Tag: shohin

  • “Vendet e tjera e shohin Europën si një gjigant të lodhur”, Rama në Londër: “Brexit”, vetëvrasja më e paimagjinueshme që…

    “Vendet e tjera e shohin Europën si një gjigant të lodhur”, Rama në Londër: “Brexit”, vetëvrasja më e paimagjinueshme që…

    Kryeministri Edi Rama është ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale në Londër. 
    Ai u ndal te Bashkimi Europian, duke u shprehur se po kalon një moment kritik dhe mos të ndjekë shembullin e “Brexit”, të cilën e quajti një vetëvrasje. 
    “Besoj se nëse dikush do të kuptojë pak më mirë çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës. Të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura të Azisë, të Jugut Global, të vendeve arabe dhe të gjithë ata e shohin Europën si një gjigand të vjetër, të lodhur që nuk është më të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar. Në më pak se 20 vite, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë së Europës. 
    Europa ndodhet në një moment kritik, sepse duhet të ndajë mendjen për të plotësuar dhe për të përfunduar projektin e etërve themelues, që është projekti më i jashtëzakonshëm që qenia njerëzore politike ka krijuar, apo të ecë në një drejtim më katastrofike dhe të ndjekë shembullin e ‘Brexit’, vetëvrasja më e paimagjinueshëm që mund të shihje drejtpërdrejt”, tha Rama ndër të tjera. 
     

  • Juventusi shtanget nga Komo, surpriza e Serisë A i kalon në renditje dhe shohin nga Champions-i

    Juventusi shtanget nga Komo, surpriza e Serisë A i kalon në renditje dhe shohin nga Champions-i

    Juventusi është shtangur nga Komoja në transfertë. Vendasit e drejtuar nga Fabregasi kanë fituar me rezultatin e 2-0. Kempfi tundi rrjetën që në minutën e 4-t, ndërsa Pazi vulosi marrjen e tre pikëve në minutën e 79 të takimit.
    Komo ishte një surprizë e bukur në Serinë A sezonin e shkuar, teksa këtë edicion të ri synojnë të kualifikohen në kompeticionet e UEFA-s. Me fitoren e sotme Komoja i ka marrë Juventusit vendin e 5 në renditje dhe tani shohin nga zona Chanpions./Sport Ekspres/

  • SHBA “shuplakë” Albin Kurtit, analistja: Kryeministrin e shohin si një rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit

    SHBA “shuplakë” Albin Kurtit, analistja: Kryeministrin e shohin si një rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka rikonfirmuar qëndrimin e Uashingtonit ndaj qeverisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për ndërprerjen e dialogut strategjik.
    Në përgjigje të interesit të mediave, ambasada ka theksuar se SHBA kërkojnë në Kosovë një partner të përkushtuar, që kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese, të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit.
    Përfaqësia diplomatike ka sqaruar gjithashtu se shqetësimet i janë shprehur drejtpërdrejt edhe vetë kryeministrit Kurti nga e ngarkuara me punë, Anu Pratipati.
    Ndërkohë, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka treguar gjatë seancës në Hagë për takimet me ish-presidentin e Kosovës.
    Sipas Rubinit, Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së, duke u detyruar të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve. Ai tha se disa nga këta persona i konsideronte “ekstremistë”, të cilët, sipas tij, kërkonin veprime të menjëhershme, ndërsa Thaçi kishte një qasje më pragmatike.
    Për të diskutuar më shumë mbi zhvillimet në Kosovë, analistja e njohur Alma Lama ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në Edicionin Qendror të Lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi.
    Znj. Lama tha se ky lajm i keq për Kosovën nuk është i papritur, pasi, siç deklaroi analistja, ka pasur gjithmonë tërheqje vëmendjeje nga SHBA-të. Alma Lama deklaroi se pjesa më e madhe e publikut e shohin me shqetësim këtë zhvillim negativ në raport me SHBA.
    Sa i përket dëshmisë së James Rubinit, analistja e cilësoi si një lloj drite në gjithë atë errësirë të zhvillimit të procesit në Hagë.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Një opinion se çfarë shënon ky zhvillim? Është një ngjarje e pazakontë, e padëgjuar më parë midis Prishtinës dhe Uashingtonit.
    Lama: Është një lajm i keq për Kosovën, por jo i papritur. Ka pasur gjithmonë tërheqje vëmendjeje nga SHBA-të. U bë më shumë se dy vite që lëshohen komunikata për shqetësimin e tyre në lidhje me veprimet që merr qeveria e Kosovës. Sidomos me veprimet në veri, duke shkaktuar tensione. Dhe po ashtu veprimi më i fundit që lidhet me Kuvendin e Kosovës. Dhe sidomos pastaj që ka pasur sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese, nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që ka çuar edhe tek kjo deklaratë. Kurtin nuk e konsiderojnë më partner, por e shohin si një rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit.
    Si mendoni ju, opinioni publik në Kosovë si e sheh këtë qëndrim të Uashingtonit?
    Lama: Opinioni publik është i ndarë, janë mbështetësit e Vetëvendosjes që nuk e shohin si të drejtë këtë lloj vërejtjeje. Por, pjesa më e madhe mendoj se e shohin me shqetësim këtë zhvillim negativ në raport me SHBA. Do mbetet për t’u parë se cili opinion do të mbizotërojë. Sigurisht që ky nuk është vendim përfundimtar nga SHBA. Një qasje tjetër nga ana e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës mund ta ndryshojë qasjen e tyre.
    Kemi dhe sanksionet e BE që janë ende në fuqi. Cila është perspektiva e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje?
    Lama: Kosova përveçse nën sanksione të BE është edhe nën sanksione të SHBA. Kjo politikë konfliktuese me partnerët është vërtetë vrasëse për Kosovën dhe politikën e saj. Kosova është e bllokuar prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku problemi mbetet Lëvizja Vetëvendosje që nuk ka mbledhur vota të mjaftueshme për ta themeluar qeverinë. Unë pres zhvillime të tjera dhe kam përshtypjen që kjo gjuhë e përdorur edhe nga ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit është paralajmërim për një sjellje goxha të rrezikshme.
    Sot ka dëshmuar Rubin. Si e ndjek opinioni publik në Kosovë këtë fazë të procesit dhe qëndrimin ndaj komandantëve të UÇK?
    Lama: Dëshmia e Rubinit ishte si një lloj drite në gjithë atë errësirë të zhvillimit të procesit në Hagë. Rubini, një diplomat i shquar, i përfshirë në çdo hap të luftës në Kosovë, hodhi dritë në shumë aspekte, ku kryesorja ishte për të vërtetuar rolin e kreut të UÇK-së, Thaçit. Ai hodhi dritë duke thënë që zoti Thaçi nuk i merrte vendimet vetë. Pra shkarkoi përgjegjësinë nga Thaçi dhe të tjerët që ishin aty. Në Kosovë është ndjekur me interes të jashtëzakonshëm.
    /vizionplus.tv

  • Nesër spektakël në qiell: Hëna e Përgjakshme do të shihet nga miliarda njerëz

    Nesër spektakël në qiell: Hëna e Përgjakshme do të shihet nga miliarda njerëz

    Adhuruesit e qiellit do të kenë mundësinë të shohin nesër një nga fenomenet më të rralla dhe më mbresëlënëse natyrore – Hënën e Përgjakshme, ose eklipsin total hënor.

    Sipas “Space”, eklipsi i plotë do të zgjasë 82 minuta, ndërsa i gjithë procesi do të marrë rreth pesë orë e gjysmë, nga ora 17:28 deri në 22:55 sipas orës lokale. Faza më e bukur e njohur si totaliteti do të ndodhë mes orës 19:30 – 20:52, kur Hëna do të marrë një nuancë të kuqërremtë.

    Pamjet më të mira do të jenë nga Azia dhe Australia Perëndimore, por fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në Evropë, Afrikë, Australi Lindore dhe Zelandë të Re. Në total, rreth 6.2 miliardë njerëz do të mund ta shohin fazën e plotë të eklipsit, ndërsa gati 7.1 miliardë do të shohin të paktën një pjesë të tij.

    Ngjyra e Hënës do të varet nga kushtet atmosferike – pluhuri, ndotja dhe moti mund të ndryshojnë intensitetin e të kuqes, duke krijuar pamje të ndryshme nga vendi në vend. Në Evropë, Hëna do të lindë pjesërisht e eklipsuar, ndaj një horizont i hapur lindor do të jetë kyç për ta parë më qartë.

    Për ata që nuk do të mund ta ndjekin fenomenin nga afër, transmetime live falas do të ofrohen nga The Virtual Telescope Project dhe Time & Date, ku astronomë dhe gazetarë do të sjellin pamjet më të bukura të këtij spektakli qiellor.Eklipsi i fundit total hënor, i cili ndodhi në nëntor 2022, zgjati 1 orë e 25 minuta./KultPlus.com

  • Al Pacino: Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent!

    Al Pacino: Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent!

    Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura nga Al Pacino, shumica nga të cilat janë nga rolet të cilat i interpretoi:

    “Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën. Nëse mendoni se po i bëni gjërat siç duhet, nëse mendoni se po shkoni diku dhe i qëndroni besnikë ideve tuaja, gjërat kanë për të rrjedhur në mënyrën e duhur”.

    “Nuk ekziston lumturia. Ekziston vetëm përqëndrimi”.

    “Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej”.

    “Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën”.

    “Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumëgjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna”.

    “Unë nuk pendohem për asgjë. Mendoj se kam bërë nga ato që i quaj gabime. Kam zgjedhur filmin e gabuar, nuk kam realizuar siç duhet një rol, por çdo gjë që një person bën, mendoj se është pjesë e tij dhe mund të përfitojë diçka prej saj”.

    “Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”.

    “Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar”.

    “Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër”.

    “Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MEHMET SHEHUN E EKZEKUTOI ENVER HOXHA”/ DËSHMIA E ISH-PËRKTHYESIT: DIKTATORI S’I DONTE KOKAT E RËNDA, TREMBEJ NGA INFLUENCA NË RRITJE E KRYEMINISTRIT

     “Mehmet Shehu nuk u vetëflijua, por e vrau Enveri”. Denoncimi për një likuidim të mistershëm të kryeministrit nga kreu i regjimit Hoxha përbën një nga momentet e bujshme të dëshmive të përkthyesit të arratisur në shtator 87, për shtypin perëndimor.

    Bulka, duke përshkruar me detaje debatet e rivalitetet në kreun e lidershipit komunist, sjell për median e huaj versionin e tij për ngjarjet dramatike në Tiranën e fillimviteve ’80…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Shumica e të njohurve duan të na shohin tek dështojmë, duan të na shohin të lënduar…

    Shumica e të njohurve duan të na shohin tek dështojmë, duan të na shohin të lënduar…

    ObserverKult ua sjellë disa nga thënie të Megan Fox:

    “Unë besoj se çdo ndërveprim është fat në njëfarë mënyre. Ne duhet të ndërveprojmë me të tjerët, të marrim eksperienca maksimale dhe të mësojmë leksionet që duhet të mësojmë”.

    “Duhet të mbash tre gjëra të fshehta: të ardhurat, jetën personale dhe lëvizjen e radhës”.

    “Kur ndalon së ndjekuri gjërat e gabuara, ti u jep një shans gjërave të duhura të të arrijnë”.

    “Përkufizimi im për bukurinë lidhet me thjeshtësinë, elegancën dhe sensualitetin. Kur një grua është në harmoni me veten dhe i njeh vlerat e saj, shndrin në mënyrë natyrale. Feminiteti nuk varet nga çfarë vesh apo nga mënyra se si dukesh. Është një qëndrim”.

    “Gjëja më e vështirë që mund të kalosh, është të shohësh dikë që do, të dojë dikë tjetër”.

    “Shumica e njerëzve duan të të shohin të dështosh, duan të shohin të lënduar. Asgjë nuk i kënaq më tepër se sa të shohin më të mjerë se vetja. Kjo është ëndrra e çdo personi që të urren”.

    “Askush nuk lodhet duke dashur. Ama çdokush lodhet duke pritur, duke supozuar, duke dëgjuar gënjeshtra dhe duke u lënduar”.

    “Sa më shumë t’i tregosh një personi se nuk jeton dot pa të, aq më shumë mundësi i jep që të të marrin si të mirëqenë se nuk do të largohesh kurrë prej tyre”.

    ObserverKult

    _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

    Lexo edhe:

    THËNIE NGA BRAD PITT: MJAFT U MUNDOVE TË JESH PERFEKT…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Brad Pitt:

    “Unë mendoj se ti je ai që e bën ditën tënde. Ti je ai që e bën jetën tënde. Shumica e gjërave varen nga mënyra se si i perceptojmë ato dhe ky është këndvështrimi se si unë e jetoj jetën time”.

    “Personalisht e pëlqej plakjen. Me moshën vjen pjekuria dhe siç e kam thënë më parë, e them edhe tani, do e zgjidhja përherë pjekurinë përpara rinisë”.

    “Duhet të humbasësh gjithçka në mënyrë që të fitosh diçka”.

    “Ne jemi tepër kompleksë, jemi mistere për veten tonë, jemi të vështirë për njëri-tjetrin. Dhe në fund, rrëfimet na kujtojnë se jemi të gjithë njësoj”.

    “Suksesi është një bishë dhe në fakt e vë theksin në gjënë e gabuar. Të bën të largohesh më shumë nga vetja, në vend që të shohësh më tepër përbrenda”.

    “Të shohësh botën është edukimi më i mirë që mund të marrësh. Ti sheh pikëllimin, po ashtu sheh shpirtra të mëdhenj dhe vullnete të mëdha për të…

    Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

    ObserverKult

  • “Mirupafshim” Juventus përfundimisht, Kolo Muani e duan aty ku është vështirë të thuash “jo”

    “Mirupafshim” Juventus përfundimisht, Kolo Muani e duan aty ku është vështirë të thuash “jo”

    20 Korrik 2025

    12:04

    Telesport

    Pasi shkëlqeu te Juventus në pjesën e dytë të sezonit ku u huazua nga PSG dhe shënoi 10 gola në 22 ndeshje, Kolo Muani është rikthyer përkohësisht te francezët, pasi dihet publikisht që nuk është në planet e Luis Enrique për sezonin e ri.
    Drejtuesit e klubit parizien duke përfituar nga forma e lojtarit që tregoi te Juventus, duan ta shesin përfundimisht, pasi tani është momenti kur vlera e tij në treg është e lartë dhe ka interes nga disa klube.
    E ardhmja e sulmuesit francez sipas të gjitha gjasave do të jetë në Premier League, ka dy ekipe që interesohen për të, Manchester United dhe Newcastle. “Djajtë e Kuq” e shohin Muani si përforcimin e duhur në sulm dhe francezi pëlqehet shumë nga Ruben Amorim. Ndërkohë që “Qymyrxhinjtë” e shohin francezin si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak, suedezi mund të largohet këtë verë duke parë që ofertat për të kanë arritur deri në 120 milionë euro.
    Ndërkohë që Juventus edhe pse e pëlqeu shumë lojtarin dhe do donte ta tarnsferonte përfundimisht, klubi bardhezi nuk është në gjendje të paguajë shifrën e kërkuar nga PSG, që mendohet të jetë mbi 60 milionë euro.

  • Bashkitë nuk i paskan pasur Rama dhe rilindasit, por UF0-t!

    Bashkitë nuk i paskan pasur Rama dhe rilindasit, por UF0-t!

    Nga Petrit Vasili

    Një diarre e pandalshme ka shpërthyer prej Ramës dhe rilindasve lidhur me bashkitë.

    Rama zbuloi se bashkitë nuk ishin të tijat dhe te socialistëve por të UFO-ve, të zbritur nga qielli ndaj:

    Tani po thonë se bashkitë nuk kanë bërë asgjë, që janë mbushur me të paaftë dhe hajdutë dhe që problemet për qytetaret janë pa fund.

    Tani këta edhe po “çuditen” shumë se si mund të ishte kjo gjendje.

    Tani po shohin që  hapësirat dhe trotuaret na qenkan zënë vetvetiu.

    Tani po shohin që qenkan bërë ndërtime pa leje.

    Tani po shohin që kullat janë bërë ngjitur e ngjitur saqë nuk kanë nga dalin qytetarët, apo të hyjnë edhe ambulancat.

    Tani po shohin malet me plehra, që digjen e qelbin qytetet.

    Kanë të drejtë apo jo?

    Se bashkitë nuk i kanë pasur këta në 90% te vendit.

    Se lejet e ndërtimit nuk i dhanë këta por erdhën nga qielli.

    Se vjedhjet me inceneratorët që lanë plehrat rrugëve nuk i bënë këta.

    Se mijëra patronazhistë nuk i emëruan këta dhe nuk i lëshuan rrugëve këta për të vjedhur vota.

    Se lejet per zënien e trotuareve nuk i dhanë këta.

    Se kullat ranë vetvetiu dhe nuk ua dhanë lejen këta, duke rrëmbyer banesat e qytetarëve dhe duke i nxjerrë me dhunë dhe gaz lotsjellës.

    Se kullat dhe katet pa leje nuk i shikonin dot këta megjithë ishin 200 metra larg kryeministrisë.

    Se nuk ishin këta që bënë trasport urban për turp me autobuzë, që marrin flakë e bien në Lanë.

    Se nuk ishin këta që ulërinin e thoshin që bashkitë po ndrijnë pas rilindjes urbane dhe po ua ka zili bota.

    Se nuk ishin po këta që thoshin se Tirana është me funksionuese se Roma, Berlini dhe Parisi.

    Këta mor këta kanë qenë, por kanë atë aftësi që vetëm të pacipët e kanë sepse bëjnë sikur s’kanë dhe janë po këta prej 20 vjetësh nëpër bashki, që i plaçkitën, i falimentuan financiarisht, që nuk ofrojnë asnjë shërbim, por vetëm manipulojnë e vjedhin vota dhe bëjnë korrupsion 24 orë në ditë.

  • Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

    Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

    Shqipëria aspiron të futet në BE brenda pak vitesh, por hapësirat publike të kryeqytetit, që përfaqëson imazhin e vendit, nuk kanë lidhje me standardet e një territori europian.
    Rrugë, trotuare e parqe të papastruara, mbeturina të hedhura ngado nga papërgjegjshmëria e qytetarëve dhe të lëna aty nga neglizhenca e bashkisë që menaxhon qytetin.
    Rrugët e pafshira me muaj dhe të palara asnjëherë janë kthyer në normalitet.
    Ky është Bulevardi i Ri, një investim i bërë pak kohë më parë, më i riu në kryeqytet. Por ai duket më shumë si një kosh i madh mbeturinash sesa si rrugë me parqe të gjelbëruara.
    Epidemia e zhulit ka përfshirë çdo cep të Tiranës. Qytetarët, që e shohin çdo ditë çfarë po ndodh, janë të drejtpërdrejtë në kërkimin e përgjegjësisë.
    “Ku thërret qameti është”, u shpreh një qytetare.
    “Nuk vë kush dorë në asnjë vend. Fol po deshe, e shurdhojnë veshin. Në çdo lloj veprimi nuk ka organizim as nga bashkia. Më shkurt, është qelbur peshku nga koka.”, u shpreh një tjetër.
    Edhe zona përreth ish-Kinostudios, një tjetër investim i ri për të rehabilituar zonën, ka marrë pamjen e një toke të braktisur. Mbeturinat janë aty dhe duket sikur kanë zënë rrënjë në barin e paprerë.
    Thuajse të gjitha investimet e fundit në infrastrukturë janë kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh, aq sa duket sikur Sharra ka shpërthyer dhe plehrat e saj janë rikthyer nëpër rrugë.
    Të vetmit që nuk e shohin këtë situatë janë drejtuesit e bashkisë, që Tiranën e shohin vetëm nga dritarja e zyrës mbi sheshin Skënderbej./tvklan

  • Rama kritikon kryebashkiakët: eni shkëputur nga fshati. Bëni kthesë!

    Rama kritikon kryebashkiakët: eni shkëputur nga fshati. Bëni kthesë!

    Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakët, të cilëve u tha se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme.
    “Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe. Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit”, tha Rama, shkruan A2.
    “Duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve të sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa, por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro, që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen”, shtoi Rama.