Tag: shkumbin

  • U raportua i humbur, gjendet trupi i pajetë i 6-vjeçarit buzë lumit Shkumbin

    U raportua i humbur, gjendet trupi i pajetë i 6-vjeçarit buzë lumit Shkumbin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë pranë lumit Shkumbin.

    Sipas uniformave blu mësohet se ka qenë shtetasja me iniciale D. A, e cila rreth orës 19:50 të pasditës së djeshme (10 Maj) kishte denoncuar se nipi i saj kishte humbur.
    Pas nisjes së kërkimeve nga ana e policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin në lagjen “Çezme”.
    Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të 6-vjeçarit dyshohet se është mbytur në lumë.
    “Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar.
    Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.
    Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

  • E rëndë në Elbasan, 6-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

    E rëndë në Elbasan, 6-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Elbasanit. Rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, shtetasja D. A. ka njoftuar Policinë se nipi i saj, një fëmijë 6-vjeçar, kishte humbur prej tre orësh.

    Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat policore kanë nisur kërkimet intensive për lokalizimin e të miturit. Fatkeqësisht, rreth orës 21:30, trupi i pajetë i fëmijës u gjet buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet e deritanishme të Policisë çojnë në dyshimin se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.

  • Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

    Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

    Lumi i Shkumbinit është kthyer në destinacion turistik vitet e fundit. Ai po preferohet gjithnjë e më shumë nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri. Të fundit ishin mbi 40 turistë nga Spanja që provuan për herë të parë emocionet e rafting në Shkumbin.
    “Jemi shumë të bekuar që jemi në Shqipëri. Është një eksperiencë e veçantë që po e shijojmë bashkë me njerëzit këtu. Natyara është e bukur, fantastike. Këtu po kalojmë një kohë të bukur”.
    “Është shumë bukur, kemi qenë edhe në Tiranë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe po kalojmë këndshëm.”
    Falë pasurive natyrore, Elbasani po afirmohet si një destinacion i rëndësishëm për turizmin e aventurës.
    “Lumi Shkumbin është kthyer në destinacion për rafting dhe ne këtë do të promovojmë, rafting në lumin Shkumbin. Sot jemi me më shumë se 40 spanjollë, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe për herë të parë në Shkumbin për raftin”, shprehet Artur Guni, drejtor i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit Elbasan.
    Trendi i rritjes së vizitorëve ndërkombëtarë është një tregues se Elbasani po afirmohet si një destinacion i larmishëm dhe me perspektiva të mëdha në turizmin e aventurës në Shqipëri. Klan News