Tag: shoqërie

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ ‘Mik i shtrenjtë për mua’, Ahmetaj: Human, demokrat dhe vizionar!

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ ‘Mik i shtrenjtë për mua’, Ahmetaj: Human, demokrat dhe vizionar!

    Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit.

    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.

    ‘Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie’, shkruan Ahmetaj.

    Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Fatos Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar.

    Statusi

    Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.

    Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.

    Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për “armiqtë”, i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm.

    Human, demokrat dhe vizionar!

    Mik i shtrenjtë për mua [💔] !

    U prehsh në paqe!

  • Shoqëria shqiptare nën presion/ Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

    Shoqëria shqiptare nën presion/ Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

    Zemërimi i qytetarëve në shoqërinë tonë po përkthehet në sjellje ekstreme. Këtë fatkeqësisht po e tregojnë ngjarjet e ndodhura jo më larg se një ditë më parë, ku brenda ditës pati tre viktima, si pasojë e konflikteve momentale.

    Këto veprime rikthejnë vëmendjen tek shëndeti mendor, ndaj psikologja Eksena Qirici shpjegon rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme ne jetën e përditshme dhe kujdesit që duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit.
    “Çfarë do të thotë të vrasësh brenda një dite në ambiente të ndryshme, ne familje, në ambientin e punës, në turizëm, në një lokal ku ti mendon se je në një situatë të qetë? Do të thotë që aspekti psikologjik, ngarkesa psikologjike, ngarkesat emocionale, kanë arritur në sistemin e mbijetesës. Po të dëgjojmë dhe të analizojmë me kujdes se çfarë autorët përmendim në arsyet e tyre të vrasjeve shihet që ka bullizëm, ka tallje, ka ofendim, ka dhunë dhe për më tepër është e vazhdueshme, është e hershme. Nëse ne në shoqëri, marrëdhënie pune, në familje, trajtojmë me dhunë psikologjike çdo lloj marrëdhënie, automatikisht kjo do të na sjellë në këto sjellje ekstreme”, thotë psikologja.
    Psikologja e sheh si një emergjencë nevojën e shoqërisë sonë për tu kujdesur për shëndetin mendor, që rrjedhimisht do të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të situatave njerëzore.
    “Në të njëjtën mënyrë dhe kushte që ne shkojmë tek mjeku e njëjta nevojë është për shëndetin e mendjes sepse mëndja është struktura kryesore me të cilën njeriu vepron në jetën e përditshme, nëse ti nuk kujdesesh për të, automatikisht ajo do të japi këto pasoja por edhe më të rënda nëse mbetemi në frikën që të shkosh te psikologu ka të bëjë thjesht me çmendurinë dhe paaftësinë, se sa me një mirëmbajtje të mënyrës se si ti funksionon në jetën e përditshme”, shton Qirici.
    Sakaq sociologia Eris Dhamo, është e mendimit se shoqëria jone ka ndryshuar nga përqendrimi tek vlerat dhe morali drejt një shoqërie me norma të shtuara individualizmi: “Kemi individin i cili është vënë në qendër të një shoqërie dhe në këtë qendër të shoqërisë individi sot mendon në mënyrë apriori që e gjithë bota duhet të rrotullohet rreth tij, pa pasur në vëmendje ose pa qenë empatik mbi nevojat dhe domosdoshmëritë edhe të individëve të tjerë prezentë ne këtë lloj shoqërie. Nuk e vendosim asnjëherë veten në vendin e tjetrit për ti kuptuar më mirë pozicionin. Duke mos qenë empatik mjaftueshëm, komunikon përmes dhunës”.
    Komunikimi është i domosdoshëm në funksionimin e një shoqërie të shëndetshme, që shmang dhunën dhe konfliktet i zgjidh me fjalë.

    Top Channel

  • Berisha tek familja e vjetër Kazani në Tiranë: Çështja e pronës, një mision. Nuk do tërhiqemi

    Berisha tek familja e vjetër Kazani në Tiranë: Çështja e pronës, një mision. Nuk do tërhiqemi

    Sali Berisha zgjodhi këtë të premte pasdite një familje tiranase në kryeqytet, për t’u dhënë garancinë jo vetëm atyre, por të gjithë qytetarëve, se PD-ja nuk tërhiqet derisa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, një mision të domosdoshëm për paqen dhe drejtësinë.
    Gjatë bashkëbisedimit me familjen Kazani, ai tha se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familjeje dhe shoqërie. ”Familja ka vlera të përjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojme se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie.

    Pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie”,-tha Berisha.

  • Elisa Spiropali, mesazh me rastin e 1 Majit: Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë

    Elisa Spiropali, mesazh me rastin e 1 Majit: Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë

    “1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.Respekt e mirënjohje për punëtoret dhe punëtorët shqiptarë, që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbajnë gjallë ekonominë, kujdesen për familjet e tyre dhe ndërtojnë një Shqipëri europiane, më të zhvilluar, më solidare.
    Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar të mbështesë:Rritjen e pagave dhe ngushtimin e dallimeve e të pabarazisë;Përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë, sidomos në sektorët e prodhimit;Forcimin e mbrojtjes ligjore të punëtorëve; Përfshirjen më të madhe të vajzave dhe grave në tregun e punës; Zgjerimin e hapësirave për punësimin e të rinjve, për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri“, shkruan kryeparlamentarja Elisa Spiropali në mesazhin e saj.

  • Kandidatja e PS për Qarkun Korçë Vinjola Rota: Sporti është zemra e një shoqërie të shëndetshme, investojmë për fëmijët

    Kandidatja e PS për Qarkun Korçë Vinjola Rota: Sporti është zemra e një shoqërie të shëndetshme, investojmë për fëmijët

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Vinjola Rota, ka shpërndarë një mesazh të qartë dhe frymëzues në rrjetet sociale, duke vënë theksin te rëndësia e sportit si themel i një shoqërie të shëndetshme. Në postimin e saj, Rota ndalet te roli i sportit në edukimin e fëmijëve dhe ndërtimin e karakterit të tyre, duke e lidhur këtë çështje edhe me përkushtimin personal të familjes së saj ndaj zhvillimit të brezave të rinj. Ajo bën thirrje për një investim të përbashkët në të ardhmen përmes sportit dhe edukimit, duke e konsideruar këtë si një prioritet për një Korçë më aktive dhe më të shëndetshme.
    “Sporti është zemra e një shoqërie të shëndetshme! Në Korçë, sporti nuk është vetëm aktivitet fizik, por një mënyrë për të ndërtuar karakterin, disiplinën dhe bashkëpunimin tek fëmijët tanë. Si nënë dhe si kandidate për deputete e Partisë Socialiste, jam krenare që familja ime është e përkushtuar ndaj sportit, duke kontribuar në zhvillimin e brezave të rinj. Le të investojmë së bashku në të ardhmen e fëmijëve tanë përmes sportit dhe edukimit! #KorçaAktive #SportiPërTëGjithë #FamiljaDheSporti #PSKorçë #EdukimiPërmesSportit”, shkruan Rota.

  • Jorida Tabaku: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë

    Jorida Tabaku: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë

    Përmes një fotogalerie, Jorida Tabaku, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, ka përcjellë atmosferën e ngrohtë dhe dialoguese të takimeve me gratë, ku ajo ka vënë theksin se: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë.Ndryshimi në 11 Maj nis me gratë.