Tag: shoqërisë

  • Gllabëruesi i tenderave të AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK – Detajet

    Gllabëruesi i tenderave të AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK – Detajet

    Biznesmeni Ermal Beqiri, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
    Burime bëjnë me dije se Ermal Beqiri është marrë pyetje në kuadër të një hetimi nga SPAK, për të cilin oficerët e BKH-së kanë ushtruar në fillim të muajit Gusht në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të tij.
    Kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.
    Nuk dihet nëse hetimi i SPAK ka të bëjë me ndonjë tender të fituar nga kompania “Soft & Solution” nga institucioni i AKSHI-t të drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, apo me diçka tjetër. Pas daljes nga SPAK, Ermal Beqiri nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.
    Momenti kur Ermal Beqiri del nga SPAK
    Më parë ka dëshmuar në SPAK edhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, së bashku me ish zëvendësin e saj, Daniel Shima, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin hetim apo jo.
    Historia e dyshimtë e “perandorisë” së Ermal Beqirit
    Tenderat dhjetra milionë euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një situatë oligopoli, në të cilën fondet qeveritare ndahen mes një grushti të vogël kompanish private, disa prej të cilave të lidhura mes tyre.
    Një pozicion të rëndësishëm në këtë “oligopol” ka biznesmeni Ermal Beqiri, i cili aktualisht zotëron dy prej shoqërive që janë prezent në rolin e fituesit në tenderat e majmë të AKSHI-t, “Soft & Solution” dhe “Horizon”. “Perandoria” informatike e Beqirit është ngritur mbi një të shkuar të diskutueshme të tij.
    Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinjeri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në procesin për “korrupsion” që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.
    Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të ekspertonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashkëpunëtori i tij i hershëm, Dritan Prifti, të dy pjesë e qeverisë, diskutonin për “ndarje parash, në shumën 700 mijë euro”.
    Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë konkludoi se “videoja ishte e përpunuar” dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën.
    Paralelisht me këtë proces, Beqiri, i cili krahas punës në Rektorat, ishte edhe pedagog në universitetin “Kristal”, krijon një kompani private, “Al-Forensic”, së bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, një tjetër ekspert i thirrur për videon “Meta-Prifti”.
    Kjo shoqëri nuk pati sukses të dukshëm. Dy aksionerët e pezullojnë aktivitetin e shoqërisë në vitin 2015, ndërkohë që fitimi për vitin e fundit ishte vetëm 300 mijë lekë të reja.
    Më herët, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me një kompani tjetër, “Al-Soft”, të cilën e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010.
    Beqiri rishfaqet në publik në fund të vitit 2013, në atë që konsiderohet si “skandali i serverit të Tatimeve”.
    Në nëntor të atij viti pati dyshime të forta se kishte ndërhyrje të paligjshme në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për verifikimin e situatës, pranë Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit të Sigurisë në atë kohë, Spartak Braho, i shoqëruar nga eksperti Ermal Beqiri. Në atë kohë u mësua se Beqiri shërbente si këshilltar informatik pranë kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
    Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ të këtij rasti, sipas dëshmive të bëra publike gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për “serverin e Tatimeve”, të zhvilluar në vitin 2016.
    Një hetim penal i mëvonshëm konstatoi se nuk kishte pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e Tatimeve, por situata problematike ishte krijuar për shkak të një anomalie elektronike.
    Të dhëna zyrtare tregojnë se lidhja mes Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit nuk ishte vetëm në kuadrin e raporteve zyrtare.
    Në qershor të vitit 2012 regjistrohet shoqëria “Alb Red Stone”, me aksioner themelues Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arbër Braho, ky i fundit djali i Spartak Brahos. Kompania vijon të jetë active dhe ka objekt “Aktivitete në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit nxjerrjes, shfrytëzimit dhe përpunimit të burimeve minerale, mermereve, graniteve, etj.”
    Në vitin 2015, emri i Ermal Beqirit gjendet në listën e të punësuarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekës, në pozicionin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit.
    Gjatë periudhës që ai mbante këtë post, një kompani private pa shumë histori deri në atë kohë, “Soft & Solution”, nisi të fitonte radhazi tendera për pajisje informatike pranë Hipotekës.
    Gjatë vitit 2016 pati raportime mediatike që hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanisë “Soft & Solution”, e cila zyrtarisht ishte në pronësi të Arjola Koromani. Konfirmimet mediatike u konfirmuan më vonë.
    Në një kohë më të vonë, Ermal Beqiri vendos të dalë nga aktivizimi në administratën publike, duke hyrë përfundimisht në botën e biznesit. Në janar të vitit 2018 krijon kompaninë “5min.al”, me objekt “blerje e shitje dhe dhënie makinash me qira…”. Duket se ka qenë një biznes jo shumë i mirë, pasi, vetëm një vit më vonë, në janar 2019, e pezullon aktivitetin e saj.
    Në vitin 2021, Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution”, për të cilën ka pasur dyshime të mëhershme mediatike se e kontrollonte në hije, që kur ai ishte drejtor IT në Hipotekë dhe shoqëria fitonte tendera radhazi pranë atij institucionit.

    Kompania “Soft & Solution” është krijuar në janar të vitit 2011, me objekt “Zhvillim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit…etj,”.
    Aksionerët themelues ishin Enida Puto e Vjollca Vasjari. Disa muaj më pas, në tetor të atij viti, aksionet e shoqërisë blihen nga Dritan Didi.
    Ky i fundit qëndron vetëm pak muaj aksioner dhe, në mars 2012 e shet kompaninë ‘Soft & Solution” tek Arjola Koromani.
    Në Korrik të vitit 2021, Koromani e shet kompaninë tek Ermal Beqiri për shumën 1 milionë lekë të reja. Pas këtij transaksioni, Arjola Koromani vijon të mbajë postin e administratores së shoqërisë.
    Gjatë vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij të biznese me tre kompani të tjera.
    Në Mars të këtij viti ai themelon shoqërinë “R&D Solution”, me objekt “Kërkim shkencor dhe teknologjik..etj,”. Administratore e shoqërisë është sërish Arjola Koromani, ish-pronarja e “Soft & Solution”.

    Në Prill të vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë ‘IT Tirana”, për një shumë prej 144 mijë euro. Pas blerjes, emri i shoqërisë ndryshohet në “NSolution”.
    Shoqëria “IT Tirana” është themeluar në vitin 2008, me objekt të aktivitetit “Shërbime në fushën e telekomunikacioneve, rrjeteve kompjuterike…”.
    Beqiri e bleu shoqërinë nga ortakët e saj, shtetasit gjermanë Volker Valentin Koch, Jochen Mosthaf dhe Arben Qarkaxhija.
    Dhe, në Maj 2024, Ermal Beqiri bën një tjetër “goditje” të rëndësishme, duke blerë për 380 mijë euro të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon”.

    Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2005, me objekt “veprimtari në fushën informatike…”.
    Beqiri e bleu kompaninë nga “Comscope Limited”, një shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Qipros dhe me përfaqësues Vasileios Stachos.
    Pas kryerjes së këtij transaksioni, Stachos vijon të mbajë ende postin e administratorit të shoqërisë “Horizon”.

  • 7 biznesmenë dhe një ish-deputete, kush janë të pandehurit në dosjen Veliaj

    7 biznesmenë dhe një ish-deputete, kush janë të pandehurit në dosjen Veliaj

    të pandehur

    TIRANË-Shtatë biznesmenë dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka janë marrë zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila sot përmes një komunikate për mediat bëri me dije se e kishte dërguar për gjykim.
    Ish-kryetarja e Komisonit të Ligjeve dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj.
    Ndër biznesmenët që janë zyrtarisht të pandehur përmendim, Elman Abulen, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Mirton Lika, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.
    Elman Abule prej muajit shkurt, është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk.
    Gentian Sula akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk. SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.
    I pandehur është marrë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare, “Kontakt” shpk. Kjo kompani e Betkashit, pikërisht në periudhën kur kërkonte leje ndërtimi për një projekt në Tiranë, është përfshirë në sponsorizime dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit për Veliajn dhe Xoxën.
    Mirton Lika, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, në emër të shoqërisë “Lani” shpk. Akuzat lidhen me ambientin e ndodhur në katin e 11-të të kullës të quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga bashkëshortja e Erion Veliaj, si pronë e fshehur. Ambienti ndodhet një kat më sipër zyrës së regjistruar të organizatës “Harabel“ që drejtohet nga Ajola Xoxa, teksa nuk është deklaruar në asnjë prej deklaratave të pasurisë së çiftit Veliaj-Xoxa.
    Shkëlqim Fusha është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk. Sipas SPAK, Veliaj ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, e cila do të realizohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha. 
    Biznesmeni i ndërtimit Meriman Palushi, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;
    Sokol Kryeziu, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk.

  • “Marmelladov” në teatrin Metropol/ Shfaqja që trajton kompleksitetin e njerëzve në trysni do të jetë në skenë nga 5 deri në 7 shtator

    “Marmelladov” në teatrin Metropol/ Shfaqja që trajton kompleksitetin e njerëzve në trysni do të jetë në skenë nga 5 deri në 7 shtator

    “Marmelladov”, me regjinë e Xhino Musollarit është shfaqja që mirëpret publikun këtë fillim shtatori në Teatrin Metropol.

    “Marmelladov” është një fragment i shkëputur nga novela ‘Krim dhe ndëshkim’ e Fyodor Dostoevsky, përshtatur dhe dramatizuar për t’u ngjitur në skenën e teatrit.
    Mjeshtëria e autorit ndërthur jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së djeshme, së sotme dhe të nesërme si një profeci ideologjike dhe ndjesore.
    “Ka qenë aktuale, është dhe do të jetë, sepse trajtohen çështje thelbësore, traumat e shoqërisë. Është e gjithëkohshme, kështu që besoj secili do gjejë veten te personazhet”, tha aktori Xhino Musollari.
    Secili prej personazheve bart botëkuptime të cilat sjellin avancimin, e shpeshherë edhe degradimin e shoqërisë.
    “Personazhi që unë luaj duhet ta japë të gjithë mesazhin që ka për të dhënë vetëm me aura, me energji”, tha aktori Jurgen Dervishi.
    “Raskolnikovi është ai që ka dyshime për veten e tij, për aktualitetin dhe për atë që kërkon brenda vetes për ta arritur si qëllim”, tha Lindar Kaja.
    “Nikollai do të arrijë diçka, ka ëndrra, por e ndjekin traumat e fëmijërisë”, tha Serxhjo Danga.
    Shfaqja që trajton kompleksitetin e qenieve njerëzore nën trysninë e rrethanave sociale, politike dhe ideologjike fton publikun në Teatrin Metropol, nga data 5 deri në 7 shtator.

    Top Channel

  • Konflikt në Aeroportin e Vlorës: Valon Lluka mohon shkarkimin, akuzon Pacollin për devijime nga parimet e qeverisjes

    Konflikt në Aeroportin e Vlorës: Valon Lluka mohon shkarkimin, akuzon Pacollin për devijime nga parimet e qeverisjes

    Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, Valon Lluka, ka reaguar pas raportimeve të medias ekonomike Kapitali mbi shkarkimin e tij nga detyra.
    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka u shpreh se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet përgjegjëse, ndërsa lajmin e ka mësuar vetëm përmes raportimeve në media.

    “Jam i befasuar nga këto informacione, pasi asnjë dokument apo vendim nuk më është komunikuar në mënyrë zyrtare. Deri në këtë moment, nuk kam dijeni për arsyet apo bazën ligjore të një vendimi të tillë”, tha ai.
    Lluka hodhi akuza të forta ndaj biznesmenit dhe aksionerit kryesor të kompanisë, Behgjet Pacolli, duke e akuzuar për devijime serioze nga parimet e mirëqeverisjes korporative. “Menaxhimi i një investimi strategjik si aeroporti i Vlorës duhet të udhëhiqet nga transparenca dhe respektimi i ligjit. Çdo veprim i kundërt dëmton projektin dhe interesin publik”, nënvizoi ai.
    Ky zhvillim vjen në një moment delikat për aeroportin e Vlorës, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, ku pritet të përqendrohet një pjesë e madhe e flukseve turistike të jugut të vendit. Debatet e brendshme mes aksionerëve rrezikojnë të hedhin hije mbi ecurinë e projektit dhe afatet e funksionalizimit të tij
    Më poshtë, deklarata e plotë:
    Deklaratë publike mbi zhvillimet e fundit në lidhje me detyrën time si Administrator i Shoqërisë Vlora International Airport – VIA Sh.P.K.
    Marr shkas nga raportimet dhe lajmet e shpërndara gjerësisht në media lidhur me shkarkimin tim nga pozita e Administratorit të Vlora International Airport – VIA Sh.p.k., pas një periudhe gati katërvjeçare në drejtimin e kësaj shoqërie me rëndësi të veçantë strategjike për shtetin shqiptar.
    Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë.
    Megjithatë, ju siguroj se në ushtrimin e detyrës sime si Administrator, kam vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Statutin e Shoqërisë, me Kontratën e Koncesionit, si dhe me të gjithë kuadrin tjetër ligjor e rregullator të zbatueshëm. Çdo vendim apo akt nga ana ime ka qenë i mbështetur mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me qëllim zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij projekti strategjik dhe të rëndësishëm për shtetin shqiptar.
    Thënë këtë, ajo që mund të komunikoj sot me bindje të plotë është se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën, përkushtimin apo ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të detyrave e obligimeve të mia si Administrator.
    Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre.
    Në kushtet aktuale, rezervohem dhe do të ushtroj të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore të parashikuara, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të mia dhe të reputacionit tim profesional, si dhe për të sqaruar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar në opinionin publik.
    Gjithashtu, deri në një njoftim tjetër, rezervohem të jap çdo qëndrim shtesë dhe ftoj mediat që këtë deklaratë ta konsiderojnë si përfundimtare.
    Si përfundim, dëshiroj të theksoj se projekti i Aeroportit të Vlorës ka qenë dhe mbetet një projekt i një rëndësie të veçantë për mua personalisht dhe profesionalisht. Për gati katër vite kam punuar me përkushtim maksimal për të çuar përpara këtë projekt madhor, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe në prag të nisjes së operimeve.
    Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin e jashtëzakonshëm të VIA-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, për institucionet publike shqiptare për mbështetjen dhe bashkëpunimin, për institucionet financiare që kanë besuar në këtë projekt dhe për nënkontraktorët e partnerët tanë, të cilët kanë kontribuar me profesionalizëm në realizimin e tij.
    Me respekt, Valon Lluka

  • Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

    Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

    Behgjet Pacolli dhe Valon Lluk

    TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi i publikuar nga Kapital.al është marrë dy ditë më parë, me votat e shoqërisë Mabco Construction në pronësi të Pacollit, ndërkohë që aksioneri i minorancës, 2A Group, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje.

    VENDIMI

    Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfshin një investim 104 milionë euro dhe ka një sipërfaqe prej 309 hektarë. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”. Por po në mars të atij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.
    Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro. Që nga nisja e ndërtimit, ka pasur reagime nga shoqatat që merren me mbrojtjen e mjedisit, pasi parashikohet që aeroporti të ndikojë negativisht tek fauna e lagunës së Nartës./ZËRI

  • Fondet qeveritare/ Rama shpërndan miliona lekë për OJQ-të e Sorosit (Vendimi)

    Fondet qeveritare/ Rama shpërndan miliona lekë për OJQ-të e Sorosit (Vendimi)

    Disa organizata jo-qeveritare shqiptare, të lidhura ngushtë me Fondacionin Soros ose të mbështetura financiarisht prej tij për vite me radhë, janë pjesë e përfituesve të një fondi prej mbi 1 milionë euro të shpërndarë së fundmi nga qeveria e Edi Ramës.
    Në Korrik të këtij viti, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një strukturë në varësi direkte të kreut të qeverisë, ka miratuar Vendimin për miratimin e projekt-propozimeve dhe shumat e financimit me grant për secilin nga fituesit.
    Thuajse gjysma e fondit të akorduar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile , rreth 450 mijë euro, është shpërndarë gjatë tre javëve të para të muajit Gusht 2025, sipas të dhënave të përpunuara nga portali i specializuar për transaksionet e Thesarit të Shtetit, “spending.data”.

    Në foto: Vendimi i Bordit të Mbështetjes së Shoqërisë Civile, dt. 7 korrik 2025
    Agjencia ka vendosur që fondet do t’u akordohen organizatave joqeveritare në 3 këste- fillimisht do të paguhet 70 përqind e shumës. Më tej, 20 përqind do t’u jepet OJQ-ve në momentin që do të dorëzojnë raportin afat-mesëm dhe, shuma e mbetur, prej 10 përqind, do t’u akordohet në momentin e dorëzimit të raportin final mbi zbatimin e projektit, për të cilin janë shpallur fitues.
    Përfitojnë “OJQ-të e Sorosit”
    Vlerat financiare, të akorduara nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile variojnë nga 900 mijë deri në 1.7 milionë lekë të reja.
    Në listën e përfituesve janë disa organizata jo-qeveritare, të njohura botërisht si të krijuara drejtëpërdrejtë apo nën kontrollin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, pjesë e konglomeratit ndërkombëtar të multimiliarderit Xhorxh Soros.
    Ndër fituesit e granteve qeveritare gjenden organizata si “Aksion Plus”, “Aleanca Gjinore për Zhvillim” apo edhe “Ndryshim për Zhvillim” e njohur me emërtesën anglisht “Change for Development”.
    Gjithashtu, në listën e përgatitur nga Bordi i emëruar dhe kontrolluar nga kryeministri Edi Rama, shfaqen si fitues të fondeve qeveritare edhe OJQ-të “Instituti për Kontratën Shoqërore”, “Shërbimi Ligjor Falas” e ‘Horizont EU”.
    Në foto: Pjesë nga lista e organizatave me projekte fituese të fondit të Mbështetjes së Shoqërisë Civile
    Këto organizata kanë përfituar, në përgjithësi, vlerën maksimale të grantit të shpërndarë nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile, në shumën 1.7 milionë lekë.
    Ndërkohë, fitues janë edhe disa organizata të tjera, të cilat kanë pasur projekte të shumta të financuar nga fondacioni Soros, por që, për arsye të paqarta, ato të dhëna nuk gjenden nga një kërkim në burimet e hapura të informacionit ose në faqet e tyre zyrtare.
    OJQ-të e Soros në “epokën Trump”
    Rrjeti global i organizatave jo-qeveritare të financuara nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Soros”, mori një goditje të fuqishme nga administrata amerikane, sapo Donald Trump hyri në Zyrën Ovale, në janar të këtij viti.
    Një prej nismave të para të Presidentit Trump ishte pezullimi dhe më pas mbyllja e USAID-it, pasi u konstatua se fondet e qytetarëve amërikanë shkonin për financimin e organizatave që menaxhoheshin nga Soros-i dhe shpërndanin propagandë ekstremiste majtiste.
    Në foto: Kryeministri Edi Rama, multimiliarderi Xhorxh Soros dhe i biri i tij, Aleks Soros
    Bllokimi i fondeve të USAID-it solli një pështjellim financiar edhe për dhjetra organizata jo-qeveritare të mbështetura nga Soros-i në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, i vetëshpallur si mik i Xhorxh Sorosit dhe djalit të tij, Aleks Soros, mesa duket, ka mendur të zbusë disi dhimbjen e OJQ-ve, duke shpërndarë fonde publike, nëpërmjet Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile.
    Bordi Mbikqyrës i kësaj strukture drejtohet prej vitit 2022 nga Iris Luarasi. Por, pasi pedagogia e gazetarisë mori mandatin e deputetit, si pjesë e listës së mbyllur të Partisë Socialiste në Tiranë, Agjencia drejtohet nga zv.kryetarja, Eridana Çano, një ish-këshilltare dhe drejtoreshë në Kryeministri.
    /Boldnews.al/

  • “Projektligji për barazinë gjinore,atentat ndaj themeleve të shoqërisë”,Shehu kundër ligjit të Rilindjes:Godet familjen

    “Projektligji për barazinë gjinore,atentat ndaj themeleve të shoqërisë”,Shehu kundër ligjit të Rilindjes:Godet familjen

    Qeveria ka dorëzuar projekt-ligjin “Mbi barazinë gjinore” në Kuvend, një nismë që ka ngjallur reagime të forta, sidomos nga Tritan Shehu.
    Ai e konsideron këtë projekt-ligj si një atentat ndaj themelit të shoqërisë dhe ekzistencës së dy gjinive, mashkull dhe femër, duke kërcënuar vlerat tradicionale të familjes dhe shoqërisë. Sipas Shehut, ky ligj hap dyer për njohjen e identiteteve gjinore jashtë binarit mashkull-femër dhe fut ndikime të ideologjive LGBT dhe trans.

     

     
    Postimi i deputetit të PD-së Tritan Shehu:
    Projekt ligji “Mbi barazine gjinore” i Rilindjes, atentat ndaj thelbit te shoqerise, egzistences se vetem dy gjinive, Mashkull e Femer, familjes etj!
    Qeveria ka dorezuar keto dite ne Kuvend kete projekt ligj.
    Ndermjet fjaleve e terma e te mjegullta kerkon t’i hapet rruge nje shoqerie shume gjinore fluide, ne kundershtim me parimet gjinore mashkull e femer te shoqerise sone, familjes se perbere nga nje burre e nje grua, duke goditur kolonat e shoqerise e te Jetes, Femijet e te ardhmen tone:
    1- Projekt ligji nuk fillon dhe as permend thelbin gjinor, ate qe shoqeria e ligji njeh vetem dy gjini, mashkull e femer, sipas percaktimit qe ne lindje kjo.
    Duke lene keshtu nje “porte” te hapur per spekullimet e metejshme te tij, drejt njohjes se dhjetra gjinive, ndryshimit te tyre pa kufi.
    2- Ligji qellimisht ngateron gjinine me orietimin seksual, duke u futur keshtu ne konceptet LGBT, trans, gay etj, qe godasin themelet gjinore te shoqerise.
    3- Ligji qellimisht gjithashtu i hap rruge termit “gjinia e perkatesia e shumefishte”, per te goditur konceptin jetik te shoqerise njerezore te dy gjinive, mashkull e femer.
    Gjinia ne kete menyre sipas ketij termi ne projekt ligj i referohet identitetit gjinor te nje personi, qe mund te mos jete vetem mashkull apo femer, por mund te perfshije identitete te tjera si jogjinor(non binary), transgjinor, gjinor fluid etj, etj.
    Ky koncept eshte tejet i rrezikshem edhe per femijet, sepse legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe sot kerkohen te futen nga grupet LGBT, trans etj qe ne shkollat e viteve te para.
    Keto jane disa nga kolonat kryesore te Jetes, Familjes, Shoqerise qe kerkon te godase ky dokument i paraqirur gjoja per barazine gjinore, duke perbere objektivin kryesor real e te rrezikshem te tij.
    Te tjerat fjale, nene, percaktime hidhen per te maskuar thelbin e ketij projekt ligji, qe godet cfare ne kemi me te shenjta ne egzistencen tone, familjen, femijet, vlerat tona.
    Godet egzistencen e nje shoqerie te perbere nga dy gjini Mashkull e Femer te percaktuar ne lindje.
    Te gjithe ne kembe per te mbrojtur vlerat sublime ndaj ketij atentati shkaterrues ndaj tyre te Rilindjes!
     
     
     

  • Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kthehet në shtëpi

    Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kthehet në shtëpi

    Pas disa orësh mungesë që alarmuan familjarët dhe policinë, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në banesë mbrëmjen e së mërkurës.
    Familjarët ngritën alarmin pasditen e djeshme, pasi humbën çdo kontakt me të. Ishte nëna e tij ajo që bëri denoncimin në Komisariatin nr. 1, duke shprehur shqetësimin se i biri mund të ishte arrestuar. Dyshimet u ushqyen nga një mesazh që Shima i kishte dërguar një të njohuri, ku aludonte se po merrej nga policia.

    Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu rezultoi se nuk kishte asnjë procedurë apo urdhër-arrest në ngarkim të tij. Pas disa orësh, Shima u shfaq vetë dhe deklaroi se ishte larguar drejt jugut të vendit, pas një konflikti me partneren e tij.
    Ai nuk dha sqarime të mëtejshme mbi mesazhin e çuditshëm që alarmoi familjen, ndërkohë që policia konfirmoi se po vijon të hetojë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, jo vetëm për shkak të panikut të krijuar, por edhe për funksionin e mëparshëm publik të Shimas në një nga institucionet më të rëndësishme të teknologjisë së informacionit në vend.

  • MEKI ‘rrëzon’ pretendimet e Hysebelliut: Ka pasur dy kontrata qiraje me të njëjtin autoritet

    MEKI ‘rrëzon’ pretendimet e Hysebelliut: Ka pasur dy kontrata qiraje me të njëjtin autoritet

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku ushtrojnë aktivitetin televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare.
    MEKI sqaron përmes një deklarate për mediat çështjen e pronësisë dhe kontratës së qerasë për ambientet në të cilat ushtron aktivitetin e tij grupi mediatik në fjalë.
    Ministria rrëzon pretendimet e grupit mediatik “Focus Group” se për ambientet në fjalë posedojnë një kontratë qiraje që afat përfundimtar ka vitin 2033 dhe nënvizon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave.
    Deklarata e plotë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:
    “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:
    Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
    Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjetër kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
    Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke pasur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
    Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
    Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin!
    Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.
    MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve”.

  • Ndërhyrja e policisë në ambientet e televizionit News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

    Ndërhyrja e policisë në ambientet e televizionit News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku veprojnë televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare.
    Në një deklaratë për mediat, MEKI sqaron situatën në lidhje me çështjen e pronësisë dhe kontratën e qerasë për ambientet ku operon grupi mediatik, duke dhënë sqarime mbi statusin ligjor të hapësirave.

    Ministria thekson rëndësinë e respektimit të rregullave ligjore në këtë proces dhe siguron se po monitoron situatën për të garantuar drejtësinë dhe transparencën.

    DEKLARATA PER SHTYP E MEKI:
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:
    Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
    Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjeter kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
    Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke patur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
    Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
    Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin!
    Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.
    MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve.
    DEKLARATA/ Shoqëria “Panorama Group” sh.a. denoncon bllokimin e paligjshëm të ambienteve dhe ndërprerjen e veprimtarisë: Kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033!