Tag: shohin

  • “Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit

    “Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasiten e sotme një takim në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti ka ironizuar opozitën, duke thënë se “sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten.Sa me sy të keq na shohin disa mor aman. Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia. Nuk e di. Plasë. Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten. Ne nuk jem këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë. Më kujtohet kur kemi nis këtë rrugë. PS e Durrësit dominoi nga burrat, kishim pak gra. Patjetër kishte plot gra e vajza që votonin , por nuk ishin pjesë organizimit, pjesë e hapësirës ku merreshin vendimet. Po thoshte dikush, po çfarë i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua. Çfarë do thuash kur të shkosh në Durrës. Jua them unë. Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. E kam shoqe dhe jam shumë krenar për punën që bën, për urtësinë dhe përkushtimin me të cilën e bën punën.
    Rama u ndal edhe te rindërtimet pas tërmetit të 2019 në Durrës, i cili shkatërroi jo pak banesa dhe mori jetën e 51 qytetarëve. Kreu i qeverisë u shpreh se nesë PS nuk do të ishte në pushtet, asnjë nuk do të kishte marrë banesa të reja.Pas tërmetit, ne pak nga pak filluam të hapim dyert e shtëpive të reja, sot kemi ende disa për të sistemuar, por jemi shumë të lehtësuar sepse kemi një lagje krejt të re ‘Rilindjen’. Po punojmë për ndriçimin dhe çdo detaj tjetër që të jetë një zonë rezidenciale. Nëse nuk do ishim ne në qeveri, por do ishte këneta, sot harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja. Ata kanë dhënë prova. Nëse do të ishte këneta me bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë pavion spitali, imagjinojeni çarë po bëhej me Covidin. Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por për një periudhë kur u godit rëndë sistemi i furnizimit me energji elektrike, ne jo vetëm nuk e rritëm një qindarkë çmimin, por e kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë me 10.5%. Sot, Durrësi është një kantier që vazhdon me projekte e projekte, që vijojnë.

  • “Plasën nga zilia”, Rama ‘thumbon’ opozitën nga Durrësi: Sa më shumë na shohin me inat, aq më shumë fundosën vetë

    “Plasën nga zilia”, Rama ‘thumbon’ opozitën nga Durrësi: Sa më shumë na shohin me inat, aq më shumë fundosën vetë

    Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka ironizuar opozitën, duke thënë se “sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten.
    Rama: Sa me sy të keq na shohin disa mor aman. Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia. Nuk e di. Plasë. Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten. Ne nuk jem këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.

    Më kujtohet kur kemi nis këtë rrugë. PS e Durrësit dominoi nga burrat, kishim pak gra. Patjetër kishte plot gra e vajza që votonin , por nuk ishin pjesë organizimit, pjesë e hapësirës ku merreshin vendimet. Po thoshte dikush, po çfarë i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua. Çfarë do thuash kur të shkosh në Durrës. Jua them unë. Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. E kam shoqe dhe jam shumë krenar për punën që bën, për urtësinë dhe përkushtimin me të cilën e bën punën.

  • ‘Ish-demokratët po na bashkohen për një Shqipëri më të mirë’, Gonxhja: Na shohin si forcë me zhvillim dhe të ardhme

    ‘Ish-demokratët po na bashkohen për një Shqipëri më të mirë’, Gonxhja: Na shohin si forcë me zhvillim dhe të ardhme

    Drejtuesi politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Yzberishtit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se në këtë takim morën pjesë edhe ish-demokratë, të cilët sipas tij sot e konsiderojnë Partinë Socialiste si të vetmen forcë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim.
    Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe besimin që qytetarët po i japin gjatë fushatës, duke nënvizuar se besimi i tyre është një shtysë për të vijuar angazhimin për një të ardhme më të mirë.
    “Yzberisht, me qytetarët e zonës, mes tyre edhe ish-demokratë, të cilët sot e shohin Partinë Socialiste si forca e vetme që garanton stabilitet, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për familjet e tyre. Faleminderit për mikpritjen dhe për mbështetjen.” – tha Gonxhja.

  • ‘Të rinjtë ëndërrojnë të ikin jashtë’ / Muço: Pronat të paarritshme, ekonomia në duart e parasë së pistë

    ‘Të rinjtë ëndërrojnë të ikin jashtë’ / Muço: Pronat të paarritshme, ekonomia në duart e parasë së pistë

    I ftuar në intervistën e ditës, ekonomisti Klodian Muço u shpreh se Shqipëria po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar, çka po ndikon negativisht në produktivitetin dhe zhvillimin ekonomik.

    Ai theksoi se të rinjtë nuk e shohin më vendin si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen, për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të jetesës.

    Sipas Muços, rritja e çmimeve të pronave dhe depërtimi i ekonomisë kriminale në sektorin e ndërtimit po e thellojnë edhe më tej krizën. Ai e lidh këtë situatë me largimin masiv të shqiptarëve, fenomen që pasqyrohet qartë edhe në raportet ndërkombëtare të viteve të fundit.

    Klodian Muço:

    Raportet më të fundit ndërkombëtare, dhomat e tregtisë që operojnë në Shqipëri si dhe ekspertë vendas theksojnë një nga sfidat më serioze të ekonomisë shqiptare: mungesa e theksuar e burimeve njerëzore të kualifikuara. Ky deficit ka çuar në një rritje artificiale të pagave dhe njëkohësisht në ulje të produktivitetit, pasi shumë biznese detyrohen të punësojnë individë të pakualifikuar, çka ndikon negativisht në cilësinë e shërbimeve dhe në vlerën e shtuar që krijohet në ekonomi.

    Një tjetër fenomen shqetësues është emigrimi i të rinjve. Shumë prej tyre, edhe pse përfundojnë studimet në Shqipëri, nuk e shohin vendin si një perspektivë afatgjatë. Studime të ndryshme tregojnë se të rinjtë e perceptojnë Shqipërinë si një vend me mundësi të kufizuara për zhvillim profesional dhe personal, për shkak të pagave të ulëta në raport me koston e jetesës dhe mungesës së sigurisë për të ardhmen.

    Në diskursin publik shpeshherë përmendet rritja e vlerës së pronave, veçanërisht në Tiranë, por shpesh anashkalohet fakti se kjo rritje i ka bërë të papërballueshme çmimet për të rinjtë që kërkojnë të blejnë një banesë. Ndërkohë, qytetarët që zotërojnë pasuri të paluajtshme nuk janë të gatshëm t’i shesin ato, pasi alternativa për të jetuar me qira nuk konsiderohet e qëndrueshme.

    Një tjetër aspekt shqetësues është ndikimi i ekonomisë informale dhe kriminale në sektorin e ndërtimit, ku rritja e çmimeve të pronave shpesh nuk pasqyron vlerën reale, por vjen si rezultat i investimeve nga burime të dyshimta. Kjo ka krijuar një situatë ku tregu i pasurive të paluajtshme është deformuar dhe gjithnjë e më shumë të rinj nuk arrijnë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri.

    Sipas të dhënave nga raportet ndërkombëtare, rreth 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 12 viteve të fundit, duke zgjedhur të ndërtojnë jetën e tyre jashtë kufijve, një tregues i qartë i mungesës së besimit në të ardhmen brenda vendit.

  • Gabimi i madh! E shohin të rënë nga Superiorja, fati i madh i Laçit që është afër mrekullisë së madhe

    Gabimi i madh! E shohin të rënë nga Superiorja, fati i madh i Laçit që është afër mrekullisë së madhe

    Skema e Final Four ka hasur kritika të herë pas hershme sepse i heq emocione shumë ndeshjeve në elitën e futbollit tonë, veçanërisht ato të javëve të para. Por tani vijmë në pjesën ku Final Four e ndez më shumë se kurrë kampionatin dhe nga 10 ekipe, vetëm tre prej tyre konsiderohen si pa objektiva, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.
    Pavarësisht se objektivi është edhe aty për vendin e parë dhe më pas për vazhdimin, themi kështu pasi motivimi i tyre është më i vogël krahasuar me 7 ekipet e tjera. Partizani dhe Elbasani po luftojnë për biletën e fundit në Final Four, ndërsa gjithë pjesa tjetër për të mos rënë nga Kategoria.
    Laçi humbi me Teutën në javën e kaluar 1-0 dhe tani mban vendin e fundit. 3 pikë më pak nga Tirana e vendit që do ta dërgonte në Play Out kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje, janë shumë pak dhe shumëkush e sheh Lacin të rënë duke parë renditjen pasi mban vendin e fundit.
    Një Laçi që në vitet e fundit jemi mësuar ta shohim jo vetëm në Europë, por edhe duke na bërë krenar me rezultatet atje për të mbajtur flamurin e Superiores. Megjithatë duke parë më në detaje situatën, pamja mund të ndryshojë shumë shpejt.
    Kurbinasit kanë një fat të madh me kalendarin në dy ndeshjet e fundit teksa krahasuar me me 4 ekipet e tjera që luftojnë për të mos rënë, janë e vetmja skuadër që dy ndeshjet e fundit i kanë me 3 skuadrat e sipërpërmendura që kanë më pak motivim.
    Në fillim Laçi luan me Dinamon dhe më pas me Vllazninë. Kështu kurbinasit kanë evituar finalet direkte dhe mund të shohin sadopak dritë pasi shpeshherë në futboll fiton ekipi që e dëshiron më shumë fitoren dhe duke parë këtë moment të Lacit dhe të Dinamos me Vllazninë, padyshim që janë kurbinasit që e dëshirojnë më shumë fitoren se kundërshtari. E gjitha kjo do ta bëjë akoma edhe më të paqartë situatën e vendeve të fundit. /Sport Ekspres/

  • Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës: Ata janë turpi, jo ne

    Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës: Ata janë turpi, jo ne

    Fundin e shtatorit të vitit 1998, Ramadan Nishori thotë se nuk do ta harrojë kurrë.Gjatë rrëfimit të tij publik, ai kujtoi ngjarjen që ia ndryshoi jetën përgjithmonë.“Kanë ardhur dy policë me uniforma dhe më kanë futur në një banjo, dhe aty ndodhi më e keqja që mund t’i ndodhë një njeriu. Sepse atë kurrë nuk e kisha menduar se do të më ndodhte mua. Dhe njëri më dhunoi, ndërsa, derisa po përgatitej i dyti për dhunë, nga bërtimat e mia, një shqiptar që ishte aty hyri brenda dhe më nxori prej aty”, rrëfen ai.Ai foli edhe për maltretimet në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit.Ramadan Nishori nga Drenica thotë se njerëzit nuk dëshiron ta shohin me keqardhje. I mbijetuari i dhunës seksuale thotë se jeta pas luftës ishte shumë e vështirë.“Më 16 mars 2001 jam liruar prej burgut dhe në atë kohë kam qenë i fejuar, dhe pas dy javëve jam martuar. Jetoja me prindër dhe vëllezër në fshat, dhe pasi u martova i thashë vetes: ‘Do të filloj një jetë të re, do të krijoj një familje.’ Por kjo ishte e pamundur, sepse çdo natë më kujtohej çka më kishte ndodhur. Jetoja me frikë mos e hetonte dikush se çka më kishte ndodhur. Pas një viti u vendosëm të jetonim me qira në Fushë Kosovë. Aty u ndjeva pak më i lirë, por përsëri isha i mbyllur në burgun brenda vetes”, tregon ai. “Jam një burrë që po mundohem të ndërtoj një jetë normale. Njerëzit dua të më shohin si një njeri që jam munduar shumë, por nuk jam thyer kurrë. Nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje. Dua të më shohin me respekt, si një njeri që shumë herë jam rrëzuar, por prapë jam ngritur në këmbë. Unë jam sot këtu jo se kam harruar atë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.Pas tmerrit të përjetuar në vitin 1998, kur u dhunua në një stacion policor, Ramadan Nishori rrëfen për jetën e tij plot sfida.“Thosha: unë jam burrë, dhe për këtë që e kam përjetuar nuk duhet të dijë askush, se thosha më nënçmojnë dhe më bullizojnë. Isha shumë i mbyllur në vetvete. Më vinte me qa, me bërtitë me të madhe, ikja natën prej shtëpisë, dilja, qaja dhe shfryhesha. Se turpi ishte më i rëndë se dhimbja”, thotë ai.Ai tregon se për vite të tëra nuk e mori guximin të kërkonte ndihmë profesionale. “Ka qenë viti 2005. Për herë të parë jam afruar te organizata QKRMT. Kam shkuar dhjetëra herë, por kurrsesi nuk merrja guximin të hyja brenda. Vendosa dhe thashë: më mirë të iki krejt prej Kosovës. Shkova në Mal të Zi, por edhe atje shumë më pengonte gjuha e tyre malazeze. Kështu që u kthyem prapë në Kosovë. Një natë e pashë një intervistë, ishte Vasfije Krasniqi dhe për mua është heroinë e gjallë. I kisha shumë lakmi, thosha: kjo po flet, po shfryhet… dhe kështu i kam marrë dhe i kam shkruar menjëherë”, shtoi ai./Kosovapress/

  • Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027 – pasagjerët do të shohin dy herë lindjen e diellit

    Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027 – pasagjerët do të shohin dy herë lindjen e diellit

    Linja ajrore australiane Qantas Airways ka njoftuar se në vitin 2027 do të nisë fluturimin më të gjatë në botë, duke lidhur Londrën me Sidnein pa ndalesë.

    Ky projekt ambicioz, i njohur si “Projekti Agimi”, synon të shkurtojë me rreth 4 orë kohëzgjatjen e udhëtimit, duke përshkuar 16,000 kilometra për 19 orë rresht. Aktualisht, rekordi i përket Singapore Airlines me fluturimin Singapor-Nju Jork, që zgjat 18 orë.

    Qantas do të realizojë këtë itinerar me avionët Airbus A350-1000, të cilët pritet të dorëzohen në fund të vitit 2026. Fillimisht, projekti ishte planifikuar për vitin 2025, por u shty për shkak të pandemisë dhe sfidave teknike.

    Emri “Projekti Agimi” nuk është i rastësishëm: pasagjerët do të përjetojnë një fenomen unik gjatë këtij fluturimi – ata do të kenë mundësinë të shohin lindjen e diellit dy herë.

  • Çmimi i Bitcoin në pritje të vendimit të Rezervës Federale Amerikane

    Çmimi i Bitcoin në pritje të vendimit të Rezervës Federale Amerikane

    Çmimi i Bitcoin nuk pati lëvizje të mëdha ditën e Mërkure pasi Banka e Japonisë vendosi me votë unanime të mban interesa të pandryshuara. Tani tregtarët po presin të shohin nëse Rezerva Federale do të bëjë të njëjtën.

    Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell pritet të flasë përpara mediave lidhur me vendimin që kanë marrë pasditen e sotme me orën tonë lokale.
    Në këto momente që shkruajmë Bitcoin tregtohet me 84,392 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko, një rritje me 3.4 përqind në 24 orët e fundit.

    Volumi i tregtimit në 24 orët e fundit ishte 25 miliardë dollarë, shumë larg niveleve ditore të javës së kaluar prej 42 miliardë dollarësh. Shumica presin që çmimi i Bitcoin të qëndrojë në këto nivele përgjatë fundjavës ndërsa Indeksi i Frikës dhe Lakmisë Kripto humbi 2 pikë që prej ditës së djeshme.
    Që nga fillimi i vitit, indeksi – i cili varion nga 0 për frikën ekstreme në 100 për lakminë ekstreme – ka arritur deri në 84 dy ditë pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

    Por ajo ka përjetuar një zbritje të menjëherë që pasi tensionet gjeopolitike dhe tarifat e tregtisë globale kanë pllakosur tregjet.
    Investitorët presin të shohin ndonjë sinjal për shkurtime interesash në të ardhmen e afërt ndërsa 99 përqind e tyre kanë humbur shpresat se do të shohin ndonjë lëvizje të tillë sot. /PCWorld Albanian