Sipas mediave italiane, kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut ndersa heroina nga Shqiperia. Transporti kryhej përmes kamionëve dhe autobuzëve, ndërsa të shpeshta ishin rastet kur shoferët nuk kishin dijeni për krimin që po bënin.
Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt 12 milionë euro në treg. Mbi 35 kontrolle janë kryer në të gjithë territorin italian në kuadër të këtij hetimi.
Ndërkohë mes të arrestuarve ishte dhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj i cili akuzohet si i lidhur me grupin kriminal. Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Tag: shoferë
-

Shoferë të përdorur pa dijeni: Si lëvizte droga e klaneve shqiptare në Itali
-

“Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar deklaratën e ministres Albana Kociu e cila u shpreh ditën e sotme në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes se “Policët nuk rrinë në kuzhina“.
“Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin”,- është shprehur ministrja.
Por referuar atentatit te Rinasit ku një punonjës i AMP-së ishte shofer i kriminelit Gilmando Dani, Dervishi thotë me ironi se ministrja ka të drejtë. Ai thotë se policët nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina pasi janë kthyer tashmë në shoferë dhe truproja të kriminelëve.
“Ministrja e Brendshme Kociu, tha se policët nuk rrinë në kuzhina! Shumë e drejtë. Nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina sepse janë të zënë duke u kthyer në shoferë ose truproja të kriminielëve”,- shkruan Dervishi në fb. -

Një profesion dikur me mik në Shqipëri, po tani?
Në një epokë ku teknologjia ndryshon gjithçka dhe profesionet po riformësohen me një ritëm që nuk mund ta ndjekim, ka ende vende pune që mbeten absolutisht të nevojshme. Dhe këto nuk kanë të bëjnë me specialitete dixhitale. Dhe sot, këto vende pune nuk janë vetëm të nevojshme; ato tani paguhen edhe me paga të arta.
Tregu evropian i transportit po përballet me një moment kritik. Mungesa e shoferëve profesionistë të kamionëve kërcënon të shkaktojë trazira të reja në zinxhirin e furnizimit. Problemi nuk është vetëm funksional, por tani po formëson ekuilibra të rinj në tregun e punës, duke rritur pagat e atyre që janë ende pas timonit.
Në të gjithë Evropën, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Rrugor regjistron më shumë se 3.6 milionë vende pune të lira për shoferë profesionistë. Ky numër mbetet vazhdimisht i lartë, ndërsa mosha mesatare e shoferëve aktivë vazhdon të rritet. Në Gjermani, mosha mesatare ka tejkaluar 48 vjeç e në Francë 47. Diku tjetër ka shkuar në mbi 50. Kjo do të thotë që në vitet e ardhshme, dhjetëra mijëra shoferë do të dalin në pension pa pasur mjaftueshëm të rinj për të mbushur boshllëkun. Rezultati është tashmë i dukshëm me kompanitë që po përpiqen të përmbushin kërkesën në rritje.
Ndaj dhe ky presion në tregun e punës ka sjellë një zhvillim të papritur: rritjen e shpejtë të pagave. Në shumë vende evropiane, pagat e shoferëve profesionistë të kamionëve janë rritur me 25% në dy vitet e fundit. Në Holandë dhe Belgjikë, pagat neto mujore kalojnë 3,500 euro, ndërsa në Gjermani tani arrijnë në 4,000 euro për transportin ndërkombëtar. Përkatësisht, në vendet skandinave, ku distancat janë të gjata dhe kushtet e motit janë të vështira, pagat i afrohen 5,000 eurove në muaj.
Pavarësisht përmirësimit të pagave, mungesa e interesit nga të rinjtë për shoferë maunesh mbetet. Kushtet e vështira të punës, periudhat e gjata larg shtëpisë dhe mjediset e kufizuara të parkimit dhe pushimit vazhdojnë t’i dekurajojnë të rinjtë të hyjnë në këtë profesion. Ekspertët paralajmërojnë se pa një strategji të koordinuar evropiane për rinovimin e burimeve njerëzore, problemi do të përkeqësohet në vitet e ardhshme.
Gjithsesi, e vërteta është se drejtimi i një kamioni në Evropë nuk është më sinonim i pagës së ulët. Shoferët me përvojë tani janë ndër profesionet teknike më të paguara në kontinent. Pyetja është nëse brezi i ri do të dëshirojë të marrë timonin, apo nëse Evropa do të duhet të përdorë migrimin masiv të punëtorëve nga vendet e treta për të mbajtur në punë zemrën e saj të logjistikës.
Në realitetin shqiptar nuk dihet nëse sot ka joshje të tilla nga të rinjtë, për për shoferë maunesh apo trajlerash, por dikur, në kohën e komunizmit, ishte një profesion me mik. Aq më shumë nëse do ishte shofer eksporti. Në këtë rast ishte “i lindur me këmishë”. /tesheshi.com/ -

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parakalimi dhe parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë, 2 i arreston
Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa ka arrestuar dy shoferë dhe marrë nën akuzë një tjetër.
Ky është bilanci i aksionit që vijon me monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur dhe shoferëve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit.
“Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi”, tha policia vendore.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. -

Gratë së shpejti mund të kërkojnë një shofere femër në “Uber” në këto qytete të SHBA-së
Uber po piloton një opsion të ri për aplikacionin e saj në SHBA që do t’u lejojë pasagjereve femra të kërkojnë shofere femra, një veprim që vjen pasi kompania është përpjekur prej kohësh të parandalojë sulmet seksuale në platformën e saj.
Funksioni, i quajtur Preferencat e Grave, do të lançohet në një fazë pilot në Los Angeles, San Francisco dhe Detroit në javët e ardhshme, tha Uber në një postim në blog të mërkurën. Kjo shënon herën e parë që aplikacioni popullor për ndarjen e udhëtimit po e sjell këtë opsion në shërbimin e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi e lançoi atë në 40 vende të tjera.Uber i bashkohet Lyft dhe aplikacioneve të tjera të thirrjes së taksive, si HERide dhe Just Her Rideshare, të cilat lidhin pasagjeret femra me shoferet femra.
“Në të gjithë SHBA-në, gratë që udhëtojnë me biçikletë dhe shofere na kanë thënë se duan që ky opsion të përputhet me gra të tjera në udhëtime”, tha në një njoftim për shtyp Camiel Irving, nënkryetare e operacioneve në SHBA dhe Kanada.
Gratë që udhëtojnë me biçikletë në qytetet ku kjo veçori është e disponueshme do të shohin një opsion të ri të quajtur Gratë Shofere. Ato gjithashtu do të jenë në gjendje të rezervojnë paraprakisht udhëtime me gra shofere dhe të caktojnë një preferencë në aplikacion për t’u lidhur me një shofere femër.
Funksioni funksionon në të dyja drejtimet, shoferet femra do të jenë në gjendje të kërkojnë edhe pasagjere femra me një opsion të ri “Preferenca për Udhëtaren Gra” në menynë e cilësimeve. Udhëtarët dhe shoferët do të jenë ende në gjendje të lidhen më gjerësisht me pasagjerë dhe shofere jo-femra nëse dëshirojnë, edhe me këto preferenca të vendosura.
Kompania kreu testime dhe mblodhi reagime nga tregje të tjera si Gjermania dhe Franca për t’u siguruar që funksioni do të funksiononte në mënyrë të besueshme duke pasur parasysh se shumica e shoferëve të Uber janë burra, shkroi Irving në postimin në blog të Uber.
Sulmet seksuale kanë qenë një problem për Uber për vite me radhë, gati 6,000 raportime për sulme seksuale u bënë nga viti 2017-2018, sipas raportit të sigurisë së Uber. Ky numër ka rënë ndjeshëm në 2,717 deri në vitin 2022, thotë raporti, megjithëse pesë pasagjerë paditën Uber në vitin 2022 për incidente sulmesh seksuale që ndodhën midis gushtit 2021 dhe shkurtit 2022.
Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë gjobiti Uber me 59 milionë dollarë në vitin 2020 për mosdhënien e të dhënave të sulmeve seksuale, por kjo gjobë u ul në 150,000 dollarë pasi kompania arriti një marrëveshje që i kërkonte asaj të ofronte të dhëna anonime mbi incidentet e sulmeve seksuale.
Uber ka lançuar veçori të tjera për të promovuar sigurinë vitet e fundit, të tilla si një qendër në aplikacion për menaxhimin e preferencave të sigurisë. -

Gratë së shpejti mund të kërkojnë një shofere femër në ‘Uber’ në këto qytete të SHBA-së
Uber po piloton një opsion të ri për aplikacionin e saj në SHBA që do t’u lejojë pasagjereve femra të kërkojnë shofere femra, një veprim që vjen pasi kompania është përpjekur prej kohësh të parandalojë sulmet seksuale në platformën e saj.
Funksioni, i quajtur Preferencat e Grave, do të lançohet në një fazë pilot në Los Angeles, San Francisco dhe Detroit në javët e ardhshme, tha Uber në një postim në blog të mërkurën. Kjo shënon herën e parë që aplikacioni popullor për ndarjen e udhëtimit po e sjell këtë opsion në shërbimin e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi e lançoi atë në 40 vende të tjera.
Uber i bashkohet Lyft dhe aplikacioneve të tjera të thirrjes së taksive, si HERide dhe Just Her Rideshare, të cilat lidhin pasagjeret femra me shoferet femra.
“Në të gjithë SHBA-në, gratë që udhëtojnë me biçikletë dhe shofere na kanë thënë se duan që ky opsion të përputhet me gra të tjera në udhëtime”, tha në një njoftim për shtyp Camiel Irving, nënkryetare e operacioneve në SHBA dhe Kanada.
Gratë që udhëtojnë me biçikletë në qytetet ku kjo veçori është e disponueshme do të shohin një opsion të ri të quajtur Gratë Shofere. Ato gjithashtu do të jenë në gjendje të rezervojnë paraprakisht udhëtime me gra shofere dhe të caktojnë një preferencë në aplikacion për t’u lidhur me një shofere femër.
Funksioni funksionon në të dyja drejtimet, shoferet femra do të jenë në gjendje të kërkojnë edhe pasagjere femra me një opsion të ri “Preferenca për Udhëtaren Gra” në menynë e cilësimeve. Udhëtarët dhe shoferët do të jenë ende në gjendje të lidhen më gjerësisht me pasagjerë dhe shofere jo-femra nëse dëshirojnë, edhe me këto preferenca të vendosura.
Kompania kreu testime dhe mblodhi reagime nga tregje të tjera si Gjermania dhe Franca për t’u siguruar që funksioni do të funksiononte në mënyrë të besueshme duke pasur parasysh se shumica e shoferëve të Uber janë burra, shkroi Irving në postimin në blog të Uber.
Sulmet seksuale kanë qenë një problem për Uber për vite me radhë, gati 6,000 raportime për sulme seksuale u bënë nga viti 2017-2018, sipas raportit të sigurisë së Uber. Ky numër ka rënë ndjeshëm në 2,717 deri në vitin 2022, thotë raporti, megjithëse pesë pasagjerë paditën Uber në vitin 2022 për incidente sulmesh seksuale që ndodhën midis gushtit 2021 dhe shkurtit 2022.
Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë gjobiti Uber me 59 milionë dollarë në vitin 2020 për mosdhënien e të dhënave të sulmeve seksuale, por kjo gjobë u ul në 150,000 dollarë pasi kompania arriti një marrëveshje që i kërkonte asaj të ofronte të dhëna anonime mbi incidentet e sulmeve seksuale.
Uber ka lançuar veçori të tjera për të promovuar sigurinë vitet e fundit, të tilla si një qendër në aplikacion për menaxhimin e preferencave të sigurisë.Top Channel
-

Arrestime dhe drogë!/ Bilanci i Rrugores në Tiranë: 11 shoferë të ndaluar, 19 automjete të bllokuara
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin gjatë 72 orëve të fundit. Në njoftimin zyrtar Rrugorja bën me dije se 11 shoferë kanë rënë në pranga/ nën hetim.
Ndërkohë 19 makina të parkuara gabim u hoqën me karrotrec.
Rrugorja apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht mosparkimin e automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose te korsia e biçikletave.
Njoftimi i plotë:
Fokuset e monitorimit:
Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;
Si rezultat i kontrolleve:
19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;
Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;
Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;
Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.
Kontrollet vijojnë.
Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.
Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.
Siguria juaj, prioriteti ynë.
