Tag: shoqeroi

  • I vunë tritolin lokalit në Kamëz, arrestohen tre gjobëvënësit, mes tyre ish polici Jeton Lami që shoqëroi Martinajn

    I vunë tritolin lokalit në Kamëz, arrestohen tre gjobëvënësit, mes tyre ish polici Jeton Lami që shoqëroi Martinajn

    24 orë pasi hodhen në erë me tritol një lokal në Kamëz, policia e kryqytetit arrestoi tre persona. Në pranga përfunduan ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim.
    Shkak u be një gjobe gjysëm milionë euro që pronari i lokalit kishte refuzuar t’ia jepte të arrestuarve. Lokali ishte marre me qira nga dy persona kuneter me njeri- tjetrin.
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të prangosurit mes të cilëve edhe ish- polici Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.Tritoli shpertheu rreth orës 02:20 të mëngjesit të së shtunës duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale

    Por Jeton Lami, i arrestuar këtë të diel është polici I operacionales që shoqëroi për herë të fundit, Ervis Martinaj, një nga njerëzit më të kërkuar në vend, i shpallur i zhdukur në gusht të 2023. Ai e transportoi ish bosin e lojrave te fatit nga Tirana në Vlorë derisa humbi pa gjurmë.
    Për këtë Jeton Lami u shpall fajtor për shpërdorim detyre, një dënim të cilin ai e shleu me kohën e paraburgim duke u liruar nga qelia në 24 nëntor. Ndërkohë i shpalluri i në kërkim si pjesë e grupi të gjobëvënësve është Ervis Lami i dyshuar për vrasjen e postierit, Lulzim Visha në zonën e Kamzës, janarin e këtij viti. Menjëhërë pas vrasjes, uniformat blu gjetën armë në shtëpinë e tij dhe të xhaxhait./vizionplus.tv

  • Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

    Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

    Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk pati asnjë incident, ndërsa ekipi do të udhëtojë drejt Beogradit.
    Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, 7 qershor, u zhvillua ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi me barazim 0-0. Nuk u shënuan incidente, ndërsa stadiumi “Air Albania” u elektrizua me thirrjet e tifozëve shqiptarë në mbështetje të Kombëtares.
    Edhe kur ekipi serb mbërriti në Tiranë, pasditen e 6 qershorit, situata ishte normale. Ata u akomoduan në hotelin pranë stadiumit, nën masa të rrepta sigurie. Edhe eskortimi i tyre për stërvitjen apo për në stadium, u shoqërua me masa nga ana e Policisë së Shtetit, që nga forcat policore të mobilizuara e deri te bllokimi i segmenteve rrugore.

  • Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për në Beograd

    Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për në Beograd

    Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk pati asnjë incident, ndërsa ekipi do të udhëtojë drejt Beogradit.
    Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, 7 qershor, u zhvillua ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi me barazim 0-0.
    Nuk u shënuan incidente, ndërsa stadiumi “Air Albania” u elektrizua me thirrjet e tifozëve shqiptarë në mbështetje të Kombëtares.

  • Foto e ekipit që shoqeroi Ramën në Luksemburg

    Foto e ekipit që shoqeroi Ramën në Luksemburg

    “Krenar për Shqipërinë.
    Bruksel, me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe skuadrën kombëtare të negociatave për Grupkapitujt që çelëm sot” -shkruan Edi Rama, që ishte në Bruksel dhe Luksemburg, ku u prit mirë nga përfaqësuesit e BE.

    U ÇEL NJË TJETËR GRUPKAPITULL I NEGOCIATAVE TË ANËTARËSIMIT, një hap i madh drejt objektivit të mbylljes së negociatave në 2027.