Tag: shoqërisë

  • KLSH denoncon vonesat në përditësimin e shërbimeve online, si institucionet publike mbyllin sytë dhe AKSHI hesht, ja…

    KLSH denoncon vonesat në përditësimin e shërbimeve online, si institucionet publike mbyllin sytë dhe AKSHI hesht, ja…

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar mangësi serioze në përditësimin në kohë të shërbimeve online nga institucionet publike, duke ndikuar drejtpërdrejt te qytetarët dhe bizneset. Në raportin e fundit, KLSH thekson se vonesat në reflektimin e ndryshimeve ligjore në formularët elektronikë penalizojnë përdoruesit dhe nuk kanë pasur asnjë reagim nga (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) AKSHI.
    Ndër institucionet që kanë dërguar me vonesë të theksuar dokumentacionin janë DPSHTRR, Drejtoria Detare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me raste deri në 2 vite vonesë. Për më tepër, AKSHI nuk ka marrë masa për këto shkelje, duke zbehur besimin te eficenca e administratës digjitale. KLSH i ka rekomanduar Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencisë për Dialog që të monitorojnë rregullisht institucionet publike për respektimin e afateve dhe përditësimin në kohë të shërbimeve online.
    Detajet
    Konkretisht institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre online në platformën e qendërzuar për të cilën përgjegjëse është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë dërguar në disa raste me vonesë ndryshimet ligjore që duhet të reflektohen në formularët elektronike përkatëse. Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike.
    Kjo sipas KLSH do të shmangte vonesat e për rrjedhojë nuk do të penalizonte bizneset dhe individët. “Në lidhje me korrespondencën shkresore të institucioneve shtetërore me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u konstatuan: -Mos respektimi i afateve ligjore në kohë në lidhje me detyrimin që institucionet shtetërore kanë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat duhet të reflektohen në formularin elektronik nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që të mos penalizohen qytetarët dhe bizneset” thuhet në raport. Konkretisht sipas KLSH ato që kanë pasur vonesa të konstatuara janë:
     Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka dërguar me rreth 2 vite vonesë formatin elektronik për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore nga dalja e Urdhrit nr. 284, datë 07.10.2020 “Për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore”;
     Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcjellë shkresën me nr. 7997.prot., datë 21.12.2022, në zbatim të Udhëzimit nr.16, datë 20.07.2022 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për përditësimin e shërbimit që lidhet me aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare dhe aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi” rreth 6 muaj me vonesë;
     Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 61, datë 05.06.2012, i rishikuar me urdhrat nr. 432/1, datë 17.02.2017 dhe nr. 392, datë 29.12.2020, ku është kërkuar implementimi i dy shërbimeve: Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot, Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot; Ka dërguar në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shkresën me nr. 5479.prot., datë 06.09.2022, rreth 1 vit e gjysmë me vonesë, në mos respektim të afateve ligjore.
    “Për sa më sipër nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk u konstatuan masa të marra në lidhje me vonesat e institucioneve në sjelljen e kërkesave me ndryshimet e përditësimet përkatëse në informacionin dhe formularin elektronik të publikuar” nënvizoi KLSH. Në këtë kontekst raporti ka rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje të hartojë raporte monitorimi periodike në lidhje me institucionet shtetërore për respektimin nga ana e tyre ndaj afateve kohore për të mundësuar përditësimin e formularëve elektronikë sipas ndryshimeve të legjislacionit respektiv.

  • Ofrimi i shërbimeve online! Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

    Ofrimi i shërbimeve online! Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre online në platformën e qendërzuar për të cilën përgjegjëse është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë dërguar në disa raste me vonesë ndryshimet ligjore që duhet të reflektohen në formularët elektronike përkatëse.
    Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike. Kjo sipas KLSH do të shmangte vonesat e për rrjedhojë nuk do të penalizonte bizneset dhe individët. 
    “Në lidhje me korrespondencën shkresore të institucioneve shtetërore me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u konstatuan: -Mos respektimi i afateve ligjore në kohë në lidhje me detyrimin që institucionet shtetërore kanë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat duhet të reflektohen në formularin elektronik nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që të mos penalizohen qytetarët dhe bizneset” thuhet në raport.  
    Konkretisht sipas KLSH ato që kanë pasur vonesa të konstatuara janë :
    – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka dërguar me rreth 2 vite vonesë formatin elektronik për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore nga dalja e Urdhrit nr. 284, datë 07.10.2020 “Për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore”; 
     – Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcjellë shkresën me nr. 7997.prot., datë 21.12.2022, në zbatim të Udhëzimit nr.16, datë 20.07.2022 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për përditësimin e shërbimit që lidhet me aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare dhe aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi” rreth 6 muaj me vonesë; – 
    -Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 61, datë 05.06.2012, i rishikuar me urdhrat nr. 432/1, datë 17.02.2017 dhe nr. 392, datë 29.12.2020, ku është kërkuar implementimi i dy shërbimeve:
    -Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot, Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot; Ka dërguar në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shkresën me nr. 5479.prot., datë 06.09.2022, rreth 1 vit e gjysmë me vonesë, në mos respektim të afateve ligjore. 
    “Për sa më sipër nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk u konstatuan masa të marra në lidhje me vonesat e institucioneve në sjelljen e kërkesave me ndryshimet e përditësimet përkatëse në informacionin dhe formularin elektronik të publikuar” nënvizoi KLSH.  
    Në këtë kontekst raporti ka rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje të hartojë raporte monitorimi periodike në lidhje me institucionet shtetërore për respektimin nga ana e tyre ndaj afateve kohore për të mundësuar përditësimin e formularëve elektronikë sipas ndryshimeve të legjislacionit respektiv./Monitor

  • Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

    Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

    Institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre online në platformën e qendërzuar për të cilën përgjegjëse është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë dërguar në disa raste me vonesë ndryshimet ligjore që duhet të reflektohen në formularët elektronike përkatëse. Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike. Kjo sipas KLSH do të shmangte vonesat e për rrjedhojë nuk do të penalizonte bizneset dhe individët. “Në lidhje me korrespondencën shkresore të institucioneve shtetërore me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u konstatuan: -Mos respektimi i afateve ligjore në kohë në lidhje me detyrimin që institucionet shtetërore kanë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat duhet të reflektohen në formularin elektronik nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që të mos penalizohen qytetarët dhe bizneset” thuhet në raport.  Konkretisht sipas KLSH ato që kanë pasur vonesa të konstatuara janë : – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka dërguar me rreth 2 vite vonesë formatin elektronik për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore nga dalja e Urdhrit nr. 284, datë 07.10.2020 “Për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore”;  – Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcjellë shkresën me nr. 7997.prot., datë 21.12.2022, në zbatim të Udhëzimit nr.16, datë 20.07.2022 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për përditësimin e shërbimit që lidhet me aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare dhe aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi” rreth 6 muaj me vonesë; –  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 61, datë 05.06.2012, i rishikuar me urdhrat nr. 432/1, datë 17.02.2017 dhe nr. 392, datë 29.12.2020, ku është kërkuar implementimi i dy shërbimeve: Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot, Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot; Ka dërguar në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shkresën me nr. 5479.prot., datë 06.09.2022, rreth 1 vit e gjysmë me vonesë, në mos respektim të afateve ligjore. “Për sa më sipër nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk u konstatuan masa të marra në lidhje me vonesat e institucioneve në sjelljen e kërkesave me ndryshimet e përditësimet përkatëse në informacionin dhe formularin elektronik të publikuar” nënvizoi KLSH.  Në këtë kontekst raporti ka rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje të hartojë raporte monitorimi periodike në lidhje me institucionet shtetërore për respektimin nga ana e tyre ndaj afateve kohore për të mundësuar përditësimin e formularëve elektronikë sipas ndryshimeve të legjislacionit respektiv.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet vonesa në kërkesat e përditësimeve

    Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet vonesa në kërkesat e përditësimeve

    Institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre online në platformën e qendërzuar për të cilën përgjegjëse është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë dërguar në disa raste me vonesë ndryshimet ligjore që duhet të reflektohen në formularët elektronike përkatëse. Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike. Kjo sipas KLSH do të shmangte vonesat e për rrjedhojë nuk do të penalizonte bizneset dhe individët. “Në lidhje me korrespondencën shkresore të institucioneve shtetërore me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u konstatuan: -Mos respektimi i afateve ligjore në kohë në lidhje me detyrimin që institucionet shtetërore kanë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat duhet të reflektohen në formularin elektronik nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që të mos penalizohen qytetarët dhe bizneset” thuhet në raport.  Konkretisht sipas KLSH ato që kanë pasur vonesa të konstatuara janë : – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka dërguar me rreth 2 vite vonesë formatin elektronik për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore nga dalja e Urdhrit nr. 284, datë 07.10.2020 “Për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore”;  – Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcjellë shkresën me nr. 7997.prot., datë 21.12.2022, në zbatim të Udhëzimit nr.16, datë 20.07.2022 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për përditësimin e shërbimit që lidhet me aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare dhe aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi” rreth 6 muaj me vonesë; –  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 61, datë 05.06.2012, i rishikuar me urdhrat nr. 432/1, datë 17.02.2017 dhe nr. 392, datë 29.12.2020, ku është kërkuar implementimi i dy shërbimeve: Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot, Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot; Ka dërguar në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shkresën me nr. 5479.prot., datë 06.09.2022, rreth 1 vit e gjysmë me vonesë, në mos respektim të afateve ligjore. “Për sa më sipër nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk u konstatuan masa të marra në lidhje me vonesat e institucioneve në sjelljen e kërkesave me ndryshimet e përditësimet përkatëse në informacionin dhe formularin elektronik të publikuar” nënvizoi KLSH.  Në këtë kontekst raporti ka rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje të hartojë raporte monitorimi periodike në lidhje me institucionet shtetërore për respektimin nga ana e tyre ndaj afateve kohore për të mundësuar përditësimin e formularëve elektronikë sipas ndryshimeve të legjislacionit respektiv.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shefja e UNMIK viziton Mitrovicën, premton përkushtim ndaj paqes dhe të drejtave

    Shefja e UNMIK viziton Mitrovicën, premton përkushtim ndaj paqes dhe të drejtave

    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi një vizitë në rajonin e Mitrovicës, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Gjatë vizitës së saj, znj. Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë edhe grupe të grave.Sipas njoftimit të publikuar nga UNMIK në rrjetin social X (ish-Twitter), në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon, me theks të veçantë mbi ndikimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve dhe mirëqenien e komunitetit lokal.Znj. Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për të mbështetur ndërtimin e besimit mes komuniteteve, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të forcuar sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.Vizita u konsiderua si një sinjal i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi një vizitë në rajonin e Mitrovicës, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Gjatë vizitës së saj, znj. Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë edhe grupe të grave.Sipas njoftimit të publikuar nga UNMIK në rrjetin social X (ish-Twitter), në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon, me theks të veçantë mbi ndikimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve dhe mirëqenien e komunitetit lokal.Znj. Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për të mbështetur ndërtimin e besimit mes komuniteteve, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të forcuar sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.Vizita u konsiderua si një sinjal i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

  • Shoqëria civile: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

    Shoqëria civile: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

    Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë këtë institucion, duke thënë se një nga pasojat e mosthemelimit të institucioneve është ngecja në ratifikimin e Planit të Rritjes.
    Përmes një reagimi, shoqëria civile tha se zvarritja e ratifikimit të marrëveshjes për Planin e Rritjes, rrezikon jo vetëm përfitimet e drejtpërdrejta financiare, “por edhe kredibilitetin e Kosovës si partnere e besueshme në proceset evropiane”, u tha në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

    Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian synon përshpejtimin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, dhe sipas shoqërisë civile, ai paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe për integrimin evropian.
    Kuvendi i Kosovës nuk është themeluar ende, edhe pse seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri më tani, deputetët në 23 tentime kanë dështuar që të përmbyllin këtë proces. Çështja ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, propozimi për të cilin i takon fitueses së zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo partia ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post.
    Por, Haxhiu po konsiderohet figurë përçarëse nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
    Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
    Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që të formojë institucionet e reja, pas zgjedhjeve të shkurtit. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. REL/

  • “Listat e primareve, për nevojat e brendshme të partisë…”/ Flet analisti: PD duhet të jetë një instrument i shoqërisë

    “Listat e primareve, për nevojat e brendshme të partisë…”/ Flet analisti: PD duhet të jetë një instrument i shoqërisë

    I ftuar në një intervistë televizive analisti Fitim Zekthi komentoi situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Zekthit Partia Demokratike për të ndryshuar qeverinë, duhet ta shikojnë veten si “instrument” i shoqërisë. Ai tha se aktualisht Partia Demokratike është duke ndjekur një vijë logjike dhe po merret me përmirësimin e gjendjes së brendshme.
    “Unë mendoj se Partia Demokratike po ndjek një vijë logjike dhe po bën atë që është më mirë për të. Aktualisht Partia Demokratike po merret me përmirësimin e gjendjes së brendshme. Partia Demorkatike për të ndryshuar qeverinë duhet ta shikoj veten si instrument i shoqërisë”, tha ai.
    Më tej shtoi se listat e primareve në Partinë Demokratike janë nevojitur për nevojat e brendshme të Partisë dhe se shoqërisë i duhet një opozitë që duhet të mendojë gjërat që do të realizojë. Gjithashtu ai tha se largimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të ndryshonte asgjë tek partia pasi është e nevojshme që fryma e krijuar në ambientet e brendshme të largohet.
    “Shoqërisë i duhet një opozitë e cila mendon se cilat gjëra do të realizojë pas 4 viteve. Listat e primareve të PD, kanë qënë për nevojat e brendshme të partisë.Largimi i Berishës nuk do të zgjidhte asgjë në Partinë Demokratike pasi duhet të largohet fryma e krijuar në parti aktualisht duke i hedhur fajin tek një person tjetër”, theksoi Zekthi.
    Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek urimi i ambasadës së SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se e priste një reagim të tyre, por e konsideroi si një urim i “thatë” nga ana e ambasadës. Sipas tij aktualisht Shqipëria ndodhet në një stad që zgjedhjet edhe mund të mos njiheshin.
    “Edhe para mesazhit të ambasadës, unë e prisja reagimin e tyre. Zgjedhjet do të njiheshin edhe nga bota demokratike. Mund të them se qëndrimi i tyre ishte i thatë. Aktualisht Shqipëria ndodhet në një stad që zgjedhjet edhe mund të mos njiheshin”, përfundoi Zekthi.

  • Sllovaki/ Miratohet ligji që i detyron OJQ-të të deklarojnë të ardhurat dhe donatorët e tyre

    Sllovaki/ Miratohet ligji që i detyron OJQ-të të deklarojnë të ardhurat dhe donatorët e tyre

    Parlamenti i Sllovakisë miratoi ditën e sotme një ligj të ri që i jep autoriteteve kompetenca për të gjurmuar të ardhurat dhe burimet e financimit të organizatave joqeveritare OJQ-ëve.

    Ky vendim vjen pas akuzave se disa prej këtyre organizatave bënin plan për të rrëzuar qeverinë në mënyrë të dhunshme.

    Ligji, i cili sipas kritikëve bazohet në një model të ngjashëm me atë të zbatuar në Rusi, u miratua me 76 vota pro. Ai u mbështet nga deputetët e partisë në pushtet Smer-SD të kryeministrit Robert Fico, aleatit të tij Hlas-SD, si dhe partisë nacionaliste SNS,. Parti të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës. Mbështetësit e ligjit e kanë cilësuar atë si një masë për të garantuar ‘transparencën’.

    “Shumë OJQ janë të afta të përpiqen të përmbysin me forcë një qeveri të zgjedhur ligjërisht dhe financohen nga jashtë për këto qëllime,” deklaroi deputetja Zuzana Plevikova nga Smer-SD gjatë debatit në parlament.

    Kryeministri Fico fillimisht kishte propozuar që OJQ-të të etiketoheshin si ‘agjentë të huaj’ dhe ‘lobistë’, duke u frymëzuar nga masa të ngjashme të ndërmarra në Rusi dhe Hungari. Megjithatë, ai u tërhoq nga kjo ide pas paralajmërimeve nga Komisioni Evropian për rrezikun që mund të përbënte një qasje e tillë për të drejtat demokratike dhe lirinë e shoqërisë civile.

    Opozita ka denoncuar ashpër ligjin, duke e konsideruar një hap pas në raport me liritë themelore dhe një kërcënim ndaj veprimtarisë së pavarur të shoqërisë civile në vend. Syri.net-iefimerida.

  • Berisha takon personat me aftësi ndryshe: Do bëjmë gjithçka për rehabilitimin tuaj

    Berisha takon personat me aftësi ndryshe: Do bëjmë gjithçka për rehabilitimin tuaj

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me personat me aftësi të veçanta, që sipas kryedemokratit do të kenë një përfaqësim dinjitoz në programin qeverisës të PD 2025-2029.
    Gjatë takimit, Berisha tha se për çdo qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik, ndërsa shtoi se brenda 100 ditëve të para, program i PD për ta, do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj tyre.
    Sipas Berishës, një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore, japë për ‘persona fake’,  që janë të regjistruar, ndërsa qeveritarët e zyrtarët ndajnë paratë njëri me tjetrin, duke ua mohuar kategorisë së personave me aftë të veçanta.
    “Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.
    Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.
    Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.
    Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.
    Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.
    Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.
    Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.
    Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.
    Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.
    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.
    Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.
    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.
    Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.
    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.
    Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.
    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.
    Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë.
    Nuk është bamirësi, është detyrim madhor.
    Ne do bëjmë gjithçka për rehabilitimin.
    E kam theksua dhe e theksoj se ky është një sektor mungestar në Shqipëri.
    U siguroj që investimet më serioze do bëhen në sektorin e rehabilitimit, në mënyrë që secili qytetar me aftësi ndryshe, të mund të zhvillojë, të përmirësojë aftësitë e tij, të ushtrohet dhe të rehabilitohet.
    Rehabilitimi këtu është pothuajse inekzistent.
    Ose po të duash ta marrësh, është shumë i kushtueshëm dhe nuk përballohet.
    Ne nuk jemi ende një vend i pasur, por ne jemi, ua them unë ju me garancinë më të madhe, me vërtetësinë më të madhe, se ne jemi një vend, i cili në rast se përdor me transparencë dhe drejtësi buxhetin e vet, nuk do ketë asnjë shqiptar në gjendje mjerimi.
    Sepse qeveria disponon çdo vit të ardhurat që mbledh nga qytetarët dhe ajo duhet t’i shpërndajë ato me drejtësi”, u shpreh Berisha.

  • Pastrimi i parave/ Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: Skemat që u përdorën në 2024

    Pastrimi i parave/ Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: Skemat që u përdorën në 2024

    Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar 13 skemat e pastrimit të parave të përdorura vitin e kaluar në vendin tonë. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, në 2024 janë regjistruar 1,632 raportime për aktivitete të dyshimta, një rënie me 5.5% në krahasim me 2023. Sipas raportit paratë pastrohen kryesisht në sektorin e ndërtimit
    Bankat vijojnë të jenë ato që raportojnë më tepër, ndjekur më pas nga noterët dhe shoqëritë e transfertave. Megjithatë, llogaritur me vitin 2023, ka pasur një rritje me 13% të raportimeve nga shoqëritë e transfertave, me 100% të shoqërive të tregtimit të mjeteve motorike dhe shoqërive të pagesave elektronike, ndërsa konstatohet një rënie me 66% të raportimeve për pastrim parash dhe financim të terrorizmit të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me 50% të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por rënie ka edhe nga bankat, noterët dhe zyrat e këmbimit valutor.
    Edhe për vitin 2024, sasia e parasë së pisët që pastrohet nëpërmjet sistemit financiar vjen nga krimet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, mashtrimi, korrupsioni, rastet kur personat kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë apo procedim të mëparshëm. Pavarësisht se rastet e raportuara si të dyshimta për pastrim parash kanë qenë më pak se në 2023, vlera e pasurive të bllokuara kap shifra rekord. Gjatë 2024 janë nxjerrë në total 11 urdhra bllokimi të përkohshëm për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 10.7 milionë euro, të cilat janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës në masën 97%.
    13 skemat e pastrimit të parave:
    Tipologjia 1: Kryerja e një aktiviteti fiktiv nga shoqëri shqiptare
    Në dhjetor 2020, shtetasi A themeloi shoqërinë X (veprimtaria e së cilës lidhet me shërbime konsulence) dhe disa ditë më pas ia shiti kuotat e kësaj shoqërie shtetasit të huaj (B), duke mbetur vetëm administrator i shoqërisë. Shtetasi B (ortaku i vetëm i shoqërisë X) rezulton të ketë ardhur në Shqipëri vetëm dy herë gjatë 2023-2024 dhe ka qëndruar jo më shumë se tre ditë. Gjatë një periudhe 2 vjeçare (2021-2022), shoqëria X ka përfituar një volum të lartë transfertash që arrijnë në një total prej 10,000,000 EUR të urdhëruara nga shtete si: Ishujt Cayman, Panama, Gjibraltar, Qipro, Maltë, Poloni etj. nga subjekte të ndryshme kryesisht të lidhura me lojërat e fatit, për shërbimet e ofruara nga kompania X.
    Lidhur me mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve u konstatua se pjesa më e madhe e tyre (rreth 80%) janë transferuar në favor të kompanisë Z në Amerikën Latine për pagesa faturash dhe pjesa tjetër është transferuar për të tretë brenda dhe jashtë Shqipërisë për likujdime faturash/ detyrimesh apo është tërhequr cash nga përfaqësuesi me prokurë, shtetasi C. Pas qarkullimit të fondeve, llogaritë e biznesit janë mbyllur.
    Nga verifikimet të mëtejshme për shoqërinë X, ka rezultuar si vijon:
    Sipas inventarit të vetë deklaruar nuk ka pasur në posedim makineri/pajisje informatike zyre; i punësuar ka qenë vetëm administratori shtetasi A, por ndërkohë nga ana tjetër ka deklaruar shitje në vlera të konsiderueshme (që përputhen me totalin e transfertave të përfituara prej saj) gjatë 2021-2022. Lindën dyshime për pamundësinë reale të një shtetasi të vetëm për të kryer këtë volum shitjesh, duke u përforcuar këto dyshime edhe më shumë referuar historikut të punësimit të shtetasit A i cili njëkohësisht ka qenë i punësuar edhe si kuzhinier pranë një restoranti në Tiranë. U konstatuan mospërputhje (diferenca në totalin e shitjeve të deklaruara) të deklaratattatimore, duke krijuar dyshime se subjekti nuk ka paraqitur situatën reale financiare. Gjatë periudhës 2023 – 2024, shoqëria X e ka ndryshuar disa herë adresën kryesore të aktivitetit duke u vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke shtuar dyshimet për shmangie të organeve tatimore.
    Referuar ndryshimeve të shoqërisë X në vite, ka rezultuar se:Në mars 2022, shoqëria X e ka pezulluar veprimtarinë e saj;Rreth një vit më pas, ortaku i vetëm i shoqërisë (shtetasi i huaj) ia ka shitur 100% të kuotave tëshoqërisë shtetasit shqiptar H (biznesmen);Në maj 2023, shoqëria ka aktivizuar përsëri aktivitetin e saj;Tre muaj më pas, e ka pezulluar përsëri veprimtarinë dhe ka kaluar në status ‘në likuidim e sipër’. Likuidatori është shtetasi H;
    Nga verifikimet rreth veprimtarisë së ushtruar nga shtetasi H, rezultoi se njësoj si shtetasi A, ka themeluar një shoqëri Y, e cila pak ditë pas regjistrimit ka kaluar në pronësi të një shtetasi të huaj (nga i njëjti shtet i BE me aksionerin e shoqërisë X) duke nënkuptuar një lidhje mes palësh.
    Në konkludim të rastit, duke marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:Vlerat e larta të transfertave në mbërritje të urdhëruara nga subjekte të ndryshme kryesisht tëlidhura me lojërat e fatit, më së shumti nga vende të parajsës fiskale;Mënyrën e operimit të shoqërisë X – vetëm me një punonjës, i cili asokohe ka qenë i dy punësuar, ka arritur të kryejë shitje rreth 10 mln EUR dhe për më tepër pa patur pajisje informatike zyre;Ndryshimin e vazhdueshëm të adresës së shoqërisë nga një qytet në tjetrin;Dyshimet se kishim të bënim me një kompani fiktive qëllimi i krijimit të së cilës ishte vetëm qarkullimi i shumës së sipër përmendur;Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit. Një muaj më pas, nga i njëjti organ, jemi njohur mbi regjistrimin e procedimit penal të rastit. Më vonë, nga burime të hapura informacioni, rezulton se shtetasi H dhe përfaqësuesi me prokurë i shoqërisë X, shtetasi C, janë arrestuar në mars 2024 si të dyshuar për pastrim parash dhe janë nën hetim.
    Tipologjia 2: Transferta të dyshimta nga kompani të reja me aksioner jo-rezident.
    Shtetasit e huaj A dhe B (bashkëshortë), kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2024 dhe kanë themeluar secili nga 3 shoqëri tregtare me objekt aktiviteti ‘shërbime të konsulencës dhe marketingut online’. Të gjashta shoqëritë kanë të njëjtën adresë fizike në Shqipëri. Shtetasit A dhe B nuk janë rezidentë në Shqipëri, dhe kanë caktuar shtetasen M si përfaqësuese për të kryer veprime në emër të tyre. Menjëherë pas çeljes së bizneseve, në emër të tyre janë hapur disa llogari biznesi pranë bankës E. Nga analiza financiare e të dhënave bankare rezultoi se vetëm dy prej këtyre kompanive kanë qarkulluar fonde në llogaritë e tyre, konkretisht:Shoqëria X ka çelur disa llogari bankare në monedha të ndryshme dhe në secilën prej tyre gjatë vitit 2024 ka përfituar transferta nga subjekte të ndryshme nga vende si: Poloni, Hungari etj, në një vlerë totale prej 100,000 EUR, për pagesë faturash. Më pas, fondet e kredituara në llogari i ka transferuar në favor të disa kompanive të huaja të ndodhura kryesisht në vende të konsideruara me lehtësira fiskale si: Belize, Seychelles, Qipro, Singapor etj, si pagesë për shërbimet e marketingut/konsulencës që deklaron të ketë marrë. Pjesë e përfituesve ka qenë edhe një kompani që merrej me prodhim dhe eksportim të produkteve të lëndës drusore.
    Shoqëria Y ka operuar pothuajse njësoj si kompania e mësipërme, ndryshojnë vetëm shtetet me të cilat ka bashkëpunuar. Kjo shoqëri ka përfituar transferta nga disa subjekte në një shtet fqinj, në një total prej 200,000 EUR, në formë pagese për shërbimet e marketingut të ofruara. Më pas fondet i ka transferuar për të tretë kryesisht në vende të konsideruara me lehtësira fiskale si: Gjibraltar, Qipro, Maltë, Irlandë, etj, si pagesë për shërbime konsulence. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se asnjëra prej shoqërive të sipërcituara nuk ka deklaruar fatura shitblerje në sistemin tatimor dhe nuk kanë punonjës të tjerë përveç administratorëve. Nisur nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:Kompani të reja me aksioner jo rezident, aktivitetet e të cilave nuk duken të kenë lidhje me Shqipërinë;Transfertat në vlera të konsiderueshme nga/drejt vende të ndryshme (kryesisht me lehtësira fiskale) për një periudhë të shkurtër kohore, për likujdime faturash ndërkohë që shoqëritë nuk deklarojnë aktivitet financiar;Mospërputhjen e veprimtarisë tregtare mes shoqërive në Shqipëri dhe disa subjekteve të huaja. Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 3: Investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale.
    Shtetasja A rezidente në një vend të BE, në vitin 2021, nëpërmjet një përfaqësuesi, familjari të saj, ka investuar në Shqipëri në blerjen e një pasurie të paluajtshme të llojit truall në vlerë 90,000 EUR, vlerë kjo më të ulët se tregu. Nga verifikimet lidhur me burimin e të ardhurave të investuara rezultoi se fondet janë depozituar cash nga vetë shtetasja, familjarë të saj, si dhe shtetasi B (ish bashkëshorti a shtetases A gjithashtu rezident në të njëjtin vend të BE). Dy muaj pas blerjes së pasurisë shtetasja A nënshkruan një kontratë sipërmarrje me shoqërinë Y, sipas te cilës ka vënë në dispozicion trualli për zhvillim, në këmbim të sipërfaqes ndërtimore mbi këtë pasuri.Ndërkohë një vit pas nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes, shtetasja A ka vendosur të shesë pronësinë e truallit, shoqërisë Y në vlerë afërisht 2.200.000 EUR, dukshëm me një çmim shumë më të lartë se çmimi i blerjes. Nga analiza financiare, rezultoi se vlerat e përfituara në llogari në funksion të kontratës së shitjes së truallit, A i ka transferuar në llogarinë e shoqërisë X, me seli në shtetin V, i ndryshëm me atë të rezidencës.Në vijim është bashkëpunuar më NJIF e shteteve me të cilat shtetasit A dhe B, kishin lidhje ngaku rezultoi se:Shoqëria X është themeluar nga shtetasja A, pas përfitimit të transfertave nga shitja e truallit në Shqipëri, me fushë veprimtarie ndërtim;Shoqëria X ka nënshkruar kontratë sipërmarrje me të tretë në cilësinë e investitorit ku për kryerjen e punimeve ka nënkontraktuar shoqërinë D në shtetin V;Fondet e përfituara janë përdorur në dukje për realizimin e kontratës së sipërmarrjes në shtetin V prej të cilave një pjesë i ka transferuar në shoqërinë D;Përfaqësuesi i shoqërisë D është aksioner një tjetër shoqërie të themeluar në shtetin V e cila lidhet me shoqërinë D;Gjithashtu për shtetasin B ka dyshime se ka kryer pastrim parash të produkteve të aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në vendin e BE, ku shtetasit A dhe B janë rezident. Nga verifikimet e mëtejshme, përfaqësuesi i shoqërisë D shtetas Shqiptar, rezulton të ketë qenë punonjës i shoqërisë Y, të themeluar në Shqipëri, prej të cilës u krye blerja e truallit në një vlerë më të lartë se çmimi real i tregut.
    Nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë:Depozitim cash të vlerave në sistemin bankar me qëllim blerjen e pasurisë së paluajtshme,Investimi fillestar në pasuri të paluajtshme nën vlerën reale,Tjetërsimin e pronës brenda një kohe të shkurtër duke shumëfishuar vlerën e saj,Transfertat në nisje drejt një shtetit V në funksion të aktivitetit të sipërmarrjes së nënkontraktuar të shoqërisë X me shoqërinë D, në shtetin V,Evidentimin e lidhjeve të tërthorta të individëve të përfshirë (shtetasit A, B dhe D),Dyshimet e bazuara se pasuritë e blera burojnë nga veprimtaria kriminale e shtetasit B, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 4: Kryerja e aktivitetit fiktiv nga një shoqëri shqiptare.
    Shtetasi A, nga një shtet i BE, ka regjistruar në Shqipëri në qershor 2022, shoqërinë X me aktivitet në fushën e shërbimeve të TI. Rreth një vit më pas, shoqëria X ka hyrë në marrëdhënie biznesi me shoqërinë Y, në Lindjen e Mesme dhe sipas marrëveshjes përkatëse për shërbime të ofruara të menaxhimit të projekteve, në favor të shoqërisë shqiptare X kanë mbërritur transferta ndërkombëtare nga shoqëria Y në total 2.5 milion EUR, për periudhën dhjetor 2022 – qershor 2024.
    Nga analizimi i mëtejshëm i të dhënave ka rezultuar se gjatë periudhës shkurt 2023 – qershor 2024 në favor të shoqërisë shqiptare X përveç transfertave nga shoqëria Y, ka përfituar një sërë transfertash nga shoqëri tregtare të huaja, në volumin më të madh nga një vend fqinj, në vlerë rreth 3 milion EUR.
    Këto fonde rezultojnë të jenë përdorur për likujdime faturash, nëpërmjet e-Banking në favor të subjekteve të ndryshme të huaja në vende si Palestinë, Slloveni, Greqi, Maltë, Letoni etj. Qëllimi i deklaruar i këtyre transfertave është për shërbime konsulence. Në lidhje me rastin kemi bashkëpunuar me homologët nga ku ka rezultuar se:Shoqëria e huaj Y është krijuar në një shtet të Lindjes së Mesme, pak muaj përpara shoqërisë shqiptare X, me aktivitet në ofrimin e shërbimeve të konsulencës kibernetike, e hetuar në vendin e rezidencës për aktivitet të dyshimtë. Administrator i saj është shtetasi C, njëkohësisht edhe pronar përfitues;Shoqëria Y ka dërguar fonde për dy shoqëri të huaja, pjesë e një konsorciumi të sanksionuar nga një shtet për prodhimin e një programi kompjuterik të jashtëligjshëm;Shtetasi C, gjithashtu pronar përfitues i disa kompanive pjesë e këtij konsorciumi, në korrik 2024 rezulton të jetë bërë pjesë e listës së sanksioneve ndërkombëtare për lidhjet e tij me këtë konsorcium.
    Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë:Shumat e larta të transfertave ndërkombëtare midis shoqërive dhe shtetasve, të mbështetura në marrëveshje biznesi për ofrimin e shërbimeve të konsulencës, menaxhimit të projekteve, për të cilat konkretisht nuk kemi dijeni;Shumat e transfertave ndërkombëtare në hyrje nga një shoqëri e krijuar pak muaj më parë në një vend të Lindjes së Mesme;Informacionin se ortaku i shoqërisë dërguese të fondeve dhe konsorciumi janë pjesë e listës së sanksioneve ndërkombëtare;Dyshimet se shoqëria X në Shqipëri po përdoret për të shmangur sanksionet duke shërbyer si dërguese e fondeve për llogari të një shoqërie të përfshirë në listë; rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 5: Investime në pasuri të paluajtshme nga ish-funksionar i drejtësisë.
    Shtetasi A, është shkarkuar nga sistemi i Drejtësisë në vitin 2021, për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Në një nga pikat e këtij vlerësimi, të cilën shtetasi A dështoi të provonte në favor të tij, ishte një marrëdhënie kontraktuale me shtetasin B. Për këtë marrëdhënie kontraktuale shtetasi A do të argumente se nuk kishte njohje personale mes tyre, përtej marrëdhënies normale të detyrimit të krijuar. Nga informacionet e administruara, rezultoi se ky shtetas 3 vite pas largimit nga sistemi i drejtësisë, kishte investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, për një vlerë dukshëm nën vlerën e tregut. Nga verifikimet rezultoi se këto pasuri po bliheshin nga shtetasi B. Në vijim, nga analiza e informacionit bankar rezultoi se një pjesë e fondeve të përdorura për këto investime, e kishin burimin nga akte huamarrje.
    Për sa më sipër, bazuar në:Vlerën nën treg të investimeve të kryera;Investimet pranë një subjekti, me historik të mëparshëm marrëdhëniesh të dyshimtë detyrimi;Pozicioni i favorshëm për ndërtim, në një zonë në zhvillim të kryeqytetit;Mbulimi pjesor i investimit me huamarrje;Subjekt i shkarkuar nga sistemi i drejtësisë;
    Tipologjia 6: Investim, fshehje, tjetërsim të pasurive nga një ish funksionar i lartë.
    Shtetasi A, ka qenë funksionar i lartë në disa institucione shtetërore për një periudhë 8 vjeçare dhe dyshohet se nëpërmjet familjarëve të tij, ka fshehur pasuri të paluajtshme gjatë ushtrimit të detyrave, ku burimi i investimeve është i pajustifikuar. Konkretisht shtetasja B, e motra e funksionarit A, në cilësinë e pronarit të një trualli, ka nënshkruar një akt marrëveshje me shoqërinë X, sipas te cilës kjo shtetase vë në dispozicion të shoqërisëtruallin, me qëllim zhvillimin e tij në këmbim të përfitimit të 22 apartamenteve. Nga verifikimet të mëtejshme u konstatua se kjo aktmarrëveshje është nënshkruar pak kohë pasi shtetasja B si aksionere e vetme e shoqërisë X, i kishte shitur aksionet e saj palëve të treta. Një vit më pas shtetasja B, nënshkruan me shoqërinë X kontratën e sipërmarrjes, duke përcaktuar apartamentet që do të përfitojë pas ndërtimit të godinës dhe në të njëjtën kohë, nënshkruan një kontratë premtim – shitjen për 10 apartamenteve, në vlerën 400.000 EUR, me shtetasin D, pa uspecifikuar mënyra e pagesës. Sërish në të njëjtin vit, e ëma e shtetasit A, shtetasja C pak kohë para nënshkrimit të kontratës së premtim-shitjes mes shoqërisë X dhe shtetases B, ka kryer depozitime të larta në cash, në llogarinë e saj bankare, në vlerë 300.000 EUR.
    Nga analiza e detajuar financiare rezulton gjithashtu se, për periudhën vijuese 2 vjeçare, shtetasja C ka kryer depozitime të vazhdueshme, në llogarinë e saj, që arrijnë në vlerën 400.000 EUR. Pesë vite pas largimit nga funksioni, shtetasi A pranon nga motra e tij dhurimin e truallit dhe të drejtat që rrjedhin prej zhvillimit të tij, duke u bërë kështu pronar i 22 apartamenteve. Më tej në funksion të përmbushjes së kontratës së premtim shitjes ndërmjet shtetases B dhe shtetasit D, shtetasi A nënshkruan kontratën finale të shitjes së 10 apartamenteve me shtetasin D, sërish pa u përcaktuar mënyra e pagesës.
    Nga analizimi i të dhënave të llogarive bankare rezultoi se shtetasi A ka përfituar nga nëna e tij, disa transferta në vlerën totale prej 350.000 EUR, sipas një kontratë dhurimi. Vlerat e përftuara, janë përdorur më tej për investime të tjera në pasuri të paluajtshme. Për sa më sipër duke marrë në konsideratë përdorimin e familjarëve të ngushtë për kryerjen e investimeve të larta në pasuri të paluajtshme dhe kamuflimin e këtyre transaksione përmes shitjes së aksioneve dhe dhurimit, nga një funksionar i lartë rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, për të cilin më pas janë ngritur akuza për pastrim parash.
    Tipologjia 7: Investime në pasuri të paluajtshme me burim të dyshimtë fondesh.
    Shtetasja A, funksionare në një institucion shtetëror, në prill të vitit 2024 ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit apartament në vlerë 200,000 EUR. Fondet për blerjen e pronës, janë akumuluar në llogari nga depozitime dhe transferta të realizuara nga familjar të saj si dhurim (me deklarata dhurimi mes palëve), si dhe nga depozitime në llogari të vetë shtetases.
    Verifikimet e realizuara nga AIF evidentuan se shtetasja A zotëronte edhe pesë pasuri të tjera të paluajtshme, si dhe disa kontrata për shitblerje automjetesh të nënshkruara vitet e fundit. Duke marrë në konsideratë se profili i punësimit të shtetases A apo dhe familjarëve të cilët kishin dhuruar fondet, nuk justifikonte transaksionet e realizuara, ka vijuar bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit. Në vijim nga organi kompetent jemi njohur me vendimin e sekuestrimit të pasurive në emër të shtetases A, pas dyshimeve se ato ishin produkte të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga familjari i saj, shtetasi B i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në një vend fqinj. Më tej, janë kryer verifikime edhe për familjarët e shtetases A, ku u evidentua se shtetasi B në shtator 2024 ka nënshkruar kontratën për blerjen e një apartamenti në vlerë 230,000 EUR nga shtetasi C, i dyshuar si i përfshirë në aktivitete të ushtruara nga grupe të organizuara kriminale. Për të justifikuar blerjen e realizuar, shtetasi ka marrë një kredi bankare të llojit duke përdorur si garanci fondet e depozituara nga ai vetë, si dhe ka përfituar dy transferta në formën e dhurimit nga nëna e tij. Përveç pasurisë në vlerë 230,000 EUR, u evidentuan dhe 5 pasuri të tjera të regjistruara në emër të shtetasit B. Duke marrë në konsideratë sekuestrimin e pasurive të familjares së shtetasit B dhe precedentët penal në emër të tij, informacioni u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 8: Transferta të dyshimta nga persona me precedentë penal.
    Shtetasi A, shqiptar me rezidencë në një shtet fqinj, ka përdorur llogarinë e tij individuale në Shqipëri për të realizuar blerje me kartë në tregtarë që ofrojnë shërbime bastesh, si dhe rezervime hotelesh/restorantesh në dy vende fqinje. Fondet e përdorura, janë akumuluar ndër vite nga depozitimet e të hollave, të realizuara nga vetështetasi dhe nga persona të tretë. Brenda tre muajve të parë të vitit 2024, në llogarinë e shtetasit A, është depozituar shuma 100,000 EUR nga katër persona të ndryshëm. Depozituesit nuk kanë lidhje familjare me shtetasin X, ndërkohë që njëri prej tyre rezulton i dënuar në vitin 2019 në vend evropian për trafikim të lëndëve narkotike. Si burim për fondet e gjeneruara, shtetasi A ka paraqitur ekstraktin e regjistrimit të shoqërisë “X” në vendin fqinj, në të cilën është administrator. Biznesi është në pronësi të shtetasit B, i biri i shtetasit A, i cili rezultoi të kishte ndryshuar gjeneralitetet. Shtetasi B, rezultoi të ishte i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, në një vend evropian. AIF ka vijuar bashkëpunimin me NjIF në shtetet përkatëse, nga të cilët jemi informuar:Për përfshirjen e shtetasve A dhe B në transferta të dyshimta të fondeve gjatë viteve 2021-2023duke përdorur subjekte të ndryshme te transferimit të parave;Përfituesit e fondeve janë individ të ndryshëm, kryesisht me shtetësi Shqiptare por dhe nga vende të ndryshme të BE pa lidhje të identifikuara mes tyre;Shtetasi B, përveçse përfaqësues me prokurë i subjektit “X” është gjithashtu aksioner në shoqërinë “Y”, biznes tjetër i regjistruara në vendin fqinj. Aktiviteti i ushtruar nga këto shoqëri, shfaqet i dyshimtë pasi objekti i veprimtarisë së tyre është ndryshuar disa herë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
    Duke marrë në konsideratë anomalitë si vijon:Depozitimet në llogaritë e shtetasit A, nga palë të treta pa lidhje të evidentuara me njëri-tjetrin, njeri prej të cilëve me precedentë penal;Përdorimi i llogarisë që shtetasi A disponon në Shqipëri, për blerje shërbimesh që kanë lidhje me bastet, apo rezervime hotelesh;Lidhjet të ngushta familjare të shtetasit A dhe përfshirja në aktivitet tregtar me shtetasin B, i dënuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike;Informacionet e NjIF partnere në lidhje me përfshirjen e shtetasve A dhe B në transferta të dyshimta,Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 9: Mashtrim me karta bankare.
    Një grup individësh të ndryshëm, shtetas shqiptarë kryesisht, por edhe të huaj, të cilët janë pjesë e një grupi komunikimi në platformën Telegram, kanë marrë mesazhe nga shtetas të huaj me emrin e përdoruesit ‘xxx’, të cilët ju kanë kërkuar tu vënë në dispozicion numrat e kartave me qëllim kreditimin e fondeve të paidentifikuara, fonde të cilat me pas pritej të ktheheshin në masën ½ tek kontaktuesi.
    Nga administrimi i informacionit pranë bankës X, ku janë verifikuar llogaritë e 30 personave të ndryshëm, rezultoi se janë kredituar fonde në llogarinë e kartave të tyre, nga një tregtar ‘Z’, i cili ka një POS të regjistruar në shtet aziatik me përshkrim “kthim nga tregtari”. Nuk rezulton që këta persona të kenë kryer më parë veprime me këtë tregtar, që të prisnin kthim fondesh, si dhe llogaritë janë hapur të reja, dukshëm për të përfituar këto fonde. Në total janë transferuar rreth 100,000 EUR, nga të cilat një pjesë janë tërhequr dhe rreth 20,000 EUR janë këmbyer në kriptomonedha duke i transferuar më pas në llogari të personit që i ka kontaktuar.
    Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasit e përfshirë janë të punësuar në shoqëri tregtare, kryesisht “call center”, ose të papunë. AIF ka bashkëpunuar me NjIF partnere, nga të cilët jemi informuar se lidhur me tregtarin ‘Z’, më herët ka pasur të dhëna për mashtrim me karta debiti dhe krediti. Duke marrë në konsideratë mungesën e informacionit mbi numrin e personave që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë, burimin e panjohur të fondeve nga jashtë vendit, lidhjet midis tyre, mundësinë e një skeme mashtrimi apo krimi tjetër por në formë të organizuar, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 10: Dyshime mbi aktivitet “Forex”.
    Shoqëria tregtare X, e regjistruar në vendin tonë në fillim të vitit 2023 nga shtetasi shqiptar A, i cili zotëron 100% të kuotave dhe njëkohësisht administrator i shoqërisë) ka si objekt veprimtarie “Shërbime marketingu dhe komunikacioni online”. Nga analizimi i aktivitetit bankar të kësaj shoqërie u evidentua se gjatë një periudhe një vjetore kanë mbërritur transferta nga një shtet Evropian në vlerë totale rreth 400,000 EUR me përshkrimin “likujdim fature”. Më tej këto fonde janë përdorur për pagat e punonjësve dhe pagesa faturash që lidhen me shpenzime operacionale të përgjithshme (qira, ujë, shërbime kontabiliteti, etj.), ndërkohë që mungonin pagesa faturash, që lidheshin drejtpërdrejtë me natyrën e aktivitetit. Mbështetur nga sa më sipër, u kryen verifikime të mëtejshme nga ku rezultoi se:Nisur nga historiku i punësimit të administratorit A, duket se ai ka një profil që nuk lidhet me natyrën e aktivitetit të shoqërisë X;Gjithashtu historiku i punësimit të pjesës dërmuese të punonjësve të kësaj shoqërie zbuloi se ata kanë qenë të punësuar në shoqëri me aktivitet “Call Center” si dhe “Forex”;Për një prej punonjësve të shoqërisë, nga burimet e hapura rezultoi se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal.Në lidhje me subjektet dërguese të fondeve rezultoi se:Janë regjistruar gjatë periudhës kohore që përfshin dy vitet e fundit, në të njëjtin zonë të shtetit Evropian;Kanë si fushë veprimtarie të ndryshme si: tregti, hotel, restorant;Transfertat janë kryer nëpërmjet shërbimit e-banking;Ka mungesë informacioni në lidhje me transfertat e kryera.
    Nisur nga elementët e mësipërme u komunikua me NjIF partnere nga i cili rezultoi se për subjektet dërguese të fondeve ka raportime për aktivitet të dyshimtë, për shkak të qarkullimeve të konsiderueshme të fondeve me shtete të ndryshme. Transfertat mbërrinin nga vende si Spanjë, Francë, Lituani, Luksemburg, Poloni, Qipro dhe më pas transferoheshin në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëri, Belgjikë, Zvicër, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Izrael, Lituani, dhe Sllovaki.
    Nga analiza e transaksioneve rezultuan edhe subjekte të tjera të përfshira të cilat:Kishin të njëjtin aktivitet të dyshimtë;Objekt veprimtarie në fushën e IT dhe marketingut;Janë regjistruar rishtazi;Kishin administratorë në moshë të re;Subjekte të tjera të hapura rishtazi nga familjarë të tyre.
    Bazuar në dyshimin për pastrim parash nëpërmjet qarkullimit të fondeve të shoqërive tregtare me një aktivitet të paqartë dhe kthimin e tyre në vende të ndryshme, informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 11: Rast mashtrimi nëpërmjet aplikacioneve dhe transferta të dyshimta.
    Shoqëria tregtare A, e regjistruar në vitin 2016 në vendin tonë, kishte aktivitet në fushën e “Internet marketing, blerje dhe shitje online, krijimi dhe menaxhimi i faqeve ëeb për qëllime shitje apo publiciteti”. Administrator dhe ortak i vetëm i A, ishte shtetasi Shqiptar X. Nga analiza e aktivitet bankar të subjektit, në 2 banka të ndryshme, gjatë periudhës 2016-2024, të përqendruara kryesisht në vitet 2023-2024, kanë rezultuar kreditime në rreth 6 milion EUR. Një anomali tjetër e vërejtur në pasqyrat financiare është fitimi tepër i lartë i vitit të fundit i rritur 30 –fish krahasuar me fitimet ndër vite që nga krijimi i shoqërisë. Punonjësi i vetëm i shoqërisë është ortaku/administratori i shoqërisë.
    Nga analiza e kryer rezultoi se:Transfertat janë dërguara nga individë në shtete të ndryshme si Gjermani, Austri, Poloni, të kryera nëpërmjet institucioneve të pagesave elektronike ndërkombëtare si Micropayment, Paysafe Prepaid Services Limited etj;Një pjesë e subjekteve përfituese të transfertave rezultoi të kenë aktivitet aplikacion “dating” ose ofrojnë shërbime si moderatore ‘chat’, që nuk përputhet me aktivitetin e deklaruar në QKB të shoqërisë A, të regjistruar në vendin tonë;Burimi i fondeve në të gjitha këto transferta ishte nga individë të cilët nuk ishin të identifikueshëm si dhe mungonte dokumentacioni justifikues, si kontratat apo faturat me klientët individë, nga të cilët dërgoheshin fondet;Gjithashtu në llogari të shoqërisë, mbërrinin transferta periodike nga shoqëria B, e regjistruar në një vend të Evropës, e cila kishte ortak të vetëm, vetë shtetasin X. Objekti i deklaruar i veprimtarisë së shoqërisë B, ishte shërbime në fushën IT, ndërsa realisht ajo shërbente vetëm për grumbullimin e fondeve të hyra nga shtete të ndryshme dhe transferimin e tyre në shoqërinë A, në vendin tonë;Pjesa më e madhe e fondeve të përfituara për llogari të shoqërisë A, transferoheshin drejt shoqërive të ndryshme jashtë vendit. Një pjesë e fondeve ka kaluar menjëherë si dividend në llogarinë e ortakut X, e më pas është tërhequr dhe përdorur për investime në pasuri të paluajtshme apo dhënie huaje ndaj palëve të treta.
    Nisur nga transfertat e larta në hyrje dhe në dalje, AIF bashkepeunoi me NjIF partnere në 5 vende të ndryshme, sidomos në lidhje me subjektet përfituese të transfertave të dërguara nga shoqëria A. Nga analiza e të dhënave, rezultoi se:Aktiviteti i ofruar prej shoqërive përfituese është “dating” nëpërmjet përdorimit të platformave me qëllim njohje mes individëve;Ka raportime të aktivitetit të dyshimtë për përdorimin e platformave të rreme, me qëllimin për të mashtruar individë.Bazuar në dyshimin për mashtrim dhe pastrim parash, nëpërmjet qarkullimit të fondeve mes shoqërive në vende të ndryshme, informacioni u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 12: Transaksione të dyshimta shitblerje kuotash.
    Shtetasi B nga Evropa Veriore, kishte regjistruar në Shqipër prej 2016 shoqërinë X, me kapital 100,000 lekë dhe me aktivitet të deklaruar në “import – eksport të produkteve ushqimore, veprimtari në fushën e agrobiznesit të prodhimeve bujqësore”. Një muaj pas regjistrimit, shtetasi B dhuron 80% të kuotave shtetasit D, me kombësi të huaj dhe shtetësi shqiptare. Në kuadrin e bashkëpunimit me NjIF partnere, rezultoi se ky shtetas ishte dënuar më herët me burgim për disa vepra penale dhe ishte ende nën hetim për pastrim parash nga autoritetet e tyre ligjzbatuese.
    Që në fillim të ushtrimit të aktivitetit, rezultoi se shoqëria X:Ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit “tokë bujqësore” nga shtetasi shqiptar A, në vlerë rreth 380,000 EUR, i pranishëm në nënshkrimin e kësaj kontrate ishte edhe një shtetas nga një vend fqinj, shtetasi F, si njohës i gjuhës së përfaqësuesit të shoqërisë X, i dyshuar për lidhje të ngushta me PEP në vendin e tij të origjinës;Të njëjtën pasuri “tokë bujqësore”, ia shet disa vite më pas sërisht shtetasit shqiptar A, me çmim 25,000 EUR;Ka lidhur kontrata shitblerje për pasuri të llojit apartament;Ka investuar në makineri dhe impiante në vlerë 9 milion lekë;Ka lidhur kontratë si palë huamarrëse nga një shoqëri në vendin e origjinës së shtetasit B, shoqërinë Y, për një shumë prej rreth 600,000 EUR.
    Dy vite më pas shoqëria ka fituar drejtën e investimit në një sipërfaqe të madhe toke bujqësore për një periudhë 80 vjeccare, për krijimin e një ferme blegtorale me vlerë financimi të parashikuar prej 2 miliard lekë. Ky investim nuk rezulton të jetë realizuar deri në 2024. Në të njëjtën kohë ortaku i kësaj shoqërie shtetasi B, largohet duke shitur kuotat shtetasit F, kundrejt një vlere simbolike. Gjithashtu edhe ortaku tjetër shtetasi D, i shet shoqërisë Z, pjesën tjetër të kuotave, sërish me çmim simbolik. Një muaj më pas, kjo e fundit shet 100% të kuotave të veta, me çmim 500,000 EUR, për ortakët e rinj, shtetasin A (49%), shtetasin E (49%), biznesmen në fushën e ndërtimit, dhe shtetasin G (2%). Pas këtij transaksioni kuotash, shoqëria X e zgjeron aktivitetin e saj duke e shtrirë edhe në fushën e shitjes dhe prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme energjie. Shoqëria X, në periudha të ndryshme kohore rezulton se ka marrë hua në vlera të larta nga shoqëri të huaja kryesisht nga vende të ndryshme disa prej tyre cilësuar vende me risk, në shumë totale 200 milion lekë. Një pjesë e këtyre huave qarkullohen në formë të dyshimtë përmes huadhënieve dhe transfertave kundrejt shoqërive persona të tretë. Nga verifikimet lidhur me aktivitetin e shoqërive rezulton se shoqëria X dhe shoqëria Z, nukrezultojnë të kenë patur aktivitet tregtar, ortakët janë të vetmit punonjës të deklaruar dhe përgjithësisht vitet e fundit kanë deklaruar humbje. Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë:Përdorimin e shoqërive pa një aktivitet real por të cilat qarkullojnë fonde brenda dhe jashtë vendit, në vlera të larta dhe me origjinë të paqartë;Përfshirja e personave me të dhëna kriminale, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
    Tipologjia 13: Pastrim parash nëpërmjet skemave mashtruese.
    Tre shtetas të huaj (A, B, C) kanë hapur tre shoqëri në vendin tonë (Z, Y, X) dhe nëpërmjet tyre kanë përfituar fonde që arrijnë një vlerë totale 3,000,000 EUR nga vende të ndryshme si: Singapor, Rumani, Kolumbi etj., të justifikuara nëpërmejt kontratave të shërbimit të nënshkruar më shoqëri me vendodhje në shtetet nga janë kryer transfertat me objekt ‘ofrim shërbime konsulencë’, nga të cilat në total do të përfitohen 7,000,000 EUR. Nga verifikimet e kryera pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezultoi se aplikimet për krijimin e shoqërive me administratore dhe ortakë shtetasit e sipërcituar janë kryer nga një shtetas shqiptar D. Në lidhje me këtë person, rezultoise kishte qenë i punësuar pranë një shoqërie me ortak shtetasin E, pasuritë e të cilit janë sekuestruar në kuadër të një procedimi penal për përfshirje në trafikimin të lëndëve narkotike.
    Nga analizimi i lëvizjeve të llogarisë të këtyre subjekteve rezultoi se:Janë kredituar përgjatë një muaji në total 3,000,000 EUR, nga të cilat 2,000,000 EUR janë investuar në pasuri të paluatjshme në një zonë bregdetare, duke përfituar sipërfaqe të mëdha më një çmim blerje ndjeshëm nën çmimin e tregut;Ishin realizuar pagesa jashtë vendit për blerje të një mjet lundrues me vlere totale 4,500,000 EUR, nga shoqëria ‘Alfa’ nga të cilat ishin paguar vetëm 500,000 EUR;Ishte kryer një pagesë për blerje automjeti brenda vendit, po nga shoqëria shoqëria ‘Alfa’ me vlerë 300,000 EUR, nga të cilat ishhin paguar 150,000 EUR.Në vijim të bashkëpunimit me NjIF partnere, rezultoi se për shtetasin A dhe B, ka pasur dyshime për pastrim parash nëpërmjet përdorimit të skemave të mashtrimit, investime të dyshimta në kriptomonedha, mallra luksi si dhe transferta ndërkombëtare. Mënyra e realizimit të veprimtarisë mashtruese konsistonte në përdorimin e skemës piramidale “Ponzi”.
    Shtetasit A, B dhe C në vendin e tyre të origjinës kishin krijuar një aktivitet të tillë, nëpërmjet të cilit ju kërkonin shtetasve të ndryshëm pagesën e një ‘tarife’ si investim dhe në këmbim do përfitonin 20% si kthim të investimit. Ata i inkurajonin anëtarët e tyre të ri-investonin shumat e fituara, për të përfituar më shumë të ardhura në të ardhmen. Nëpërmjet kësaj skeme janë mijëra investitore që kanë rënë pre dhe shuma e përfituar mund të jetë deri në 40,000,000 EUR. Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë transfertat në vlera të konsiderueshme nga jashtë, të kryera në periudha të shkurta kohore, investime në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me burim të panjohur, të dhënat e siguruara për përfshirje në veprimtari kriminale rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.