Tag: shoqërisë

  • Qeveria vendos tarifa për disa shërbime elektronike në e-Albania, ja sa do të paguajnë bizneset dhe qytetarët

    Qeveria vendos tarifa për disa shërbime elektronike në e-Albania, ja sa do të paguajnë bizneset dhe qytetarët

    Qeveria vendos tarifa për disa shërbime elektronike në e-Albania, ja sa do të paguajnë bizneset dhe qytetarët
    Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi përcaktimin e tarifave për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve.
    Sipas vendimit të qeverisë, për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.
    Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon: 4 800 lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit; 20 lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion; 4 000 lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit; 15 lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).
    Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit online për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.
    Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432 të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.
    Sipas vendimit të qeverisë, vendimi nr.35 i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • AKSHI: Nuk ndryshojnë tarifat për biznesin në e-Albania, shtohet një shërbim i ri për qytetarët

    AKSHI: Nuk ndryshojnë tarifat për biznesin në e-Albania, shtohet një shërbim i ri për qytetarët

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) sqaron se edhe pas ndryshimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, tarifat e përdorimit të shërbimeve elektronike në portalin e-Albania mbetet falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e zakonshëm.Pagesat e reja prekin vetëm subjektet private që kërkojnë ndërveprim teknik me regjistrat shtetërorë për shkëmbim të dhënash në kohë reale.“Shërbimet elektronike të portalit qeveritar e-Albania vijojnë të mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e tyre të zakonshëm, përveç rasteve kur ato kanë një tarifë të përcaktuar nga baza ligjore në fuqi e institucionit ofrues të shërbimit.Tarifat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhen vetëm me subjektet private që dëshirojnë të ndërveprojnë teknikisht me regjistrat elektronikë, bazat e të dhënave shtetërore, pra për ato palë që kërkojnë të integrojnë sistemet e tyre elektronike me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale.Këto tarifa nuk aplikohen për përdoruesit e zakonshëm të portalit, por vetëm për subjektet që përdorin funksionalitete teknike të avancuara, të dedikuara për ndërveprim ndërmjet sistemeve.Gjithashtu, sqarojmë se tarifat për shërbimin e nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike nuk kanë ndryshuar.Megjithatë, është shtuar një shërbim i ri i nënshkrimit elektronik për qytetarët, i cili u mundëson atyre ulje të ndjeshme të kostove financiare. Pajisja me këtë nënshkrim është vullnetare”, sqaron AKSHI.“Përmes këtij shërbimi, shumë veprime që më parë kërkonin shërbime noteriale apo prezencë fizike, si nënshkrimi i kontratave, deklaratave apo autorizimeve, tashmë mund të realizohen plotësisht online, me fuqi të barabartë ligjore. Kjo shmang pagesat noteriale, udhëtimet dhe shpenzimet e tjera që lidhen me dokumentet fizike.Së fundmi, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se shërbimet e para që do të ofrohen së shpejti si “shërbime të besuara”, ku qytetarët do të përdorin nënshkrimin elektronik, janë:• Prokura e posaçme• Deklarata noteriale, nëpërmjet së cilës njëri nga prindërit autorizon prindin tjetër (ose të dy prindërit një familjar) të shoqërojë të miturin nën 16 vjeç për të udhëtuar jashtë territorit të Shqipërisë”, vijohet më tej në sqarim.Vendimi i djeshëm i miratuar nga Këshilli i Ministrave, pas botimit në Fletoren Zyrtare do të shfuqizojë zbatimin e vendimit të miratuar në 2020 “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”.Vendimi i ri mban të pandryshuara tarifat për subjektet private, përfshirë tarifat prej 20 lekë për vulosje dokumentesh/transaksion nga e-Albania, tarifën prej 15 lekë për transaksion në platformën GG.Tarifat e miratuara për bizneset përfshirë nënshkrim elektronik (1 vit) do të vijojë të mbetet 4 800 lekë, si dhe tarifa 4,000 lekë për certifikatë elektronike fiskalizimi (1 vit).Me vendimin e ri shtohet tarifa prej 2,000 lekë për nënshkrimin elektronik për shtetas shqiptarë dhe të huaj.Vendimi 2025Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët:Për institucionet publike:• Nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për fiskalizim dhe transaksione në platformën GG: tarifë zero.Për subjektet private:• Nënshkrim elektronik (1 vit): 4 800 lekë• Vulosje dokumentesh/transaksion: 20 lekë• Certifikatë elektronike fiskalizimi (1 vit): 4 000 lekë• Transaksion në platformën GG: 15 lekëPër shtetas shqiptarë dhe të huaj:• Nënshkrim elektronik (1 vit): 2 000 lekëPagesa: realizohet online përmes portalit e-Albania, dhe të gjitha të ardhurat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.Ngarkohen AKSHI për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2020.Vendimi 2020Nr. 35, datë 22.1.2020PËR MIRATIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET ELEKTRONIKE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONITNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të pikave 5, shkronja “ë”, dhe 6, shkronja “e”, të kreut II, të vendimit nr. 673, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1. Shërbimet elektronike në favor të organeve dhe institucioneve të administratës publike dhe subjekteve private ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit tëtarifave përkatëse.2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimi elektronik për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike, transaksion në platformën qeveritare tëndërveprimit (GG), ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.3. Për subjektet private, shërbimi elektronik për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG), ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijojnë:a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 vit;b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për sistemin fiskal, me afat vlefshmërie 1 vit;ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).4. Pagesa e tarifave kryhet nga subjektet private në momentin e aplikimit online për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin e-Albania.5. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr. 432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.6. Vendimi nr. 15, datë 12.1.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë të Informacionit”, shfuqizohet.7. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tarifat e reja për shërbimet elektronike: Qeveria miraton çmimet për bizneset dhe qytetarët

    Tarifat e reja për shërbimet elektronike: Qeveria miraton çmimet për bizneset dhe qytetarët

    Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi përcaktimin e  tarifave për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve.
    Sipas vendimit të qeverisë, për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.
    Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon: 4 800 lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit; 20 lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion; 4 000 lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit; 15 lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).
    Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
    Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit online për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.
    Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432 të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.
    Sipas vendimit të qeverisë, vendimi nr.35 i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Shitblerjet, lëvizjet e mëdha të bizneseve në dy vitet e fundit

    Shitblerjet, lëvizjet e mëdha të bizneseve në dy vitet e fundit

    Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku transaksionet e shitblerjes kanë qenë të pakta dhe kryesisht mes familjarëve, në 2024-n dhe në pjesën e parë të 2025-s ka pasur më shumë lëvizje.Në tregun financiar, Grupi austriak “Uniqa” ka dalë nga tregu i sigurimeve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut.Grupet e mëdha shqiptare kanë filluar riorganizimin strategjik teksa po përgatiten që t’ia kalojnë aksionet brezit të dytë, siç është rasti i Grigor Jotit, i cili ka shitur tërësisht aksionet e “Infosoft Systems”. Grupi austriak “Uniqa” tërhiqet nga “Sigal” Transaksioni më i madh i vitit të fundit është dalja nga tregu e grupit austriak të sigurimeve “Uniqa”, që kishte blerë shoqëritë e sigurimeve të jo jetës dhe jetës të “Sigal” në vitin 2007.Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, në qershor 2025 është mbyllur transaksioni në bazë të të cilit “UNIQA Osterrich Versicherungen” ka shitur paketën prej 90% të aksioneve në shoqëri te “Sigal Business Center”, shoqëri e kontrolluar 100% nga Avni Ponari, themelues dhe aksioner pakice i “Sigal Uniqa Group Austria”.Z. Ponari zotëronte në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pjesën e mbetur prej 10% të aksioneve, ndërsa me blerjen e kuotave të “Uniqa” bëhet pronar i vetëm i kompanisë. “Sigal Business Center” është tashmë 100% aksionere edhe e “Sigal Life”.Njëkohësisht “Uniqa” ka shitur dhe filialet e saj në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. “Sigal” vepron në tregun e Kosovës, me dy ndërmarrjet e kontrolluara 100% prej saj, “Sigal Uniqa Group Austria” dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria”. Në Maqedoninë e Veriut, kompania vepron nëpërmjet “Uniqa AD Skopje”, me 99,95% të aksioneve dhe “Uniqa Life AD Skopje”, me 100% të aksioneve.“Sigal” është shoqëria më e madhe e sigurimeve në vend. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2024, “Sigal” zotëronte 25.5% të primeve të shkruara bruto të sigurimit të Jo-Jetës dhe 39.6% të primeve të shkruara bruto të sigurimit të Jetës. Grigor Joti mbyll ristrukturimin strategjik të grupitSipërmarrësi Grigor Joti ka vijuar ristrukturimin strategjik të grupit “Investment Joti”, përmes të cilit ka reduktuar kompleksitetin e kompanive të grupit dhe rritur fokusin menaxherial.Z. Joti thotë se në korrik 2025 ka nënshkruar kontratat e shitjes së kuotave të tij edhe në kompanitë “InfoSoft Systems” sh.p.k. në Kosovë dhe “InfoSoft Systems doo” në Maqedoninë e Veriut. Kjo përmbyll këtë fazë të ristrukturimit strategjik të grupit.Në maj 2023, z. Joti u largua nga “InfoSoft Systems” në Shqipëri duke transferuar në favor të z. Armand Sharra 36.6% të kuotave. Tashmë “InfoSoft Systems” zotërohet 30% nga “TAG Engineering”, po në pronësi të Armand Sharra, i cili 66.7% të kompanisë dhe 33.3% nga Bledar Dhima.Në qershor 2025, “Investment Joti” ka shitur dhe 55% të aksioneve që zotëronte në “InfoSoft Business Solution”, ku 36.66% i janë shitur z. Armand Sharra dhe 16.33% tek Bledar Dhima, pjesëmarrja e të cilit ka arritur në 33.33% të kapitalit të shoqërisë.Pjesa tjetër prej 30% zotërohet nga “TAG Engineering”, në pronësi 100% të Armand Sharrës. Vlera e transaksionit ishte rreth 300 milionë lekë.Z. Joti ka rritur pjesëmarrjen në “Inter Trade & Distribution”, ku “Investment Joti”, që ai zotëron, ka 76% të aksioneve nga 52% që kishte më parë (24% zotërohen nga Roland Joti).Në janar 2025, z. Grigor Joti ka dalë nga shoqëria “Interbrands”, teksa është depozituar marrëveshja për shkëmbimin/kalimin e 52% të kuotës nga ortaku Investment Joti – InfoSoft Group në favor të ortakut Plarent Kristo, që rriti përqindjen e kapitalit nga 24% në 76%. (24% zotërohet nga Roland Joti).“Ky transaksion nuk ishte thjesht një shitje e kuotave të mia në ‘Interbrands’, por një shkëmbim reciprok kuotash midis meje dhe një ortaku të përbashkët në të dy kompanitë.Unë mora kuotat e tij në ‘Inter Trade & Distribution’, duke i kaluar atij kuotat e mia në ‘Interbrands’. Edhe ky transaksion kishte për qëllim konsolidimin e pronësisë mbi kompanitë dhe rritjen e fokusit mbi mirëmenaxhimin e tyre”, ka pohuar z. Grigor Joti më herët në një intervistë për “Monitor”.“Duke konsideruar diversifikimin e lartë dhe kompleksitetin e bizneseve të grupit, që shtriheshin nga ndërtimi i infrastrukturave komplekse të IT në Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë, te distribucioni i produkteve IT në këto tre vende, në distribucionin e produkteve të konsumit, në Real Estate në Shqipëri e Austri, në Investimet Financiare, etj., si dhe bazuar mbi strukturën familjare, unë vendosa të reduktoj kompleksitetin dhe të rris fokusin menaxherial.Qëllimi ishte të përmirësohej qeverisja e përgjithshme e grupit dhe të krijoheshin kushte më të favorshme për kalimin e brezit të dytë në drejtim”. Grupi BALFIN shet “SPAR Albania” dhe “Fashion Group”Në fund të muajit mars 2025, kompania nga Kosova, “Viva Fresh Store”, njoftoi se ka arritur një marrëveshje për blerjen e “SPAR Albania” nga grupi shqiptar BALFIN.Vlera finale e transaksionit ishte 36.4 milionë euro, sipas transaksionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Pas njoftimit të blerjes, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe fondi Enterprise Expansion Fund II (ENEF II), në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian (WBIF), njoftuan se do të japin një hua deri në 25 milionë euro për të mbuluar pjesërisht koston e blerjes së “SPAR Albania” – me BERZH që kontribuon me 22 milionë euro dhe ENEF II me 3 milionë euro.Kjo është huaja më e madhe që BERZH ka dhënë ndonjëherë për një kompani vendase në Kosovë. Pas blerjes, “Viva Fresh” planifikon të zgjerojë aktivitetin në Shqipëri me hapjen e dyqaneve të reja dhe rinovimit të pikave ekzistuese të “SPAR”.Në një strategji për të mbajtur vetëm biznese që kanë hapësira të jenë rajonale dhe më gjerë, grupi BALFIN ka shitur “Fashion Group Albania” te kompania me kapital nga Kosova, “Albi Holding”, për 7.6 milionë euro, sipas kontratës së depozituar në QKB. “Fashion Group Albania” (FGA) ka për objekt aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve.Shoqëria operon nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve nën markën ndërkombëtare “Aldo”, “Carpisa”, “Cortefiel”, “Geox”, “Mango”, “Okaidi”, “Parfois”, “Prenatal”, “Springfield”, “Woman Secrets”, brenda territorit të Shqipërisë. “Albi Holding” është pjesë e “Albi Group”, i themeluar në Kosovë, i cili zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: “Celio”, “Chaussea”, “Okaidi”, “Mango”, “Springfield”, “Ozdilek”, “Geox”, “Gant”, “Timberland”, “Hugo Boss”, “Sportina Armani Exchange”, “Tom Tailor”, “XYZ”, “UGG”, “Plein Sport”, “Orsay”, “Dan John”, “Parfois”, “Boggi”. “Albi Holding” zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova, Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli. Transaksioni nuk është regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por ka marrë miratimin e Autoritetit të Konkurrencës. Edhe “Kastrati Group” ndryshon emrin, riorganizon aksionet Në dhjetor 2024, “Kastrati Group”, kompania më e madhe në vend sipas të ardhurave, me aktivitet kryesor tregtimin me shumicë të hidrokarbureve, ndryshoi emrin në “Kastrati Energy Trade”.Në maj 2025, sipërmarrja kreu një riorganizim të aksioneve. Aksioneri 100% i kompanisë është shoqëria e re e krijuar në janar 2025 me emrin “Jonuz Kastrati”, (e emëruar sipas emrit të të atit të aksionerëve ekzistues).Shoqëria “Jonuz Kastrati” zotërohet 65% nga kompania “Kastrati” sh.p.k, (në pronësi 100% të Shefqet Kastrati), 20% të Shefit Kastrati dhe nga 5% secili kanë Bilbil Kastrati, Selam Kastrati dhe Hajredin Kastrati.Sipas dokumenteve të dorëzuara në QKB, ky proces riorganizimi i entiteteve në pronësi po bëhet për të optimizuar operacionet e tyre dhe për t’iu përgjigjur nevojave të zhvillimit strategjik të shoqërive, si dhe përmirësimin e efikasitetit operativ për të nxitur rritjen e investimeve afatgjatë dhe përfitimet për ortakët e saj.Të njëjtat shkëmbime janë bërë dhe për shoqërinë tjetër, “Kastrati sh.p.k.”, me aktivitet tregtimin me pakicë të hidrokarbureve, e cila është riemërtuar “Kastrati Energy”.Nga maji 2025 “Shoqëria Jonuz Kastrati” është aksionere 100% e “Kastrati Energy”. “Eurolab” blen “Birra Stela”Në prill 2025 u finalizua marrëveshja e shitjes së fabrikës së prodhimit të birrës “Stela” te kompania “Eurolab Internacional Grup”, një nga më të mëdhatë në fushën e distribucionit.Procedurat për transaksionin e shitjes mes operatorëve rezultojnë se kanë nisur që në muajin tetor 2024, pas miratimit të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të aksionerëve të shoqërisë “Stefani & CO” Sh.A. për shitjen e të gjitha aksioneve të saj te kompania “Eurolab Internacional Grup” sh.p.k., për një shumë totale prej 10 milionë eurosh.Marrëveshja finalizuese e blerjes së fabrikës së birrës “Stela” është e vlefshme prej 10 prillit 2025.Kjo marrëveshje përfshin: 100% të aksioneve të kompanisë “Stefani & Co” ShA; Transferimin e kontrollit operacional dhe strategjik; Integrimin në grupin e kompanive “Eurolab Internacional Grup” Sh.P.K. “Tranzit” blen “NOA”Në janar 2025, 100% e aksioneve të shoqërisë mikrofinanciare “NOA” janë transferuar tek institucioni financiar konkurrent “Tranzit” (aksioner i vetëm i Bankës Amerikane të Investimeve – ABI Bank).Pronësia e kompanisë nga 100% e huaj u bë 100% shqiptare. Më parë aksionerët e “NOA” ishin “NOA Cooperatief U.A.” dhe “NOA Holdings N.V.”, të dyja korporata investimi me origjinë holandeze, të regjistruara dhe me seli në Amsterdam, Holandë, ndërsa përfitues përfundimtarë ishin një grup biznesmenësh shqiptarë.“NOA” shënon blerjen e tretë të grupit të “ABI Bank”, pas bankës “Credite Agricole Albania” dhe bankës “NBG Albania”. Ndryshojnë aksionerët e “Digit-Alb”“Digit-Alb”, platforma më e madhe me pagesë televizive në vend, ka pasur lëvizje të shumta të aksionerëve në pjesën e parë të 2025-s. Në datën 27.01.2025 janë shitur 2.52% të kuotave të Shoqërisë nga ortaku Alban Jaho në favor të Shoqërisë “Albsea Transport” .Në datën 25.02.2025 janë shitur 13.6% të kuotave të Shoqërisë nga Shoqëria “Union Grup” në favor të Shoqërisë “About Times”, subjekt në pronësi të plotë të Vjollca Hoxhës. Po në atë datë, “Grupi Union” ka shitur njëkohësisht edhe 3.2% të aksioneve që kontrollonte nëpërmjet shoqërisë tjetër të grupit, “Arch Investor”, te “Top Channel”, kompani që zotërohet nga trashëgimtarët ligjorë të themeluesit të saj, Dritan Hoxha.Pas këtyre transaksioneve, familja Hoxha e ka rritur pjesëmarrjen e saj në “Digit-Alb” në 60.25% të aksioneve, duke përfituar shumicën vendimmarrëse në shoqëri.Në datën 08.05.2025 janë shitur 10.52% të aksioneve nga Shoqëria “Albsea Transport” në favor të Shoqërisë që ka aktivitet kryesor prodhimin e shpendëve, “A.I.B.A. KOMPANI”.Kjo e fundit kishte hyrë si aksionere në “Digit-Alb” në 2019-n dhe më pas në fillim të vitit 2022 kishte shitur aksionet tek “Albsea Transport”, nga e cila i bleu sërish. Vilma Nushi këmben me tokë 50% të aksioneve të “Marketing & Distribution”Sipërmarrësja Vilma Nushi, e cila themeloi kompaninë e shpërndarjes së produkteve “Marketing & Distribution” në vitin 1997, ka vendosur që në gusht 2024 të bëhet kalimi i 25% të kapitalit të shoqërisë në favor të Niki Gleoudi dhe 25% të kapitalit të shoqërisë në favor të Dorothea Gleoudi, shtetase greke, sipas vlerës së kontributit të ofruar në natyrë, që lidhet me sipërfaqe të pasurive arë prej 15 mijë metra katror në zonën e Katundit të Ri, Kashar.Pas kësaj lëvizjeje, shoqëria nga shqiptare u bë e përbashkët, shqiptare – e huaj. “AGIKONS” bëhet shoqëri e huaj, por me aksioner shqiptar Në dhjetor të vitit 2024, është depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit kontrata e shkëmbimit të kuotave që Gentian Sula kishte në shoqërinë e ndërtimit “AGIKONS” me shoqërinë “UK Development Holding Limited”.Shoqëria u bë me kapital të huaj 100%, nga 100% shqiptare që ishte më parë. Sipas vendimit të Asamblesë, “Ortaku i vetëm miraton shkëmbimin e kuotës së Shoqërisë ‘AGIKONS’ sh.p.k. me kapital 1,501,000,000 lekë me kuotat e Shoqërisë angleze ‘UK Development Holding Limited’ në 12,652,449 GBP e cila përbën 100% të pjesëmarrjes në kapitalin e Shoqërisë”.Edhe pas këtij shkëmbimi, aksioneri nuk ka ndryshuar.“Në përfundim të transaksionit, Shoqëria do të ketë ortak të vetëm z. Gentian Sula, i cili do të jetë zotërues i një kuote që përbën 100% të kuotave të kapitalit të Shoqërisë”, thuhet në vendimin e asamblesë.Z.Sula ka regjistruar shoqërinë “UK Development Holding Limited” në Londër në korrik 2024. Transaksionet e tjera– Në qershor 2025, z. Petrit Shijaku, i cili zotëronte 33% të shoqërisë “Shijaku”, me aktivitet në ndërtim, është larguar nga kompania dhe ua ka dhuruar pjesën e tij dy vëllezërve, përkatësisht Shpëtim Shijakut me 15.67%, i cili ka rritur kuotat në 49%, dhe Bilbil Shijakut, 16.67%, që tashmë ka 51% të kuotave të kompanisë.Çmimi i shitjes, sipas kontratës, ishte 1.2 milionë euro.– Në korrik 2025, ortaku Kujtim Kale, i cili zotëronte 50% të aksioneve të shoqërisë së tregtimit me shumicë të karburanteve, “RDA Petrol”, ka shitur kuotën e tij tek aksioneri tjetër Fation Veizaj, që tashmë zotëron 100% të kompanisë.– Në maj 2024 u zbatua projekt-bashkimi me përthithje, ku shoqëria “Riofarma” sh.p.k. u përthith nga “Trimed”, të dyja me aktivitet në tregtimin e produkteve farmaceutike. Qëllimi i transaksioneve është zvogëlimi i kostove dhe bashkimi i sinergjive.Në gusht 2024, nga “Trimed” u largua ortaku Gani Peposhi, i cili i dhuroi 40% të aksioneve te Gentiana Peshkatari, kuota e së cilës u rrit në 50%. Pjesa tjetër prej 50% vijon të zotërohet nga Endrit Hido.– Në shkurt 2024, në shoqërinë e tregtimit të produkteve farmaceutike “Megapharma” është shtuar ortaku “T-Medss”, i cili ka blerë 30% të aksioneve nga aksionerët ekzistues për 4.6 milionë euro. Monika Hamzaraj ka shitur 15% të aksioneve, duke mbajtur 35%, dhe Robert Çina ka shitur po 15% të aksioneve, duke mbajtur 35%. Zotëruesi i “T-Medss” është Sokol Ramizi.– Një tjetër ndryshim në pronësinë e shoqërive farmaceutike lidhet me transferimin e 20% të kapitalit të z. Izmir Shehu, në favor të znj. Besjana Gradica në shoqërinë “Alfamarkos”, për 70 milionë lekë.Z. Shehu ka ulur pjesëmarrjen në kapital nga 60 në 40%, ndërsa pjesa tjetër prej 40% vijon të zotërohet nga Vladimir Margjeka. Transaksioni ka ndodhur në prill 2024.– Në qershor 2024, Bardhyl Sali, i cili zotëronte 100% shoqërinë “Sali Elektrik”, me aktivitet në tregtimin e materialeve elektrike, i ka dhuruar 40% të aksioneve të birit, Rikardo Sali. Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

    Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

    Kryeministri “Diell”, Edi Rama, thotë se është konsultuar me organizatat e shoqërisë civile të financuara nga rrjeti “Soros” për hartimin e projekt-ligjit “Për barazinë gjinore”, një dokument i cili, në rast miratimi, shkatërron në mënyrë përfundimtare konceptin e familjes në Shqipëri.
    Në projekt-ligjin e ri parashikohen terma “gjini gjithëpërfshirëse”, “orientim seksual” , “identitet gjinor” e të tjera të ngjashme, të cilat ndryshojnë traditën e ndërtimit bazë të familjes “burrë-grua”.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur shpesh që axhenda e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e multimiliarderit Xhorxh Soros është pikërisht shkatërrimi i familjes. Që në ditët e para të presidencës së tij, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, në të cilën u kërkohej agjencive federale të “njohin se gratë janë biologjikisht femra dhe burrat janë biologjikisht meshkuj”, duke vënë theksin në eleminimin e “ideologjisë gjinore” nga kontratat qeveritare.
    Por në Shqipëri, në vendin e vogël ballkanik që drejtohet nga Edi Rama, një pinjoll i “Sorosit”, agjenda kundër konceptit tradicional burrë-grua, po zbatohet me shpejtësi.
    Në foto: Aktiviteti i komunitetit LGBT nuk pengohet në Shqipëri
    Për ligjërimin e “gjinisë gjithëpërfshirëse”, qeveria e majtë shqiptarë është konsultuar pikërisht me organizatat që mbështeten prej vitesh nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur”
    “Konsultimi”
    Në 10 Mars 2025, Ministria e Shëndetësisë publikoi për konsultim publik draftin e projekt-ligjir të ri “Për barazinë gjinore”. Në këtë tekst përfshiheshin për herë të parë terma si “identitet gjinor”, megjithëse në përgjithësi kishte mbajtur të pandryshuar termat bazë “burrë-grua”.
    Por, pas “konsultimit publik”, Këshilli i Ministrave bëri disa ndërhyrje kirurgjikale, të cilat i ndryshuan tërësisht boshtin e projekt-ligjit, duke e orientuar gjithçka drejt shkallmimit të dyshes klasike “femër-mashkull”.
    Në dokumentin përmbledhës, rezulton se organizata të ndryshme jo-qeveritare kanë dhënë opinionet e tyre për përmirësimin e draftit paraprak qeveritar. Disa prej këtyre OJQ-ve janë fokusuar tek aspektet administrative, tek forcimi i barazisë gjinore dhe forcimin i strukturave lokale për të rritur mbështetjen ndaj grave.
    Në foto: Dokumenti i Konsultimit Publik për projekt-ligjin “Për Barazinë Gjinore”
    Por, ndërhyrjet më delikate janë realizuar pas “sugjerimeve” të të paktën dy organizatave: “ALEANCA LGBTI”, Qendra “AWEN”.
    Këto grupime sociale kanë sugjeruar një modifikim në nenin 4, pika 1, gërma “ë” i projekt-ligjit. Drafti fillestar parashikonte: “…ë. Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem”.
    Në foto: Drafti fillestar parashikonte termat “burrë” dhe “grua”
    Pas ndërhyrjes së dy organizatave të sipërcituara, neni përkatës ndryshoi në këtë mënyrë: “Gjini”, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”.
    Në foto: Varianti final i projekt-ligjit, pas konsultimit
    Ky duket se ka qenë roli i këtyre ojq-ve-ato janë përdorur si mbulesë për të “çertifikuar” me konsulencë vullnetin e kryeministrit Edi Rama.
    “Konsulentët” e Soros
    Dy organizatat “konsulente” të gjinisë gjithëpërfshirëse janë të lidhura ngushtë me agjendën e përhapur nga Fondacioni “Soros”.
    “Aleanca LGBTQI” është tërësisht brenda objektit të saj, përhapja e farës së “gjinisë gjithëpërfshirëse”, një agjendë themelore e platformës soros-iste.
    Ndërsa Qendra “AWEN”, formalisht, është një bashkim organizatash që kanë në qendër të tyre mbrojtjen ndaj grave. Por, ajo që po sjellin me këtë projekt-ligj, është shkatërrimi i termit “grua” si nënë dhe mbartëse e vijimësisë së shoqërisë, duke e shndërruar në “prindi 1”.
    Pjesa thelbësore e organizatave që janë bashkuar në qendrën “AWEN” janë grupe të financuara prej vitesh nga Fondacioni “Soros”, sipas listës më poshtë:
    – Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” është themeluar në vitin 1999. Ajo ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore në shoqëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara të grave. Prej vitesh, ajo është përfituese e projekteve “Soros”.

    – Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) është një bashkim organizatash, të lidhura ngushtësisht me financimet e fondacionit “Soros”.
    Në brendësi të GADC janë të tjera shoqata, të cilat janë të lidhura edhe personalisht me “Soros”.
    a. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, e drejtuar prej shumë vitesh nga një përfaqësuese e linjës së “Sorosit” në Shqipëri, Iris Luarasi, e cila tashmë është deputete e Partisë Socialiste.

    b. Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare, gjithashtu e mbështetur nga Fondacioni “Soros”.
    c. Shoqata “Refleksione” është gjithashtu një përfitues i rëndësishëm nga fondet e “Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”-Soros.
    Ndërsa, disa shoqata më të vogla, pjesë e grupit “AWEN”, nuk rezultojnë të kenë përfituar fonde drejtëpërdrejtë nga “Soros”. Megjithatë, këto OJQ lokale kanë përfituar ndihma financiare për projektet e tyre nga organizatat më të madhe të shoqërisë civile, të cilat kanë siguruar financime të shumta nga “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Soros. /BoldNews
     

  • Ripërdorimi social i pasurive të krimit i shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

    Ripërdorimi social i pasurive të krimit i shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

    Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures – Navigating Donor Shifts and Building Sustainability”, ku diskutoi mbi inovacionet dhe modelet alternative për zhvillueshmëri të qëndrueshme përmes ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.Në fjalën e saj, ajo theksoi se përvoja e Shqipërisë ka treguar se pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nuk janë vetëm “simbol i drejtësisë në veprim”, por edhe “një burim i ri fuqizimi ekonomik dhe social për grupet në nevojë dhe organizatat e shoqërisë civile”.“Ne kemi zgjedhur ta shohim ripërdorimin social jo vetëm si një mjet simbolik, por si një instrument të qëndrueshmërisë financiare. Përmes dhënies në përdorim të aseteve të konfiskuara, organizatat kanë krijuar të ardhura që u mundësojnë të rrisin kapacitetet e tyre, të ofrojnë shërbime më cilësore dhe të mbeten të pavarura në veprimtarinë e tyre,” – u shpreh znj. Xhaja.Ajo solli shembuj konkretë nga Shqipëria, si hapja e bizneseve sociale në pronat e konfiskuara, përdorimi i automjeteve të sekuestruara për shërbime komunitare dhe transformimi i hapësirave publike të zëna dikur nga “varreza makinash” në “hapësira të gjelbra për qytetarët”.“Secila prej këtyre iniciativave është dëshmi e qartë se pasuritë e marra nga aktivitetet kriminale mund t’i shërbejnë komunitetit dhe të kthehen në një burim legjitim, që forcon shoqërinë civile dhe rrit rezistencën e saj përballë sfidave të kohës, por edhe që i shërbejnë komunitetit dhe në veçanti grupeve vulnerabël,” – nënvizoi ajo.Gjatë diskutimit, znj. Xhaja theksoi gjithashtu se modeli i Shqipërisë është i përshtatshëm për t’u ndarë edhe me vendet e tjera të rajonit:“Në Ballkanin Perëndimor, ku donatorët ndërkombëtarë kanë qenë mbështetës dhe gjej rastin t’i falenderoj, ndërkohë që shoqëria civile përballet me presione të shumta, mekanizma të tillë kombëtarë si ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara krijojnë një shtyllë të re të qëndrueshmërisë financiare dhe besueshmërisë publike,” – tha ajo.Paneli ku mori pjesë Kryeadministratorja e AAPSK mblodhi përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Sida, Fondacionit Shoqëria e Hapur, si dhe aktorë rajonalë dhe europianë, të cilët ndanë përvojat dhe modelet e tyre për forcimin afatgjatë të shoqërisë civile.Konferenca Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans” u organizua nga Balkan Civil Society Development Network (BCSDN) dhe Partners Albania for Change and Development, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në tre çështje kyçe: mbrojtjen e hapësirës qytetare dhe kornizën ligjore, rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare përmes modeleve të reja të mbështetjes.Ky aktivitet konfirmoi edhe një herë se shoqëria civile në rajon mbetet një aktor thelbësor për demokracinë, reformat dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke sjellë zëra të qendrueshëm përballë sfidave të kohës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

    Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

    Ministrja Diella, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje që prek mijëra gra çdo vit.
    Në postimin e saj, ministrja thekson se “shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë”, duke e cilësuar kancerin e gjirit jo vetëm si një sfidë shëndetësore, por si një plagë që prek familjet dhe të ardhmen e komuniteteve.
    “Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë”, shkruan ajo.
    Ministrja vë në pah edhe rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër kësaj sëmundjeje, duke thënë se ato mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm dhe rritjen e shanseve për shërim.

    “Arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur”, thuhet në postim.
    Postimi i plotë:
    Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë.
    Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.
    Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur.
    Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim:🎀 Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë.

  • Jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari/ Ja çfarë na mëson Leo Tolstoy me “Ana Kareninën”

    Jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari/ Ja çfarë na mëson Leo Tolstoy me “Ana Kareninën”

    “Ana Karenina” është një roman romantik tipik i letërsisë ruse, i shkruar plot me detaje që të mbeten në mendje, por që transmeton edhe një ngarkesë të fuqishme emocionale.

    Ana, personazhi kryesor i veprës, nuk e gjen veten gjëkundi në martesën e saj dhe, pas një aventurë jashtëmartesore, e shohim në shinat e trenit, të gatshme për t’u vetëvrarë për mëkatin që ka bërë. Nëse gjatë gjithë veprës personazhi i saj transmetonte neveri për atë që i bënte bashkëshortit, në fund gjithsecili nga ne ndjeu dhimbje për vdekjen e saj. Këtë fuqi për të t’i ndryshuar komplet emocionet e kanë shumë pak autorë. Kujtojmë këtu se të njëjtin efekt na ofron edhe Flaubert me “Zonja Bovari”.Tolstoy duket sikur e ka tejkaluar veten me romanin “Ana Karenina”, pasi i ka falur botës një kryevepër që ka kryesuar kushedi se e sa klasifikimeve për librat më të mirë. I nisur me fjalinë “Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, ndërsa familjet jo të lumtura janë të gjitha jo të lumtura në mënyra të ndryshme”, Leo Tolstoy na jep këto mësime përmes kryeveprës së tij :

    Jo çdo gjë që shkëlqen, është prej ari

    Kur 18 vjeçarja Kiti u përball me dy djem që e pëlqenin, ajo zgjodhi Vronskin, në vend të Levinit. Ajo mendonte se Vronski ishte më i paraqitshëm dhe më sharmant, por pavarësisht se ai flirtoi më Kitin, më pas zgjodhi Anën dhe në fund i la të dyja me zemrën të thyer. Ndërkohë Levini, vërtet duket në fillim personazh antipatik për lexuesin, por në fund rezulton një partner shumë besnik.

    Divorci duhet të jetë një zgjedhje e pranuar nga shoqëria

    Romani është shkruar në një periudhë, kur divorci konsiderohej një tabu. Divorci ishte e kundërta e lumturisë, prandaj dhe përballë një fakti të tillë, Ana nuk divorcohej dot nga bashkëshorti i saj që nuk e bënte të lumtur. Por nëse e mendojmë mirë, një paragjykim i tillë për divorcin nga shoqëria e asaj kohe, na bën të mbajmë në duart tona një kryevepër të letërsisë botërore. Imagjinoni pak nëse Ana do të ishte ndarë prej bashkëshortit të saj. Sot nuk do të kishim një vepër të kësaj natyre.

    Të martohesh në moshë të re, është një zgjedhje jo tepër e zgjuar

    Vitet e fundit është vënë re një rritje e moshës mesatare të martesës. Mosha mesatare e martesës për femrat është 27, kurse për meshkujt 29 (në ndryshim nga 23 për femrat dhe 26 për meshkujt në vitet ’90). Ky është një ndryshim shumë i mirë, pasi të dy partnerët janë më të përgatitur për jetën në çift. Tolstoy ndoshta nuk e parashikoi këtë tendencë të shoqërisë moderne, por ai ka shkruar në vepër për vështirësitë e martesës në moshë të re. Për të nxjerrë në pah pikëpamjet e tij, autori e vendos martesën e Levinit në moshën 32 vjeçare dhe që në fund të romanit, ai rezulton të jetojë më i lumtur se personazhet e tjerë që martohen më të rinj.

    Ne nuk e kemi fuqinë të ndryshojmë “ligjet” e shoqërisë ku jetojmë

    Ajo që është pjesë e shoqërisë sonë, kërkon kohë të ndryshojë. Normalisht, “ligjet” arbitrare të shoqërisë ishin të padrejta për Ana Kareninën. Të shqetësohesh për të dalluar “të drejtën” nga “e padrejta” është tunduese dhe mund të jetë më pak produktive, se sa të mendosh për një mënyrë pozitive për të bashkëpunuar me situatat e padrejta ekzistuese.

    Romanca dhe dashuria e vërtetë ekzistojnë

    “Ana Karenina” është natyrisht një tragjedi. Një femër rrezikon gjithçka që ka në emër të dashurisë së vërtetë, dhe arritja e një dashurie të tillë është fatale për të. Pavarësisht fundit tragjik, përgjatë gjithë veprës jepen mesazhe të shumta për dashurinë dhe lumturinë.

    Levini dashurohet me Kitin që në momentin e parë që e sheh dhe nuk i ndalon përpjekjet e tij për ta bërë për vete, edhe pse ajo e refuzon. Çifti has vështirësi në momentet e para pas martesës, por në fund, krijon një jetë të lumtur bashkë.

    Rutina nuk është e mërzitshme

    Levini, që është personazhi më pozitiv në vepër, ndiqte një rutinë të njëjtë dhe ishte i lumtur me këtë pjesë, deri në momentin që miqtë e tij borgjezë e nxisnin të ndryshonte stilin e tij të jetesës. Nëse më parë ai zgjohej shpejt dhe bënte punë fizike, ata e shtynin të shkonte në opera, apo të merrte pjesë në gossip.

    Këto aktivitete ai nuk i pëlqente aspak, pasi ndihej më mirë me rutinën e zakonshme që ndiqte më parë.

    Askush nuk jeton një jetë të lehtë

    Levini punonte me fshatarët që kishte punësuar dhe thuhet se Tolstoy ka bërë të njëjtën gjë në kohën e tij. Autori hapi shkolla për fëmijët e bujkrobërve të tij dhe i thurrte punëtorëve lavde për meritat e tyre./bota.al

    ObserverKult

    ————————————————————————-

    Lexo edhe:

    CILA ËSHTË PARATHËNIA MË E BUKUR NË BOTIMET SHQIPTARE?

  • Agim Baçi: Në vend të debatimit për moral e kulturë debatojmë për blerje e shitje

    Agim Baçi: Në vend të debatimit për moral e kulturë debatojmë për blerje e shitje

    Nga Agim Baçi

    Filozofi francez, Zhylien Benda, shkroi gati njëqind vite më parë atë që njihet si “Tradhtia e intelektualëve”.

    Ai parashikoi se e keqja e shoqërive të sotme do të kulmonte me shkatërrimin moral të atyre që paguhen për të edukuar breza. Dhe sot, në vend të debatimit për nevojat morale e kulturore të shoqërisë, debatohet për treg, për blerje dhe shitje, duke kaluar në plan të parë argëtimin. Kjo “tradhti intelektuale” ka sjellë më pas edhe djerrinën e madhe të autoritetit të tyre.

    Shoqëria shqiptare të paktën ka kohë që nuk i referohet ndonjë kënaqësie të debatit intelektual e as nuk i drejtohet më atyre për zgjidhje. Aq më pak duket e i merr në konsideratë politika, pasi autoriteti i tyre për të përballur jetën me dinjitet ka rënë, duke i dhënë fuqinë botës së spektaklit.

    Në këtë betejë kanë kaluar në thuajse në mosqenie edhe autoritetet fetare, të cilët nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’u përballur publikisht me shqetësimet e sotme të shoqërisë. Ata kanë mbetur peng i së shkuarës së fitoreve historike dhe thirrjet e tyre janë si në fundin e një shpelle, ku i dëgjohet jehona, por jo fuqia e vërtetë e asaj që dëshirojnë të thonë.

    Madje, me përfaqësuesit e institucioneve të së shenjtës është krijuar një situatë cinike, pasi janë kthyer në koncepte muzeale të shoqërisë, pasi në mënyrë krejt të hapur kthehen në panair vizitorësh vetëm në raste festash, ndërkohë që në përditshmërinë tonë zëri i tyre është i papërfillshëm.

    Në këtë kryqëzim, ku as elitat intelektuale e as ato fetare nuk mundet dot të frenojnë këtë dëshirë për argëtim – që nuk është veçse një dëshirë për t’iu larguar realitetit dhe vetes- manipulimi i mendjes rrezikon të bëhet gjithnjë e më i lehtë nga ata që duan të dominojnë jetët tona.

    Kjo, edhe për faktin se mosdëgjimi i zërit të elitave dhe autoriteteve fetare i ka zhdukur kufijtë mes së mirës e së keqes dhe mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.

    Një zhdukje e tillë kufiri na sjell në skenë atë njeri të parashikuar nga shkrimtari i madh Dostojevski, “njeriun që nuk do të ketë turp nga asgjë”.

    Dhe njeriu që nuk ka turp nga asgjë, është njeriu që me shumë kënaqësi i ikën së vërtetës për të jetuar në argëtim, në harresë. Për një njeri të tillë, debati moral nuk ekziston dhe pyetjet që kanë dominuar që në fillesat e saj botën, si “Përse ia vlen të rrojmë?”, “Përse të vdesim?”, “Çfarë është e shenjtë?”, “Çfarë është e drejtë?”, rrezikojnë të përfundojnë në një muze të së shkuarës.

    Për të shpëtuar nga kjo djerrinë, është e rëndësishme të gjejmë shtegun e pyetjeve morale.

    Kjo nuk do të thotë të shmangim komunikimin, por në syrin e kamerës të mos lejojmë të fitojë imitimi, por të bëjmë çdo përpjekje që të triumfojë bindja se njeriu është i lirë.Të paktën, elitat fetare kanë detyrë që të gjejnë çdo hapësirë për t’i kujtuar njeriut se nga çdo krijesë tjetër e dallon liria për të vendosur, liria për të gjykuar. Dhe këto elita duhet t’u drejtohen sidomos atyre që paguhen për të edukuar brezat.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM BAÇI: A JEMI TË SHQETËSUAR SE ME ÇFARË MERREN SOT FËMIJËT?

    Nga Agim Baçi

    A dimë ne t’i inkurajojmë sot të rinjtë që ata të guxojnë në jetë të gjejnë vetë rrugën e tyre. Rrugën e tyre drejt një të ardhmeje të moralshme dhe me virtyte?

    A jemi të shqetësuar se me çfarë merren sot ata?

    A jemi në gjendje të flasim hapur për atë çka i shqetëson dhe për mënyrën se si duhet ta shohin jetën?

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Thellohen hetimet, SPAK i bashkon dosjen Ermal Beqirit me Mirlinda Karçanajn, ja abuzimet me tenderet e AKSHI-t…

    Thellohen hetimet, SPAK i bashkon dosjen Ermal Beqirit me Mirlinda Karçanajn, ja abuzimet me tenderet e AKSHI-t…

    Hetimi i nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH-I) po hyn në një fazë të re. Pas disa muajsh grumbullimi provash dhe sekuestrimi dokumentesh, burime konfirmojnë se SPAK ka vendosur të bashkojë në një dosje të vetme hetimin që lidhet me biznesmenin Ermal Beqiri dhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ky vendim konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi për herë të parë hetimet për tenderët e dyshimtë të AKSHI-t po trajtohen si një zinxhir i vetëm korrupsioni, ku përfituesit dhe firmëtarët e procedurave gjenden nën të njëjtën dosje penale.
    Paraqitja e Beqirit në SPAK
    Bëhet me dije se Ermal Beqiri është paraqitur në ambientet e SPAK, ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e tenderimit ku është përfshirë kompania e tij “SOFT & Solution shpk”.  Mësohet se fletë-thirrja për Beqirin ishte firmosur nga prokurori Elvin Gokaj, teksa paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme, vjen vetëm pak kohë pasi oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të tij. Prokurorët kanë marrë në dorëzim bilancet financiare të shoqërisë, kontratat e fituara dhe dokumentacionin shoqërues, të cilat po krahasohen me të dhënat e siguruara nga vetë AKSHI. Hetuesit dyshojnë se në disa raste fituesi i tenderëve është paracaktuar, ndërkohë që kompanitë konkurruese janë skualifikuar me arsye formale.
    Kjo skemë, sipas të dhënave paraprake, ka funksionuar si një metodë sistematike për të orientuar miliona euro drejt një grupi të vogël kompanish të lidhura mes tyre. Dyshohet gjithashtu se Ermal Beqiri, një ish-punonjës i administratës shqiptare dhe më pas biznesmen me tendera shtetërore, ka blerë një jaht luksoz me vlerë 930 mijë euro në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare. Ky transaksion me vlerë të lartë, bashkë dhe me shpenzime të tjera, janë duke u kaluar në filtrin e prokurorëve, ndërsa shtetasja nga Rumania ndërkohë po verifikohet. Më parë ka dëshmuar në SPAK edhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, së bashku me ish zëvendësin e saj, Daniel Shima, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin hetim apo jo. Kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.
    Historia e dyshimtë e “perandorisë” së Ermal Beqirit
    Tenderat dhjetëra milionë euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një situatë oligopoli, në të cilën fondet qeveritare ndahen mes një grushti të vogël kompanish private, disa prej të cilave të lidhura mes tyre. Një pozicion të rëndësishëm në këtë “oligopol” ka Beqiri, i cili aktualisht zotëron dy prej shoqërive që janë prezent në rolin e fituesit në tenderat e majmë të AKSHI-t, “Soft & Solution” dhe “Horizon”. “Perandoria” informatike e Beqirit është ngritur mbi një të shkuar të diskutueshme të tij. Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2011. Në atë kohë, inxhinieri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në procesin për “korrupsion” që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.
    Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të ekspertonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashkëpunëtori i tij i hershëm, Dritan Prifti, të dy pjesë e qeverisë, diskutonin për “ndarje parash, në shumën 700 mijë euro”. Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë konkludoi se “videoja ishte e përpunuar” dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën. Paralelisht me këtë proces, Beqiri, i cili krahas punës në Rektorat, ishte edhe pedagog në universitetin “Kristal”, krijon një kompani private, “Al-Forensic”, së bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, një tjetër ekspert i thirrur për videon “Meta-Prifti”. Kjo shoqëri nuk pati sukses të dukshëm.
    Dy aksionerët e pezullojnë aktivitetin e shoqërisë në vitin 2015, ndërkohë që fitimi për vitin e fundit ishte vetëm 300 mijë lekë të reja. Më herët, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me një kompani tjetër, “Al-Soft”, të cilën e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010. Beqiri rishfaqet në publik në fund të vitit 2013, në atë që konsiderohet si “skandali i serverit të Tatimeve”. Në nëntor të atij viti pati dyshime të forta se kishte ndërhyrje të paligjshme në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.  Në vitin 2015, emri i Ermal Beqirit gjendet në listën e të punësuarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekës, në pozicionin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit. Gjatë periudhës që ai mbante këtë post, një kompani private pa shumë histori deri në atë kohë, “Soft & Solution”, nisi të fitonte radhazi tendera për pajisje informatike pranë Hipotekës.
    Gjatë vitit 2016 pati raportime mediatike që hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanisë “Soft & Solution”, e cila zyrtarisht ishte në pronësi të Arjola Koromani. Konfirmimet mediatike u konfirmuan më vonë. Në një kohë më të vonë, Ermal Beqiri vendos të dalë nga aktivizimi në administratën publike, duke hyrë përfundimisht në botën e biznesit. Në janar të vitit 2018 krijon kompaninë “5min.al”, me objekt “blerje e shitje dhe dhënie makinash me qira…”. Duket se ka qenë një biznes jo shumë i mirë, pasi, vetëm një vit më vonë, në janar 2019, e pezullon aktivitetin e saj. Në vitin 2021, Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution”, për të cilën ka pasur dyshime të mëhershme mediatike se e kontrollonte në hije, që kur ai ishte drejtor IT në Hipotekë dhe shoqëria fitonte tendera radhazi pranë atij institucionit.
    Detajet nga kompania
    Kompania “Soft & Solution” është krijuar në janar të vitit 2011, me objekt “Zhvillim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit…etj,”. Aksionerët themelues ishin Enida Puto e Vjollca Vasjari. Disa muaj më pas, në tetor të atij viti, aksionet e shoqërisë blihen nga Dritan Didi. Ky i fundit qëndron vetëm pak muaj aksioner dhe, në mars 2012 e shet kompaninë ‘Soft & Solution” tek Arjola Koromani. Në Korrik të vitit 2021, Koromani e shet kompaninë tek Ermal Beqiri për shumën 1 milionë lekë të reja. Pas këtij transaksioni, Arjola Koromani vijon të mbajë postin e administratores së shoqërisë. Gjatë vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij të biznese me tre kompani të tjera. Në Mars të këtij viti ai themelon shoqërinë “R&D Solution”, me objekt “Kërkim shkencor dhe teknologjik..etj,”. Administratore e shoqërisë është sërish Arjola Koromani, ish-pronarja e “Soft & Solution”.
    ]Në Prill të vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë ‘IT Tirana”, për një shumë prej 144 mijë euro. Pas blerjes, emri i shoqërisë ndryshohet në “NSolution”. Shoqëria “IT Tirana” është themeluar në vitin 2008, me objekt të aktivitetit “Shërbime në fushën e telekomunikacioneve, rrjeteve kompjuterike…”. Beqiri e bleu shoqërinë nga ortakët e saj, shtetasit gjermanë Volker Valentin Koch, Jochen Mosthaf dhe Arben Qarkaxhija. Dhe, në Maj 2024, Ermal Beqiri bën një tjetër “goditje” të rëndësishme, duke blerë për 380 mijë euro të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon”. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2005, me objekt “veprimtari në fushën informatike…”. Beqiri e bleu kompaninë nga “Comscope Limited”, një shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Qipros dhe me përfaqësues Vasileios Stachos. Pas kryerjes së këtij transaksioni, Stachos vijon të mbajë ende postin e administratorit të shoqërisë “Horizon”.