Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk.
Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes.
Në një pjesë të dosjes theksohet se:“Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë”.
Në dokumentin hetimor, theksohet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Po ashtu angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.
Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.
“Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis! Ne What app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “”, thuhet në përgjimet e SPAK .
Ndërkohë që transferta e Berberit është finalizuarnë adresë të një kompanie tjetër: “Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19″”
PJESE NGA DOSJA E SPAK
Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:
Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.
Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.
Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.
Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.
Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.
Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.
Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.
Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.
Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.
Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.
Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.
Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.
Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.
Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.
Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.
Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”
Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?
Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,
Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:
“Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.
Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!
Ne Whats app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “./ News24
Tag: shoqërisë
-

“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak”, zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij / Hetimet
-

Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!
Nga Mentor Kikia
Tashmë Zeqineja nuk është një deputete e re që thjeshtë bën ndonjë lapsus kur flet apo kur lexon. Ajo, bashkë me këmbënguljen e saj për të mos heshtur, përfaqëson një model. Ky është modeli i degradimit të politikës. Modeli i rrokullisjes së nivelit të parlamentarizmit shqiptar, në aspektin femëror, nga Arta Dade dhe Ermelinda Meksi, pikërisht tek Zeqineja. Në atë parlament ka shumë Zeqinera, burra e gra. Por shumë prej tyre kanë vendosur të mos tregojnë që janë Zeqine.
Parlamenti është instituconi më i rëndësishëm i një shteti. Është shtëpia e ligjeve, fabrika ku përgatitet struktura që mban në këmbë ngrehinën e shtetit. Aty duhet të mblidhet aristokracia e mendjes së kombit. Njerëzit më përfaqësues dhe më dinjitozë. Por çfarë përfaqëson Zeqinerizimi si fenomen? Çfarë përfaqësonin ata njerëz, para se të bëheshin përfaqësues të popullit?
Çfarë përfaqësonte Zeqineja dhe shumë Zeqinera të tjera aty brenda, para se të uleshin në atë karrige?A kishin ata një kontribut politik, publik, shoqëror, intelektual në shërbim të komunitetit, shoqërisë dhe vendit?Pa dyshim që jo. Ishin thjeshtë shërbëtorë partiakë dhe të gatshëm për tu përdorur.
Shoqëritë kanë fazat e ujle-ngritjes së tyre. Në vitet ’20 – ‘30 të shekullit të kaluar, deputetët ishin figura të shquara të kohës. Në vitet e komunizmit kuvendi u mbush me mjelëse lopësh, injorantë apo na rastin më të mirë intelektualë servilë e bashkëpunëtorë të regjimit. Pas vititi 1990, u rikthyem tek intelektualët.
Parlamenti i parë ishte vërtet shumë cilësor. Pastaj u pa që intelektualët dhe njerëzit me integritet nuk duheshin, dhe nisi pastrimi.
Shkuam tek epoka e deputetëve biznesmenë dhe deputetëve të kërkuar nga Interpoli dhe Europoli.Tashmë hoqëm dorë nga kriminelët që bëjnë vota dhe jemi në epokën e Zeqinerizimit të politikës dhe shoqërisë.Ajo që nuk dimë është nëse ka edhe më keq se kaq, apo kjo është faza e fundit e degradimit. -

I shpalli ‘organizata të padëshirueshme’/ Pse Putin ndaloi zyrtarisht fondacionet e Sorosit në Rusi
Në vitin 2015, qeveria ruse ndaloi zyrtarisht Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të miliarderit dhe filantropit George Soros, duke i shpallur ato “organizata të padëshirueshme” në përputhje me një ligj të ri për sigurinë kombëtare.
Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Federatës Ruse u bazua në pretendimet se aktivitetet e fondacioneve “përbënin kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të vendit.”
Si pasojë, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe Instituti për Shoqëri të Hapur u detyruan të ndërprisnin të gjitha operacionet dhe projektet e tyre në territorin rus.Ky veprim bllokoi çdo formë financimi apo granti për organizatat dhe grupet lokale që kishin bashkëpunuar me fondacionet e Sorosit.
Edhe pse masa nuk e ndaloi personalisht vetë George Sorosin, ajo i dha fund plotësisht pranisë së rrjetit të tij filantropik në Rusi, duke shënuar një nga kundërshtimet më të forta ndërkombëtare ndaj rrjetit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. -

“Padrejtësi dhe krimi më i rëndë që ky parlament..”/ PL, reagon ashpër ndaj miratimit të ligjit: Shpërbërja e familjes
Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dënoi sot miratimin e ligjit të ri për barazinë gjinore si një akt të drejtpërdrejtë kundër themeleve të shoqërisë shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e përshkroi ligjin si një produkt të “George Soros dhe mafias ndërkombëtare”, pjesë e një axhende më të gjerë për shpopullimin dhe shndërrimin e Shqipërisë në një “fermë surrogacie”.
Qëllimi final, thotë Blushi, nuk është barazia, por “shpërbërja e familjes, shkatërrimi i shoqërisë dhe promovimi i degjenerimit, vesit dhe kaosit si vlera morale”.
Reagimi i plotë:
“Ky akt legjislativ, i miratuar nga “77 deputetë surrogato”, konsiderohet si një sulm ndaj identitetit, historisë dhe traditave, duke e cilësuar shpërbërjen e familjes si një “krim të rëndë ndaj brezave të ardhshëm” dhe jo si një shenjë moderniteti.
Miratimi i këtij ligji, i imponuar nga George Soros dhe mafia ndërkombëtare, është në fakt vijim i axhendës antikombëtare për shpopullimin dhe për shndërrimin e Shqipërisë në një fermë të surrogacisë. Qëllimi i vetëm i këtij ligji është shpërbërja e familjes shqiptare, shkatërrimi i shoqërisë dhe kombit shqiptar dhe promovimi i degjenerimit, i vesit dhe i kaosit si vlera morale.
Të sulmosh familjen me ligj, do të thotë të sulmosh kombin, identitetin, historinë, traditat dhe kulturën. Shpërbërja e familjes nuk është moderne, por është thjesht dhe vetëm një shkatërrim. Është padrejtësi dhe krim më i rëndë që ky parlament ka bërë ndaj brezave të ardhshëm.
Ligji i miratuar nga 77 deputetët surrogato të parlamentit, zëvendëson fjalët e shenjta nënë dhe baba me disa terma të ftohtë dhe të pakuptueshëm, si dhe fshin nocionet e burrit dhe gruas për t’i zëvendësuar ato me konstrukte të paqarta, të shpikura sipas interesave të një pakice globaliste që kërkon të transformojë vendin tonë pa pyetur për identitet, histori, kulturë dhe vlera dhe pa pyetur as për ata që besojnë në Zot.
Barazia gjinore apo liria nuk do të thotë të zhdukësh me ligj dinjitetin e nënës dhe të babait dhe të ç’njohësh natyrën e burrit dhe gruas. Sepse ne besojmë se fuqia e vërtetë e një kombi vjen pikërisht nga mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe se familja është themeli i parë ku lind dhe ku qëndron forca e një kombi.y janë gjërat që ky ligj në fakt nuk mund t’i bëjë dot edhe pse i pretendon. Së pari, që një burrë nuk mund të jetë kurrë një grua dhe se një burrë nuk mund të lindë kurrë një fëmijë.
Ndaj, ne e kundërshtojmë me forcë këtë ligj që kërkon të denatyrojë jo vetëm familjen, por edhe shoqërinë dhe kombin shqiptar. Partia e Lirisë nuk është kundër askujt, por ne jemi me vendosmëri pro familjes, pro fëmijëve, pro fjalës nënë, pro fjalës baba, pro një rendi natyror që ka ndërtuar botën. Dhe kjo nuk na bën të prapambetur, por na bën sa të drejtë, aq edhe njerëzor dhe mbi të gjitha na bën të jemi shqiptarë” -

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish të paluajtshme në pronësi të shtetasve A.H., K.H. dhe M.H., pas dyshimeve se këto pasuri janë përdorur për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se shtetasi A.H., i arrestuar më parë në vitin 2016 me kërkesë të autoriteteve italiane për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfitim të të ardhurave nga aktiviteti kriminal, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që dërgonte në Shqipëri miliona euro të fituara nga trafiku i drogës. Këto para dyshohet se transportoheshin përmes linjave të autobusëve Itali–Shqipëri dhe shoferëve të kamionëve ndërkombëtarë.
Në qershor të vitit 2024, policia kapi në flagrancë dy shoferë të kompanisë “A.T.” sh.p.k., përkatësisht J.Xh. dhe A.L., të cilët po transportonin shuma të mëdha parash nga Italia drejt Shqipërisë. Njëri prej tyre u kap me 89.390 euro, ndërsa deklaroi se kryente këtë veprim kundrejt një përqindjeje të caktuar të shumës së dërguar.
Gjatë hetimeve janë zbuluar pasuri të shumta në emër të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe toka bujqësore në Fier, Tiranë dhe Vlorë, si dhe disa shoqëri tregtare të tipit sh.p.k.. Ndër to përfshihen shoqëritë “A.”, “A I”, “A T”, “A” dhe “M.T.” sh.p.k., për të cilat është vendosur gjithashtu sekuestrimi i kuotave.
Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të shtetasve A. H, M. H;
1) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;2) Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;3) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;4) Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;5) Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;
Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,
1) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier; Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,1) Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;2) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier3) Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;4) Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;
Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të K. H:
1) Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;2) Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:
1) Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;2) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;3) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;4) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;5) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,
Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare. -

‘Mashtrim i maxhorancës’, Shehu për Ligjin e Barazisë Gjinore
Deputeti i PD, Tritan Shehu, theksoi se amendamentet për “Ligjin e Barazisë Gjinore” rrezikojnë famlijen.
Ai tha se ky është një atentat i maskuar prej maxhorancës ku sipas tij, kërkon të shkatërrojë ekzistencën e dy gjinive
Deklarata e plotë:
“Mashtrimi i maxhorances me amendamentet per “Ligjin e Barazise Gjinore”, ne rrezik Familja prej nje burri e nje gruaje, edukimi i femijeve.Ky projekt ligj ngel perseri nje mohues i parimeve te Jetes e Biologjise.
Nje atentat i maskuar, qe kerkon te shkaterroje egzistencen e vetem dy gjinive: Mashkull e Femer te percaktuar qe ne lindje, sic kemi propozuar neve.
Percaktim ky qe u implementua ne ShBA nga Presidenti Trump, qe po sanksionohet qartesisht edhe ne ato pak vende ku ishte evaziv.
Ndersa ne projekt ligjin e Rilindjes:
Neni 4 pika F eshte: “Gjini nenkupton rolet e ndertuara ne kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet qe nje shoqeri e caktuar i konsiderion te pershtateshme per grate e burrat”.
Pra kalohet nga konteksti biologjik, qe duhet te jete percaktues ne kontekstin “social, te te sjellurit, subjektivizmin e shoqerise” etj, elemente fluid, ëoke, si percaktues.
Qe nga ky percaktim krejt ndesh me natyren, vlerat, realitetin, traditen hidhet ne ere gjithecka eshte thelb i shoqerise e jetes vete.Pikat e tjera te ketij Neni si ato “C”, “L per perkatesine e shumefishte”. “N per sterotipet gjinore”, etj, vecse thellojne shkaterrimin e atyre koncepteve, baze e shoqerise, jetes e Familjes sone.
Ndersa ne Nenin 3 pika 3 sanksionohen metodat shtypese, censuruese, per cilindo, qe mbron parimet universale te Shoqerise sone.
Te gjitha keto e bejne kete projekt Ligj nje arme te rrezikeshme kunder asaj qe eshte ne themel dhe me e shenjte e shoqerise, familjes, femijeve, jetes e egzistences sone.”, tha Shehu. -

Nga “Gjoka” te “fantazma” turke, si Balluku ndryshoi fituesin e tenderit 140 milionë eurosh të Llogarasë
Belinda Balluku është marrë sot zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me veprimet si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Tunelin e Llogarasë.
Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lalën, trajtoi historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.
“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.
Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.
Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.
Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.
Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.
Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.
Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.
Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.
Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.
Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.
Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.
Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.
Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’
Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.
“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.
‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikqyrje.
Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’. -

Blackberry i Evis Berberit zbuloi aferën e tunelit të Llogarasë/ Si e orientoi ish-kreu i ARRSH shtetasin grek të futej në tender me ortakun e tij
Emisioni “Në Shënjestër”, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.
Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.
“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.
Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anulua.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.
Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.
Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anulimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.
Anulimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.
Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.
Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.
Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.
Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarde të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.
Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.
Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.
Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.
Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi.’
Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.
“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.
‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikëqyrje.
Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikëqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’./ BW.
-

“Zbulimi i Blackberry-t të Berberit nxjerr në dritë aferën e tunelit të Llogarasë”, Lala zbardh dosjen e SPAK:Si hyri..
Klodiana Lalën, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.
Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.
“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.
Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.
Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.
Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.
Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.
Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.
Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.
Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.
Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.
Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.
Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.
Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.
Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’
Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.
“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.
‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikqyrje.
Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’.
