Tag: shoferin

  • Gjirokastër, policia ndalon shoferin pa patentë

    Gjirokastër, policia ndalon shoferin pa patentë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • U përfshi në sherrin me shoferin e kamionit, Bledion Nallbati del nga SPAK: Deklarova si person në dijeni

    U përfshi në sherrin me shoferin e kamionit, Bledion Nallbati del nga SPAK: Deklarova si person në dijeni

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ku paraqit këtë të hënë në SPAK.

    Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
    U përfshi në sherrin me shoferin e kamionit, Bledion Nallbati del nga SPAK: Deklarova si person në dijeni.
    Pasi la ambientet Prokurorisë së Posaçme ai dha një prononcim për gazetarët ku sqaroi se ishte thirrur për përfshirjen në sherrin me shoferin e një kamioni.
    “Isha për të sqaruar situatën e konfliktit banal dhe të stisur nga Niko Peleshi me qëllim cenimin e procesit zgjedhor, deklarova si person në dijen”, tha ai.

    Top Channel

  • “Pse nuk më hape rrugën”, i riu me pistoletë kanos shoferin tjetër te kthesa e Kamzës në kryeqytet

    “Pse nuk më hape rrugën”, i riu me pistoletë kanos shoferin tjetër te kthesa e Kamzës në kryeqytet

    Të udhëtosh me automjet në rrugët e vendit, përveç trafikut dhe rrezikut të aksidenteve, duhet të përballesh edhe me shoferë të armatosur.
    I tillë është rasti i 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, i cili kryen parakalim të gabuar dhe i kërkon llogari drejtuesit tjetër pse nuk i hap rrugën.
    Siç duket në këto pamje, i riu tek kthesa e Kamzës ndalon automjetin e tij dhe me një pistoletë kërcënon shoferin pse nuk i hapi rrugën. Teksa del nga makina, sipas 32-vjeçarit që e denoncoi në polici, i riu e kanosi me armë dhe e ofendoi.
    Kjo situatë shkaktoi panik edhe tek drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj skene.Pas këtij episodi, policia shkoi në banesën e 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, ku gjeti pistoletën si dhe një sasi municioni luftarak.
    Blutë e kryeqytetit sekuestruan edhe mjetin që 27-vjeçari kishte në përdorim, si dhe arrestuan vëllain e tij, Ronaldo Matranxhi, 25 vjeç. Ky i fundit akuzohet se fshehu armën e të vëllait.

  • Goditi shoferin e ambulancës, arrestohet 57- vjeçari nga Ashta, një 12- vjeçar kapet duke drejtuar një makinë

    Goditi shoferin e ambulancës, arrestohet 57- vjeçari nga Ashta, një 12- vjeçar kapet duke drejtuar një makinë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin B. P., 57 vjeç, banues në fshatin Ashtë, pasi ka goditur shoferin e ambulancës së qendrës shëndetësore të Vaut të Dejës, shtetasin A. N., 56 vjeç, për shkak të detyrës.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. C., 40 vjeç, banues në fshatin Zhejë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
    Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin e mitur 12-vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Fiks Fare/ Shoferi i autobusit Tiranë – Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

    Fiks Fare/ Shoferi i autobusit Tiranë – Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

    Një banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm.

    Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet të paguash gjobë 1200 euro, se ke shkelur ditët e qëndrimit në Greqi.
    Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Agim Mema, i cili thotë se shoferi që i ka marrë 800 euro quhet Shpëtim Kola. Ai thotë se qytetari ishte në Greqi dhe shoferi i merrte përsipër vulosjen pa qenë i pranishëm vetë, kundrejt parave.
    Ai thotë se me shoferin e ka lidhur një miku i tij që i ka thënë se “mbaron punë”. “Unë isha emigrant dhe s’doja të vija në Shqipëri dhe pagova 800 euro që të qëndroja edhe 3 muaj më shumë. I dhashë pasaportën dhe ma ktheu pas disa javësh. Më tha se tani s’ke asnjë problem mund të qëndrosh. Ai tha se kështu bëjnë të gjitha. Unë s’kisha letra ndaj, dhe punoja ku të mundja” pohon qytetari.
    Më tej shton se, ai pagoi 800 euro dhe duhet të paguajë edhe 1.200 euro të tjera. “Ku t’i gjej. Tani unë as iki dot, ngela këtu dhe punoj kamarier në Durrës me pagë të vogël. Kam familje për të mbajtur dhe më mori në qafë” thotë ai.
    Denoncuesi, Agim Mema ka biseduar në rrjete sociale me shoferin Shpëtim Kola. Bisedat kanë filluar në muajin prill 2025. Agimi e pyet se çfarë do të bëhet me pasaportën e tij, teksa shoferi i përgjigjet se “më kanë vjedhur çantën megjithë lekë e pasaporta. Ik denoncojë dhe nxirr tjetrën. T’i jap unë lekët se s’kam çfarë të bëj”.
    Më pas e pyet se çfarë u bë, teksa ai i përgjigjet se “duro se e jotja u gjet më duket”. Shoferi i thotë Agimit që të rrijë i qetë se do të përgjigjet ai për çdo gjë. Agimi i kërkon me ngulm që t’i nisë pasaportën te vendi ku ndodhej emigrant në Greqi, ndërkohë shoferi i thotë se “do të ta nis, do të përgjigjem unë”.
    Agimi i shkruan se “sa lekë deshe të çova 800”. Ai i përgjigjet se nuk është problemi askund dhe do t’i dërgojë pasaportën. Ndërkohë, në datën 1 maj 2025, pasi Agimi ka marrë pasaportën, e pyet shoferin për problemin që hasi në doganë. Shoferi i autobusit i shkruan se “mua s’më ka bërë vaki, se po të ishte se kishte problem kjo, të mbanin brenda”.
    Agimi i dërgon edhe foton e pasaportës me vulën dhe sipër saj një kryq. Shpëtimi i shkruan se “po ta kishte false do të mbanin brenda o shok, atë e ke të rregullt”.
    Ndërkohë, Agimi i dërgon më pas edhe fletën e gjobës prej 1.200 eurosh. Ai i thotë se “ik nesër ankimoje se je në rregull. I thuaj më kanë kthyer”. Shoferi këmbëngul se nëse do të ishte false do ta mbanin brenda, teksa i shkruan se “paske qenë ters, grindje që në fillim”. Agimi i pyet se për çfarë arsye e vunë gjobën, ndërsa ai i përgjigjet se “e ke të rregullt, kontrolloje ku të duash”. Në fund, shoferi i shkruan Agimit se “ta kam thënë, ashtu e nise me luftë, ashtu përfundoj”.
    Ndërkohë, qytetari e merr në telefon shoferin. Shoferi i thotë se “vetëm me ty më ndodhi kjo gjë”. Sipas tij, ai e ka vulosur në doganë dhe se çdo gjë është e saktë. “Nëse do të kishte probleme vula, do të akuzonin për falsifikim. E ke të saktë. Nuk e di përse ta kanë vënë gjobën” i thotë ai. Qytetari i kërkon mbrapsht pagesën e bërë, ndërsa ai i thotë se do të flasin dhe i mbyll telefonin.
    Denoncuesi ka edhe biseda me personin me emrin Armand, i cili është ndërlidhësi i të dyve. Bisedat fillojnë para se ai të jepte lekë. Armandi i shkruan se “e bën, 650 me një vulë, 800 me dy vula si te greku si te shqiptari”. Më tej i thotë se po deshe sa më shpejt se është ai që bën turnin, mendoje dhe më trego dhe ai, shoferi, mban përgjegjësi për çdo gjë”.
    Pasi Agimi ka marrë gjobën në kufi, i shkruan sërish Armandit! Agimi e pyet që të flasë me Shpëtimin, shoferin, dhe t’i kthejnë paratë. Armandi i shkruan se “o shoku, lekët i ka marr ai jo unë. Ai thotë të fusë avokat se të ishte false do e kishin futur brenda. Ai e bën çdo ditë këtë punë dhe si ka dalë asnjë problem. Si të paska dalë ty”.
    Ndërkohë, Armandi i shkruan Agimi se “i është tekur atij në doganë, duke të vënë gjobë ty kot, ç’faj ka ai tjetri”. Agimi e pyet se përse e vunë gjobën dhe nëse Armandi ka folur me shoferin. “Nuk ka arsye më tha, ndiqe me avokat më thanë atë ditë se s’dinë gjë”. Agimi i shkruan se nuk kap avokat, por të flasë me shoferin dhe t’i kthejnë 1200 euro. Armandi i përgjigjet se “merrja atij që të them unë. Ai thotë nuk kthej lekë mbrapsht se është bërë puna tamam. I pari je ti që i del problem”.

    Top Channel

  • Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

    Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

    Një banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm.
    Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet të paguash gjobë 1200 euro, se ke shkelur ditët e qëndrimit në Greqi.
    Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Agim Mema, i cili thotë se shoferi që i ka marrë 800 euro quhet Shpëtim Kola. Ai thotë se qytetari ishte në Greqi dhe shoferi i merrte përsipër vulosjen pa qenë i pranishëm vetë, kundrejt parave.
    Ai thotë se me shoferin e ka lidhur një miku i tij që i ka thënë se “mbaron punë”. “Unë isha emigrant dhe s’doja të vija në Shqipëri dhe pagova 800 euro që të qëndroja edhe 3 muaj më shumë. I dhashë pasaportën dhe ma ktheu pas disa javësh. Më tha se tani s’ke asnjë problem mund të qëndrosh. Ai tha se kështu bëjnë të gjitha. Unë s’kisha letra ndaj, dhe punoja ku të mundja” pohon qytetari.
    Më tej shton se, ai pagoi 800 euro dhe duhet të paguajë edhe 1.200 euro të tjera. “Ku t’i gjej. Tani unë as iki dot, ngela këtu dhe punoj kamarier në Durrës me pagë të vogël. Kam familje për të mbajtur dhe më mori në qafë” thotë ai.
    Denoncuesi, Agim Mema ka biseduar në rrjete sociale me shoferin Shpëtim Kola. Bisedat kanë filluar në muajin prill 2025. Agimi e pyet se çfarë do të bëhet me pasaportën e tij, teksa shoferi i përgjigjet se “më kanë vjedhur çantën megjithë lekë e pasaporta. Ik denoncojë dhe nxirr tjetrën. T’i jap unë lekët se s’kam çfarë të bëj”.
    Më pas e pyet se çfarë u bë, teksa ai i përgjigjet se “duro se e jotja u gjet më duket”. Shoferi i thotë Agimit që të rrijë i qetë se do të përgjigjet ai për çdo gjë. Agimi i kërkon me ngulm që t’i nisë pasaportën te vendi ku ndodhej emigrant në Greqi, ndërkohë shoferi i thotë se “do të ta nis, do të përgjigjem unë”.
    Agimi i shkruan se “sa lekë deshe të çova 800”. Ai i përgjigjet se nuk është problemi askund dhe do t’i dërgojë pasaportën. Ndërkohë, në datën 1 maj 2025, pasi Agimi ka marrë pasaportën, e pyet shoferin për problemin që hasi në doganë. Shoferi i autobusit i shkruan se “mua s’më ka bërë vaki, se po të ishte se kishte problem kjo, të mbanin brenda”.
    Agimi i dërgon edhe foton e pasaportës me vulën dhe sipër saj një kryq. Shpëtimi i shkruan se “po ta kishte false do të mbanin brenda o shok, atë e ke të rregullt”.
    Ndërkohë, Agimi i dërgon më pas edhe fletën e gjobës prej 1.200 eurosh. Ai i thotë se “ik nesër ankimoje se je në rregull. I thuaj më kanë kthyer”. Shoferi këmbëngul se nëse do të ishte false do ta mbanin brenda, teksa i shkruan se “paske qenë ters, grindje që në fillim”. Agimi i pyet se për çfarë arsye e vunë gjobën, ndërsa ai i përgjigjet se “e ke të rregullt, kontrolloje ku të duash”. Në fund, shoferi i shkruan Agimit se “ta kam thënë, ashtu e nise me luftë, ashtu përfundoj”.
    Ndërkohë, qytetari e merr në telefon shoferin. Shoferi i thotë se “vetëm me ty më ndodhi kjo gjë”. Sipas tij, ai e ka vulosur në doganë dhe se çdo gjë është e saktë. “Nëse do të kishte probleme vula, do të akuzonin për falsifikim. E ke të saktë. Nuk e di përse ta kanë vënë gjobën” i thotë ai. Qytetari i kërkon mbrapsht pagesën e bërë, ndërsa ai i thotë se do të flasin dhe i mbyll telefonin.
    Denoncuesi ka edhe biseda me personin me emrin Armand, i cili është ndërlidhësi i të dyve. Bisedat fillojnë para se ai të jepte lekë. Armandi i shkruan se “e bën, 650 me një vulë, 800 me dy vula si te greku si te shqiptari”. Më tej i thotë se po deshe sa më shpejt se është ai që bën turnin, mendoje dhe më trego dhe ai, shoferi, mban përgjegjësi për çdo gjë”.
    Pasi Agimi ka marrë gjobën në kufi, i shkruan sërish Armandit! Agimi e pyet që të flasë me Shpëtimin, shoferin, dhe t’i kthejnë paratë. Armandi i shkruan se “o shoku, lekët i ka marr ai jo unë. Ai thotë të fusë avokat se të ishte false do e kishin futur brenda. Ai e bën çdo ditë këtë punë dhe si ka dalë asnjë problem. Si të paska dalë ty”.
    Ndërkohë, Armandi i shkruan Agimi se “i është tekur atij në doganë, duke të vënë gjobë ty kot, ç’faj ka ai tjetri”. Agimi e pyet se përse e vunë gjobën dhe nëse Armandi ka folur me shoferin. “Nuk ka arsye më tha, ndiqe me avokat më thanë atë ditë se s’dinë gjë”. Agimi i shkruan se nuk kap avokat, por të flasë me shoferin dhe t’i kthejnë 1200 euro. Armandi i përgjigjet se “merrja atij që të them unë. Ai thotë nuk kthej lekë mbrapsht se është bërë puna tamam. I pari je ti që i del problem”./TCH

  • Përplasja e kandidatit të PD me shoferin në Bilisht, dalin pamjet e reja nga incidenti

    Përplasja e kandidatit të PD me shoferin në Bilisht, dalin pamjet e reja nga incidenti

    Pamje të reja nga mbrëmja e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij janë konfliktuar me një shofer kamioni në Bilisht kanë dalë nga kamerat e sigurisë në zonë. 

    Në pamjet e reja, shihet se konflikti i cili nisi në rrugë si mosmarrëveshje për qarkullimin në rrugë dhe arriti deri në dhunë fizike vijon edhe në prezencë të policisë.
    Në një moment Nallbati shihet teksa ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin.
    Më pas, merr makinën dhe largohet.
    Pas publikimit të videos së parë u arrestua vëllai i tij Alti Nallbati i cili në seancën gjyqësore u la me masën detyrim paraqitje.
    Nallbati gjatë kësaj kohe ka hedhur akuza ndaj drejtuesit politik të qarkut të Korçës, Niko Peleshi për sulm politik.

    Top Channel

  • Konflikti me shoferin e kamionit/ Gjykata liron vëllain e deputetit Bledion Nallbati, ja masa që i caktohet…

    Konflikti me shoferin e kamionit/ Gjykata liron vëllain e deputetit Bledion Nallbati, ja masa që i caktohet…

    Vëllai i deputetit demokrat, Bledion Nallbati, Alti Nallbati pak ditë më parë është përfshirë në një konflikt me grushte në qytetin e Bilishtit. Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia, caktoi masën detyrim paraqitje. Incidenti u regjistrua në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni.
    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas burimeve pranë prokurorisë, në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, dy vëllezërit kanë pohuar se shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i godiste nga pas.
    Sipas policisë, ndaj 42-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
    Policia bën me dije se në këtë konflikt është përfshirë edhe Bledjon Nallbati, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.

  • Nallbati dhunoi shoferin e kamionit, Rama nga Bilishti: Devolli ka sjellë një rrugaç në Parlament

    Nallbati dhunoi shoferin e kamionit, Rama nga Bilishti: Devolli ka sjellë një rrugaç në Parlament

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paraditen e kësaj të hëne ka zhvilluar një takim me banorët e Devollit. Ai ka komentuar incidentin e ndodhur të shtunën mes kandidatit të PD-së në Korçë Bledion Nallbati, vëllait të tij, Altin Nallbati dhe një shoferi kamioni. Në një video Nallbati së bashku me vëllanë e tij dhunuan shoferin në mes të rrugës.
    Kreu i qeverisë, Edi Rama e quajti Nallbatin “rrugaç” dhe tha se është faji i Berishës që çon në Kuvend “rrugaçë”. Ndërkohë ditën e djeshme, deputeti demokrat sqaroi rrethanat  e ngjarjes, duke theksuar se ka tentuar disa herë të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit e çuan situatën në një konflikt.Lexo edhe :Related Posts
    “Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimesh, megjithatë jam njeri para se të jem politikan”, deklaroi Nallbati.

    Edi Rama: Devolli ka sjellë në Parlament një rrugaç, të një niveli që nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja te fjala kokë bosh dhe trangull që Dritëroi e përdor. Si mundet tani demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç. Janë një grup rrugaçësh dhe ju e dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor dhe ju e dini shumë mirë pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë. Më duket fundi, nga Dritëro Agolli te një rrugaç. Si mundet të bëhet kjo punë? nga ana tjetër, duke shkuar përtej kësaj…ju s’keni faj se atë rrugaçin këtu ja u sjell këneta nga Tirana./vizionplus.tv

  • Korçë/ Goditi me grusht shoferin e kamionit, pranga vëllait të kandidati për deputet

    Korçë/ Goditi me grusht shoferin e kamionit, pranga vëllait të kandidati për deputet

    Goditi me grushtshoferin e një kamioni është vënë në pranga vëllai i kandidatit për deputet. Siç raporton ‘Klan’ është arrestuar nga policia e Korçës,  Alti Nallbati, vëllai i kandidatit për deputet i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, pasi ka goditur me grush shoferin e një kamioni.
    Sipas njoftimit të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.15, pranë rrethrrotullimit të Mirasit në Bilisht.
    Dy vëllezërit Nallbati po lëviznin me automjet, kur Alti Nallbati ka dalë nga makina dhe ka nisur debat me shoferin e një kamioni. Ai ka tentuar të zbresë shoferin e kamionit me forcë nga mjeti e ka tentuar ta qëllojë me grushte. Demokrati ka tentuar sakaq të qetësojë situatën, por më pas dhe ai ka tentuar të zbresë shoferin nga kamioni.
    Vëllai i kandidatit për deputet është arrestuar për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
    Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D.
    Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi A.N, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.
    Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.