Tag: shoku

  • 40-vjeçari plagoset me armë, autor shoku i tij, prej tre muajsh nuk flisnin! 36-vjeçari në kërkim

    40-vjeçari plagoset me armë, autor shoku i tij, prej tre muajsh nuk flisnin! 36-vjeçari në kërkim

    Marilen Jata 40 vjeç, u paraqit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 në spital i plagosur me armë zjarri.
    Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në zonën e Institutit.
    Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga shoku i tij. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri-tjetrin.

    Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori dhe e ka qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.
    “Falë veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J”, njofton policia.
    Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
    Jata ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

  • VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

    VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

    Raportimi i KLSH përplasi PD me PS në Kuvend, ku opozita hodhi akuza se në raport flitet për 900 milionë euro të vjedhura nga qeveria në dy vite. Deputeti Flamur Noka hodhi edhe akuza ndaj ministrit Toni Gogu duke thënë se  “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”. 
    Por, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu përgjigj duke i kujtuar Nokës akuzat që ka bërë ndaj tij Gazment Bardhi për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gogu i tha Nokës se ka detyrimin që të sqarohet në Kuvend mbi akuzat për vilat. 
    “I dashur Flamur, jam ulur këtu si shërbëtor i Republikës i zgjedhur nga kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe jam Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe ndaj rri dëgjoj edhe pavërtetësira, e them pavërtetësira me delikatesë se në fakt janë gënjeshtra kokë e këmbë. E dyta, e shikoj që ti je intriguar për standardin e jetesës time, megjithatë të ftoj të më ndjekësh nga mbrapa dhe të shikosh se si i jetoj unë bindjet e mia. 
    Detyrën time e çmon ti patjetër, por bindjet e mia, të ftoj që t’i shikosh, të vish nga mbrapa.  Për sa i përket akuzave personale, të lutem, kësaj salle ti i detyrohesh një përgjigje ndaj një akuze që ta ka bërë shoku i bankës për disa vila të bëra me veprimtari të paligjshme, dhe kam përshtypjen që duhet të jenë në ndonjë organ ligjor. Se më duket se i çoi dhe atje. 
    Pra, ju keni thënë kaq shumë gjëra për njëri-tjetrin dhe keni lozur, kështu si quhet ajo loja me top, kur gjuhet me top me të pavërteta me njëri-tjetrin, sa që çfarëdo lloj gjëje që ju thoni është kaq e tmerrshme dhe ju kujtoni se populli rri në televizor t’ju dëgjojë gënjeshtrat tuaja. Populli është në punë bashkë me ministrat”, tha Gogu.  
    Gogu ka sjellë në kujtesë një akuzë që Bardhi bëri ndaj Nokës në vitin 2022, kur kishte nisur edhe përplasja brenda PD-së.  
     

  • “Unë dhe shoku im më i mirë”, Robert De Niro dhe Al Pacino pozojnë së bashku pas shumë vitesh

    “Unë dhe shoku im më i mirë”, Robert De Niro dhe Al Pacino pozojnë së bashku pas shumë vitesh

    Edhe pse janë dy legjenda filmi që kanë punuar së bashku në filma të suksesshëm dhe janë të lidhur nga një miqësi shumë e ngushtë, Robert De Niro dhe Al Pacino nuk fotografohen shpesh së bashku.

    Megjithatë, duket se fushata e re e Moncler ishte një mundësi e mirë për ta për të pozuar para kamerës. Dy aktorët legjendarë bashkëpunuan në fushatën e tyre të parë reklamuese dhe qëndruan para objektivit të Platonit, të veshur me dy xhaketa të zeza nga koleksioni.
    Në njërën nga fotot bardh e zi të shpërndara nga Robert De Niro në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, dy aktorët shihen duke pozuar duke buzëqeshur, duke parë njëri-tjetrin dhe duke u mbështetur në një tavolinë, ndërsa në një tjetër ata po shikojnë kamerën me habi. Në mbishkrimin që shoqëroi postimin e tij, Robert De Niro shkroi: “Unë dhe shoku ime më e mirë. ”
    Shikoni fotot

    Me and the bestie… pic.twitter.com/99YrVrAc1o
    — Robert De Niro (@R0BERTDENlR0) October 14, 2025

    Përveçse miq të mirë, Robert De Niro dhe Al Pacino janë edhe një dyshe e famshme filmash, pasi kanë bashkëpunuar në disa nga filmat më të famshëm, si “The Godfather Part II” në vitin 1974, “Heat” në vitin 1995, “Righteous Kill” i publikuar në vitin 2008 dhe së fundmi, “The Irishman” në vitin 2019.

    Top Channel

  • Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

    Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

    Dosja hetimore e SPAK ndaj Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi’ dhe grupit Avdylaj ka nxjerr në pah mënyrën se si tjetërsoheshin pronat në Durrës. Përgjimet kanë zbuluar bisedën mes vëllait të Rrumit, Vullnet Muçës dhe një personi tjetër të paidentifikuar.
    Muça bisedon me një person të panjohur për SPAK, ku ky i fundit thotë se ka fol më të gjatin dhe ka marrë “ok” për një leje investimi. Personat flasin për një investim në 500 dynym tokë në Kepin e Rodonit, aty ku sot ndodhet kisha Katolike.
    Pjesë nga Dosja e SPAK:
    Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
    D787B0 – Shoku ka fol ky robi me këtë te gjatin dhe i ka dhen OK na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim Tani nga java e par e janarit do
    Vullneti – Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf
    D787B0 – Duan te hyjnë ne pjesë por për ketë flasim shoku
    Vullneti – Po ti dil rim shok leja del… Dhe folim ta dimë ca kërkojnë… Renci ka te bohet duhet miku shoku se
    D787B0 – Ok shoku vECC te na jap emrin e arkitektit
    Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira
    D787B0 – Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turku.
    Vullneti – Kam dhe i ven në Durres për kapanone të lusin për qera
    D787B0 – Shumë mirë.

     

     

  • “Shoku i ngushtë i Edi Ramës”/ Belind Këlliçi, plas foton e Kryeministrit: Me mikun që ‘reformonte’ drejtësinë,…

    “Shoku i ngushtë i Edi Ramës”/ Belind Këlliçi, plas foton e Kryeministrit: Me mikun që ‘reformonte’ drejtësinë,…

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
    Fotoja në fjalë është bërë në 9 shtator të 2017-ës, në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
    Belind Këlliçi:
    “Mos është vallë kjo fotoja e datës 9 shtator 2017, ku shoku i ngushtë i Edi Ramës, i famshmi Charles McGonigal, takonte Ramën në kryeministri dhe i tregonte miqve të tij se ky miku po “reformonte” drejtësinë në Shqipëri dhe që kjo ishte një “mundësi” me e kap nai lekë të shpejtë me këtë rast?!Si mendoni miq?”

  • “U vra nga shoku”, zbardhet krimi në Babrru: Viktima dhe autori po konsumonin alkool para krimit

    “U vra nga shoku”, zbardhet krimi në Babrru: Viktima dhe autori po konsumonin alkool para krimit

    Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili u godit me thikë mbrëmjen e djeshme në Babrru. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në një lidhje direkte në emisionin “Live në mëngjes”, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut bën me dije se autor i dyshuar i ngjarjes është shoku i viktimës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije. Ai është kapur nga policia dhe në momentin e shoqërimit ka qenë në gjendje të dehur.
    Esido Barkaj: Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e mbrëmshme. Viktima dhe autori kanë qenë duke konsumuar alkool në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Në gjendje të dehur janë larguar. Më pas në vendin ku ka ndodhur krimi, ka pasur një konflikt të çastit, i cili ka denigruar deri në përdorimin e thikë.s autori është kapur nga forcat e policisë dhe pritet të merret në pyetje lidhur me konfliktin që ka pasur me shokun e tij. Pritet një reagim zyrtar nga polica.
    vijon…

  • Tre mujore apo tremujore, 3 mujore apo 3-mujore- si duhet të shkruhet?

    Tre mujore apo tremujore, 3 mujore apo 3-mujore- si duhet të shkruhet?

    Nga Eroll Sejdiu

    Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:

    Periudha 3 mujore.

    Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes.

    Me një përvojë 6 vjeçare.

    Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.

    Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:

    Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.

    Përkujtohet…në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin…

    Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.

    Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:

    Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.

    Observerkult

    Lexo edhe:

    PËRDORIMI I DREJTË I PËREMRAVE PRONORË

    Nga Eroll Sejdiu

    Në vetën e parë e të dytë, kur prona është në numrin njëjës, nuk përdoren nyjat: i,e. Prandaj themi: shoku im, shoku ynë dhe jo shoku i im, shoku i ynë; ara ime, ara jonë dhe jo ara e ime, ara e jonë. Shoku yt, shoku juaj dhe jo shoku i yt, shoku i juaj; ara jote, ara juaj dhe jo ara e jote, ara e juaj.

    Kështu përdoren edhe kur janë në funksion të kallëzuesit emëror, do të thotë kur ndodhen pas foljes jam:

    Por kur prona është në numrin shumës, para pronorëve përdoret rregullisht nyja “e” edhe në vetën e parë e të dytë: shokët e mi, shokët e tu; arat e mia, arat e tua. Ndërkaq, në vetën e tretë përdoret rregullisht nyja: Libri i tij (i saj), libri i tyre etj.

    Kur edhe prona, edhe pronori janë në shumës, forma e drejtë standarde është shokët tuaj dhe jo shokët e juaj; shoqet tuaja dhe jo shoqet e juaja.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • 22-vjeçari që vr*u Charlie Kirk, partneri: Më tha që u mbush kupa me urrejtje

    22-vjeçari që vr*u Charlie Kirk, partneri: Më tha që u mbush kupa me urrejtje

    Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 18:51
    Tyler Robinson i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, ka lënë pas një sërë mesazhesh për partnerin e tij. Zbulimet u bënë publike kur Prokurori i Qarkut, Jeff Gray shpalli 7 akuza ndaj që rëndojnë ndaj Tyler Robinson. Më e rënda është akuza për vrasje, e cila mund t’i shkaktojë të riut dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor.
    Sipas Jeff Gray, shoku i dhomës i Tyler, i cili është në proces tranzicioni nga burrë në grua dhe me të cilin ai kishte një lidhje romantike, mori një mesazh nga 22-vjeçari më 10 shtator, pas vrasjes së Charlie Kirk në universitetin Utah Valley në Orem, ku shkruhej: ”Shih poshtë tastierës sime”. Shoku i dhomës gjeti një shënim që shkruante: ”Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe e bëra”.

    Shoku i dhomës e pyeti 2 herë partnerin nëse e kishte seriozisht dhe Tyler i tha se po dhe se ishte penduar që e përfshiu në këtë ngjarje, pasi kishte në plan ta mbante vrasjen sekret deri në vdekje. I pyetur pse e vrau aktivistin e ekstremit të djathtë, Tyler dyshohet se u përgjigj: ”M’u mbush kupa me urrejtjen e tij. Me disa lloje urrejtjesh nuk mund të bëhet kompromis”.

    Tyler dyshohet se nisi t’i dërgonte mesazhe shokut të dhomës ndërsa ishte ende në Orem dhe kishte ndërmend të merrte armën e familjes, të cilën më vonë e përdori për të vrarë Charlie Kirk. Ai përshkroi ankthin që përjetoi për ta marrë dhe fshehur armën, si dhe më tej, se ishte i shqetësuar për gjurmët që kishte lënë. Në fund, i tha partnerit se do të dorëzohej, pasi prindërit e identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe një sherif, mik i familjes e bindi të dorëzohej.