Tag: shoqërore

  • Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

    Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

    Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje
    Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte.
    Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime të mbeteshin pezull ose të refuzoheshin padrejtësisht.
    Shifrat tregojnë se ndihmë ekonomike morën 53.534 familje/individë, kryesisht në qarqet më të varfra të vendit: Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë.
    Sipas raportit, 271 familje u larguan nga skema pas refuzimit të tre ofertave për punësim, ndërsa 1.257 familje mbeten të përfshira për shkak të problematikave sociale, ekonomike ose shëndetësore. Një tjetër grup prej 656 familjesh është ende në pritje të ofertave të punësimit.
    Personat me aftësi të kufizuar janë përkujdesur pjesërisht: nga 5.901 individë referuar si kategori PAK, vetëm 328 janë punësuar dhe 143 janë drejtuar drejt formimit profesional. Një statistikë që tregon qartë sfidat e një sistemi që premton shumë, por shpesh nuk arrin të përmbushë pritshmëritë.
    Ndihma ekonomike është një nga programet kryesore të mbrojtjes sociale për kategoritë në nevojë.
    Pagesa cash për familjet /individët në nevojë mbështetet me përfitime të tjera si çerdhe, kopsht falas, libra falas, bursë shkollimi për studentët e familjeve të NE-së kur ndjekin arsimin e lartë, vizitë mjekësore falas, shërbime rimbursim të ilaçeve, punësim dhe formim profesional.
    Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera me qëllim zbutjen e varfërisë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre si dhe individët:
    jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.Megjithatë, raporti thekson se dështimet në verifikim dhe menaxhim e bëjnë të qartë se përmirësimi i sistemit mbetet një sfidë urgjente./Monitor.al

  • Ndihma ekonomike, dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

    Ndihma ekonomike, dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

    Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte.
    Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime të mbeteshin pezull ose të refuzoheshin padrejtësisht.
    Shifrat tregojnë se ndihmë ekonomike morën 53.534 familje/individë, kryesisht në qarqet më të varfra të vendit: Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë.
    Sipas raportit, 271 familje u larguan nga skema pas refuzimit të tre ofertave për punësim, ndërsa 1.257 familje mbeten të përfshira për shkak të problematikave sociale, ekonomike ose shëndetësore. Një tjetër grup prej 656 familjesh është ende në pritje të ofertave të punësimit.
    Personat me aftësi të kufizuar janë përkujdesur pjesërisht: nga 5.901 individë referuar si kategori PAK, vetëm 328 janë punësuar dhe 143 janë drejtuar drejt formimit profesional. Një statistikë që tregon qartë sfidat e një sistemi që premton shumë, por shpesh nuk arrin të përmbushë pritshmëritë.
    Ndihma ekonomike është një nga programet kryesore të mbrojtjes sociale për kategoritë në nevojë.
    Pagesa cash për familjet /individët në nevojë mbështetet me përfitime të tjera si çerdhe, kopsht falas, libra falas, bursë shkollimi për studentët e familjeve të NE-së kur ndjekin arsimin e lartë, vizitë mjekësore falas, shërbime rimbursim të ilaçeve, punësim dhe formim profesional.
    Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera me qëllim zbutjen e varfërisë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre si dhe individët:

    jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,
    prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
    viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;
    viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

    Megjithatë, raporti thekson se dështimet në verifikim dhe menaxhim e bëjnë të qartë se përmirësimi i sistemit mbetet një sfidë urgjente.

  • Ndihma Ekonomike, Raporti: Verifikimi i papërgjegjshëm lë mijëra familje jashtë

    Ndihma Ekonomike, Raporti: Verifikimi i papërgjegjshëm lë mijëra familje jashtë

    Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte.Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime të mbeteshin pezull ose të refuzoheshin padrejtësisht.Shifrat tregojnë se ndihmë ekonomike morën 53.534 familje/individë, kryesisht në qarqet më të varfra të vendit: Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë.Sipas raportit, 271 familje u larguan nga skema pas refuzimit të tre ofertave për punësim, ndërsa 1.257 familje mbeten të përfshira për shkak të problematikave sociale, ekonomike ose shëndetësore. Një tjetër grup prej 656 familjesh është ende në pritje të ofertave të punësimit.Personat me aftësi të kufizuar janë përkujdesur pjesërisht: nga 5.901 individë referuar si kategori PAK, vetëm 328 janë punësuar dhe 143 janë drejtuar drejt formimit profesional. Një statistikë që tregon qartë sfidat e një sistemi që premton shumë, por shpesh nuk arrin të përmbushë pritshmëritë.Ndihma ekonomike është një nga programet kryesore të mbrojtjes sociale për kategoritë në nevojë.Pagesa cash për familjet /individët në nevojë mbështetet me përfitime të tjera si çerdhe – kopsht falas, libra falas, bursë shkollimi për studentët e familjeve të NE-së kur ndjekin arsimin e lartë, vizitë mjekësore falas, shërbime rimbursim të ilaçeve, punësim dhe formim profesional.Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera me qëllim zbutjen e varfërisë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre si dhe individët:• jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,• prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;• viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;• viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.Megjithatë, raporti thekson se dështimet në verifikim dhe menaxhim e bëjnë të qartë se përmirësimi i sistemit mbetet një sfidë urgjente./ D.Hyka Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Cinizmi si filozofi/ Cinikët e sotëm s’kanë lidhje me ata të lashtit…

    Cinizmi si filozofi/ Cinikët e sotëm s’kanë lidhje me ata të lashtit…

    Ciniket sfidonin vlerat tradicionale dhe teprimet e shoqërisë. Filozofët cinikë shihnin qentë si modele për t’u ndjekur, pasi këto kafshë jetojnë të lira, pa u shqetësuar për opinionet e të tjerëve. Ndryshe nga kuptimi bashkëkohor i termit “cinik” – shpesh i lidhur me përbuzje, tallje, mospërfillje – cinizmi i lashtë ishte një filozofi që promovonte jetën e thjeshtë dhe refuzimin e luksit.

    Origjina dhe kuptimi i cinizmit

    Fjala “cinik” vjen nga greqishtja “kynikós,” që do të thotë “qenor,” e cila rrjedh nga “kynós” (qen). Kjo lidhje nuk ishte vetëm simbolike; cinikët ndiqnin të jetuarit e qenve: jetonin pa turp, të pavarur nga normat shoqërore dhe duke përmbushur nevojat bazë të tyre.

    Kjo filozofi lindi në Greqinë e lashtë me Antistenin, dishepull i Sokratit, dhe u zhvillua më tej nga Diogjeni i Sinopës. Të dy këta mendimtarë sollën një perspektivë radikale, duke promovuar lirinë nga materializmi dhe kthimin tek natyra.

    Filozofia e cinizmit: Një udhërrëfyes për jetën

    Cinizmi lindi në kohën e ndryshimeve shoqërore dhe politike, kur Greqia po humbiste demokracinë e saj të lashtë, nën sundimin e Aleksandrit të Madh. Me përmbysjen e vlerave tradicionale, filozofia u përqendrua në individin dhe jetën e tij personale, duke e ndarë etikën nga politika.

    Cinikët sfidonin çdo normë shoqërore dhe përçmonin njerëzit që ndjekin luksin apo jetojnë në tepri. Ata besonin se:

    Lumturia është thjeshtësi: Një jetë e lirë nga pasuritë materiale dhe lidhjet e panevojshme sjell lirinë e vërtetë.

    Liria vjen nga natyra: Bindja ndaj ligjeve të natyrës, jo ndaj konventave shoqërore, është çelësi për një jetë të lirë.

    Vetëmjaftueshmëria është virtyt: Të kënaqesh me pak dhe të jesh i pavarur nga gjërat e jashtme është e rëndësishme për të patur një karakter të fortë.

    Karakteristikat

    Askesa: Cinikët praktikonin një formë të përditshme të vetëpërmbajtjes, duke e mësuar veten të përballonin vuajtjet dhe vështirësitë.

    Apatia: Ata promovonin një qëndrim të pandikuar nga emocionet ose pasionet, për të mos u tunduar nga dëshirat për gjëra të panevojshme.

    Autarkia: Jetesa e pavarur, pa mbështetje te të tjerët apo në tepricat materiale, ishte një nga idealet e tyre.

    Skllavëria e luksit: Cinikët e konsideronin luksin dhe kënaqësinë si burime skllavërimi për njeriun.

    Kritika ndaj shoqërisë: Përmes veprimeve dhe fjalëve të tyre provokuese, cinikët përpiqeshin të zgjonin ndërgjegjen shoqërore.

    Përfaqësuesit kryesorë

    Antisteni (445-365 p.e.s.): Themeluesi i filozofisë cinike, i frymëzuar nga Sokrati, e konsideronte virtytin si qëllimin më të lartë të jetës. Ai predikonte thjeshtësinë dhe vetë-mjaftueshmërinë.

    Diogjeni i Sinopës (400-323 p.e.s.): Figura më e njohur e cinizmit. Ai jetonte në një fuçi dhe refuzonte çdo normë shoqërore, duke u bërë simbol i jetës së thjeshtë dhe të lirë. Me ironinë dhe veprimet e tij provokuese, ai sfidonte moralin e kohës së tij.

    Kratesi i Tebës (365-285 p.e.s.): Edhe pse vinte nga një familje e pasur, ai hoqi dorë nga të gjitha pasuritë për t’iu përkushtuar filozofisë cinike, duke promovuar një jetë të bazuar në virtyt dhe thjeshtësi.

    Hiparkia e Maroneas (350-280 p.e.s.): Një nga filozofet e para gra, ajo përqafoi filozofinë cinike dhe jetoi një jetë të pavarur, duke sfiduar rolet tradicionale gjinore të kohës.

    Cinizmi në botën e sotme

    Në ditët e sotme, termi “cinik” ka marrë një kuptim negativ, duke iu referuar shpesh qëndrimeve mosbesuese, ironike dhe të pamëshirshme ndaj vlerave të të tjerëve. Cinikët modernë shpesh kritikojnë normat shoqërore me një dozë të lartë sarkazme dhe provokimi.

    Megjithatë, disa aspekte të cinizmit filozofik kanë një rezonancë të fortë edhe sot. Kritikimi i luksit, vetë-mjaftueshmëria dhe thirrja për të jetuar në harmoni me natyrën janë tema aktuale në një botë të mbushur me konsumizëm dhe ndotje.

    Cinizmi filozofik ishte një shkollë mendimi që sfidonte status quo-në, duke inkurajuar një jetë të lirë nga materializmi dhe normat shoqërore.

    ObserverKult

    ——————–

    kliko edhe:

    Charlie Chaplin: Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut… mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë…

  • Qeveria hap ‘thesin’, miliarda lekë shtesë për pensionet në 2026-ën

    Qeveria hap ‘thesin’, miliarda lekë shtesë për pensionet në 2026-ën

    Vendimi i fundit i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) krijon kushtet për rritje të pensioneve në vitet në vijim.
    Tavanet e reja buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028 parashikojnë shpenzime deri në 204 miliardë lekë ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025.
    Nëse shuma do të shpërndahej proporcionalisht për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të merrte mesatarisht rreth 16.220 lekë më shumë në vit, që përkthehet në rreth 1.350 lekë shtesë në muaj.
    Rritja, për ekonomistin Adrian Civici, krijon kushtet për zbatimin e objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore.
    “Kjo shumë është tavan buxhetor, që nënkupton disponibilitetin financiar dhe monetar që do të ketë instituti i Sigurimeve Shoqërore për shpërndarjen e gjithë strukturës së pensioneve në Shqipëri,” shprehet z. Civici.Ekonomisti e vlerëson rritjen e tavanit, pasi krijon “siguri, stabilitet dhe garanci për dhënien e pensioneve për gjithë sistemin“.
    Pavarësisht rritjes së planifikuar, pensionet ende mbeten pas nevojave me të cilat përballen pensionistët sot.
    “Natyrisht, kjo shumë është e vogël, por po të kemi parasysh kostot e jetesës dhe nevojat që kanë pensionistët…” thekson z. Civici.
    Statistikat e fundit të ISSH-së tregojnë se në fund të vitit 2024 ishin 721.398 pensionistë në total. Nga këta, 607.567 përfitojnë pension pleqërie, 65.926 pension invaliditeti dhe 47.905 pension familjar.

  • Më shumë para për pensionet, për 2026-ën parashikohet një shtesë prej 11,7 miliardë lekësh

    Më shumë para për pensionet, për 2026-ën parashikohet një shtesë prej 11,7 miliardë lekësh

    Vendimi i fundit i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) krijon kushtet për rritje të pensioneve në vitet në vijim.
    Tavanet e reja buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028 parashikojnë shpenzime deri në 204 miliardë lekë ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025.
    Nëse shuma do të shpërndahej proporcionalisht për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të merrte mesatarisht rreth 16.220 lekë më shumë në vit, që përkthehet në rreth 1.350 lekë shtesë në muaj.
    Rritja, për ekonomistin Adrian Civici, krijon kushtet për zbatimin e objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore.
    “Kjo shumë është tavan buxhetor, që nënkupton disponibilitetin financiar dhe monetar që do të ketë instituti i Sigurimeve Shoqërore për shpërndarjen e gjithë strukturës së pensioneve në Shqipëri,” shprehet z. Civici.
    Ekonomisti e vlerëson rritjen e tavanit, pasi krijon “siguri, stabilitet dhe garanci për dhënien e pensioneve për gjithë sistemin“.
    Pavarësisht rritjes së planifikuar, pensionet ende mbeten pas nevojave me të cilat përballen pensionistët sot.
    “Natyrisht, kjo shumë është e vogël, por po të kemi parasysh kostot e jetesës dhe nevojat që kanë pensionistët…” thekson z. Civici.
    Statistikat e fundit të ISSH-së tregojnë se në fund të vitit 2024 ishin 721.398 pensionistë në total. Nga këta, 607.567 përfitojnë pension pleqërie, 65.926 pension invaliditeti dhe 47.905 pension familjar.

  • Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët

    Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët

    Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028.
    Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti.
    “Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028.
    Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore e në veçanti në fushën e pensioneve, Këshilli Administrativ diskutoi e shtroi objektiva të rëndësishëm për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të këtij projekt buxheti.
    Tavanet buxhetore për vitin 2026 shkojnë 204 miliardë lekë ose 11.7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025”, citohet në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
    Duke rritur tavanet buxhetore për vitin 2026 në nivelin e 204 miliardë lekëve ISSH dërgon një sinjal të qartë se nevojat e pensionistëve dhe përfituesve të tjerë socialë po marrin një hapësirë më të gjerë financiare, duke ofruar siguri se skema e sigurimeve jo vetëm do të mbulojë detyrimet ekzistuese, por edhe do të ketë kapacitet për të përballuar rritjet e ardhshme të shpenzimeve.
    VENDIMI ISSH:
    Për pensionistët, ky zhvillim përkthehet në një garanci më të fortë për pagesat mujore, në një kohë kur rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni kanë prekur ndjeshëm fuqinë blerëse të tyre. Rritja e fondit buxhetor krijon terren për indeksime të mundshme të pensioneve, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e ekuilibrit ekonomik të kësaj shtrese. Çdo vendim i tillë pasqyron përpjekjen e shtetit për të mos lejuar që pensionistët të mbeten të pambrojtur përballë sfidave të tregut dhe zhvillimeve ekonomike. Për më tepër, vendimi tregon se sistemi i sigurimeve po ndërton rezerva të nevojshme për t’u përballur me sfidat afatgjata që lidhen me plakjen e popullsisë, një fenomen i cili në mënyrë të pashmangshme do të rrisë numrin e pensionistëve dhe do të kërkojë më shumë burime financiare.
    Këshilli Administrativ ka theksuar se ky projektbuxhet nuk është vetëm një instrument i pagesave të sotme, por edhe një vizion për të nesërmen, duke krijuar kushtet që pensionistët e ardhshëm të kenë të njëjtën siguri financiare si ata të sotmit. Ky fakt është jetik për ruajtjen e besimit të qytetarëve në sistemin e sigurimeve shoqërore, sepse çdo dobësim i këtij besimi do të vinte në pikëpyetje gjithë arkitekturën e mbrojtjes sociale. Përfitimi kryesor që sjell miratimi i këtyre tavaneve buxhetore për pensionistët është stabiliteti afatgjatë dhe garancia se pavarësisht sfidave, pagesat e tyre mbeten të sigurta. Në një vend ku shumë familje mbështeten kryesisht te pensionet e gjyshërve dhe prindërve të moshuar, kjo është më shumë sesa një çështje financiare; është një çështje sociale që prek drejtpërdrejt mirëqenien dhe dinjitetin e mijëra qytetarëve. Në fakt, pensionet nuk janë vetëm një detyrim formal i shtetit, por një prioritet i pandashëm në politikën sociale.
    Në këtë mënyrë, tavani i ri buxhetor nuk është thjesht një numër i ftohtë financiar, por një reflektim i kujdesit që institucioni po i kushton shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, duke i dhënë pensionistëve më shumë siguri për të ardhmen dhe duke forcuar ndjesinë e mbrojtjes sociale në një kohë kur ajo është më e nevojshme se kurrë.

  • ISSH miraton tavanet buxhetore, rritje prej 11,7 miliardë lekësh për 2026-ën

    ISSH miraton tavanet buxhetore, rritje prej 11,7 miliardë lekësh për 2026-ën

    Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) miratoi sot tavanet buxhetore për projektbuxhetin afatmesëm të viteve 2026-2028.
    Tavani buxhetor përcakton shumën maksimale që ISSH mund të shpenzojë për pensione dhe sigurime shoqërore në një vit.
    Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, theksoi se diskutimet u zhvilluan në funksion të përmbushjes së misionit të institucionit dhe zbatimit të politikave të qeverisë në këtë sektor.
    Sipas Hados, tavanet buxhetore për vitin 2026 janë përcaktuar në 204 miliardë lekë, ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i parashikuar për vitin 2025, duke reflektuar nevojën për një mbështetje më të madhe të skemave të sigurimeve shoqërore dhe përballimin e kërkesave në rritje për pensionet.
    Gjatë mbledhjes, Këshilli analizoi treguesit e projektbuxhetit dhe diskutoi objektivat strategjikë të Institutit në fushën e sigurimeve shoqërore, me fokus të veçantë te pensionet.
    Ky vendim synon të sigurojë që Instituti të përmbushë detyrimet ndaj pensionistëve dhe të menaxhojë burimet financiare në mënyrë të qëndrueshme.

     

  • 45 mijë pensione të llogaritura gabim, ISSH u jep të moshuarve të drejtën e verifikimit në E-Albania, ja si ta…

    45 mijë pensione të llogaritura gabim, ISSH u jep të moshuarve të drejtën e verifikimit në E-Albania, ja si ta…

    Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim. Kërkesa mund të bëhet në platformën E-Albania,  ne seksionin “Kërkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përveç rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
    Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit,  pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike. Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale. Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend. Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësit e viteve 1990-2000.
    Shtohen të ardhurat, mbi 1 miliard euro për pensionet
    Ndërkohë nga ana tjetër, në periudhën janar-korrik 2025, Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke arritur një total prej rreth 104 miliardë lekë (afro 1 miliard euro). Kjo shifër shënon një rritje prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një rritje prej 118 milionë eurosh. Ky rezultat është një rekord në dekadën e fundit dhe është 152% më i lartë se në vitin 2015, kur të ardhurat ishin vetëm 416 milionë euro. Rritja e të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është një tregues pozitiv për ekonominë shqiptare.
    Megjithatë, për të siguruar që ky sistem të jetë i qëndrueshëm dhe të ofrojë mbështetje të mjaftueshme për pensionistët është e nevojshme një reformë e thellë që adreson balancën mes kontributeve dhe përfitimeve. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga disa faktorë kryesorë, rritja e pagave. Paga mesatare në Shqipëri ka tejkaluar nivelin prej 900 euro në muaj, duke ndikuar në rritjen e kontributeve nga punonjësit në sektorin publik dhe privat. Një ndikim të ndjeshëm ka pasur lufta kundër informalitetit. Reformat e ndërmarra për të reduktuar nëndeklarimin e pagave kanë çuar në një rritje të deklarimeve dhe, si pasojë, të të ardhurave nga kontributet. Po ashtu, ndikimin e sa ka pasur rritja e numrit të bizneseve. Hapja e bizneseve të reja dhe administrimi më i mirë nga ana e administratës tatimore kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave.
    Deficiti në skemë
    Megjithatë, shpenzimet në skemën e pensioneve janë rritur gjithashtu, duke arritur në 148 miliardë lekë (rreth 1.5 miliardë euro), duke krijuar një deficit prej rreth 440 milionë euro. Ky deficit është një pasqyrë e nevojës për një reformë të thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Për të adresuar këto sfida, qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore, po përgatit një reformë të re të mbrojtjes sociale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e mbështetjes për individët dhe sigurimi i një raporti më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.

  • 45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

    45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

    Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.
    Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
    Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.
    Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.
    Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.
    Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.