Tag: shokun

  • “Ta shohim kush do lodhet…kush do lodhë shokun”, Taulanti i “Piranja” i zbulon publikut Sali Berishën “tjetër”…

    “Ta shohim kush do lodhet…kush do lodhë shokun”, Taulanti i “Piranja” i zbulon publikut Sali Berishën “tjetër”…

    “Një ditë tipike me Sali Berishën”, një grup xhirimi i Piranja ka kaluar një ditë të tërë me liderin demokrat Doktor Sali Berisha, dhe mund të themi se si kohë fushatë, është e ngarkuar, me shumë aktivitete, takime dhe dalje televizive.
    Edhe pse në moshën 81 vjeçare, Berisha po zhvillon një fushatë elektorale me ritëm tepër të lartë, por këtë herë ai ka ardhur ndryshe duke treguar një ditë normale nga jeta e tij, nga kafja e mëngjesit me zonjën e tij Liri Berisha, tek veshja, ushqimi dhe gatimet e Liri Berishës.
    “Kemi erdhur me të lodh,me kalu një ditë të gjatë”, iu drejtua gazetari ish-kryeministrit, por me humor Berisha ia kthehu: Ta shohim kush do lodhet…kush do lodhë shokun.

    Zonja Liri në krah të bashkëshortit shtoi: Vetëm për ecje mos u mat me Saliun.
    Një detaj interesant nga xhirimet ishte tavolina e ish-kryeministrit, që u bë një “simbol” i rrëmujës së tij të përditshme, ku sipas deklaratës së zonjës Liri, nuk dihet ku gjenden letrat dhe dokumentet: Kameramani mos e kapë atë pjesën e fundit, ashtu është dhe tavolina e Saliut, nuk di ku gjen letrat, një rrëmujë e madhe, do rrëmujën e vetë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Tragjike në Shkodër/ Humb jetën edhe 14-vjeçari, u aksidentua me shokun e tij teksa udhëtonin me motor

    Tragjike në Shkodër/ Humb jetën edhe 14-vjeçari, u aksidentua me shokun e tij teksa udhëtonin me motor

    Ndërron jetë edhe i mituri tjetër, i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës.
    Së bashku me shokun e tij, 16 vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe pasi humben kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur.

    Për pasoje ndërroi jetë në vend 16 vjeçari ndërsa 14 vjeçari ishte në gjendje të rënde në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte.
    Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.