Tag: shkund

  • Tërmeti ‘shkund’ Lefkadën, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti ‘shkund’ Lefkadën, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi në Lefkada mëngjesin e kësaj të hëne.

    Epiqendra e dridhjes sizmike ndodhet në Agios Nikitas, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

    Instituti Sizmologjik Euro -Mesdhetar regjistroi tërmetin me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

  • Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

    Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

    Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur rajonin Hindu Kush të Afganistanit mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore.
    Tërmeti u regjistrua në orën 20:29 GMT, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër jugperëndimisht të qytetit Khulm, në provincën Samangan në veri të Afganistanit.
    Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
    Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), magnituda e tërmetit është regjistruar në 6.3.

  • Tërmeti ‘shkund’ vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

    Tërmeti ‘shkund’ vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

    Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mbështetur në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin ka regjistruar një tërmet gjatë natës, në orën 02:13, me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Richter, ML 2.2.
    Sipas të dhënave të deritanishme të disponuara nga observatori, tërmeti është ndjerë në Strumicë dhe rrethinat e saj, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

  • VIDEO-LAJM/ Era e fortë shkund teleferikun e Dajtit, ngec në mes të rrugës

    VIDEO-LAJM/ Era e fortë shkund teleferikun e Dajtit, ngec në mes të rrugës

    Një stuhi e fuqishme me erëra të forta ka goditur vendinduke shkaktuar dëme materiale dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.
    Situatë shqetësues në Dajt me teleferikun, i cili raportohet se ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës, duke u tundur nga forca e erës. K
    Për momentin, nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

  • IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

    IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje.
    Inspektorët po u dorëzojnë bizneseve urdhrin për të çmontuar vetë objektet e ngritura
    Veprimi i IKMT vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike të nisur në zonën e Thethit duke vijuar në të gjitha qytetet e vendit përfshirë kryeqytetin.
     
     

  • Qytetarët në panik! Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinjë,  ja çfarë raportohet

    Qytetarët në panik! Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinjë, ja çfarë raportohet

    Sipas burimeve, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 33.7 kilometra, duke treguar një lëvizje sizmike të mesme në thellësi.
    Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
    Autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë, për lëkundje të mundshme pasuese.

  • VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët braktisin shtëpitë, sa ishte magnituda

    VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët braktisin shtëpitë, sa ishte magnituda

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe dëme të lehta materiale. Sipas mediave lokale, lëkundjet u pasuan nga një gjëmim i fortë, që shtoi panikun mes qytetarëve, shumë prej të cilëve dolën jashtë banesave për siguri. Dëshmitarët raportuan dridhje të forta në objekte dhe automjete, ndërsa në disa supermarkete produktet ranë nga raftet.
    Autoritetet konfirmuan rrëshqitje të vogla dheu dhe dëmtime të fasadave në disa ndërtesa, përfshirë një shembje të pjesshme në rrugën “25 Gushti” në Heraklion, pa pasoja në njerëz. Kryetari i Bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, e përshkroi tërmetin si një nga më të fuqishmit në rajon, por theksoi se kontrollet në shkolla nuk zbuluan probleme. Zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri, duke patrulluar terrenin për të vlerësuar situatën.

    Pasgoditjet nuk kanë munguar, me nëntë lëkundje të tjera që varionin nga 2.5 deri në 3.5 ballë. Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë urdhëruar inspektime në institucionet arsimore, ndërkohë që strukturat vendore mbeten në gjendje gatishmërie. Qytetarët janë këshilluar të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat me rrezik potencial.
    /vizionplus.tv

  • Tërmeti shkund Greqinë në mesnatë, panik te banorët

    Tërmeti shkund Greqinë në mesnatë, panik te banorët

    Një tërmet i fuqishëm është regjistruar para pak mesnatës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve braktisën shtëpitë e tyre.
    Lëkundja me magnitudë 6 Rihter u regjistrua në Karpathos, në rajonin e ishujve Dodekanezë.
    Deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo të lënduar, teksa disa paslëkundje me magnitudë më të vogël u regjistruan më vonë.

  • Tjetër tërmet “shkund” Turqinë

    Tjetër tërmet “shkund” Turqinë

    Bota E Premte, 25 Prill 2025 12:09
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në veriperëndim të Turqisë, sipas një vlerësimi të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
    Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të Kutahya. Tërmeti ra në orën 10:20 të mëngjesit të sotëm. Thellësia fokale vlerësohet në 12 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.

  • “Hapu moj Evropë ergjënde…”, Goliku i Tepelenës ‘shkund’ sot Tiranën në mitingun e PS-së

    “Hapu moj Evropë ergjënde…”, Goliku i Tepelenës ‘shkund’ sot Tiranën në mitingun e PS-së

    Sot në hapjen e madhe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej”, çdo qark do të përfaqësohet edhe me një interpretim artistik. Për qarkun Gjirokastër përfaqësues do të jetë Golik Jaupi i Tepelenës me grupin e tij të famshëm të isopolifonisë.
    Goliku do të interpretojë këngën “Hapu moj Evropë ergjënde”, të cilën e ka kënduar edhe në Bruksel 6 vite më parë kur Shqipërisë iu bllokuan negociatat.

    Sot vendi ynë negocion me BE-në dhe siç thotë kryeministri Rama anëtarësimi do të ndodhë brenda vitit 2030. Fushata e PS-së këto zgjedhje ka në fokus anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.