Tag: shoqërisë

  • Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije” Arjan Lleshin, 1 vit jashtë tenderave

    Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije” Arjan Lleshin, 1 vit jashtë tenderave

    Abuzimet me dokumentat e një tenderi me fond limit 2.2 milionë euro të Arkivës së Shtetit e kanë penalizuar rëndë kompaninë “Adel Co”, në pronësi formale të Kliti Avdullari, por që besohet se pas tij fshihet biznesmeni Arjan Lleshi.
    Në 11 Korrik 2025, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur përjashtimin e shoqërisë së shtypshkrimit dhe prodhimit të letër-kartonave, “Adel Co” për një vit nga pjesëmarrja në tendera.
    APP thotë në vendimin nr. 51 të saj se arsyeja e përjashtimit të shoqërisë private nga e drejta për të marrë pjesë në procedurat të prokurimit publik është fakti që “ka keqinformuar për qëllime kualifikimi” në tenderin e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vitin 2023, me objekt “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përkohshme”, me fond limit 227.210.205 lekë të reja (rreth 2.2 milionë euro).
    Në foto: Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për përjashtimin e “Adel Co”
    Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, hetimi administrativ ka nisur pas ankesës së një shoqërie tjetër pjesëmarrëse në atë tender. Në përfundim, APP ka konstatuar problematika në dokumentacionin e përdorur nga “Adel Co” dhe ka vendosur përjashtimin e saj për 12 muaj nga pjesëmarrja në tendera publik.
    Historia e tenderit të Arkivave vijon prej më së paku dy vitesh. Në këtë histori ka dyshime se është përfshirë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPP), i cili, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit, i dha të drejtë më herët shoqërisë “Adel Co”.
    Në vijim, kompania që rezultoi humbëse në atë tender, iu drejtua me kallëzim Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit 2025, ku kërkonte hetimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Prokurorimit Publik, nën dyshimet se kanë favorizuar shoqërinë me “pronar në hije”, Arjan Lleshin.
    Në kallëzim, ndër të tjera thuhej se “Kliti Avdullari (pronari në letra) është thjesht një prestanome, pronari faktik është Arjan Lleshi dhe Arjan Lleshi në bashkëpunim dhe me të tjerë ka ndikuar në vendimarrjet e KPP në favor të subjektit Adel CO”.
    Ky tender është denoncuar publikisht edhe nga Partia Demokratike në mars të vitit 2025.
    Në foto: Shpallja e tenderit me fond 2.2 mln euro të Drejtorisë së Arkivave
    Shoqëria “Adel Co” është regjistruar në vitin 2012, në emër të Reshit Koni. Aktualisht rreth 70 vjeç, Koni, krahas faktit që rezultonte pronar, është parë nga punonjësit e shtypshkronjës punë të rëndomta, si hamall, kontrollor punëtorësh, madje edhe roje nate, duke krijuar dyshimet se ai nuk ishte ortaku real i shoqërisë “Adel Co”.
    Në vitin 2017, “pronari” Reshit Koni ia dhuron të gjithë aksionet e shoqërisë Arjan Lleshit. Më pas, Koni mban postin e drejtorit të burimeve njerëzore në këtë kompani.
    Dy vjet më pas, Arjan Lleshi ia dhuron kompaninë Kliti Avdullarit. Në listën e pagave të vitit 2021, të “rrjedhur” në publik, Avdullari rezultonte drejtor i përgjithshëm i shoqërisë “Adel Co”, me një pagë vetëm 30 mijë lekë të reja në muaj.
    Në foto: Akti i dhurimit të shoqërisë “Adel Co”, mes Arjan Lleshit dhe Kliti Avdullari
    Gjithësesi, prej asaj kohe, dokumentat publikë të Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se Avdullari vijon të jetë aksioneri kryesor, pavarësisht se kompanitë e tjera të së njëjtës fushë besojnë se ai shërben vetëm si mbulesë për pronarin real, Arjan Lleshi.
    Shoqëria “Adel Co” rezulton të ketë krijuar një lloj situate “monopoli” në tenderat e shtypshkrimeve dhe kutive e materialeve të kartonit, më së paku tek “Posta Shqiptare”, por emri i kompanisë rezultonte fituese në prokurimet publike edhe në institucione të tjera, përfshirë Bashkinë e Tiranës, përsa kohë drejtohej nga Erion Veliaj.
    Madje, të dhënat e siguruara  tregojnë se ai që konsiderohet si “pronar në hije” i “Adel Co”, Arjan Lleshi, ka lidhje personale me një prej punonjësve të zyrës së prokurimit në Bashkinë e Tiranës.
    Emri i asaj punonjëseje shfaqet përciptazi edhe në dosjen hetimore “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, emri që lidhet me Arjan Lleshin nuk rezulton, të paktën deri më tani, pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). /Boldnews

  • Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

    Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
    Sipas vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private, shkruan A2.
    Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
    Vendimi i plotë:
    PËR KUSHTET E NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., ME SHOQËRI PRIVATE PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E MUNICIONEVE TË KALIBRAVE TË VEGJËL E TË MESËM. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
    2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.
    3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
    4. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht:
    a) një vlerë investimi jo më të ulët se 60 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
    b) punësimin e jo më pak se 80 (tetëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
    c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë;
    ç) sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.
    5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura, si dhe municionet për përdorim nga strukturat e tjera të sigurisë.
    6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se administratori/ët i/e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërpërmendura, zgjidhet/n me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
    7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se minimalisht 30% të këshillit drejtues ose të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO” sh.a.
    8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat për të drejtën e vetos që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a., në bazë të pikës 9, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
    9. Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore të nxjerra nga autoritetet kompetente, sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
    10. Autorizohen shoqëria “KAYO”, sh.a., dhe shoqëria private, me të cilën do të bashkëpunojë, të furnizojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me municione nëpërmjet shoqërisë që do të krijohet, në përputhje me këtë vendim.
    11. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  • Tjetër SKANDAL! Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

    Tjetër SKANDAL! Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

    Një tjetër rast falsifikimi dokumentesh është konstatuar nga institucionet shtetërore pas denoncimeve të bëra nga qytetarët ndaj “Raiffeisen Bank”.
    Qytetarët K. Ç. dhe L. Ç, burrë e grua janë denoncuesit e këtij rasti që ekspertiza e policisë shkencore e ka provuar si rast falsifikimi.
    Konkretisht në ngjarjen e publikuar nga “Lajmi i fundit”, kredia ishte marrë nga një person tjetër ortak në biznes me qytetarin denoncues, i cili nuk kishte shlyer detyrimet ndaj bankës e cila, në vend që t’ja kërkojë paratë kredimarrësit të vërtetë, tentoi të përfitojë padrejtësisht nga çifti.
    Shtetasi K. ka qenë ortak bashkëthemelues i shoqërisë “S P” SHPK., regjistruar me vendimin nr. 3178, datë 29.03.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, së bashku me shtetasit L. H dhe F H me kuota të barabarta prej 33.33 secili, afati i së cilës ishte parashikuar të zgjasë 10 vjet.
    K. Ç ka kërkuar zgjidhjen e cështjes në institucione pasi pas përfundimit të afatit 10 vjeçar, ka lënë aktivitetin në shoqëri duke menduar se shoqëria e biznesit është shpërbërë. Ai nuk e ka marrë një njoftim nga administratori i shoqërisë se në datën 28.03.2012 do të mbahej një mbledhje e ortakëve për të diskutuar për ndryshimet në statutin e shoqërisë, por kishte refuzuar të merrte pjesë. Me tej ka sqaruar se nga një takim me ortakun tjetër ka rënë në dijeni se shoqëria ka marrë një kredi dhe duhej të kontribuojë në shlyerjen e saj.
    Kredia tek Raiffeisen
    Me kontratën e kredisë bankare nr. 1131 rep dhe 646 kol, datë 18.12.2011 kredi dhënësi, shoqëria “Raiffeissen Bank” SHA., i ka lëvruar kredi shoqërisë “Nevv S P Company” SHPK., në cilësinë e kredi marrësit si dhe shoqërisë “Studio P” SHPK., në cilësinë e bashkëkredi marrësit dhe dorëzanës K.Ç; F H (pa dijeninë e tyre) dhe L H (redimarrësi real) në shumën prej 8.004.845 (tetë milionë e katërmijë e tetëqind e dyzetë e pesë ) lekë, kontratë e cila në aspektin formal ka të shënuar edhe nënshkrimin (emrin mbiemrin dhe siglën) e denoncuesit K Ç.
    Për sigurimin e kësaj kontrate dhe të vetë kredisë, pra si kolateral që banka mund të bllokonte në rast se nuk paguhej kredia, rezulton të jetë lidhur Kontrata e Hipotekës nr. 1132 Rep dhe 647 Kol, datë 18.12.2011, për vendosjen e barrës hipotekore në pasurinë nr. 14/38 “Truall + Ndërtesë”, ZK3574 me sipërfaqe ndërtimi 316.2 m2 dhe sipërfaqe trualli 248.5 m2 e ndodhur në Tepelenë. Në këtë kontratë rezulton të kenë nënshkruar edhe paditësat K dhe madje edhe gruaja e tij, L Ç.
    Gjithashtu edhe me kontratën e Kredisë me Kufi nr. 1031 rep dhe 498 kol, datë 16.09.2009 rezulton që shoqëria “Në S P Company” SHPK., të ketë marrë kredi në shumën 10, 887, 500 lekë me bashkë kredi marrëse shoqërisë “S P” SHPK., dhe dorëzanës K Ç dhe L H, e garantuar me Marrëveshjen siguruese” nr. 1050 rep dhe 407 kol, datë 16.09.2009 me disa pajisje dhe makineri të listuara dhe e garantuar edhe me kontratë hipotekore, datë 16.09.2009. Për ekzekutimin e këtyre kontratave janë lëshuar urdhërat e ekzekutimit me kërkese të Bankës me qëllim ekzekutimin e detyrueshëm të tyre.
    Sapo janë vënë përballë kërkesës për të paguar kredinë që nuk e kishte marrë, denoncuesit e rastit, K dhe L Ç kanë kërkuar pavlefshmërinë e këtyre kontratave pasi ata nuk kanë nënshkruar asnjë nga prej tyre dhe se nuk kanë asnjë lloj detyrimi ndaj Bankës. Në të njëjtën kohë paditësat kanë paraqitur edhe kallëzim në prokurori ndaj noterit para të cilit rezulton të jenë lidhur dhe nënshkruar kontratat si dhe ndaj administratorit të dy shoqërive, z. L.H.
    Faksimile e ekspertizave te nenshkrimeve te dy bashkeshorteve
    “Me argumentin se nuk kanë nënshkruar as kontratat për marrjen e kredive dhe as kontratat noteriale për garantimin e tyre, ata kanë paraqitur Aktin e Ekspertimit të nënshkrimeve të tyre datë 02.11.2012 nga ku ka rezultuar se: “Shkrimet Emër + mbiemër dhe nënshkrimi poshtë tyre K. Ç dhe L. Çnë kontratat nr. 131 rep dhe 646 kol, datë 18.12.2011; dhe në kontratën nr. 1132 rep dhe 647 kol, datë 18.12.2011 nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre. Gjithashtu nga Akti i ekspertimit Grafik të nënshkrimeve datë 31.10.2012 ka rezultuar se nënshkrimet e paditësve K Ç dhe L Ç nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre dhe në kontratat e pra, përkatësisht kontratën e kredisë me kufi, datë 16.09.2009, Marrëveshjen Siguruese, datë 16.09.2009 Kontratën e Hipotekës, datë 16.09.2009. Gjithashtu nga Akti i ekspertimit Grafik të nënshkrimeve datë 31.10.2012 ka rezultuar se nënshkrimet e paditësve K Ç dhe L Ç nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre dhe në kontratat e tjera, përkatësisht kontratën e kredisë me kufi, datë 16.09.2009, Marrëveshjen Siguruese, datë 16.09.2009 dhe Kontratën e Hipotekës, datë 16.09.2009.”
    Në vazhdim të kësaj cështje akti i ekspertimit nr. 10929, datë 21.11.2012 i Drejtorisë së Policisë Shkencore, kryer me kërkesë të Prokurorisë, ka rezultuar se shkrimet dhe nënshkrimet e paditësve L dhe K Ç në kontratat objekt gjykimi nuk janë shkrime origjinale krahasuar me modelet e dërguara në emër të tyre.
    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr. 160, datë 25.07.2013, ndryshuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.12, datë 23.01.2014 ka vendosur “Deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit P. Xh” për kryerjen e veprës penale të Falsifikimit të Dokumenteve” dhe dënimin e tij me një vit burgim. Në përmbajtje të vendimit ka rezultuar se shtetasi P.Xh, ka ushtruar funksionin e noterit të kontratat e sipërcituara të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.
    Nga përmbajtja e dokumentit që disponon redaksia, rezulton se falsifikimi i firmave është kryer nga noteri i cili ka punuar me Raiffeisen Bank në këtë rast për hartimin e kontratave të kedive.
    /LajmiFundit/

  • Kreditë me letra false kthehen në ‘makth’, “Raiffeisen Bank” i kërkon mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

    Kreditë me letra false kthehen në ‘makth’, “Raiffeisen Bank” i kërkon mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një tjetër rast falsifikimi dokumentesh është konstatuar nga institucionet shtetërore pas denoncimeve të bëra nga qytetarët ndaj “Raiffeisen Bank”. Qytetarët K. Ç L Ç, burrë e grua janë denoncuesit e këtij rasti që ekspertiza e policisë shkencore e ka provuar si rast falsifikimi. Konkretisht në ngjarjen e publikuar nga Lajmi i fundit, kredia ishte marrë nga një person tjetër ortak në biznes me qytetarin denoncues, i cili nuk kishte shlyer detyrimet ndaj bankës e cila, në vend që t’ja kërkojë paratë kredimarrësit të vërtetë, tentoi të përfitojë padrejtësisht nga çifti.
    Shtetasi K. ka qenë ortak bashkëthemelues i shoqërisë “S P” SHPK., regjistruar me vendimin nr. 3178, datë 29.03.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, së bashku me shtetasit L. H dhe F H me kuota të barabarta prej 33.33 secili, afati i së cilës ishte parashikuar të zgjasë 10 vjet.
    K. c ka kërkuar zgjidhjen e cështjes në institucione pasi pas përfundimit të afatit 10 vjeçar, ka lënë aktivitetin në shoqëri duke menduar se shoqëria e biznesit është shpërbërë. Ai nuk e ka marrë një njoftim nga administratori i shoqërisë se në datën 28.03.2012 do të mbahej një mbledhje e ortakëve për të diskutuar për ndryshimet në statutin e shoqërisë, por kishte refuzuar të merrte pjesë. Me tej ka sqaruar se nga një takim me ortakun tjetër ka rënë në dijeni se shoqëria ka marrë një kredi dhe duhej të kontribuojë në shlyerjen e saj.
    Kredia tek Raiffeisen
    Me kontratën e kredisë bankare nr. 1131 rep dhe 646 kol, datë 18.12.2011 kredi dhënësi, shoqëria “Raiffeissen Bank” SHA., i ka lëvruar kredi shoqërisë “Nevv S P Company” SHPK., në cilësinë e kredi marrësit si dhe shoqërisë “Studio P” SHPK., në cilësinë e bashkëkredi marrësit dhe dorëzanës K.Ç; F H (pa dijeninë e tyre) dhe L H (redimarrësi real) në shumën prej 8.004.845 (tetë milionë e katërmijë e tetëqind e dyzetë e pesë ) lekë, kontratë e cila në aspektin formal ka të shënuar edhe nënshkrimin (emrin mbiemrin dhe siglën) e denoncuesit K Ç.
    Për sigurimin e kësaj kontrate dhe të vetë kredisë, pra si kolateral që banka mund të bllokonte në rast se nuk paguhej kredia, rezulton të jetë lidhur Kontrata e Hipotekës nr. 1132 Rep dhe 647 Kol, datë 18.12.2011, për vendosjen e barrës hipotekore në pasurinë nr. 14/38 “Truall + Ndërtesë”, ZK3574 me sipërfaqe ndërtimi 316.2 m2 dhe sipërfaqe trualli 248.5 m2 e ndodhur në Tepelenë. Në këtë kontratë rezulton të kenë nënshkruar edhe paditësat K dhe madje edhe gruaja e tij, L Ç.
    Gjithashtu edhe me kontratën e Kredisë me Kufi nr. 1031 rep dhe 498 kol, datë 16.09.2009 rezulton që shoqëria “Në S P Company” SHPK., të ketë marrë kredi në shumën 10, 887, 500 lekë me bashkë kredi marrëse shoqërisë “S P” SHPK., dhe dorëzanës K Ç dhe L H, e garantuar me Marrëveshjen siguruese” nr. 1050 rep dhe 407 kol, datë 16.09.2009 me disa pajisje dhe makineri të listuara dhe e garantuar edhe me kontratë hipotekore, datë 16.09.2009. Për ekzekutimin e këtyre kontratave janë lëshuar urdhërat e ekzekutimit me kërkese të Bankës me qëllim ekzekutimin e detyrueshëm të tyre.
    Sapo janë vënë përballë kërkesës për të paguar kredinë që nuk e kishte marrë, denoncuesit e rastit, K dhe L Ç kanë kërkuar pavlefshmërinë e këtyre kontratave pasi ata nuk kanë nënshkruar asnjë nga prej tyre dhe se nuk kanë asnjë lloj detyrimi ndaj Bankës. Në të njëjtën kohë paditësat kanë paraqitur edhe kallëzim në prokurori ndaj noterit para të cilit rezulton të jenë lidhur dhe nënshkruar kontratat si dhe ndaj administratorit të dy shoqërive, z. L.H.

    Me argumentin se nuk kanë nënshkruar as kontratat për marrjen e kredive dhe as kontratat noteriale për garantimin e tyre, ata kanë paraqitur Aktin e Ekspertimit të nënshkrimeve të tyre datë 02.11.2012 nga ku ka rezultuar se: “Shkrimet Emër + mbiemër dhe nënshkrimi poshtë tyre K. Ç dhe L. Çnë kontratat nr. 131 rep dhe 646 kol, datë 18.12.2011; dhe në kontratën nr. 1132 rep dhe 647 kol, datë 18.12.2011 nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre. Gjithashtu nga Akti i ekspertimit Grafik të nënshkrimeve datë 31.10.2012 ka rezultuar se nënshkrimet e paditësve K Ç dhe L Ç nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre dhe në kontratat e pra, përkatësisht kontratën e kredisë me kufi, datë 16.09.2009, Marrëveshjen Siguruese, datë 16.09.2009 Kontratën e Hipotekës, datë 16.09.2009. Gjithashtu nga Akti i ekspertimit Grafik të nënshkrimeve datë 31.10.2012 ka rezultuar se nënshkrimet e paditësve K Ç dhe L Ç nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre dhe në kontratat e tjera, përkatësisht kontratën e kredisë me kufi, datë 16.09.2009, Marrëveshjen Siguruese, datë 16.09.2009 dhe Kontratën e Hipotekës, datë 16.09.2009.
    Në vazhdim të kësaj cështje akti i ekspertimit nr. 10929, datë 21.11.2012 i Drejtorisë së Policisë Shkencore, kryer me kërkesë të Prokurorisë, ka rezultuar se shkrimet dhe nënshkrimet e paditësve L dhe K Ç në kontratat objekt gjykimi nuk janë shkrime origjinale krahasuar me modelet e dërguara në emër të tyre.
    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr. 160, datë 25.07.2013, ndryshuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.12, datë 23.01.2014 ka vendosur “Deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit P. Xh” për kryerjen e veprës penale të Falsifikimit të Dokumenteve” dhe dënimin e tij me një vit burgim. Në përmbajtje të vendimit ka rezultuar se shtetasi P.Xh, ka ushtruar funksionin e noterit të kontratat e sipërcituara të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.
    Nga përmbajtja e dokumentit që disponon redaksia, rezulton se falsifikimi i firmave është kryer nga noteri i cili ka punuar me Raiffeisen Bank në këtë rast për hartimin e kontratave të kedive. 

  • Shteti, aksioner në investimin e Kushner

    Shteti, aksioner në investimin e Kushner

    Shqipëria do të jetë aksionere nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare në resortin turistik elitar që do të ndërtohet në Sazan nga investitori Jared Kushner. Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate” pak ditë pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën.
    Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit apo çdo projekt tjetër të autorizuar.”
    Gjithashtu në dokument thuhet se “Albanian State Develompent & Real Estate” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban për projektin e Sazanit.
    Aksioneri i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare dhe kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë të zotëruara 100% prej saj.
    Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner e mori statusin e Investitorit Strategjik vitin e shkuar për projektin në Sazan që kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Ky investim pritet ta kthejë Sazanin në një zonë të turizmit elitar ku do të punësohen mbi 1 mijë persona në strukturën e re që do të ndërtohet në ishull.

  • Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner

    Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner

    Jared Kushner

    TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner! Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është krijuar më datë 09 qershor të këtij viti. Në këtë kompani, sipas ekstrakteve të depozituara në Qendrën Kombëtare te Biznesit, asionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (ose e njohur ndryshe Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Po sipas të njëtit burim, kompania ka disa detyrime që duhet të përmbushë, duke përfshirë menaxhimin e aseteve dhe kontratës që do të nënshkruhet me Kushner për ishullin e Sazanit. Por jo vetëm kaq! Parashikohen edhe investime të tjera të ngjashme, pasi shkruhet se detyrë e kompanisë është edhe bashkëpunimi me shoqëri që mund të kenë në të ardhmen një objekt të ngjashëm. 
    Objekti i aktivitetit të kompanisë:
    -Menaxhimi Efikas dhe Transparent i Aseteve 
    -Të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal
    -Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC
    – Zhvillimi i Projekteve Inovative – Të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore me standarde të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke u fokusuar në zhvillimin urban, industrial dhe të teknologjisë së gjelbër, lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC
    – Monitorimi i kontratave te lidhura mes AIC dhe palëve të treta në fushën e zhvillimit, menaxhimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.
    -Investimi, menaxhimi apo përfitimi i të drejtave nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të shoqërisë, si dhe ushtrimi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotësojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipërm lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.
    -Bashkëpunimi me shoqëri, ndërmarrje, agjenci dhe sipërmarrje të tjera, të cilat mund të kenë një objekt aktiviteti të ngjashëm
    ADMINISTRIMI

     Julian Adili

    Gjithashu mësohet se administratori i kompanisë do të jetë, Julian Adili, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në AIC, Korporatën Shqiptare të Investimeve. Gjatë karrierës së tij, Adili ka mbajtur disa poste në administratë, një prej tyre është ajo e drejtorit të Drejtorisë Ligjore brenda Departamentit Ligjor dhe të Prokurimit në Ujësjellësin dhe Kanalizimet e Tiranës, një pjesë e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Tiranës dhe si auditor në Kontrollin Suprem të Shtetit. Në detyrën aktuale, Adili përqendrohet në planifikimin strategjik dhe ekzekutimin e iniciativave të investimeve.
    Dokumenta bashkëngjitur

  • “Deri kur?”/ Deputetët shënojnë dështimin e 37-të në tentim për ta bërë Kuvendin

    “Deri kur?”/ Deputetët shënojnë dështimin e 37-të në tentim për ta bërë Kuvendin

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile në vend kanë protestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës të mërkurën, teksa deputetët e zgjedhur u mblodhën për herë të 37-të dhe prapëseprapë dështuan ta bëjnë Kuvendin e ri, katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Derisa deputetët po hynin në ndërtesë, pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile u rreshtuan pranë hyrjen duke mbajtur në dorë pankarta me mbishkrime si, “Deri kur?”, “Boll!”, “Unë jam deputet/e bllokues/e”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, “Loja juaj, pasojat tona” dhe “Deputetë veç në letër”, etj.
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i kritikoi deputetët për mungesë përgjegjësie dhe e përshkroi bllokadën si “tragjikomike”.

    “Kjo gjendje i ka tejkaluar kufijtë dhe është bërë boll, siç thonë edhe pankartat tona. Të vetmëve që nuk po u bëhet vonë, duket se janë deputetët, të cilët me një papërgjegjësi të plotë janë duke e trajtuar situatën e tanishme si diçka të zakonshme, ndonëse situata nuk është e tillë”, tha Cakolli para hyrjes së Kuvendit.
    Ai tha se Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë, i cili po vazhdon me shfaqjen e njëjtë tragjikomike çdo 48 orë”.
    “Deputetët mblidhen vetëm për disa minuta punë dhe i marrin pagat. Prandaj, ne, si organizata të shoqërisë civile, besojmë se është koha e fundit që deputetët t’i thërrasin arsyes dhe të arrijnë marrëveshje politike për t’i dhënë fund krizës politike”, tha ai.
    Ligjbërësit u mblodhën të mërkurën, për herë të 37 radhazi që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rëndom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 27 qershorit. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Kjo është hera e 28-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
    Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
    Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
    Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
    Kjo krizë vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjeje politike mes tyre për të krijuar një shumicë të përbashkët. Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL

  • REL: Aleksandar Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

    REL: Aleksandar Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

    Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi se do të hapë një zyrë në Serbi dhe se në krye të Këshillit të Përfaqësisë do të jetë Aleksandar Vullin, ish-shef i shërbimit sekret të Serbisë.

    Organizata ruse udhëhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.

    Vullin dhe Naryshkin janë takuar disa herë pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

    Ky veprim është pasuar me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian kundër zyrtarëve të Kremlinit, por Serbia – edhe pse kandidate për anëtarësim në BE – nuk u është bashkuar atyre sanksioneve.

    Ajo i ka vazhduar marrëdhëniet me Moskën – për të cilën gjë shpesh ka qenë përgjegjës edhe vetë Vullini.

    Dy përfaqësi të Shoqërisë Historike Ruse

    Në një seancë të Shoqërisë Historike Ruse, të mbajtur më 10 qershor – një video e së cilës u publikua në faqen e internetit të shoqatës – u votua për hapjen e degëve në shtatë rajone të Federatës Ruse, si dhe të një zyre përfaqësimi në Beograd.

    Shtatë muaj më parë, më 13 dhjetor të vitit 2024, në faqen e internetit të Shoqërisë u publikua informacioni se në Serbi është hapur një zyrë përfaqësimi dhe se ajo drejtohej nga Nebojsha Kuzmanoviq, drejtor i Arkivit të Vojvodinës, që është një institucion shtetëror me seli në Novi Sad.

    Emri i Vullinit, atëkohë, nuk është përmendur.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kuzmanoviq thotë se ai kryeson Shoqërinë Historike Serbe-Ruse, e cila është gjithashtu degë e Shoqërisë Historike Ruse.

    Ai thotë se anëtarë të kësaj zyre përfaqësuese janë historianë dhe arkivistë nga Serbia.

    Vullin, siç shpjegon Kuzmanoviq, do të drejtojë degën e dytë të Shoqërisë Historike Ruse në Serbi, dhe të dyja shoqatat do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

    “Ne do të bashkëpunojmë me shoqatën e kryesuar nga z. Aleksandar Vullin. Ne kemi punuar në mënyrë autonome që nga dhjetori i vitit 2024. Meqenëse jemi vetëm shkencëtarë, besoj se me hyrjen e politikanëve, do të hapen mundësi për ta përmirësuar punën”, thotë Kuzmanoviq.

    Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje Shoqërisë Historike Ruse në lidhje me hapjen e zyrës së përfaqësimit në Serbi dhe emërimin e Vullinit në krye të saj, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

    Ngjashëm, pyetjeve të REL-it nuk iu përgjigj as Vullin.

    Çfarë është Shoqëria Historike Ruse dhe çfarë bën ajo?

    Shoqëria Historike Ruse është një organizatë që është themeluar nga institucione shtetërore ruse si Akademia e Shkencave e Rusisë, dhe media shtetërore si RIA Novosti dhe Interfax.

    Ky institucion drejtohet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.

    Naryshkin ka qenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2014 – si zyrtar i Qeverisë ruse – për “përfshirje në situatën në Ukrainë”.

    Ndër aktivitetet e Shoqërisë Historike Ruse, siç ka deklaruar Naryshkin në një intervistë për gazetën “Komsomolskaya Pravda” në maj të vitit 2023, është restaurimi i një muzeu në territorin e “Novorossiya”-s, që është term i përdorur nga Kremlini për territorin e Ukrainës të pushtuar nga Rusia.

    Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, mbi 12.600 civilë janë vrarë dhe afro 30.000 janë plagosur, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara të publikuara në shkurt të këtij viti.

    Në këtë periudhë mbi trevjeçare, rreth 5.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, për shkak të luftës.

    “Është e domosdoshme të paraqiten edhe dëshmi materiale për natyrën kriminale të regjimit të Kievit, i cili gëzon mbështetje të madhe nga një varg regjimesh totalitare-liberale të Perëndimit”, ka thënë Naryshkin në atë intervistë.

    Jellica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, thotë se nuk është e qartë se me çfarë do të merret Shoqata Historike Ruse në Serbi, por si tregues mund të shërbejë fakti që në krye të saj është Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.

    “Është e qartë se, përmes themelimit të kësaj shoqate, Rusia dëshiron të japë një mesazh se shërbimet e saj do të ndjekin nga afër se sa është e gatshme Serbia të lëvizë drejt Evropës”, thotë Kurjak.

    I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse puna e Shoqërisë Historike Ruse do të jetë nën ndikim politik, Kuzmanoviq thotë se kjo nuk vjen në konsideratë.

    “Ne do të merremi vetëm me shkencë dhe arkiv, jo me politikë. Arsye e bashkëpunimit tonë janë interesat e përbashkëta të historianëve dhe arkivistëve të vendeve tona për t’i zhvilluar lidhjet. Roli ynë është të gjejmë dokumente arkivore, mbi të cilat ndërtohen të vërtetat historike”, thotë Kuzmanoviq.

    Ai shton se ideja është të botohen vepra të rëndësishme nga historianë rusë në serbisht, si dhe të përkthehen libra nga historianë serbë në rusisht.

    Si e “paralajmëroi” Naryshkin Serbinë?

    Shërbimi i Sigurisë, i kryesuar nga Naryshkin, lëshoi një deklaratë të ashpër në fund të majit, duke e akuzuar Serbinë se vazhdon ta furnizojë me municion Ukrainën, “pavarësisht neutralitetit të deklaruar zyrtarisht” në luftën ruso-ukrainase.

    “Ky ishte një paralajmërim”, vlerëson Kurjak.

    Në këtë kontekst, ajo interpreton edhe njoftimin për themelimin e Shoqërisë Historike Ruse në Serbi.

    “Serbia është nën presion të fortë nga Perëndimi, kryesisht në lidhje me luftën në Ukrainë. Mendoj se në këtë moment, krijimi i asaj shoqërie është një lloj përpjekjeje për t’i dërguar mesazh Serbisë, se edhe Rusia ka interesat e saj këtu dhe për të bërë të ditur se Kremlini do të vazhdojë ta zgjerojë ndikimin e tij”, beson Kurjak.

    Serbia, në disa raste, e ka mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në Kombet e Bashkuara.

    Në Samitin Ukrainë-Ballkani Perëndimor, të mbajtur së voni, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do të ofrojë ndihmë në rindërtimin e Ukrainës, pas luftës.

    Por, në të njëjtën kohë, Beogradi zyrtar refuzon t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që i ka vazhduar lidhjet e ngushta me Rusinë, edhe pasi Kremlini ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më shumë se tre vjet më parë.

    Vullin, i cili ka qenë zëvendëskryeministër i Serbisë deri në prill të këtij viti, ndërsa më herët ka udhëhequr Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës – BIA, ka udhëtuar rregullisht në Rusi dhe është takuar me zyrtarët atje.

    Disa herë është takuar edhe me Naryshkinin.

    Takimi i fundit zyrtar është zhvilluar në shkurt të vitit 2025.

    Me atë rast, Vullin, siç është njoftuar përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, e ka informuar Naryshkinin se “është duke u zhvilluar një përpjekje për një revolucion me ngjyra dhe destabilizim të Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës”.

    Naryshkin, në anën tjetër, ka shprehur kënaqësinë për takimin me Vullinin, të cilin e ka quajtur “mik të provuar të Rusisë”, dhe ka thënë se Rusia e mbështet stabilitetin në Ballkan dhe se populli serb mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Rusisë.

    Vullin dhe Naryshkin janë takuar në Moskë edhe në tetor të vitit 2024.

    Atëkohë, Naryshkin ka vënë në pah “ndikimin e Vullinit në zhvillimin e marrëdhënieve mes shërbimeve serbe dhe ruse” gjatë kohës sa ka qenë ministër i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme dhe drejtor i BIA-s.

    Për këtë arsye, Kurjak thotë se nuk është e befasuar nga zgjedhja e Vullinit në krye të Këshillit të Përfaqësisë së Shoqërisë Historike Ruse në Serbi.

    “Ai është një mik i provuar i establishmentit rus dhe njeriu i tyre i besuar”, thotë Kurjak për Radion Evropa e Lirë.

    Konfirmim i këtij besimi janë edhe dekoratat që Vullinit i janë dhënë në Rusi.

    Në janar të vitit 2024, ai ka marrë dekoratë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe nga Shërbimi Federal i Sigurisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit e ka vendosur atë në listën e sanksioneve në vitin 2023, për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe korrupsionit të dyshuar, derisa ka qenë në krye të BIA-s.

    Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post në nëntor të vitit 2023, pasi është përballur me presion nga Perëndimi.

    Vullin është emëruar zëvendëskryeministër i Serbisë në fillim të majit të vitit 2024 dhe është larguar nga kjo pozitë pas zgjedhjes së Qeverisë aktuale serbe, në prill të këtij viti.

    Vullin nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me aktivitetet që do t’i ndërmarrë Shoqëria Historike Ruse në Serbi dhe pse Serbia është zgjedhur si vendi nikoqir i degës së saj

    Fotografia e diskutueshme në ekspozitën e Shoqërisë Historike Ruse

    Përveç restaurimit të muzeve në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore, Shoqëria Historike Ruse boton shkrime dhe organizon konferenca historiografike.

    Në gusht të vitit 2023, në selinë e Shoqërisë Historike Ruse është organizuar një ekspozitë fotografike me titull “Krimet e Luftës së NATO-s në ish-Jugosllavi”.

    Në ekspozitë ka qenë edhe një fotografi e një bombe të NATO-s, mbi të cilën ishte shkruar mesazhi “Gëzuar Pashkët”.

    Ajo është prezantuar si pjesë e armatimit të Aleancës gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.

    Megjithatë, një hulumtim i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar se fotografia e bombës është bërë në një bazë amerikane në Vietnamin jugor midis viteve 1967 dhe 1970 – shumë vite para sulmeve të NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999.

    Pas një kërkese të REL-it, fotografia është hequr nga ekspozita.

  • Mjetet motorike! Qeveria miraton kushtet e “KAYO”-s me shoqëritë private, jo më pak se 15 mln € investim

    Mjetet motorike! Qeveria miraton kushtet e “KAYO”-s me shoqëritë private, jo më pak se 15 mln € investim

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendimin për miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO” për prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme që do të prodhojë ose përshtasë për ushtrinë, strukturat e sigurisë dhe emergjencat civile. Investimi minimal i kërkuar është 15 milionë euro dhe 150 vende të reja pune brenda 3 viteve.
    Konkretisht sipas vendimit të qeverisë, “KAYO” do të ketë një pjesëmarrje “jo më të ulët se 45% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët”, që do të krijojë me shoqëri private. Ajo do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar me pasuri të paluajtshme në masën jo më pak se 20 mijë metra katrorë që do t’i vihen në përdorim shoqërisë së përbashkët në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil, por pa të drejtë tjetërsimi.
    Gjatë procesit të negocimit, shoqëria “KAYO” siguron nga subjekti me të cilin negocion minimalisht një vlerë investimi jo më të ulët se 15 milionë euro në harkun kohor të tre vjetëve, punësimin e jo më pak se 150 punonjësve në të njëjtin hark kohor si dhe ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të mjeteve të blinduara sipas nevojave të ushtrisë shqiptare dhe standardeve të NATO-s. “KAYO” duhet edhe të sigurojë edhe një rrjet të shpërndarjes së produkteve në rast eksporti.
    VKM:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri tregtare private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim, me qëllim, mes të tjerave, prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile.
    2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të ketë një pjesëmarrje jo më të ulët se 45% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private, sipas këtij vendimi.
    3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i vihen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
    4. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, minimalisht:
    a) një vlerë investimi jo më të ulët se 15 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
    b) punësimin e jo më pak se 150 (njëqind e pesëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
    c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të mjeteve të blinduara, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të standardeve të NATO-s;
    ç)  sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.
    5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e mjeteve ushtarake dhe mjeteve për përdorim nga strukturat e sigurisë e të emergjencave civile.
    6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se administratori/ët i/e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërcituara, zgjidhen/t me dakordësinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
    7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se minimalisht 50% e këshillit drejtues ose këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO”, sh.a.
    8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat mbi të drejtën e vetos, që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a., në bazë të pikës 9, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
    9. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë negociatave ofron nëpërmjet strukturave të ruajtjes dhe sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë garancinë e sigurisë fizike të ambienteve të prodhimit të mjeteve ushtarake, të dhënat teknike dhe tregtare në lidhje me këto mjete dhe sigurimin e çdo informacioni teknik dhe projektimi të këtyre mjeteve, në përputhje me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e tyre.
    10. Autorizohen shoqëria “KAYO”, sh.a., dhe shoqëria private, me të cilën do të bashkëpunojë, të furnizojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me mjetet që do të prodhohen nëpërmjet shoqërisë që do të krijohet, në përputhje me këtë vendim.
    11. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”,  sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA
    Në mungesë dhe me porosi
    ZËVENDËSKRYEMINISTRI
    BELINDA BALLUKU
    Kompania u themelua në vitin 2024, duke trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan. Ajo operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare. Qëllimi është të krijojë një treg efikas dhe konkurrues për industrinë ushtarake, të integruar në tregjet rajonale dhe globale./ZËRI

  • Fier – Trajnohen organizatat e shoqërisë civile për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve

    Fier – Trajnohen organizatat e shoqërisë civile për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve

    Në kuadër të projektit “Linja e Gjelbër për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve”, në Fier u zhvillua një trajnim me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të strukturave vendore. Në fokus të trajnimit ishin problematika të përditshme që prekin qytetarët, si mungesa e etiketave në produkte ushqimore, pretendimet e rreme për cilësinë e shërbimeve dhe abuzimet me standardet e sigurisë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Granit Sokoli nga Qendra “ALERT” theksoi se projekti, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, synon fuqizimin e aktorëve lokalë për të kanalizuar dhe trajtuar ankesat e konsumatorëve në mënyrë efektive, si në nivel vendor ashtu edhe qendror.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Edlira Teliti, pedagoge e së drejtës dhe përfaqësuese e Qendrës së Konsumatorit Shqiptar, tha se njohja me legjislacionin dhe praktikat e BE-së është thelbësore për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Projekti do të shtrihet në pesë qytete të tjera të vendit dhe përfshin krijimin e një rrjeti funksional për inspektimin dhe trajtimin e ankesave, ku përfshihen organizatat e shoqërisë civile përkrah institucioneve shtetërore. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”