Tag: shoku

  • Rrëzimi i avionit ushtarak mbi shkollën në Bangladesh, rrëfehet i mituri që mbijetoi: Shoku vdiq para syve të mi

    Rrëzimi i avionit ushtarak mbi shkollën në Bangladesh, rrëfehet i mituri që mbijetoi: Shoku vdiq para syve të mi

    “Shoku im më i mirë vdiq para syve të mi. Avioni ra mbi ne, mbi prindërit që prisnin fëmijët e tyre jashtë. Ishte fundi i ditës së shkollës”, kjo ishte deklarata e një prej të mbijetuarve në Bangladesh, nxënësi i vitit të 10-të Farhan Hasan, aty ku avioni ushtarak u rrëzua mbi një shkollë.

    Dëshmitarë të tjerë përshkruan panik dhe shpërthime të fuqishme. Mësuesit treguan se e panë avionin të përplasej direkt mbi ndërtesë. “Kur shikova pas, pashë vetëm zjarr dhe tym. Fëmijë dhe kujdestarë ishin kudo”, tha një mësues për Reuters.
    Spitali Kombëtar i Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike konfirmoi se shumica e viktimave janë fëmijë të moshës 9–14 vjeç. Familjarë të tronditur dhe qytetarë që dhuronin gjak u mblodhën me shpresën për të ndihmuar.
    “Djali im më telefonoi menjëherë pas përplasjes, por më pas nuk mora më asnjë lajm,” tha një nënë në vendngjarje.
    Qeveria e përkohshme e Bangladeshit shpalli të martën ditë zie kombëtare, me flamurin që do të ulet në gjysmështizë. Shtatë spitale në kryeqytet janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit.
    Si ndodhi ngjarja: 
    Një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit është rrëzuar në një shkollë në periferi të Dakës, duke vrarë të paktën 27 persona dhe plagosur më shumë se 170 të tjerë, shumica nxënës të mitur.
    Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 13:00 me orën lokale, kur një avion F-7 pësoi një defekt teknik gjatë një fluturimi stërvitor dhe u përplas në ndërtesën dykatëshe të Shkollës dhe Kolegjit Milestone.
    Piloti, Togeri i Fluturimit Md. Taukir Islam, ndodhej midis viktimave. Sipas autoriteteve ushtarake, ai u përpoq ta drejtonte avionin drejt një zone më pak të populluar për të shmangur viktima civile.

    Top Channel

  • Shoku i skuadrës së Asllanit transferohet në Serbi, Crvena Zvezda firmos me sulmuesin e Interit

    Shoku i skuadrës së Asllanit transferohet në Serbi, Crvena Zvezda firmos me sulmuesin e Interit

    Marko Arnautoviçi është larguar nga Interi si lojtar i lirë. Ish-shoku i skuadrës së Kristjan Asllanit është transferuar në kampionatin serb. Sulmuesi 36-vjeçar është zyrtarizuar sot në radhët e Crvena Zvezdës.
    Arnautoviçi ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me Beogradin deri në verën e vitit 2027. Një transferim i rëndësishëm për klubin serb, që ka siguruar shërbimet e një futbollisti me mjaft përvojë në futbollin europian./Sport Ekspres/

  • Vetëplagoset me armë zjarri dhe fsheh ngjarjen/ Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë, vëllai dhe shoku, bënë deklarim të rremë

    Vetëplagoset me armë zjarri dhe fsheh ngjarjen/ Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë, vëllai dhe shoku, bënë deklarim të rremë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 37-vjeçar është arrestuar pasi ka deklaruar se ishte aksidentalisht dëmtuar me një mjet prerës, ndërkohë që ka rezultuar se ishte vetëplagosur me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje. Pas hetimeve të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Lushnjë, është zbardhur e vërteta dhe janë arrestuar edhe dy të tjerë, vëllai dhe shoku i 37-vjeçarit.

    Shtetasi Arens Monka, 37 vjeç, ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku ka pretenduar se kishte pësuar një dëmtim aksidental me një mjet prerës. Por pas verifikimeve, shërbimet e policisë kanë zbuluar se plaga në këmbë ishte shkaktuar nga një vetëplagosje aksidentale me armën e zjarrit që Arens Monka e mbante pa leje.

    Për të mbuluar ngjarjen, 37-vjeçari ka dhënë një deklaratë të rreme në spital, por hetimet ka rezultuar një tjetër rrjedhë e ngjarjes.

    Ai është dërguar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Në lidhje me këtë ngjarje, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, shtetasit Igli Monka, 33 vjeç (vëllai i të arrestuarit) dhe Florjon Veliu, 40 vjeç (shoku i tij). Ata dyshohet se kanë fshehur automjetin ku ka ndodhur vetëplagosja dhe kanë mbështetur deklaratën e rreme të 37-vjeçarit.

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy fishekë dhe një predhë arme zjarri, që tregojnë se ishte përdorur pa leje.

    Aktualisht, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe për të ndjekur procedurat ligjore për akuzat ndaj të arrestuarve.

  • “Ilir Meta mbetet shoku im i rinisë”, Majko: Ja pse nuk kam shkuar për t’i takuar në burg atë dhe Veliajn

    “Ilir Meta mbetet shoku im i rinisë”, Majko: Ja pse nuk kam shkuar për t’i takuar në burg atë dhe Veliajn

    Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar situatën e presidentit të Partisë së Lirisë , Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg.
    Në studion e News24, Majko, i cili ka qenë koleg politik me Metën si pjesë e PS, ka ndarë mendimet e tij për këtë periudhë të kaluar dhe për largimin e Metës nga PS për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI).
    Ai e përshkroi Ilir Metën si dikë që “ka bërë shkollën e elefantëve”, por që, sipas tij, krijoi më pas “partinë e dhelprave”.
    Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht diferencave mes tyre, Meta mbetet shoku i tij i rinisë dhe që e ka njohur për një kohë të gjatë.
    Majko shprehu gjithashtu keqardhjen për situatën e Metës dhe theksoi se nuk do ja uronte askujt që të kalonte përmes asaj që ai ka përjetuar, madje as armikut të tij më të egër.
    I pyetur nëse ka tentuar të takojë në burg Metën apo kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai tha: “Nuk kam tentuar, jo se më mungon guximi, por mendoj se do kishte keqkuptime në korridoret e politikës”.

  • “Mamaja nuk i dilte kurrë në krahë! E kishte denoncuar në polici për…”/ Vetëvrasja e paralajmëruar e 15-vjeçarit në Gjirokastër, shoku: Ka lënë një letër!

    “Mamaja nuk i dilte kurrë në krahë! E kishte denoncuar në polici për…”/ Vetëvrasja e paralajmëruar e 15-vjeçarit në Gjirokastër, shoku: Ka lënë një letër!

    Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar është vetëvarur dhe është gjetur në banesë nga familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar edhe në spital pa shenja jete, rreth orës 13:30 në datën 20 prill.
    Në një intervistë në emisionin me Zemër të Hapur në News24, me autoren Evis Ahmetim, shoku i të miturit, ka ndarë disa detaje të pathënë në këtë histori.
    Ai ka treguar se me Veipin kishte një miqësi të ngushtë dhe ndante shumë kohë me të. Sipas tij, 15-vjeçari kishte pasur disa probleme familjare, por nuk kishte të bënte me gjendjen familjare të familjes.
    Më tej ai mohoi se Veipi të ishte bulizuar nga të tjerët, duke shtuar se ishte një person shumë social.
    Shoku theksoi se nuk ishte në dijeni që ai të kishte ndonjë problem që e shqetësonte pasi ai nuk shfaqte asnjë shenjë trishtimi.
    “Me Veipin njihesha në fillim të klasës së 10. Ai ishte shoku i parë që bëra në klasë. U miqësuam shumë shpejt. Unë personalisht e kam patur shok të ngushtë dhe me të rrija gjatë gjithë ditës. Ishim në një klasë dhe uleshim bashkë shumicën e kohës. Familja e tij nuk kishte asnjë problem ekonomik. Ishin një familje e rregullt dhe në gjendje të mirë ekonomike.
    Veipi nuk bulizohej asnjëherë. Personalisht akoma nuk arrij ta kuptoj se përse e beri, por mesa kam parë dhe dëgjuar, thonë që ka pasur probleme familjare. Unë e kam takuar për herë të fundit të premten pasi mbaruam mësimin, ai më shoqëroi deri në shtëpi. Patëm vetëm një bisedë normale asgjë e veçante si çdo ditë. Ai nuk jepte asnjë shenjë trishtimi, po të ishte shprehur, do e kisha pyetur për më shumë për ta ndihmuar. Nuk e njoh të dashurën e tij, por ai e përmendte gjithmonë.” tha ai.
    Gjatë bisedës ai foli edhe për një ngjarje që kishte ndodhur para vetëvrasjes së 15 -vjeçarit. Ai tha se nëna e kishte denoncuar Veipin pasi kishte parë një video që i ishte dërguar, në të cilën shihej Veipi duke tentuar të mbyste një fëmijë më të vogël në moshë, por ai theksoi se çdo gjë kishte qenë vetëm një shaka.
    Një tjetër detaj prekës në këtë histori ishte mosprania e babait të miturit, i cili sipas deklaratës së shokut, ai e takonte shumë rrallë.
    Ai tha gjithashtu se nëna nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje dhe se ishte në dijeni që ai mund ta bënte një akt të tillë, por sipas saj, Veipi e bënte se kërkonte vëmendje.
    “Një ditë më para mamaja e tij e kishte denoncuar në polici të premten djalin e saj për dhunë, sepse para disa kohësh ishin me shokët e bënin lojëra kot dhe shaka me njëri tjetrin duke bërë mundje në fshat. Ishte bërë një video kur Veipi po mundohej me një fëmijë tjetër më të vogël dhe po tentonte ta mbyste, por ishte vetëm një shaka. Mamasë nuk i bënte fare përshtypje.
    Nuk e di nëse ai foli me dikë se nëna e kishte denoncuar. Ai e kishte pohur si gjë ditën e ngjarjes te shokët e fshatit dhe nëse do reagonin s’do të kishte kohë. Babain nuk e kishte pranë. Kishte marrëdhënie të mira me të, por e takonte shumë rrallë dhe qëndronte shumë pak me të. Ai i kishte thënë nënës që do kryente vetëvrasje, por ajo kishte thënë të tjerëve që ai bënte për të tërhequr vëmendje.” theksoi shoku i 15-vjecarit.
    Ai tregoi se disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë Veipi kishte lënë një letër, ku sipas tij do të shpjegohej edhe arsyeja e vendimit për aktin tragjik. Shokët nuk e kishim marrë shumë seriozisht pasi kishin menduar se ishte një shaka, por sipas tij, i mituri kohët fundit kishte shpërndarë në rrjetin social Tik-Tok për vetëvrasjen që do të kryente.
    Shoku i 15-vjeçarit përfundoi rrëfimin e tij duke theksuar edhe njëherë, se shkaku i vetëvrasjes mund të jetë familja e tij sepse mamaja nuk i kishte dalë asnjëherë në krahë.
    “Pyeta disa kushërinj të tij dhe më thanë që rreth orës 1 e drekës pasi kishte ikur në shtëpi sepse kishte dalë me shokët në fshat, kishte përmendur edhe një letër që në rast se do vdiste aty do shpjegonte çdo gjë. Atë ditë më dërgonte disa foto që kishim bashkë pasi kishim luajtur playstation. Të gjithë menduam se ishte një shaka që ai do bënte vetëvrasje sepse ishte një person shumë mirë psikologjikisht dhe s’kishte shfaqur asnjë problem.
    Kohët e fundit kishte filluar të bënte disa poste në Tik-Tok në lidhje me vetëvrasjen. Ai ishte një person shumë social. Një ditë i kishte ikur furgoni dhe mori mamin në telefon dhe e pyeti se kur do shkonte ta merrte se aty ishte një urë të madhe. Unë mendoj se shkaku i vetëvrasjes është bërë familja pasi mamaja e tij nuk i dilte asnjëherë në krah.” përfundoi ai.

  • “Mamaja e kishte denoncuar për dhunë”/ Flet shoku i të miturit që u vetëvra: Kishte lënë një letër

    “Mamaja e kishte denoncuar për dhunë”/ Flet shoku i të miturit që u vetëvra: Kishte lënë një letër

  • Shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit – Taulant Ballës t’ia ngulë në zemër BE-së

    Shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit – Taulant Ballës t’ia ngulë në zemër BE-së

    Shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit – Taulant Ballës t’ia ngulë në zemër BE-së

    Nga Arben Malaj

    “Një lutje publike të vetmit lider të përzgjedhur nga Zoti. Të lutem shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit, Taulant Ballës t’ia ngul në zemër BE-së. Të paktën bëj katër verifikime paraprake:

    Kontrolloj çantën e shpinës së Taulantit, pasi ai nuk ha dy-tre kokrra dardha. Taulanti vjedh edhe një thes për ‘miqtë ndërkombëtarë’.

    Kontrolloj valixhet e Taulantit, sepse ai historikisht nuk ka frikë të kalojë nëpër dogana kriminelë që i kërkon edhe SPAK.

    Kontrolloj xhepat e Taulantit, sepse ai është i varur nga bixhozi dhe mund të vjedhë peshq nga “Kopshti i Eden” dhe t’i shesë për të paguar borxhet, peng edhe në kazinotë e BE-së. Verifiko nëse ka vjedhur peshq apo jo me kamerat saudite të versionit “Big Brother”. Aty akush nuk mund të të haj pa lejen tende, as nga pas, as nga përpara dhe as anash.

    Borxhet të detyrojnë të shesësh shpirtin, familjen politike, por edhe flamurin më të bukur në botë.

    Aman shoku Edi, se kemi 113 vjet dhe nuk po e gjejmë dot se kush e thuri dhe kush e ka versionin origjinal të flamurit të shpalljes së pavarësisë.

    Nuk u gjet dot as kur në sheshin e Flamurit u zhvarrosën/u zbritën poshtë statujat e përjetësuara të shpalljes së pavarësisë.

    Mos u trego i pamëshirshëm me “qenin tuaj besnik”.

    Taulanti të ka shërbyer si “qen verbërisht besnik”, gjithmonë dhe sa herë që duhej të sulmonte këdo që të kundërshtonte apo nuk të pëlqente ty.

    Pa shpirtësia është tipar i liderëve autoritarë deri diktatorialë.

    Ju përbetoheni 24/7 që nuk jeni i tillë.

    Provojeni publikishte me rastin e shokut Taulant, qe kur nuk lodhet ti vetofrohet si “qen besnik” cdo udheheqesi te radhes, por pa braktisur te vjetrit.

    Taulanti ka studjuar ne Rumanine e Anastases, prr shkenca politike dhe aty ka mesuar per dobishmerine e qenit “qen besnik” per karriere te pershpejtuar dhe pushtet te pa kufizuar.

    Sa me shume raste kafshimi ne sherbim te liderit te gjithe pushtetshem, aq me shpejte dhe aq ma larte fluturonte karriera e tij.

    Taulanti nuk eshte individe, por eshte prototipi dhe kreu i tufes se qenve besnik te vetkeqperdorur per perfitime jo vetem politike.

    Problemi eshte se jo pak nga tufa e qeneve besnik kane ngordjur politikisht. Rradha eshte afruar edhe per Taulantin.

    Sapo zbrita në Romë, atdheun e Evropës së Bashkuar. Si stdjues i integrimit evropian vetëm udhëheqësit arrogantë dhe të babëzitur nga çdo parti politike mund ta vonojnë, por nuk mund ta pengojnë perspektivën evropiane të kombit shqiptar.

    Per te vertetuar dobishmerine shoqerore te postimeve i kerkova ndihme inteligjences artificiale cfare nen kupton “Qen Besnik” ne politike. Ja pergjigjia e saj.

    “Nga një këndvështrim negativ, koncepti i ‘qenit besnik’ mund të nënkuptojë disa aspekte jo të favorshme”

    Besnikëri e verbër dhe pa kritikë: Mund të sugjerojë dikë që ndjek verbërisht udhëzimet ose mbështet një person apo ide pa vënë në dyshim asgjë, pavarësisht nëse është e drejtë apo jo. Kjo mund të çojë në mungesë të mendimit kritik dhe në veprime të dëmshme ose imorale.

    Varësi e tepërt dhe mungesë individualiteti: Mund të portretizojë dikë që është tepër i varur nga një tjetër, duke humbur identitetin dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur.

    Kjo mund të nënkuptojë mungesë iniciative dhe vetëbesimi.

    Shfrytëzim dhe abuzim: Një person “besnik si qen” mund të jetë më i prirur të shfrytëzohet ose abuzohet nga të tjerët, duke qenë se besnikëria e tij e palëkundur mund të shfrytëzohet për qëllime jo të mira.

    Mungesë ambicieje dhe iniciative: Mund të sugjerojë dikë që është i kënaqur të ndjekë të tjerët dhe nuk ka ambicien të marrë drejtimin ose të ndjekë qëllimet e veta.

    Në kontekste politike ose sociale: Mund të përdoret në mënyrë pejorative për të etiketuar dikë si një ndjekës të verbër të një lideri ose ideologjie, duke injoruar çdo argument ose provë të kundërt.

    Në thelb, në një këndvështrim negativ, fraza “qen besnik” heq vlerën e mendimit të pavarur, iniciativës personale dhe aftësisë për të vënë në dyshim autoritetin ose normat ekzistuese. Sugjeron një besnikëri të verbër që mund të jetë e dëmshme për individin dhe për shoqërinë në tërësi.

  • Gjergj Luca: “Amanetin për “Shqipërinë Madhështore” do ta çojmë deri në fund, shoku Enver!”

    Gjergj Luca: “Amanetin për “Shqipërinë Madhështore” do ta çojmë deri në fund, shoku Enver!”

    Sipërmarrësi Gjergj Luca vazhdon të jetë një spektakël më vete në skenën publike, sidomos tani që motorët e politikës janë ndezur në regjim fushate, ndërsa afrohet 11 maji i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Me mënyrën e tij të shpenguar e ironike të të shprehurit, Luca shfaqet jo si një komentues i zakonshëm, por si një “lajmërues apokalipsi” që thumbon politikën me një buzëqeshje të ngjeshur pas batutës.

    Këtë herë, skena është një mural ku Sali Berisha, me gjithë artin e karikaturës, është paraqitur si një oktapod që ka mbërthyer në tentakulat e tij jo vetëm strukturat e Partisë Demokratike, por çdo përpjekje të pavarur për të ndërtuar një alternativë politike jashtë kontrollit të tij paternalist. Dhe aty, Luca nuk ngurron ta ngatërrojë realitetin me absurditetin, duke shpërthyer:“Amanetin tuaj për Shqipërinë madhështore do ta çojmë deri në fund, shoku Enver!”
    Në një vijim që s’di ku ndalet ironia e ku fillon sarkazma, ai shton:“Amanetin s’e tret dheu, amaneti na mban gjallë e na ysht drejt zgjedhjeve të ardhshme. Shoku Enver, ti nuk ke vdekur, ti jeton në vargjet e Fahriut dhe në doktrinën e Saliut!”
    Luca lë të nënkuptohet se “partia” që dikur kishte si ikonë luftëtarin antikomunist, sot e ka zhvendosur busullën morale drejt një kloni politik të enverizmit – me Saliun në rolin e liderit suprem, të paprekshëm dhe gjithpërfshirës.
    Me pak fjalë, sipas Luca-s, PD-ja nuk ka nevojë për ide, platforma a vizion: ka mjaftueshëm amanete – të cilat, në këtë realitet të përmbysur, s’e tret as dheu, por vetëm i riciklon për në zgjedhjet e radhës.AV

  • 34 vite nga masakra e 2 Prillit ’91, avokat Beqiri akuzon Azem Hajdarin dhe Sali Berishën për destabilizimin e…

    34 vite nga masakra e 2 Prillit ’91, avokat Beqiri akuzon Azem Hajdarin dhe Sali Berishën për destabilizimin e…

    Dje u mbushën plot 34 vite nga masakra e 2 Prillit 1991 në Shkodër, një ngjarje tragjike që tronditi Shqipërinë në prag të ndryshimeve demokratike. Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta, duke akuzuar Azem Hajdarin dhe Sali Berishën për destabilizimin e vendit përmes skenarëve të huazuar nga Rumania dhe Bullgaria. Sipas tij, Hajdari ishte një agjent i Sigurimit të Shtetit, i mbrojtur nga Ramiz Alia, dhe kishte një rol kyç në tensionet që çuan në përplasjen e 2 Prillit.
    Madje Beqiri argumenton se Berisha dhe Hajdari donin me çdo kusht të pengonin normalizimin e situatës, duke synuar një kapje të shpejtë të pushtetit. Gjithashtu, ai thekson se modeli rumun kërkonte revolucion të dhunshëm, ndërsa ai bullgar nënkuptonte kaos dhe manipulim të opinionit publik. Po ashtu, masakra e 2 Prillit, sipas avokatit, ishte një skenar i mirëmenduar për të përfituar politikisht dhe për të përshpejtuar ndryshimet sipas interesave të një grupi të caktuar. Por këto akuza pritet të ndezin sërish debatin për rolin e figurave kryesore të dhjetorit ’90 në historinë e tranzicionit shqiptar.
    Reagon Beqiri
    Konkretisht avokati Idajet Beqiri duke folur për masakrën e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 protestues dhe rolin e Azem Hajdarit. Sipas Beqirit, Hajdari ka qenë ishte agjent i Sigurimit të Shtetit. “Çfarë ishte skenari rumun dhe bullgar. Ramiz Alia i kishte të qarta të dyja dhe për të shpëtuar kokën e vet donte skenarin bullgar. Dhe skenari bullgar i mëshoi deri në fund. Skenari bullgar ishte do djegim komuniteti qendror do themi u ulërijmë e bëjmë dhe ndërtojmë demokracinë. Ndërsa skenari rumun ishte të bëjmë revolucion siç bëmë. Në një situatë të tillë 2 prilli ishte pjellë e atyre që donin me çdo kush që Shqipëria të mos ecte në normalitet por sa më shpejt ta merrnin forca që udhëhiqte Azem Hajdari dhe Sali Berisha. Azem Hajdari nuk erdhi rastësisht aty. Ishte agjent i sigurimit të shteti kishte dosje. I bënte mbrojtje Ramiz Alia se e dinte se kush ishte”, deklaroi Beqiri.
    Çfarë ndodhi?
    Ndërkohë para disa kohësh “Report Tv” ka sjell një tjetër dokument mbi atë se çfarë i raportonte Gramoz Ruçi, Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991. Në krye të protestave, Ruçi thotë se qëndronte Azem Hajdari, por Alia thotë se ai ka shërbyer për të qetësuar situatën.
    Ruçi: Në krye të organizimit është Azem Hajdari, të Shkodrës. Vajti që në fillim dhe është evident edhe sot. Edhe  komunikimi i shokëve tanë është pikërisht me këtë person, si deputet dhe si përfaqësues edhe i PD-së dhe dëgjohet. Në konsultën që ka kryer tashti Kryetari i degës me të, se aktualisht ai po vepron, vetën dega e brendshme atje. Dhe unë u ndava në telefon me zëvendësin kur ai ishte duke biseduar pikërisht me këtë titullar të PD-së.
    Ramiz Alia: Ai ndihmon që të shuhet zjarri.
    Ruçi: Jo, të luten. Ai ka qenë dje shoku Ramiz. Unë kam kërkuar nga organet e mia të rendit që të kërkojnë kur u grumbulluan që në fillim që të mos kalonte me veprime policia por përfaqësuesit deputetë të zgjedhur nga këto forca, PD-ja të dilte t’u fliste këtyre njerëzve që të mos arrinte në veprime të mëtejshme. Nuk gjendesh. Njoftimi mu dha që nuk është në Shkodër, po është në Tiranë. Atëherë u interesova nëpërmjet Tiranës, dhe të dhënat dilnin që ishte në Shkodër.
    Lumturi Rexha: Po mirë, shoku Ramiz, ato forcat që janë kështu do të mbeten? Mirë pluralimi politik e partitë kështu do të mbeten keto?.
    Shoku Namin Alia: Kush?
    Lumturi Rexha : Po ja Azem Hajdari, supozojmë
    Ramiz Alia: Po nuk mund ta akuzojmë ne
    Lumturi Rexha: Se si do ta lëmë ne kështu
    Ramiz Alia: Jo, nuk mund t’a akuzojnë, ne nuk kem ndonjë të dhënë, të paktën shoku Gramoz nuk thotë
    Lumturi Rexha: Po, pse kush i bën?
    Ramiz Alia: Kush i bën është tjetër problem. Nga ato që thotë shoku Gramoz nuk thotë që është organizatori. Ka qenë atje thotë, ka thirrur dhe atë të policisë që të bashkëpunojnë për t’i qetësuar. Tashti, si qysh, tek.
    Lumturi Rexha: Janë disa gjëra shoku Ramiz, flasin kështu se jeni në Presidium këtu.
    Ramiz Alia: Në Presidium unë do të flas vetën mbi bazën e fakteve. Lumturi Rexha: Me fal, po ndodhën gjëra andej, ndodhën te monumenti, jo po ishte këtu, jo po s’ishte këtu, se kështu do të rrëshqasin këta njerëz?