Tag: shoqërisë

  • Konflikti për kontrollin e Aeroportit të Vlorës! Gjykata: Pacollit i hiqet e drejta e votës (VENDIMI)

    Konflikti për kontrollin e Aeroportit të Vlorës! Gjykata: Pacollit i hiqet e drejta e votës (VENDIMI)

    Behgjet Pacolli

    TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli është kthyer në kryefjalën e mediave pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me aksionet e shoqërisë koncesionare dhe me një hetim lidhur me Aeroportin e Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me një vendim të fundit, zbardhur nga WebLajm i ka hequr të drejtën e votës shoqërisë “Mabco Construction SA” e Behgjet Pacollit, e cila zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s. Sipas vendimit të Gjykatës Pacolli nuk ka të drejtë vote deri në përfundim të hetimit.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur:1- Pranimin e kërkesës, lidhur me marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar marrjen e çdo vendimi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., të njoftuar për t’u mbajtur më datën 20.10.2025, sipas atij rendi dite, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si dhe pezullimin e të drejtës së votës të ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Construction SA” deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave të datës 03.04.2025.

    49 për qind e aksioneve ‘përplasi’ Valon Ademi dhe Behgjet Pacollin
    Një konflikt tashmë i bërë publik ka nisur prej dy javësh mes biznesmenit Valon Ademi dhe Behgjet Pacollit për kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Gjithçka rrotullohet rreth shitjes së 49 për qind të aksioneve. Dy biznesmenët akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjeve dhe tentativë për përvetësim të padrejtë të aksioneve në kompaninë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., që po ndërton aeroportin strategjik në jug të vendit.

    Sipas Valon Ademit, kompania e tij “2A Group” është lënë jashtë vendimmarrjes, ndonëse ka kontribuar me investime të mëdha në projekt. Ai e ka akuzuar publikisht Pacollin dhe kompaninë e tij “Mabco Construction SA” për “mashtrim dhe manipulim të të drejtave të ortakëve”, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar transparencë dhe respektim të kontratave të nënshkruara.
    Në anën tjetër, Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesit e “Mabco Construction SA”, që zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s, kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se çdo veprim është kryer në përputhje me ligjin dhe me marrëveshjet e regjistruara në qendrat përkatëse.

  • Vulin nuk heq dorë nga Rusia, ja detyra e re që ka marrë i besuari i Putinit

    Vulin nuk heq dorë nga Rusia, ja detyra e re që ka marrë i besuari i Putinit

    Aleksandër Vulin ka marrë një detyrë të re të lidhur me marrëdhëniet me Rusinë, duke u zgjedhur kryetar i Këshillit të degës së Shoqërisë Historike Ruse në Beograd. Vulin, i cili ka mbajtur më parë pozita të tjera të rëndësishme, vazhdon të theksojë lidhjet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë. Shoqëria Historike Ruse është një organizatë që synon të ruajë dhe promovojë lidhjet historike dhe kulturore mes dy popujve, një iniciativë që ka marrë mbështetje të gjerë nga figurat politike dhe fetare të Serbisë.
    Në Asamblenë Themeluese të Shoqërisë Historike Ruse, e mbajtur dje në Beograd, Vulin u zgjodh për të udhëhequr degën e Beogradit të kësaj shoqërie, një aktivitet që filloi me himnet e Rusisë, Serbisë dhe Republikës Srpska, dhe një minutë heshtje në nder të Gjeneral Nebojsha Pavkoviç. Kuvendi u ndihmua nga një mori personalitetesh të larta, përfshirë Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe Ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan-Kharchenko. Në fjalimin e tij, Vulin vlerësoi se “historia na mëson se ku ka serbë dhe rusë, ka drejtësi”, duke theksuar se afërsia mes dy popujve është e dukshme përmes ngjashmërisë së vlerave që përfaqësojnë.
    Ai shtoi se Shoqëria Historike Ruse angazhohet kundër çdo përpjekjeje për të rishikuar historinë e lidhjeve serbo-ruse dhe për të falsifikuar ngjarjet e kaluara që lidhen me këto dy kombet. Patriarku Porfirije, në fjalën e tij, e cilësoi hapjen e Shoqërisë Historike Ruse si një konfirmim të “lidhjes shpirtërore të thellë dhe të pandërprerë” midis popullit serb dhe rus, një lidhje që ka mbijetuar dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë gjithë historisë.

  • ‘Gjinia’ hap debat! PD: Ekzistojnë dy, që në lindje! PS kundër: Jo më vetëm “burrë” dhe “grua”

    ‘Gjinia’ hap debat! PD: Ekzistojnë dy, që në lindje! PS kundër: Jo më vetëm “burrë” dhe “grua”

    mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë

    TIRANË-Opozita dhe mazhoranca duket se nuk e kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët në lidhje me projektligjet e hedhura në diskutim. Konkretisht, Partia Demokratike kërkon të mos lejohet ndryshimi i gjinisë, ndërsa socialistët e konsiderojnë absurd. Sipas PS ligji aktual nuk njeh gjini të ndryshuar, vetëm atë që në lindje femër ose mashkull dhe duhet ndryshuar
    “Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të cilat janë biologjikisht të pandryshueshme që nga momenti i lindjes”, shkruhet në amendamentin e kërkuar, por në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale socialistët votuan kundër dhe drafti i firmosur nga 34 deputetë të PD nuk kaloi as në parim.
    Kryetari i këtij komisioni, Bardh Spahia kërkoi edhe nga deputetët e mazhorancës që ky projektligj të merret në konsideratë për rëndësinë që sjellë në plotësimin e kuadrit ligjor të brendshëm për të ofruar garanci shtesë në mbrojtjen e familjes, dinjitetin njerëzor dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
    Mes socialistëve u hodh propozimi që të mos ketë kufizim ligjor vetëm në “burrë” dhe “grua” pasi përjashton qytetarë që nuk identifikohen me këto kategori, si personat interseks, jo-binarë apo transgjinorë.
    “Një shtet që njeh më shumë se dy kategori gjinore është më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më në përputhje me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Shumë vende kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim, kanë futur opsionin X ose jo binar në dokumente zyrtare”, u shpreh Enriketa Jaho, deputete e PS.
    Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se gjinia është një kategori biologjike e përcaktuar shkencërisht dhe nuk duhet të ngatërrohet me orientimin seksual. Duke iu referuar pyetjeve të Shalsit, (përfshi  interseksin) Shehu tha se, “deformimet nga norma”  duhen trajtuar nga shkenca mjekësore, por nuk mund të përmbysin, në interpretimin e tij, kolonat e sotme të shoqërisë.
    “Unë jam mjek dhe në lindje themi mashkull apo femër. Ka edhe deformime nga norma absolutisht që ka, shohim fëmijë dy bashkë, ashtu si një fëmijë mund të lindë edhe pa organe gjenitale, këto janë probleme të deformimit nga norma dhe këta duhen trajtuar rehabilituar për një jetë sa më normale, por pa dëmtuar kolonat e shoqërisë njerëzore. Thelbi i shoqërisë njerëzore nuk varet nga raste të veçanta. Interseksi është pak e shumë ajo që thashë më siper. Norma është burrë dhe grua. Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit ligjor. Nuk mund të ketë administratë të besueshme me identitete të paqarta”,-tha Tritan Shehu, 
    “Që të flasim për gjëra që nuk ekzistojnë është absurde të flas kështu që zana mund të jetë zani është absurde. Këto kanë shkuar në shkollat shqiptare. Kjo është po e njëjta, hapja e rrugës të pikërisht këtij problemi dhe propozimi që kemi bërë ne, sanksionimi i kësaj çështjeje ndalon këto”, tha Klevis Balliu. 
    Në lidhje me gjininë, në projektligjin e ri është përfshirë termi “gjithëpërfshirëse”, duke nënkuptuar se kushdo mund të deklarojë gjininë që dëshiron. Në hyrje të projektligjit në fjalë thuhet se synohet të garantohet, mbrohet dhe promovohet arritja e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Projektligji i ri do të diskutohet fillimisht në komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit dhe më pas pritet të miratohet në seancë plenare./ZËRI

  • BIRN: Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

    BIRN: Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që fshijnë referencat si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit” nga projektligji i qeverisë “Për barazinë gjinore” – në një lëvizje që kritikohet si një hap pas në përpjekjet për luftën kundër diskriminimit gjinor nga organizatat e shoqërisë civile.
    Me propozim të deputetes të Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, deputetët socialistë votuan pro heqjes së neneve të përkufizimeve që zgjeronin fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, duke i zëvendësuar ato me termat “burrë dhe grua”. Ndryshimet u bazuan në dhjetra amendamente të depozituara disa ditë më parë nga kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, pasi nisma ligjore krijoi një debat publik dhe kundërshtim nga opozita dhe komunitetet fetare.
    Përfaqësuesit e qeverisë nuk i kundërshtuan ndryshimet dhe as nuk i mbrojtën termat gjithpërfshirës të nismës, ndërsa thanë se qëllimi kryesor ishte krijimi i mundësive të barabarta për gratë në shoqëri dhe mbrojtja nga diskriminimi me bazë gjinore. Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, sqaroi se koncepti i gjinisë në ligj nuk krijon kategori të reja juridike, por synon një qasje të integruar ndaj diskriminimit me bazë gjinore, në përputhje me ligjin për mosdiskriminimin dhe praktikat e Bashkimit Europian.
    “Gjatë gjithë projektligjit është përdorur binariteti burrë dhe grua dhe nuk devijon nga ky binaritet,” u tha Seferi deputetëve duke theksuar se “ligji nuk përcakton gjini, por flet për mosdiskriminimin gjinor”.
    Ndërsa termin “përkatësi të shumëfishtë” ajo argumentoi se lidhej me faktorë të tjerë; “kur për shembull, një grua që jeton në zonë rurale, është rome dhe përballet me vështirësi sociale.” Ajo theksoi se qëllimi i ligjit është trajtimi i barabartë dhe fuqizimi ekonomik i grave, ndërsa kuotat gjinore përcaktohen për t’u reflektuar në Kodin Zgjedhor dhe ligje të tjera përfaqësuese. Deputetët e opozitës kritikuan terminologjinë e përdorur nga qeveria si ‘tinzare’ që synon të ndryshojë ‘strukturën e shoqërisë dhe familjes”.
    Deputeti i PD-së, Enno Bozdo ngriti shqetësime mbi formulimet e projektligjit, duke theksuar se disa prej përkufizimeve “hapin derën për doktrina që nuk mund t’i përcillen publikut shqiptar.”“Përkatësia e shumëfishtë gjinore shpartallon kolona të rëndësishme të shoqërisë,” u shpreh Bozdo.
    Bozdo dhe deputetë të tjerë të PD-së shprehën habinë e tyre që prezantimi i nismës nga ministria nuk përkonte me përkufizimet që ishin shkruar në projektligj.

  • 12 organizata të shoqërisë civile i kërkojnë BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

    12 organizata të shoqërisë civile i kërkojnë BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

    Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.12 organizata të shoqërisë civile në Kosovës, me anët të një letre të hapur dërguar liderëve të Bashkimin Evropian (BE), kanë kërkuar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës.Letra u është dërguar presidenti të Këshillit Evropian (KE), Antonio Costa, Presidnetes së komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas si dhe ambasadorit të BE-së në Kosovës Aivo Orav.“Përderisa e kuptojmë se Bashkimi Evropian ka pasur arsyet e veta për vendosjen e atyre që u përshkruan si masa të përkohshme dhe të kthyeshme, si organizata të shoqërisë civile të përkushtuara në avancimin e integrimit evropian të vendit tonë, jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në letër.Në letër thuhet se më shumë se dy vjet më vonë, “kemi parë se këto masa nuk rezultuan të jenë as të kthyeshme e as të përkohshme”.“Ato e kanë sfiduar, por jo edhe thyer, besimin dhe partneritetin që lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe idealet e tij të parimeve, drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës.Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim.Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.Në letër thuhet se këto organizata besojnë që heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme.“Ndërsa tensionet janë ulur dhe pjesëmarrja politike është përmirësuar, situata në veri mbetet e ndërlikuar dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndërtim të besimit.Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale është një hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit. Sulmi terrorist në Banjskë dhe aktakuzat ndaj përgjegjësve shënuan një moment të rëndësishëm në përballjen me strukturat kriminale në veri.Këto zhvillime, megjithëse të brishta, nënvizojnë se llogaridhënia dhe dialogu janë thelbësorë për siguri dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Angazhimi konstruktiv dhe i balancuar i BE-së mbetet vendimtar për të ruajtur këtë përparim dhe për të mbështetur stabilitetin për të gjitha komunitetet”.Në letër thuhet se organizata nënshkruese besojnë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më.“Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon. Prandaj, me respekt ju bëjmë thirrje që Bashkimi Evropian të shqyrtojë heqjen e plotë të masave të mbetura.Hapat e parë për t’i tërhequr ato janë dëshmuar të suksesshëm, dhe një rikthim i plotë në normalitet do të ndërtonte mbi momentumin pozitiv të krijuar me organizimin e zgjedhjeve lokale.Populli i Kosovës vazhdon të përballet me sfida, dhe heqja e këtyre masave do të ofronte optimizëm të ri për rrugën tonë evropiane. Jemi të bindur se udhëheqja juaj do të bashkojë të gjitha shtetet anëtare rreth së mirës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës”, thuhet në letër.Organizatat nënshkruese:Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës (EPIK)Instituti GAP për Studime të AvancuaraFondacioni i Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF)Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN)Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)Lëvizja FOLQendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC)Demokracia për Zhvillim (D4D)Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

    Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

    Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
    Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.
    “Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.

    BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.
    Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.
    Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.
    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.
    “Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.
    Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

    Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë. /REL

  • Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së, heqjen e masave ndëshkuese

    Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së, heqjen e masave ndëshkuese

    Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
    Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.
    “Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.
    BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.
    Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.
    Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.
    Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.
    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.
    “Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.
    Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.
    Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë. REL/

  • ‘Goditet familja e rrezikohen fëmijët’ / Projektligji për barazinë gjinore, Shehu: Të hidhet në kosh, ‘portë’ për njohjen e…

    ‘Goditet familja e rrezikohen fëmijët’ / Projektligji për barazinë gjinore, Shehu: Të hidhet në kosh, ‘portë’ për njohjen e…

    Për ligjvënësin demokrat, Tritan Shehu,  projektligji i qeverisë shqiptare për barazinë gjinore duhet “hedhur në kosh”, pasi sipas tij është një goditje e rëndë për familjen duke vënë në rrezik edhe të ardhmen e fëmijëve.

    Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu deklaron se 22 amendamentet e PS-së, kanë për qëllim, sipas tij, të fshehin thelbin e ligjit.

    “Kërkon t’i hapet rrugë një shoqerie shumë gjinore fluide, në kundërshtim me parimet gjinore mashkull e femër të shoqërise sonë, duke goditur familjen prej një burri e një gruaje, duke shembur kolonat e shoqërisë e të jetës, rrezikuar fëmijet e të ardhmen tonë”, shkruan deputeti i PD,

    Ai thekson se lihet një “portë” e hapur drejt njohjes së dhjetëra gjinive dhe ndryshimit të tyre.

    “Vazhdon të ngatërrojë qëllimshëm gjininë me orientimin seksual, duke u futur kështu ne konceptet LGBT, trans, gay etj, qe godasin themelet gjinore te shoqërisë”, shprehet Shehu.

    Postimi

    Mashtrimi i PS me 22 amendamente-ligji “Mbi Barazine gjinore” duhet hedhur ne kosh!

    Rilindja do te maskojne me tej qellimin e mbrapshte te projekt ligjit.

    22 amendamentet e PS, te detyruara nga reagimi i forte i opinionit, Komunitet fetare, qytetaret ne terresi, kerkojne vetem te fshehin thelbin e ligjit, qe ngel:

    1- Nje atentat ndaj shoqerise te bazuar mbi egzistencen e vetem dy gjinive, Mashkull e Femer, familjes se Shenjte, femijeve e edukimit te tyre, etj.

    2- Me gjithe amendamentet ai kerkon t’i hapet rruge nje shoqerie shume gjinore fluide, ne kundershtim me parimet gjinore mashkull e femer te shoqerise sone, duke goditur familjen prej nje burri e nje gruaje, duke shembur kolonat e shoqerise e te Jetes, rrezikuar Femijet e te ardhmen tone.

    3-Perseri ai nuk permend thelbin gjinor, ate qe shoqeria e ligji njeh vetem dy gjini, mashkull e femer, sipas percaktimit qe ne lindje kjo.

    Duke lene keshtu nje “porte” te hapur drejt njohjes se dhjetra gjinive, ndryshimit te tyre.

    4- Vazhdon te ngaterroje qellimshem gjinine me orietimin seksual, duke u futur keshtu ne konceptet LGBT, trans, gay etj, qe godasin themelet gjinore te shoqerise.

    5-Duke i hapur rruge termit “gjinia e perkatesia e shumefishte”, godet konceptin jetik te shoqerise njerezore te dy gjinive, mashkull e femer, per te perfshire identitete te tjera si jogjinor(non binary), transgjinor, gjinor fluid etj, etj.

    6-Ky koncept eshte i rrezikshem edhe per femijet. Ai legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe kerkohet te futen nga LGBT, trans etj qe ne shkolla.

    Keto jane kolonat e Jetes, Familjes, Shoqerise qe kerkon te godase tinzarisht ky dokument nen sloganin e barazise gjinore.

    Amendametet e PS synojne vetem te mjegullojne me tej kete esence e qellim.

    Ky projekt tinzar i pa korregjueshem e i pa pranueshem per principet mbi te cilat mbeshtet Familja, edukimi Femijeve, vlerat e egzistenca konkrete e shoqerise njerezore, duhet rrezuar.

  • Pacolli dhe bashkëpunëtorët nën hetim për mashtrim e falsifikim dokumentesh,Gjykata pezullon vendimet e “Vlora Airport”

    Pacolli dhe bashkëpunëtorët nën hetim për mashtrim e falsifikim dokumentesh,Gjykata pezullon vendimet e “Vlora Airport”

    Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025. Gjithashtu,, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

  • Tritan Shehu kundër ligjit për barazinë gjinore: 22 amendamentet e PS, mashtrim që duhet hedhur në kosh

    Tritan Shehu kundër ligjit për barazinë gjinore: 22 amendamentet e PS, mashtrim që duhet hedhur në kosh

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar projektligjin “Për barazinë gjinore” si një “mashtrim të radhës” të Partisë Socialiste dhe duke kërkuar rrëzimin e tij të plotë.
    Shehu e akuzon mazhorancën se, përmes 22 amendamenteve të paraqitura së fundmi, po përpiqet të maskojë thelbin e ligjit, që sipas tij përbën një “atentat ndaj strukturës tradicionale të shoqërisë”.
    “22 amendamentet e PS, të detyruara nga reagimi i fortë i opinionit publik, komuniteteve fetare dhe qytetarëve në tërësi, nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për të fshehur thelbin e ligjit,” shkruan Shehu në reagimin e tij.

     
     
    Sipas deputetit demokrat, projektligji rrezikon të legalizojë një model të ri shoqëror të bazuar mbi “shumëllojshmëri gjinore fluide”, çka bie ndesh me, siç shprehet ai, parimet tradicionale të shoqërisë shqiptare që njohin vetëm dy gjini – mashkull dhe femër.
    Shehu thekson se ligji nuk e përmend qartë konceptin e dy gjinive të përcaktuara që në lindje, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për njohjen e identiteteve gjinore alternative, si transgjinor, gjinor fluid, apo jogjinor (non-binary).
    “Ky projekt-ligj shemb kolonat e shoqërisë dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve tanë,” shton Shehu, duke paralajmëruar për rrezikun e futjes së koncepteve të komunitetit LGBT+ në sistemin arsimor dhe edukativ të fëmijëve.
    Deputeti e konsideron të pamjaftueshme ndërhyrjen me amendamente nga ana e PS-së dhe kërkon rrëzimin e plotë të projektligjit, duke e cilësuar atë si “të pakorrigjueshëm dhe të papranueshëm për parimet mbi të cilat qëndron familja dhe shoqëria”.
    “Ky projekt tinzar duhet hedhur në kosh,” përfundon deklaratën e tij deputeti demokrat.