. Ai u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale duke lënë në mes mandatin.
    Policia sakaq është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar, për të parë edhe të shkuarën e tyre. Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me persona me precedentë të mëparshëm penalë.

  • Sherri në Kamëz/ Policia jep detaje: Të miturit u plagosën me thika, disa të shoqëruar në komisariat

    Sherri në Kamëz/ Policia jep detaje: Të miturit u plagosën me thika, disa të shoqëruar në komisariat

    Policia ka dhënë detaje të reja mbi përplasjen e ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Bathores, ku si pasojë e një konflikti janë plagosur pesë persona.

    Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në zonën e Pedonales së Bathores, ku dyshohet se janë përfshirë në një konflikt disa të mitur, për motive të dobëta.
    LEXO EDHE : Sherr i dhunshëm në Bathore, Kamëz/ 4 të plagosur me thika dhe sende të forta, disa të shoqëruar

    Gjatë përplasjes, pesë shtetas kanë pësuar dëmtime të lehta, të shkaktuara dyshohet me thikë.

    Të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, konfirmon policia.

    Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit.

    Autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve fillestare.

  • Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

    Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet.

    Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.

    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-6 ballë.

  • Java nis me reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të hënë

    Java nis me reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të hënë

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet.
    Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.
    Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.

    Top Channel

  • Vrasja me tritol në Sarandë, 10 të shoqëruar në polici, ja pista kryesore e hetimeve

    Vrasja me tritol në Sarandë, 10 të shoqëruar në polici, ja pista kryesore e hetimeve

    Forcat e RENEA-s, të mbështetura nga pjesëtarë të repartit FNSH, kanë zbarkuar në qytetin bregdetar të Sarandës dhe në territorin e Bashkisë Konispol, ku po kryejnë një operacion të zgjeruar kontrollesh dhe hetimesh në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Isuf Jaçaj.
    Sipas burimeve pranë hetuesve, autoritetet janë përqendruar në një pistë kryesore, atë të hakmarrjes, që dyshohet të jetë motivi i krimit.
    Dyshohet se vrasja e Jaçajt është një akt ndëshkimi, i lidhur me përfshirjen e të birit të tij, K.J, në një ngjarje kriminale të ndodhur më 17 korrik në Sarandë, ku u plagosën dy persona.
    31-vjeçari, u dorëzua vetë në Komisariatin e Sarandës më 23 korrik, vetëm dy ditë pasi një mjet në pronësi të tij, tip “BMW”, u hodh në erë nga një shpërthim me eksploziv.
    Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij dhe ende nuk është zbardhur plotësisht. Pas vetëdorëzimit, ndaj tij u ngritën akuzat për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”, dhe u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.
    Sipas hetimeve të fundit, në atentatin e mbrëmshëm ndaj Isuf Jaçajt është përdorur një sasi rreth 800 gram eksploziv, e vendosur poshtë automjetit të tij “Toyota”, ndërsa shpërthimi dyshohet të jetë aktivizuar me telekomandë.
    Policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona për t’i marrë në pyetje, ndërsa përballen me vështirësi në sigurimin e provave konkrete për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi. Forcat e rendit vijojnë kontrollet dhe hetimet në përpjekje për të çuar përpara zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

  • Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori; të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na…

    Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori; të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na…

    Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë fundjavë në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Sipas mediave policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora. Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.
    Si ndodhi vrasja
    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë. Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.
    Sarchi kishte marrë vetëm një plumb në aortën e brendshme të këmbës, duke pësuar hemorragji të madhe gjaku, e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Ndryshe nga sa raportuan mediat se italiani ishte goditur me dru në kokë, para se të qëllohej me armë, ekspertiza mjeko-ligjore nuk e vërtetoi këtë fakt. Shkak i vrasjes paraprakisht dyshohen mosmarrëveshjet mes dy ortakëve, biznesmenit italian Edoardo Sarchi, si edhe shtetasit Eqerem Braçe, gjithashtu i shoqëruar nga policia. Raportohet se baba e bir, Eqerem dhe Gazment Braçe, jetonin në Tiranë, ndërsa në fshatin ku ndodhi krimi kishin në banesë të cilën e kishin restauruar dhe ktheheshin herë pas here për të qëndruar.
    Pretendimet e të shoqëruarve:
    Të shoqëruarit kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar tre të shtëna të cilat kanë qenë shumë afër çka bëri që të ndalej automjeti i parë tip Land Rover në bordin e të cilit ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. Pasi kanë qëndruar për 2 minuta, është dëgjuar një breshëri tjetër, ndoshta në ajër. Përpara rrugës në një distancë prej 10-15 metrash shfaqet një person me armë në dorë automatik i cili shkreh armën në drejtim të gomave të Land Roverit duke mos thënë asnjë fjalë. Në këtë moment, biznesmeni italian dhe personat e tjerë në bord fshihen pas mjetit shoqëruar me britmat e frikës. Fillimisht u ça goma e përparme e mjetit, ndërsa shkrehja e dytë e armës automatike nga personi misterioz, shkaktoi plagosjen e biznesmenit italian.
    Mendohet se ky i fundit është lënduar nga një plumb rikoshet të cilën e kapi në pjesën e femurit të këmbës së djathtë. Pas shkrehjes së armës nga agresori misterioz, biznesmeni italian është ankuar për plagën që mori. Hemoragjia ka qenë e madhe që në momentin e parë, ndërkohë që djemtë e Eqerem Braçit lajmërojnë policinë për atë çfarë kishte ndodhur që një person misterioz i pati qëlluar me breshëri arme në vendin e quajtur Dilan. Të gjitha thëniet e mësipërme janë sipas deklarimeve apo pretendimeve në polici të të shoqëruarve. E gjithë ngjarja është e rrethuar me mister dhe dëshmitë e të shoqëruarve, që sot janë të lirë, lënë shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje të rëndë. Policia dhe autoambulanca kanë ardhur në vendngjarje duke transportuar trupin e pajetë të italianit dhe shoqëruar në polici Eqrem, Gazmend dhe Daniel Braçin, si dhe Armir Hitoveizin bari nga fshati Nivicë në cilësinë e dëshmitarit. Mësohet se katër personat që kanë dhënë dëshmi dje, mund të thirren përsëri në ditët pasuese në varësi të dinamikës së ngjarjes.

  • Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar

    Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar

    Policia e Gjirokastrës ka liruar të gjithë personat e shoqëruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.Mes të liruarve janë edhe pjesëtarë të familjes Barçe, të cilët u mbajtën disa orë nën hetim. Burime jozyrtare bëjnë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.
    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.

    Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave të pranishëm në vendngjarje kanë ndihmuar në zbardhjen e disa rrethanave të krimit, i cili tronditi opinionin publik dhe ngriti disa pista hetimi.

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli. Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë, ndërsa identiteti i personit të katërt mbetet ende i paqartë.
    Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.
    Policia pritet të dalë sot me një komunikatë të plotë për të sqaruar detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.