Tag: shoqërinë

  • Nën shoqërinë e dy miqve të ngushtë/ Si dukej Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

    Nën shoqërinë e dy miqve të ngushtë/ Si dukej Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

    Ish-lideri dhe ish-kryeministri socialist, pas largimit nga politika, mbajti një profil të ulët publik.

    Janë të pakta fotot dhe pamjet filmike gjatë viteve të fundit të njeriut që modernizoi Partinë Socialiste dhe i dha ton politikës shqiptare.
    Gazetari Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë këtë foto të zotit Nano, shkrepur një vit më parë. Ai është fiksuar në këtë foto pas një dreke me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej miqve të tij më të afërt.
    Edhe pse Fatos Nano e kishte ngushtuar në maksimum rrethin e personave me të cilët takohej, nuk kanë munguar asnjëherë takimet e shpeshta me Ballën dhe Ruçin.

  • “Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Aktivistja: Shoqëria, e rënduar psikologjikisht duhen…

    “Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Aktivistja: Shoqëria, e rënduar psikologjikisht duhen…

    Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”. 
    Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj gnriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend. 
    “Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje. 
    Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj. 

  • “Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Në pak orë tre vrasje me thikë, reagon aktivistja: Shoqëria, e rënduar…

    “Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Në pak orë tre vrasje me thikë, reagon aktivistja: Shoqëria, e rënduar…

    Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”.
    Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj ngriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend.
    “Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje.
    Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj.

  • ‘S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not’/ Florjan Binaj feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi

    ‘S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not’/ Florjan Binaj feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi

    Kandidati i pavarur në garën për Bashkinë e Tiranës, por i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, Florjan Binaj ka mbushur sot 40-vjeç.

    Në postimin e tij në Facebook, krahas videos me tortën dhe familjen e tij të ngushtë, Binaj ka bërë një rezyme të jetës së tij që nga fëmijëria, deri sot që do kandidojë për kryetar të Tiranës.

    ‘S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not’, shkruan në fillim të reagimit të tij me nota humori Binaj.

    Postimi i plotë:

    S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not.

    Por, në këto 4 dekada, unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time. Shokët shoqet e fëmijërisë në periferinë e Alliasit ku hapësirat ishin të pafundme po aq sa imagjinata, ku ligjet e fizikës i mësonim duke lozur qindra lojra nga lindja e diellit deri në perëndim. Shokët e shoqet e klasës dhe mësuesit e nderuar në shkollën (8 vjeçare atëherë) Ramazan Jarani, me shumë prej të cilëve takohemi ende. Shoqërinë tek Pallati i Pionerëve i cili ishte oazi i artistëve të kohës dhe atyre që do vinin më pas me mësues të rrallë si Atixhe Arapi. Të gjithë artistët e shquar që i shihnim nëpër filma, këndonim dhe këndojmë këngët e tyre të festivaleve dhe sot, humoristët guximtarë dhe frymëzues si Koço Devole, Parodistët e Vlorës, Zef Deda, Vasillaq Vangjeli, Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Gëzim Kruja, Zyliha  Miloti, Marjana Kondi, e shumë të tjerë që në kanë gdhëndur shqisat. Shoqërinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” të cilët sot i kam motra e vëllezër. Mësuesin e artit Klement Zoraqi dhe shumë mësues të tjerë të cilët na mësuan me disiplinë durimin për të  punuar shumë për të arritur në heshtje mjeshtrinë e së bukurës. Kushurinjtë e mi në Tiranë e Vlorë me të cilët kam kujtime më të bukura se të gjithë filmat vizatimorë mbledhur së bashku. Shoqërinë e Akademisë së Arteve. Bashkëudhëtarët e Portokallisë me të cilët u rrita në një tjetër përmasë që deri në atë kohë, të tjerët ma quanin “mungesë serioziteti” por që ato 18  vite punë deri në vetëmohim, sot flasin ende vetë! Përkrahësin e parë aty, Agron Llakajn i cili besoi tek unë. Çunat e gocat e talentuara në Top Albania Radio, Club FM dhe sot  PaperRadio ku RIKOSHET lindi e u rrit si emisjoni humoristik radiofonik më i dëgjuar prej 19 vitesh e gjysëm. Mësuesit dhe miqtë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega Arkitekturë që sot i quaj familje. Kolegët e projekteve të shumta, ca të kryera e shumë ende nëpër sirtare ëndrrash, të netëve pa gjumë, të sakrificave të patreguara, të  plagëve të pashëruara që më mbështetën dhe më dhanë zemër edhe kur unë isha në kufijtë e mi. Njerëz të rrallë si Dritan Hoxha që krijoi kontinentin ku çelën qindra artistë të rinj si unë. I jam mirënjohës edhe atyre që në jetë kanë dashur të më bëjnë keq sepse fal tyre zbulova sa i fortë jam. Bëhesha edhe më i drejtë sa herë donin të më shtrëmbëronin. Bëhesha edhe më i fortë donin të më lëndonin. Bëhesha edhe më i dashur sa herë donin të më hidhëronin. Miqtë fotografë të botës së egër, miqtë ekologjistë, miqtë artistë. Fansat anembanë botës të cilët edhe sot më çojnë video ku më thonë: kur isha i vogël e kisha shumë qejf këtë skeçin tënd, sot e shoh sërisht por me fëmijët e mi! Emisjonin Piranjat që më bëri edhe më të pjekur edhe më pranë problemeve të njerëzve dhe që më njohu me një ekip guximtar, të rrallë për këto kohë. Gjyshërit që na rritën me urtësinë e të dashurit atdheun dhe Kombin më shumë se sytë e ballit. Prindërit e mi të cilët më mësuan që nderi dhe dinjiteti as nuk blihet dhe as nuk shitet dhe se padrejtësitë vetëm luftohen. Ndershmërinë në ADN-në e tyre e trashëguam plotësisht unë, motra ime Ada dhe vëllai im Klevin. Dhe padiskutim gjysmën time më të shtrenjtë, gruan time, Sadina e cila ka qënë në çdo hap timin këto 22 vite bashkë, edhe kur jam rrëzuar, edhe kur jam ngritur sërisht me të përkrah, ku prej dashurisë tonë erdhën në jetë 3 mrekullitë tona, Krena, Glauk dhe Vjosa!

    Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Faleminderit për urimet. Ju dua shumë!

  • Pse malësorët vishnin rrobat mbrapsht, ose ia kthenin mikut këpucët përmbys

    Pse malësorët vishnin rrobat mbrapsht, ose ia kthenin mikut këpucët përmbys

    Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët e zonave malore të veriut, mund të takoje në rrugë edhe njerëz me rroba të caktuara të veshura së prapthi, madje në mënyrë të dukshme.

    Një “modelim” i tillë i të veshurit në mjediset publike nuk dëshmonte pakujdesi. Përkundrazi, veshjet jo nga e mbara qëllimisht përcillnin mesazhe të ndryshme që kishin të bënin me hidhërimin më të thellë dhe me gëzimin më të madh për familjen ose fisin.

    Veshja e gunës së prapthi ndër mirditorët dëshmonte simbolikisht se personi mbante zi për vdekje mjaft të hidhur të një pjesëtari të familjes ose të një të afërmi në moshë të re, vdekje e cila kishte shkaktuar zbrazëti të madhe problematike për familjen, fisin dhe më gjerë.

    Përgjithësisht një mesazh i tillë përforcohej nga fytyra e ngrysur ose siç cilësohej në disa krahina, “çehrja e vrarë” e personit më gunë së prapthi.

    Në rrugët e krahinave fshatare mund të takoje edhe burra të veshur shumë mirë, me fytyrë të qeshur të cilët kishin veshur diçka së prapthi dhe përgjithësisht e ekspozonin këtë element të mbrapshtësisë.

    Veçanërisht në krahinën e Kelmendit, një rrobë e tillë e veshur së prapthi nga një burrë, simbolikisht identifikonte se ai në rolin e shkuesit po shkonte të kërkonte dorën e një vajze për ta martuar me djalin e ndonjë të afërmi ose miku të tij.

    Sipas një besëtytnie mjaft të përhapur ndër shqiptarët, në rrethana të tilla veshja së prapthi e ndihmonte shkuesin “t’i shkonte shkuesia mbarë”.

    Kjo besëtytni ishte pjesë e një mendësie të përhapur gjerësisht në shoqërinë tradicionale shqiptare, sipas së cilës në çaste të rëndësishme të gëzimeve vetjake e familjare, si lindja e fëmijës, fejesa, martesa, etj… duke kthyer diçka vetë së prapthi, personi në fjalë ose familjarët e tij i presin hovin vrullit të mbrapshtësive që mund të kërcënojnë jetën, harmoninë bashkëshortore, familjare etj.

    Duke qenë se kryente funksione shoqërore shumë të rëndësishme, në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku ishte mjaft i nderuar, gati si Perëndi.

    Mikpritësit ruanin me kujdes jo vetëm armën e mikut, por edhe këpucët e xhaketën që ai i hiqte për të qenë më komod. Mirëpo në krahinat veriore, veçanërisht në zonën e Dibrës, mund të ndodhte që mikut t’i ktheheshin këpucët përmbys.

    Përmbysja e këpucëve ishte ndoshta e vetmja formë e “dhunimit” të mikut që tolerohej prej tij dhe prej banorëve të fshatit, të krahinës etj.

    Kthimi i këpucëve përmbys simbolikisht shprehte qortimin e mikpritësve, bazuar në normat kanunore, për faktin se miku kishte dhunuar rregullin kulturor, sipas të cilit nuk lejohej që nga pjesëmarrja në një ceremoni varrimi të trokiste si mik në derë të kujtdo tjetër.

    Në paragrafët 1367-1368 te Kanuni i Dibrës thuhet: “Ata që kthehen nga varrimi nuk duhet me shkue askund tjetër, veçse në shtëpi të vetë, ku lajnë duert e pastrojnë ftyrën me ujë të ngrohtë. Atij që të vjen në shtëpi drejt e nga varrimi i dikujt, duhet me ia kthye opingat përmbys, kur t’i heqë me u ulë në odë”.

    Sipas besëtytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë tradicionale shqiptare, përmbysja e këpucëve të mikut ishte masë mbrojtëse, e cila nuk lejonte mynxyrën të shkonte nga varrezat në shtëpinë e mikpritësit.

    Në këto rrethana shoqërore normat kulturore kanunore ia njihnin mikpritësit të drejtën të vetëmbrohej nga gabime ose veprime të tilla qëllimliga të mikut./mapo

    —————-

    Lexo edhe:

    ANTHONY HOPKINS: LËRINI TË SHKOJNË NJERËZIT QË NUK JANË GATI T’JU DUAN…

  • Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare

    Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare

    Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

    Gjekmarkaj shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe, teksa largimin e Zhejin e cilëson si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare.
    “Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik.
    Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë.
    Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe”, shkruan Gjekmarkaj.

    Top Channel

  • Pse burrat malësorë e mbanin natën cigaren ndezur?

    Pse burrat malësorë e mbanin natën cigaren ndezur?

    Në shoqërinë shqiptare të së kaluarës dhe të ditëve tona drita e cigare s së ndezur ka rrezatuar simbolikisht mesazhe të shumëllojshme.

    Kur burrat rrugëtonin natën mbanin ndezur duhanin dhe kjo tregonte se nuk ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ose siç thuhej “nuk i binin askujt në qafë”, “nuk shkonin në shtigje të liga”.

    Madje në mendësinë e shqiptarëve “shkalla” e fortësisë së duhanit shprehte “shkallën” e burrërisë së burrave. Ata që pinin duhan të fortë konsideroheshin më të qëndrueshëm në mbajtjen e fjalës si dhe burra më për të qënë në krahasim me ata që pinin duhan më të butë.

    Por, sipas mendësive mbisunduese në shoqërinë tradicionale shqiptare ndezja e duhanit në rrethana të caktuara mund edhe ta ekspozonte burrin përballë keqbërësve, të cilët mund ta sulmonin për ta grabitur ose për ta vrarë, të nxitur nga motive të dobëta. 

    Për të ilustruar këtë ide mjafton t’i referohemi një kënge popullore, e cila me pak vargje i udhëzonte me zgjuarsi burrat, sidomos djemtë e rinj, të bënin kujdes me ndezjen e duhanit, sepse drita e tij mund t’i viktimizonte.

    Mos ban dritë djal me cigare,Kam ba be me t’ba batare!Mos kërko djalë nëpër banë,Kan ba be t’duen me t’xanë!

    Në shoqërinë tradicionale shqiptare gjendja emocionale shprehej edhe në mënyrat “e komunikimit” me cigaren. Cigarja krijonte korrelacione të caktuara me modele sjelljesh, me gjeste dhe sidomos me ndryshime të mimikës së fytyrës.

    Një cigare e fikur në buzët e një fytyre të ngrysur shprehte një gjendje hidhërimi të skajshëm. Për njerëz të tillë thuhej se “duan të kalojnë helmin e hidhërimit me helmin e duhanit, por nuk munden”. Gjithashtu cigarja në buzë shprehte simbolikisht shuarjen e shpresave për realizimin e një qëllimi të rëndësishëm.

    Në shoqërinë tradicionale shqiptare kur martohej një vajzë, përgjithësisht të afërmit e saj, veçanërisht vëllai, paraqiteshin të brengosur në mjedise publike. Ndërkohë, të afërmit e dhëndrit, veçanërisht vëllai, e shprehnin hapur gëzimin në mjedise publike të gjera.

    Ndërkohë drita e cigares bashkë me dritën e buzëqeshjes, me dritën e një fytyre të çelur shprehte gëzim dhe lumturi.

    Mesazhe të tilla simbolike përcillen qartë edhe në vargjet e kësaj kënge popullore përmetare:

    U nisçë e vajta për ujë,Gjeçë të vëllain e nuses,Me cigare të shuarë,Me buzë lëshuarë,Rrinte zemëruarë.U nisç e vajta për ujë,Gjeta të vëllain e dhëndërrit,Me cigare të ndezur,Me buzë të qeshur.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    VENDIMI HISTORIK I MBRETIT ZOG: NDALOHET FEREXHEJA NË SHQIPËRI

  • Vendimet e KKTU, turizmi nxit shumëkatëshit në bregdet, shtohen edhe kullat nëpër Tiranë

    Vendimet e KKTU, turizmi nxit shumëkatëshit në bregdet, shtohen edhe kullat nëpër Tiranë

    Pesë mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit tregojnë tendencën që po ndjek sektori i ndërtimit në vend ku duket se vëmendja turistike po e bën bregdetin gjithmonë e më tërheqës për investime shumëkatëshe kurse Tirana vijon të mbetet epiqendra e “kullave” të reja.Lista e gjatë e vendimeve që ka kaluar në një mbledhje të prillit, një të majit dhe tret ë qershorit tregon për një përqendrim të theksuar të ndërtimeve mikes rezidencial dhe shërbime në qytetet bregdetare dhe kryesisht rezidenciale por edhe shërbime dhe akomodim në Tiranë.Sigurisht në listën e vendimeve të lejeve nuk mungojnë as ato për subjekte agroturizmi që është një segment që ka marrë vëmendje të shtuar si efekt i rritjes së kërkesës dhe po kështu edhe leje për projekte impiantesh fotovolatikë. Po kështu në sy bien edhe lejet për disa projekte të rëndësishëm infrastrukturore që janë duke u zbatuar në vend.Monitor përzgjodhi nga mbledhjet e fundit sipas datave kur janë mbajtur disa nga projektet kryesore që bien në sy në bregdet por edhe në Tiranë.Për kryeqytetin bëhet fjalë për ndërtime që parashikojnë 20 apo më shumë kate.Lejet tregojnë për një shpërndarje të ndërtimit jo vetëm në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit por edhe në pjesën më rurale të saj.Sa i takon zhvillimit që po bëhet si efekt i turizmit projektet e përzgjedhura tregojnë një rritje të shumëkatëshve në qytetet si Durrës dhe Vlorë, resorte apo projekte strukturash akomodimi në Zvërnec, Rradhimë, Himarë apo projekti tashmë i deklaruar edhe nga qeveria për zhvillimin e zonës së Darzezës.  Mëposhtë një listë me disa prej projekteve të miratuara:Mbldhje e datës 18 prillPlani i Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, Bashkia Fier. Leje Zhvillimi për objektin: “Resort turistik”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri, shërbim dhe banim 8, 18 dhe 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.A.G” sh.p.k. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe rezidenciale 3-4-5-7-8-10-11-14-19 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Kryemëdhenj, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Blue Fafa Resort” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 22 dhe 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Artech Group” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 26, 31 dhe 35 kate mbitokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sian Buildings Albania” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike, me taraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bpi Blessed Property Invest” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2 dhe 10 kate mbitokë, me 1 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitokë, me 1-2 kate parkimi dhe shërbimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k. Leje Zhvillimi për objektin: “Dhërmi Apartments”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Duni Group Construction” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Komuna Building”, Godinë banimi dhe shërbimi 22-23-24 kate me 5 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Kosovarëve, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & partners” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri (Riverëay City), me 2, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 22, 24, 29 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pjetër Bogdani”, Bashkia Tirnë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grupi Industrial Albanez” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “2 godina polifunksionale 27 dhe 26 kate me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nord Konstruksion” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Sails”, Objekt banimi dhe shërbimi me 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & S.T” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hoteleri me 21 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonita Konstruksion” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi me 1, 4, 21, 33, 37 dhe 49 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Reshit Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E.S.E.C” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Bllok banimi me godina një familjare me 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonum Ventus Developments” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “Kompleks multifunksional me 3, 20 dhe 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në “Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.kLeje Zhvillimi për objektin: “Vlorë Beach, Struktura residenciale me 1, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 20, 26, 30 kate mbitokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira të përbashkëta”, me vendndodhje në Zonën e Plazhit të Vjetër, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Feniks Konstruksion” sh.p.kMbledhje e datës 28 majLeje Ndërtimi për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë”, Zona 06, Zona e Menaxhimit A05, me vendodhje në “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.aLeje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me program hoteleri dhe shërbime 11 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi M.Z.P” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Atlas Building” – Godinë multifunksionale, shërbim, banim, 1 dhe 30 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erniku” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi, banimi dhe hoteleri me 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k dhe “Ultratech” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Lalzi Bay”, Kompleks me funksion banim, shërbim dhe hoteleri me 1, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 – 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 25 kate, me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Andrea Kushi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “He-In Invest” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 23 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Dafinave, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Agroroma 2019” sh.p.k dhe “EB Construction” sh.p.k.leje ndërtimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh 1, 4, 5, 11, 12, 16, 26 dhe 30 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Pavarsia”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Vega” sh.p.k dhe “Vr Construction” sh.p.k.Mbledhja e datës 4 qershor 20251.. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional “Jali Village”, Objekte banimi, hotel dhe shërbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokë dhe 1-2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.Leje Zhvillimi për objektin: “Lalzi Bay Resort”, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Omnix Albania” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.Mbledhja  e datës 11 qershorLeje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, dhe 13 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 20, Zona e Menaxhimit 2B03”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 21, Zona e Menaxhimit 2B04”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona e Menaxhimit 2B01”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Parkim 2 kate nëntokë, Zona e Menaxhimit 2P”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Ondee Hotel” – Strukturë me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ulk Invest” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi dhe apart-hotel me 1, 2, 3, 4, 5 kat mbitokë dhe 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aliraj & K” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe hotelerie 1-4 kate mbi tokë, me 1-2 kate nëntokë me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Helvetic Horizon” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie 3 dhe 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie nga 6 deri në 22 kate me 6 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt mixed-use, Shërbime, Banim, Hotel me 37 kate mbitokë dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stela Konstrukion” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, Hoteleri, Banim dhe Shërbime 2, 3, 4, 5, 6, 8, 11, 18, 26, 29, 39, 42, 45 kate me 4 kate nëntokë dhe pikë shitje karburanti”, me vendndodhje në Yzberisht, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fafa Konstruksion” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks residencial dhe hoteleri “Vazo Residence”, me vendndodhje në lagjia “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dolphin Group” sh.p.k. 26. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në lagjen “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banimi dhe shërbim 20 kate me 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Autokton Konstruksion” sh.p.k.Mbledhje e datës 28 qershorLeje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Toëer” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional banim, hotel dhe shërbime me 2, 4, 5 kate mbi tokë dhe 1 – 2 kate nëntokë, Faza 3”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 6 dhe 25 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Selitë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASR Invest” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Stukturë akomodimi dhe shërbimi 11, 13, 14 dhe 18 kate, me 4 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Royal G Max” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Arte Marea 1”, kompleks turistik dhe shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 7, 10, 14 dhe 15 kate mbi tokë me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golemi Konstruksion” sh.p.k.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

    Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

    Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.
    Vetëm pak pas publikimit të intervistës, Loredana ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.
    Në intervistë, Jozi ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.

    The post Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” appeared first on iconstyle.al.

  • Sia surprizon me shoqërinë e Harry Jowsey: Romancë e re në horizont?

    Sia surprizon me shoqërinë e Harry Jowsey: Romancë e re në horizont?

    Sia ka ngritur dyshime për një romancë të re me yllin e “Too Hot To Handle”, Harry Jowsey. Dy australianët u panë duke dalë dorë për dore nga një restorant në Los Angeles, të shtunën mbrëma.
    Veshur me stilin e saj karakteristik, Sia shfaqej me një fustan të zi dhe çizme me print leopard, ndërsa Harry dukej elegant me një look casual në nuanca të gjelbërta.
    Kjo dalje vjen vetëm pak ditë pasi Sia u pa me një mashkull tjetër misterioz, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Dan Bernad, me të cilin ka një djalë 15 muajsh.Mesa duket, këngëtarja po e shijon maksimalisht beqarinë dhe nuk ka ndërmend të fshihet.