Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku në lumin Shkumbin është gjetur e mbytur një grua rreth 40 vjeçe.
Rreth orës 19:00, banorët e zonës së Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re trupin e një personi që lundronte në ujë. Menjëherë janë nisur në vendngjarje forcat e policisë, zjarrfikësit dhe palombarët, të cilët për shkak të errësirës e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen.
Pas disa minutash kërkimesh, trupi i gruas është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 efektivëve të policisë.
Viktima, e cila ende nuk është identifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë shkak tjetër.
Tag: shkumbin
-

E rëndë në Elbasan/ Gjendet e mbytur në lumin Shkumbin
-
E rëndë në Elbasan, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin,
Foto ilustruese
ELBASAN- Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në ujërat e lumit Shkumbin. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një gruaje 40-vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.
Ndërkohë, palombarët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit, por për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit./ZËRI -

SYRI TV/ Ndotja në Shkumbin problematikë prej vitesh, bashkia Elbasan asnjë masë për mbrojtjen
Ambjentalistët në Elbasan kanë ngritur sërish alarmin për ndotjen masive të lumit Shkumbin, duke akuzuar institucionet vendore për neglizhencë të vazhdueshme në mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij.
Ahmet Mehmeti, një nga aktivistët më të angazhuar në këtë kauzë, deklaron se pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga organizatat mjedisore, Bashkia Elbasan nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndalur këtë situatë që po zvarritet prej vitesh.
“Ndotja e lumit Shkumbin është kthyer në një katastrofë mjedisore, e shkaktuar nga mungesa e zbatimit të ligjit, si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët që vijojnë të hedhin mbeturina në mënyrë të pakontrolluar,” u shpreh Mehmeti.
Ai shton se janë propozuar masa konkrete, të cilat deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Pamja e shëmtuar e lumit, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt edhe në imazhin e qytetit dhe turizmin, që prej kohësh promovohet si potencial zhvillimi për Elbasanin.
Pavarësisht vëzhgimeve të shumta të kryera nga ekspertë vendas dhe të huaj, dhe dokumentimit të problematikës në mënyrë të qartë, institucionet lokale vijojnë të mos reagojnë.
-

Të rinjtë e Elbasanit në aksion për lumin Shkumbin, pastrim dhe monitorim sipas metodologjisë OSPAR
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 15:16
Me energjinë që i karakterizon, shumë të rinj dhe vullnetarë u angazhuan në pastrimin dhe monitorimin e lumit Shkumbin, i cili përshkon qytetin e Elbasanit dhe është një pasuri natyrore e çmuar për komunitetin.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim mes Bashkisë së Elbasanit dhe organizatave mjedisore, duke ndjekur metodologjinë ndërkombëtare OSPAR.Ky aktivitet nuk është i pari dhe nuk do të mbetet i fundit. Ai është pjesë e një angazhimi të përbashkët që do të vijojë, për të mbrojtur rrjedhën e Shkumbinit dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Përmes këtyre nismave të përbashkëta, Elbasani po hedh hapa të qëndrueshëm drejt një qyteti më të pastër, më të gjelbër dhe më miqësor me natyrën. -

Tragjedia në Shkumbin, peshkatarët japin alarmin: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz
Dy vëllezër të mitur gjetën vdekjen tragjikisht të mbytur në ujërat e lumit Shkumbin pasditen e 18 Marsit.
Teksa ruanin bagëtitë fëmijët 7 dhe 9 vjeç hynë të lahen, por nuk mundën të dalin prej andej. Sipas peshkatarëve, edhe pse në dukje i qetë dhe i cekët, Shkumbini fsheh rreziqe.
Për banorët e Labinotit, por edhe të Elbasanit larja në ujërat e Shkumbinit ka qenë gjithmonë e zakonshme, por edhe tragjeditë nuk kanë munguar.
Përpos gropave dhe zonave të rrezikshme që herë-herë lumi krijon gjatë dimrit kur vjen me rrëmbim, në shumë vende të tjera janë gërryerjet pa kriter ato që krijojnë gropa të rrezikshme. Tragjedia e rëndë dhe e paimagjinueshme e familjes Bica sot vjen si kambanë alarmi për më shumë kujdes.Top Channel
-

U mbytën në lumin Shkumbin, përcillen për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur, të afërmit: Jemi të shokuar
U përcollën sot në orën 16:00, për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur që u mbytën pasditen e së premtes në lumin Shkumbin në Labinot-Fushë të Elbasanit. Miq dhe të afërm të familjes janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Të pranishëm në ceremoninë mortore, përveç të afërmve, janë edhe njerëz të tjerë që ndonëse nuk kanë lidhje gjaku, thonë se u shokuan nga ngjarja.
“E morëm vesh dhe erdhëm. Nuk i njohim. Erdhëm për ngjarjen, shumë e rëndë. Shumë keq ndihemi. Kanë ardhur shumë”, u shpreh një qytetar.
Një tjetër thotë se ka punuar me të ati e dy djemve.
“Meqenëse kemi punuar me babain e fëmijëve. Është njeri shumë i mirë, merret me ndërtim. Na vjen keq, moshë e re. Kanë qenë të rregullt, ai vetë mundohej me sakrifica për t’i rritur e edukuar, për të bërë më të mirën për ta.”, u shpreh ai.
Një afërme thotë: “Jemi fis. Ishin fëmijë të mirë, të mbarë. Jemi të tronditur shumë”.
Dy djemtë, 7 dhe 9-vjeç, po ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre, kur në një moment janë shkëputur për t’u larë, por i ka marrë rrjedha e lumit. Teksa nëna e tyre kërkonte ndihmë për t’i shpëtuar, banorë të zonës u përpoqën, por më kot. Trupat e pajetë u gjetën disa metra poshtë vendit ku u futën të laheshin. -

Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin, i afërmi: U turra me vrap, e ëma…
FOTO ILUSTRUESE
ELBASAN-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin në Fushë-Labinot. Vëllezërit 7 dhe 9 vjeç po ruanin bagëtitë, ndërsa u futën për t’u larë në lumin Shkumbin, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg.
“Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore”,- njofton policia.
Një i afërm i familjes ka zbuluar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë, ku dhe ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në ujë në formë prite.
“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet. Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte Polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.
Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën për t’u larë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./ZËRI -

Mbytja e të miturve më Shkumbin, i afërmi: Me ato bagëti mbahemi, në lumë ishte formuar një gropë
Njëri prej të afërmve ka rrëfyer detaje nga tragjedia e ndodhur këtë të premte në lumin Shkumbin.
Ai tha se në lumin Shkumbin ishte formuar një gropë e madhe dhe mendohet se aty mund të jenë mbytur.
I afërmi shtoi se familja e të miturve mbahej me bagëtitë, të cilët i kullotnin dy vëllezërit e mitur.
“Po kthehesha nga puna dhe pashë policinë, policët po vinin me vrap, njëri që punon tek hidrocentrali njërin fëmijë e kishte në krah, pashë të ëmën që po u përplaste këtej, i ati nuk e dinte nga po ikte, po i kam robt e mi, kanë bagëti, me ato mbahen, se s’kanë gjë tjetër.
Prindërit mbajnë lopët, fëmijët mbajnë gjërat e imta, atje matanë është bërë një gropë e madhe, se kanë bërë një pritë që mos ikë uji matanë, aty i kishte gjet roja që punon tek hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte polici në krah, e shtriva në tokë i bëra frymëmarrje artificiale, nuk di ça të them nuk jepte reagim fare, vinin përditë tek puna ime mbushnin ujë, rrinim bashkë aty kur ishte vapë”, tha i afërmi për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku.
“I kam fshatarët e mi, sa mësova për ngjarjen, erdha të mbledh bagëtitë. Fëmijët kanë qenë me bagëtitë këtu. Nuk kam çfarë të them, fatkeqësi e madhe”, u shpreh një tjetër banor.
“Shkumbini nuk ka shumë ujë, por do kenë rënë në ndonjë gropë. I njohim, është ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht ka fëmijë që lahen në lumë, por nuk e dimë si ka qenë punë”, u shpreh një banore. -

‘Tragjedi e madhe…’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur nga familja Bica kanë humbur jetën tragjikisht, pasi u mbytën në lumin Shkumbin teksa laheshin.
Sipas dëshmive të para nga vendngjarja, fëmijët kishin hyrë në lum pranë një zone ku ndodhet një pritë hidrocentrali. Fatkeqësisht, në një gropë të thelluar nga rrjedha e ujit, dy vëllezërit janë zënë në befasi dhe nuk kanë mundur të dalin më të gjallë nga lumi.
Një i afërm i familjes Bica, që ndodhej pranë zonës në momentin e ngjarjes, tregoi për mediat momentet dramatike kur trupat e fëmijëve u nxorën nga uji:
“Isha në punë, pash policinë dhe njerëz që vraponin. Një punonjës i hidrocentralit kishte njërin fëmijë në krah. Pash nënën që ishte në gjendje të rëndë, përplasej nga dhimbja, babai nuk dihej ku shkonte nga tronditja. U turra edhe unë me vrap. Ata fëmijë i njihja, i kam njerëzit e mi.
Kanë bagëtitë, i nxjerrin në zall, me ato mbahen. Fëmijët rrinin shpesh aty, silleshin rreth lumit. Aty është bërë një gropë e madhe, si pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit”, është shprehur i afërmi.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në zonë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
-

Tragjedi, vëllezërit 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin. Ishin duke ruajtur bagëtitë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç.