“Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe, kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin, si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë, ku duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve të sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa, por nuk mund të jemi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 mln euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen”, tha Rama.
Tag: shohin
-

Mirupafshim Madrid! Këto janë 3 klubet e para që kanë nisur kontaktet me Rodrygo-n
Rodrygo duket se po kalon ditët e fundit në Madrid, braziliani me shumë gjasa do të largohet në verë nga Madridi, pas një sezoni mes shumë kritikash dhe pakënaqësish. Interesi për 24-vjeçarin është shumë i madh, mësohet se deri tani kanë nisur kontaktet me të, të paktën 3 klube.
Chelsea: “Blutë” e shohin brazilianin si lojtarin e duhur për të udhëhequr sulmin bashkë me Cole Palmer, ose dhe me një sulmues tjetër të ri që po ashtu synohet të transferohet këtë verë, siç është Benjamin Sekso. Plani i klubit londinez është të krijojë një repart sulmues të ri, i aftë për të luajtur bashkë dhe që garanton sukses.
Arsenal: “Topçinjtë” e shohin Rodrygo-n si përforcimin ideal në krahun e majtë për të plotësuar Kai Havertz dhe Bukayo Saka, duke dashur të rrisin nivelin e tyre të sulmit. Mikel Arteta e sheh brazilianin si profilin e duhur për shkak të cilësisë dhe shkathtësisë së tij, pasi ai mund të luajë në të dy krahët dhe madje edhe në mesfushë.
Manchester City: Pep Guardiola e sheh Rodrygo-n si një zgjidhje për mungesën e ekuilibrit që gjendet tek disa anësorë aktualë, si Grealish dhe Doku, të cilët pritet të largohen në afatin e ardhshëm të transferimeve të verës.
Nga ana tjetër, Real Madrid është i hapur për të lejuar largimin e brazilianit, por vetëm me një kusht: oferta për të duhet të jetë patjetër mbi 100 milionë euro. -

Mirupafshim Madrid! Këto janë 3 klubet e para që kanë nisur kontaktet me Rodrygo-n, Reali gatshëm të pranojë çdo ofertë mbi 100 mln euro
Rodrygo duket se po kalon ditët e fundit në Madrid, braziliani me shumë gjasa do të largohet në verë nga Madridi, pas një sezoni mes shumë kritikash dhe pakënaqësish. Interesi për 24-vjeçarin është shumë i madh, mësohet se deri tani kanë nisur kontaktet me të, të paktën 3 klube.
Chelsea: “Blutë” e shohin brazilianin si lojtarin e duhur për të udhëhequr sulmin bashkë me Cole Palmer, ose dhe me një sulmues tjetër të ri që po ashtu synohet të transferohet këtë verë, siç është Benjamin Sekso. Plani i klubit londinez është të krijojë një repart sulmues të ri, i aftë për të luajtur bashkë dhe që garanton sukses.
Arsenal: “Topçinjtë” e shohin Rodrygo-n si përforcimin ideal në krahun e majtë për të plotësuar Kai Havertz dhe Bukayo Saka, duke dashur të rrisin nivelin e tyre të sulmit. Mikel Arteta e sheh brazilianin si profilin e duhur për shkak të cilësisë dhe shkathtësisë së tij, pasi ai mund të luajë në të dy krahët dhe madje edhe në mesfushë.
Manchester City: Pep Guardiola e sheh Rodrygo-n si një zgjidhje për mungesën e ekuilibrit që gjendet tek disa anësorë aktualë, si Grealish dhe Doku, të cilët pritet të largohen në afatin e ardhshëm të transferimeve të verës.
Nga ana tjetër, Real Madrid është i hapur për të lejuar largimin e brazilianit, por vetëm me një kusht: oferta për të duhet të jetë patjetër mbi 100 milionë euro. -

Këtyre shenjave do ju përmirësohet situata financiare
Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra.
Ndikimet astrologjike të majit zbulojnë se cilat shenja të zodiakut do të jenë më të favorizuara, veçanërisht në sektorin financiar, të cilat do të shohin rritjen e parave të tyre.
Ky muaj do të sjellë fat dhe prosperitet, dhe tre shenja të zodiakut do të shohin një rritje të të ardhurave të tyre, si dhe perspektiva të reja profesionale.Po flasim për Binjakët, Gaforren dhe Peshqit.
Binjakët
Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, ndikon drejtpërdrejt te shenja e Binjakëve, duke u dhënë atyre mundësinë për të bërë marrëveshje të shkëlqyera dhe për të arritur sukses financiar.
Maji është muaji kur Binjakët do të arrijnë të mbyllin çështjet e pezulluara, të zgjerojnë rrethin e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë e reja profesionale.
Kjo mund të nënkuptojë ose një punë të re me kushte më të mira ose një bashkëpunim të rëndësishëm që do t’u sjellë përfitime financiare.
Gaforrja
Gaforret, të njohura për përkushtimin dhe empatinë e tyre, do të shohin që puna e tyre e palodhur do të shpërblehet. Mund të lindin perspektiva të reja profesionale që do t’u lejojnë atyre të marrin më shumë përgjegjësi ose të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në karrierën e tyre, ndërkohë që njëkohësisht do të rrisin të ardhurat e tyre.
Për më tepër, është një periudhë gjatë së cilës Gaforret do të përmirësojnë mirëqenien e tyre personale.
Peshqit
Peshqit janë ndoshta shenja më ëndërrimtare dhe krijuese, dhe këtë maj fati i tyre do t’u buzëqeshë kryesisht në fushën e qëllimeve të tyre financiare dhe profesionale. Ndikimi i Jupiterit dhe Neptunit do t’i ndihmojë ata të shfrytëzojnë aftësinë e tyre intuitive për të dalluar mundësi që të tjerët mund t’i anashkalojnë.
Ky ndikim i dyfishtë planetar u ofron atyre mundësinë për të krijuar burime të reja të ardhurash ose për të investuar në mundësi që do t’u sjellin fitime të konsiderueshme. -

Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë? Publikohet sondazhi i dytë nga “McLaughlin and Asociates”
52.2% e të anketuarve në sondazhin e McLaughlin & Associates, mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
Në këtë sondazh të realizuar në periudhën 26 prill – 3 maj, ka një rritje të lehtë me sondazhin e kaluar, që përfshinte dy javët e fundit të prillit, ku 51.5% e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
Megjithatë, ka një ulje të shifrave sa i takon zgjedhësve që mendojnë se Shqipëria është në ‘drejtim fort të duhur’. 10.7% mendojnë e cilësojnë drejtimin fort të duhur, ndryshe nga sondazhi i pari, ku kështu shpreheshin 12.6% e votuesve.
Nga ana tjetër, 23.9% e shohin drejtimin si “fort të gabuar”, dhe 22.3% si “disi të gabuar”. -

Rama surprizohet nga ajri gjatë takimit në Berat: Ata që e shohin Shqipërinë nga lart janë dëshmitarët e ndryshimeve të mëdha
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, është surprizuar mbrëmjen e kësaj të enjteje gjatë një takimi me qytetarët e Beratit. Në momentin që Rama ishte duke folur, Alket Islami ka suprizuar me deltaplanin e tij i veshur me ngjyrat e PS.
Rama theksoi se ata që e shohin përditë Shqipërinë nga lart janë dëshmitarët e vërtetë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë.
“Ky është Alket Islami, se ka që në 92-in që e sheh Shqipërinë nga lart. Duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë mbështetës i PS-së. Më çon foto mua nga lart e më thotë sikur të kisha mundësi të merrja me vete këta që flasin për natë në televizior të shohin se si ka ndryshuar Shqipëria. Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin perëndimor që ka rritur PBB, është vendi më i sigurtë, ka nivel tjetër pagash, punësimi eksportesh. Eksportonim dikur më pak se 3 miliardë, sot eksportojmë më shumë se 9 miliardë. Kjo është Shqipëria që në 11 maj do të mbështesë veten duke mbështetur PS”, tha Rama.Më tej kryeministri theksoi edhe njëherë se 11 maji nuk është thejshtë ditë zgjedhjesh, por takim me historinë, pasi shqiptarët votojnë për të ardhmen e brezave.
“Në 11 maj nuk janë një palë zgjedhje si gjithë të tjerat. Në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratat e tjera. Në 11 maj shqiptarët të bashkuar duhet të marrin përsipër atë që na ka përcaktuar dhe na ra neve fati në këtë moment të historisë, që të kemi në dorë të pëmbushim një mision kombëtar historik, dhe ta vendosim Shqipërinë edhe politiksht brenda Europës, ku shqiptarët të jenë të barabartë mes të barabartësh”, deklaroi Rama. -

Sondazhi/Kë duan qytetarët e Tiranës për kryeministër dhe parti për t’i qeverisur
Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.
Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.
Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %.
Arlind Qorin 3.3 % e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6 % e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.
Lulzim Bashën 1.2 % e të pyeturve e shohin si kryeministër. -

Sondazhi: Ja politikani që qytetarët e Tiranës preferojnë si kryeministër
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.
Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %.Arlind Qorin 3.3 % e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6 % e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.
Lulzim Bashën 1.2 % e të pyeturve e shohin si kryeministër. -

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin pas takimit në Ostren, reagon Berisha: Kurth, e provokuan
Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, ku sipas policisë demokrati dhe nipi i tij e kanë goditur me grusht pas një takimi elektoral të PD në zonë.
Berisha tha se ky ishte një kurth i ulët nga PS, për të provokuar Xhelal Mzinë
“Me militantë fanatikë socialist ndaj udhëheqësit politik të Dibrës, kurth dhe provokacion pasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund, shohin situatën politike dhe zgjodhën të provokojnë Mziun. Kurth prej provokatorësh të ulët”, tha Berisha.Top Channel

