Tag: shkupit

  • E pathëna e masa’krave bullgare ndaj shqiptarëve në Shkup: vetëm për qeleshen e bardhë!

    E pathëna e masa’krave bullgare ndaj shqiptarëve në Shkup: vetëm për qeleshen e bardhë!

    Një valë masakrash janë zhvilluar mbi popullsinë shqiptare  në Shkup dhe Tetovë,  në maj të vitit 1941 prej ushtrisë bullgare,  e cila kishte depërtuar në këto zona gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Ishte koha ku Shqipëria ishte bashkuar me gjithë trevat e saj në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, duke u zgjeruar në kufijtë e saj natyralë.

    Qeveria e Tiranës kishte nisur prej ditëve të para programet e saj të rimëkëmbjes, sidomos në fushën e arsimit, duke synuar të forconte ndjenjën kombëtare mes shqiptarëve. Por në të njëjtën kohë edhe sllavët ishin kundërpërgjigjur, me anë të sulmeve e masakrave mbi popullsinë shqiptare sa herë kishin mundësi duke përfituar edhe prej kushteve të luftës.

    Maji i 1941, siç e dëshmon edhe ky dokument që e sjellim ekskluzivisht, kishte shënuar dhjetra sulme, arrestime, përdhunime, e masakra të tjera mbi popullsinë shqiptare duke i kërcënuar e detyruar ata të mos e përdornin qeleshen e bardhë, e cila ishte simboli dallues i shqiptarëve në këto toka.

    Denoncimin mbi masakrat e kishin bërë një grup burrash nga paria e shqiptarëve të Shkupit, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga Shkupi në Tetovë e prej andej në Tiranë, dhe kishin mbërritur në dyert e Këshillit të Ministrave dhe në Ministrinë e Brendshme për të denoncuar masakrat që kishin pare, e njëkohësisht duke kërkuar që qeveria shqiptare të merrte masa që të liroheshin të arrestuarit e të ndalej ky terror.

    Më poshtë e sjellim të plotë denoncimin e tyre dërguar një kopje kyeministrit të kësaj periudhe, Shefqet bej Vërlaci:

    26 .V.1941

    Shkëlqesës

    Shevqet bej Vërlaci

    Kryetari i Këshillit Ministruer

    Tiranë

    Bashkangjitun kemi nderën T’u dërgojmë nji përmendore të paraqitun prej nji Deputacioni t’ardhun drejt për drejt nga Shkupi për mbi vuejtjet dhe persekutimet e popullsisë shqiptare të atyne vendeve.

    Drejtori i përgjithshëm

    Dr.N.Lo Russo Attoma

     Përmendore për Drejtorinë e Përgjithshme

    Asht paraqitun, ndër këto dit, në Drejtorinë e shtypit, zotni Bexhet Beg Presheva, bashkë me Skënder Leshin, Mahmut Tetovën, Jashar Shkupin dhe Ramadan Kosovën, të gjithë shqiptarë të Shkupit, prej kah janë arratisun mshehtësisht me 16 maj 1941 tue arrijtun të nesërmen  në Tetovë, prej kah kanë vazhdue udhtimin për në Tiranë, ku janë paraqitun në Kryesinë e Këshillit Ministruer dhe në Ministrinë e Mbrendshme tue kërkue, n’emën të së gjithë popullsisë shqiptare të Shkupit, të rretheve dhe të Tetovës ndërhyrjen  e auktoriteteve të nalta për të shpëtue nga masakrimi vllaznit e robnuem nën Bulgari.

    Qe, shkurtas, shka thonë të naltpërmendunit:

    1)      Ushtrija bulgare asht tue shtypun, vetëm se janë shqiptarë,  popullsinat shqiptare të krahinave të pushtueme tash së fundi nga bulgarët. Kështu, në krahinën e Preshevës, ndër shumë qendra, kanë rrahun shumë vetë, kanë marun me përdhunë nga popullsija shtatë mijë kilo misër dhe njizet mijë kilo barë.

    2)      Kanë hyem në Xhamina tue marun qylymat dhe të tjera sende me vlerë.

    3)      Në qendër të Preshevës kanë shtruem nën tortura të randa nji pjesë të madhe të popullsisë. Kanë hyem nëpër shpina, nën pretekstin e shikimit dhe të mbikqyrjes për armë; por gjatë shikimit përkundra kanë amrrun shumë sende me vlerë që gjejshin nëpër shtëpina si petka të kushtueshme  grash, sahatna ari dhe argjandi.

    4)      Ndër shumë shtëpija, nën pretekstin e zakonshëm të mbikqyrjes për armë, kanë përdhunue gratë.

    5)      Me 11 Maj 1941, në Shkup, kanë burgosun avokatin shqiptar Shaip Presheva dhe Jahja Kumanovën, Ejup Verisoviqin bashkë me 50 vetë të tjerë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë të konsideruem fajtorë për nëj faj të vetëm: pse barshin qeleshen e bardhë shqiptare, që dishmon kombësinë e tyre shqiptare. Me 12 maj 1941, asht informue mbi këtë ngjarje  Konsilata Mbretnore e Italisë në Shkup. Ndërkaq nuk dihet asgja mbi të burgosunit: nuk dihet në se janë ende gjallë ase janë masakrue.

    6)      Ditën e 12 Majit 1941, asht burgosun në Shkup Mahmut dhe Haki Jonuzi, tregtar qeleshesh të bardha shqiptare, mjeshtri që ata e ushtrojnë në Shkup tash 50 vjet. Ditën e 13 Majit 1941, nji nga dy vllaznit, ma i madhi, asht gjetun i vramë jashta mureve të burgut të Shkupit.

    7)      Me 13 Maj 1941, ditë tregu në Shkup, nëpër rrugat kryesore të qytetit, nga të cilat mbërrijnë, për çdo ditë tregu, popullsinat shqiptare të rrethit të Shkupit në qytet, ushtrija bullgare kishte nxjerrun reparte me pushkë dhe mitraljoza, të ngarkuem që tu hiqshin  gjithë shqiptarëve me të mirë ose me dhunë, qeleshen e tyre të bardhë tradicionale. Por shqiptarët , që me anë të qeleshes mbrojnë edhe karakteristikën e tyre të kombësisë, kanë refuzue që t’i heqin. Atëherë, ushtrija bullgare, ka kapun dhe burgosun, vetëm në nji udhë kryesore, ma se 300 shqiptarë. Po atë ditë, në rrugën e quejtun “Tophane” janë kapun me përdhunë prej katundarëve shqiptarë ma se 300 qeleshe të bardha dhe grisun nga ushtrija bulgare përpara tyne. Ata që refuzojshin ti dorëzojshin qeleshet, edhe ndër udhë të tjera, janë kapur dhe hedhun në burgje. Sasija e të burgosunve shqiptarë në Shkup i kapërcen të 600 vetve.

    8)      Me 15 Maj 1941 janë burgosun nga parija shqiptare e Shkupit Mendu Begun dhe Shahin Begun.

    9)      Masakrimet dhe shtypjet bullgare mbi popullsinë shqiptare shkojnë tue ba ditë për ditë ma të padurueshme.

    10)   Drejtori i shtypit

  • Nga historia e tërmeteve tek ne: Tërmeti i vitit 518 kishte shkatërruar sa hap e mbyll sytë 24 qytete-kështjella të Dardanisë!

    Nga historia e tërmeteve tek ne: Tërmeti i vitit 518 kishte shkatërruar sa hap e mbyll sytë 24 qytete-kështjella të Dardanisë!

    Nëpërmjet burimeve historike dhe kronikave të kohës, studiues të vëmendshëm kanë zbuluar njoftime të ndryshme dhe në këtë kontekst edhe njohuri të rëndësishme në historinë e tërmeteve. Sipas njoftimeve në fjalë, në vitin 518 një tërmet katastrofik do të godiste Provincën e Dardanisë. Siç njoftoi Marcellin Komesi (c. 480-c. 540), një kronist ilir i asaj kohe i lindur ndoshta afër Shkupit, termeti kishte shkatërruar 24 qytete-kështjella sa hap e mbyll sytë. Midis tyre ishte edhe Shkupi (Scupi), metropoli i Provincës së Dardanisë. Në burimet relevante të kohës, ndër qendrat e shkatërruara përmendet edhe Ulpiana, e cila do të ristrukturohet tërësisht nga Justiniani I (527-565), perandor bizantin me origjinë dardane nga territori në fjalë. Që nga kjo kohë qyteti u quajt Justiniana Secunda.

    Kronisti Komes ka shkruar shumë për Ilirikun. Në këtë kontekst, qasja e tij ishte objektive dhe relativisht e plotë, duke ofruar argumente për personalitetet lokale, problemet dhe gjeografinë lokale. Në këtë kuadër hyjnë edhe njoftimet për tërmetin e vitit 518, njoftime që mund të konsiderohen si aksesi i tij i drejtpërdrejtë në burimet zyrtare vendase. Rrëfimi i Komesit për këtë tërmet është unik dhe, sipas standardeve të kronikës, mjaft i detajuar dhe i gjatë. Kjo flet për interesin e veçantë të autorit, ndoshta për shkak se termeti preku rajonin e tij të lindjes. Është e mundur që përshkrimi i tij i detajuar të jetë dëshmi e vetë dëshmitarit okular; por ka më shumë gjasa të bazohet në një raport zyrtar të përgatitur për oborrin perandorak meqë i ngjan raporteve të tjera të tilla. Një ide e fuqisë shkatërruese mund të merret nga tërmeti i fortë që goditi të njëjtën zonë dhe qytetin e Shkupit në vitin në 1963.

    Teksti i Marcelin Komes në përkthim të lirë mbi tërmetin e Provincës së Dardanisë në vitin 518:

    “Në Provincën e Dardanisë, njëzet e katër kështjella u shembën në të njëjtën kohë nga një tërmet i fortë. Prej tyre, dy u varrosën plotësisht së bashku me banorët e tyre, katër humbën gjysmën e ndërtesave të tyre së bashku me banorët, njëmbëdhjetë kishin një të tretën e shtëpive të tyre dhe po aq njerëz humbën, shtatë kishin një të katërtën e shtëpive së bashku me të gjithë banorët. Në fund, vendet fqinje u braktisën nga frika e shkatërrimit. Sepse metropoli i Scupit (pra, Shkupi si qendër e Dardanisë, J. D.) u shkatërrua plotësisht, megjithëse nuk humbi asnjë nga qytetarët e tij që ikën para armikut të tyre (qytetarët e Shkupit në ndërkohë, para termetit kishin braktisur qytetin duke ikur nga armiku, J. D.). Pjesa më e madhe e maleve të provincës u nda nga ky tërmet, gurët u shqyen nga masivet e tyre dhe pemët u shkulën. Nëpër një gjatësi prej tridhjetë milje toka u ça me një gjerësi prej dymbëdhjetë hapash dhe përgatiti një humnerë të thellë ku ranë shumë nga qytetarët që iknin nga rrënojat e kështjellave dhe shkëmbinjve, ose nga inkursionet e mëtejshme të armikut. Ndërsa, në një nga kështjellat e rajonit të Kanisës, që quhet Sarnonto, nga toka prej shtresave të saja të përvluara si prej një furre të djegur, shpërtheu një curril të vluar dhe të vazhdueshëm uji.”!

  • Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

    Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

    Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

    Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase.

    “Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romak”, thotw Vera Atanasovska, arkeologe.

    Dyshimet për mbulim apo shtrembërim të fakteve historike rreth ilirëve në trevat e Maqedonisë së sotme i sollën në Shkup edhe arkeologët shqiptarë nga Kosova. Euronews Albania sjell pamje ekskluzive gjatë inspektimit që ata bënë në lokalitetin ku u gjet pllaka dardane.

    Arben Hajdari, njëri prej arkeologëve kosovarë, tha se gjurmët ilire në Shkup janë të pamohueshme.

    “Është fakt i njohur, nuk është e nevojshme ta themi sepse dihet se këtu kanë jetuar Dardanë…

    Është e njëjta situatë në të gjitha provincat lindore dhe perëndimore, sikundër që janë dëshmitë dhe mbetjet edhe të popullatës vendase, në këtë rast Dardanëve, por në provinca të tjera kemi popullatë tjetër sepse kanë bashkëjetuar”, shprehet Arben Hajdari, arkeolog.

    Por, dyshimet për shkatërrim të provave ilire datojnë prej një kohe të gjatë dhe në lokalitete të ndryshme.

    Trashëgimia më e madhe materiale ilire është koncentruar këtu në Kalanë e Shkupit”

    Por disa vite më parë edhe këtu ka pasur përplasje dhe mohim të elementeve ilire.

    Ndër personat më të zëshëm kundër, siç e quan, etnocidit shqiptar, është historiani Skender Asani, i cili insiston që të krijohet muze i posaçëm i etnokulturës shqiptare.

    “Një ndër qytetet më të argumentuara të vazhdimësisë iliro-arbëroro-shqiptare është qyteti i Shkupit sepse materialet e para të banimit në Shkup, të formësimit të etnokulturës ilire, i kemi gjatë periudhës së bronzit apo tranzicionit mes bronzit dhe hekurit gjatë shekullit 12 dhe 10. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit janë gjetur shtëpitë dhe artefaktet e tjera të etnokulturës ilire…Por po ashtu në lokalitetin e Skupit ku për momentin po bëhen gërmime gjatë shekullit 12 dhe 10 janë gjetur varreza me urna, që i përkasin periudhës së bronzit dhe tranzicionit drejt hekurit dhe tregon se qyteti i vjetër i Shkupit ka qenë i banuar me ilirë nga Kalaja e Shkupit e deri tek Skupi antik”,  thotw Asani.

    Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arian Asllanaj është i bindur gjithashtu në interpretimin e gabuar të gjurmëve materiale ilire dhe thotë se doemos çdo artefakt duhet të ketë shpjegim të përpiktë se kujt i përket.

    “Pjesa dërmuese ka qenë Dardane por tendenca që nuk përmenden fare në muze, pra është një tendencë, shqetësim i madh i opinionit është bërë pasi kanë dëshirë që pos periudhës romake duhet të përmenden edhe kush kanë qenë ato fise , në këtë moment Dardanët dhe fiset në përgjithësi”, shprhet ai.

    Tendencë për shtrembërimin e historisë së shqiptarëve ndër shekujt në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe në libra shkollor por edhe në libra të ndryshëm shkencor nga akademikë maqedonas, të cilët i quajnë shqiptarët të ardhur në Maqedoni. Madje ka pasur edhe një botim të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë në të cilin pretendohej se “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. Narrative të ngjashme janë përdorur edhe në librat e historisë dhe të gjeografisë, në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë dhe maqedonas.

  • E rrallë, tifozët ndalin seancën e klubit shqiptar

    E rrallë, tifozët ndalin seancën e klubit shqiptar

    Në një postim të fundit Infosport.mk shkruan se sot ka patur një përplasje mes tifozëve të Shkupit dhe klubit.Grupimi Shvercerat ka ndërprerë seancen përgatitore të Shkupit duke e shoqëruar më pas veprimjn me një Komunikatë për publikun.

    Sipas asaj që shkruhet hidhen dyshime mbi sinqeritetin e lëkundur dhe mashteimet e Kryesisë së klubit shqiptar të FC Shkupi.

    KOMUNIKATA E SHVERCERACE:

    Sot Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit!Arsyeja? Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit!Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat!

    Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit!Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës!

    Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht.

    Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet…

    FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!, shkruhet në komunikatë.

    Vazhdo leximin

  • Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit

    Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit

    Kryeministri Rama ka bërë një xhiro të tipit “triumfal” në zemrën shqiptare të Shkupit-Çarshinë e famshme – njëherësh edhe zemra turistike e kryeqytetit maqedon, dikur një qytet tipik shqiptar, më pas, pas rënies së Perandorisë Osmane, sllavizuar në përqindjen më të madhe të saj.

    Por Shkupi, identitet të vetin bazë ka pikërisht atë çfarë është shqiptare aty, njëherësh dhe muslimane. Pjesa tjetër, ajo maqedone, sado moderne, bërë e tillë pas tërmetit shkatërrues në vitet ‘60, nuk e ka kursesi lezetin dhe joshjen e pjesës shqiptare. Çarshia aty është kurora e saj.

    Pikërisht në rrugicat e gurta të Çarshisë, i pari i qeverisë shqiptare bëri një ecejake me plot mesazh, politik dhe etnik bashkë.

    Kujtojmë se Rama ndodhet në Shkup për një samit të radhës BE-Ballkani Perëndimor. /tesheshi.com/

  • FOTO/ Rama shëtit me shqiptarët tek Çarshia e Vjetër e Shkupit, pritje e madhe nga qytetarët

    FOTO/ Rama shëtit me shqiptarët tek Çarshia e Vjetër e Shkupit, pritje e madhe nga qytetarët

    Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup, këtë të martë u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Rama ka postuar foto nga takimet e zhvilluara te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Kreu i qeverisë mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një agjendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

  • Samiti i Shkupit, Rama: Bashkimi evropian më afër se kurrë/ Plan i përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme

    Samiti i Shkupit, Rama: Bashkimi evropian më afër se kurrë/ Plan i përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme

    Në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama shprehu optimizëm për rrugën e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    Ai theksoi se aspirata shekullore për t’u bërë pjesë e BE-së është më afër se kurrë dhe se atmosfera pozitive është shenjë e progresit të ndërtuar së bashku.
    Rama u shpreh i bindur se të gjitha detyrimet do të përmbushen dhe plani i përbashkët i integrimit do të realizohet plotësisht, duke rritur shpresën për një të ardhme europiane të suksesshme për rajonin.

  • Përleshje me thika në Shkup, plagosen rëndë tre persona, mes tyre një 14-vjeçar

    Përleshje me thika në Shkup, plagosen rëndë tre persona, mes tyre një 14-vjeçar

    Tre persona, përfshirë një fëmijë 14-vjeçar, kanë mbetur të lënduar rëndë pas një përleshjeje me thika që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Çair të Shkupit.

    Ngjarja u raportua në ora 19:48 në kryqëzimin mes rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”, si pasojë e një keqkuptimi mes palëve të përfshira.

    Në konflikt morën pjesë një djalë 14-vjeçar, si dhe dy persona të tjerë të moshës 18 dhe 64 vjeç, të gjithë banorë të Shkupit. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikave, ku të tre personat pësuan lëndime serioze.

    Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” dhe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

  • Arrestohet pasagjeri ‘problematik’ në aeroportin e Shkupit, tregoi agresivitet me punonjësit e policisë

    Arrestohet pasagjeri ‘problematik’ në aeroportin e Shkupit, tregoi agresivitet me punonjësit e policisë

    Një shtetas i norvegjez është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, pasi sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishte prishur rendin dhe qetësinë në aeroplan.

    Nga MPB thonë se 44-vjeçari ishte sjell në mënyrë agresive edhe me policët në Aeroportin e Shkupit.

    “Sot (08.06.2025) në orën 01:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarë policorë e kanë arrestuar A.S. (44) nga Norvegjia, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se në aeroplanin me të cilin udhëtonte nga Oslo për në Shkup, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive, dhe gjatë përpjekjes për të zhvilluar një bisedë zyrtare me të, ishte sjellë agresivisht edhe ndaj zyrtarëve policorë që ishin duke kryer detyrat e tyre zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

  • Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

    Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

    Qindra qytetarë të Shkupit marshuan të hënën mbrëma për të kërkuar drejtësi dhe llogari për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën më 16 mars 2023. Protesta u organizua nga iniciativa qytetare “Kush është i radhës?”, e cila theksoi se kjo tragjedi, si dhe ngjarje të tjera të ngjashme, janë pasojë e korrupsionit të përhapur në vend.
    Marshi i tyre nisi në sheshin qendror të Shkupit dhe kaloi përmes qytetit deri tek ndërtesa e Qeverisë, ku protestuesit kërkuan transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për lejen e funksionimit të paligjshëm të klubit të natës në Koçan. Ata mbajtën pankarta që shprehnin revoltat e tyre, si “Sistemi është i radhës”, dhe brohoritën slogane të fuqishme si “Drejtësia për viktimat” dhe “Vrasës, vrasës”.
    Zëdhënësja e iniciativës qytetare, Milena Janevska, kërkoi që të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë tragjedi, duke përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë të shtetit dhe ata që kanë mundësuar këtë situatë për vite me radhë.
    Protesta, që përfundoi në mënyrë paqësore pas 16 minutash heshtje për të nderuar viktimat, bëri thirrje për një sistem më të drejtë dhe një qeverisje që t’u përgjigjet interesave të qytetarëve, jo të grupeve të caktuara politike.