Tag: shkullaku

  • Shkullaku: SPAK ka kaluar ‘rrethin e hekurt’ të Ramës, shpikën korrupsion 100 për qind

    Shkullaku: SPAK ka kaluar ‘rrethin e hekurt’ të Ramës, shpikën korrupsion 100 për qind

    Gazetari Armand Shkullaku, komentoi dosjen e ministres Belinda Balluku dhe rolin e SPAK-ut në hetimin e saj.
    Sipas Shkullakut, kryeministri Edi Rama po përpiqet të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë për shkak të hetimeve ndaj Ballukut. ‘Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend europian që një kryeministër të komentojë vendimet e gjykatës apo të prokurorisë në këtë mënyrë. Çdo koment i tillë përkthehet si presion ndaj pushtetit tjetër,’ tha Shkullaku. Ai përmendi tenderin e tunelit të Llogarasë duke e konsideruar këtë ‘korrupsion 100%’. ‘Të vjedhësh miliona euro përmes kompanive dhe tenderave qeveritarë është korrupsion i plotë,’ tha gazetari, duke lidhur rastin edhe me procedurat e mëparshme zgjedhore, sipas tij.
    ‘Çështja është, për shkak të Belinda Ballukut a po sulmon Rama drejtësinë e re? Prapë po them po, sepse nuk ka ndodhë dhe nuk ndodh në asnjë vend europian, të paktën aty ku Rama do na fusë në 2013-ën, që kryeministri i një vendi, pra që është duke ushtruar detyrën e kryeministrit, sulmoi një gjykatë, një prokurori, aq më pak gjykatën kushtetuese, t’i bëjë presion, nën tekst, se si duhet të marri një vendim.
    Pse e them këtë gjë?
    Sepse dihet që nuk e bën njeri, sepse çdo koment i një kryeministri, i një presidenti, pra që ka pushtet tjetër, jo pushtetin e drejtësisë, do të përkthehej si presion apo si kërcënim ndaj një pushteti tjetër.
    Unë e kuptoj që Rama mund të ketë edhe hallin e ndërhyrjes së kompetencave, që po na i marrin kompetencat, është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër, po prishet parimi i check and balance.
    Por për këtë punë mund të dilte zoti Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm, që në emër të kryeministrit apo këshilltari juridik i kryeministrit, të thoshte ne kemi çuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese të na bëjë këtë interpretim. Ne si palë që jemi, besojmë këtë gjë.
    Kryeministri në detyrë nuk është palë, në kuptimin që ai nuk mund as të komentojë, as t’i sugjerojë gjykatës se çfarë vendimi duhet të marri që ta lërë atë të qetë. Pra kjo është nga pikëpamja formale.
    Nga pikëpamja jo formale, nga pikëpamja politike, është ajo që kemi thënë që këtë herë ka ndodhur diçka e re, që Belinda Balluku nuk po hetohet as për pllakat e banjos, as për të brendshmet, as për shtëpitë në bregdet. Belinda Balluku po hetohet për një vendimmarrje të Edi Ramës. Pra Belinda Balluku me gjithë Edi Ramën kanë shkuar në Turqi, kanë anulluar një tender të parin që kompania Gjoka kishte fituar me 140 milionë, dhe e kanë detyruar kompaninë Gjoka që të bëjë të njëjtën punë, por këtë radhë për 190 milionë.
    Dhe kanë marrë letrat e një kompanie turke për t’i përdorur në këtë rast. Unë shikoj pra këtu jo hallin e Ramës për pavarësinë e pushteteve, pra që pushtetet janë të ndara dhe këtë e thotë një njeri që nuk ka lënë asnjë pushtet pa futur duart, qoftë edhe pushtetin tonë.
    Por, këtu është rasti i parë që unë mendoj që, kjo është hipotezë që do ta provojë koha, por mendoj se për herë të parë, SPAK ka kaluar rrethin e hekurt që Rama i kishte vizatuar.
    Ky është rasti i parë që Ramës po i preket një nga kolonat që e mban në këmbë, korrupsioni nga lart, pra ai qeveritar që prodhon para. Jo thjeshtë për disa përqindje që i fusnin në xhep dikur, 10-15%. Nuk po flasim për atë korrupsion, po flasim për korrupsion 100%. Se të vjedhësh 50 milionë euro me një goditje është korrupsion 100%.
    Të bësh kompani me drejtorët dhe të marrësh krejt lekët e tenderave ky është korrupsion 100% dhe këtë e dimë, si me ‘5D’ për zgjedhjet në Tiranë, ‘5B’ për zgjedhjet në Fier, ‘5R’ për zgjedhjet në gjithë Shqipërinë.’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Armand Shkullaku

  • Shkullaku: Ramës i janë prishur balancat! SPAK i ka prekur ‘rrethin e hekurt’

    Shkullaku: Ramës i janë prishur balancat! SPAK i ka prekur ‘rrethin e hekurt’

    Shkullaku: Ramës i janë prishur balancat! SPAK i ka prekur ‘rrethin e hekurt’
    Gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar mbrëmjen e sotme dosjen e ministres Belinda Balluku dhe rolin e SPAK-ut në hetimin e saj.
    Sipas Shkullakut, kjo është hera e parë që SPAK prek rrethin e hekurt të Edi Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit po përpiqet të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë.
    Shkullaku thotë se nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend europian që një kryeministër të komentojë vendimet e gjykatës apo të prokurorisë në këtë mënyrë si Rama, ndërsa shton se cdo koment i tillë përkthehet si presion ndaj pushtetit tjetër.
    ‘Çështja është, për shkak të Belinda Ballukut a po sulmon Rama drejtësinë e re? Prapë po them po, sepse nuk ka ndodhë dhe nuk ndodh në asnjë vend europian, të paktën aty ku Rama do na fusë në 2013-ën, që kryeministri i një vendi, pra që është duke ushtruar detyrën e kryeministrit, sulmoi një gjykatë, një prokurori, aq më pak gjykatën kushtetuese, t’i bëjë presion, nën tekst, se si duhet të marri një vendim.
    Pse e them këtë gjë?
    Sepse dihet që nuk e bën njeri, sepse çdo koment i një kryeministri, i një presidenti, pra që ka pushtet tjetër, jo pushtetin e drejtësisë, do të përkthehej si presion apo si kërcënim ndaj një pushteti tjetër.
    Unë e kuptoj që Rama mund të ketë edhe hallin e ndërhyrjes së kompetencave, që po na i marrin kompetencat, është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër, po prishet parimi i check and balance.
    Por për këtë punë mund të dilte zoti Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm, që në emër të kryeministrit apo këshilltari juridik i kryeministrit, të thoshte ne kemi çuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese të na bëjë këtë interpretim. Ne si palë që jemi, besojmë këtë gjë.
    Kryeministri në detyrë nuk është palë, në kuptimin që ai nuk mund as të komentojë, as t’i sugjerojë gjykatës se çfarë vendimi duhet të marri që ta lërë atë të qetë. Pra kjo është nga pikëpamja formale.
    Nga pikëpamja jo formale, nga pikëpamja politike, është ajo që kemi thënë që këtë herë ka ndodhur diçka e re, që Belinda Balluku nuk po hetohet as për pllakat e banjos, as për të brendshmet, as për shtëpitë në bregdet. Belinda Balluku po hetohet për një vendimmarrje të Edi Ramës. Pra Belinda Balluku me gjithë Edi Ramën kanë shkuar në Turqi, kanë anulluar një tender.
    Dhe kanë marrë letrat e një kompanie turke për t’i përdorur në këtë rast. Unë shikoj pra këtu jo hallin e Ramës për pavarësinë e pushteteve, pra që pushtetet janë të ndara dhe këtë e thotë një njeri që nuk ka lënë asnjë pushtet pa futur duart, qoftë edhe pushtetin tonë.
    Por, këtu është rasti i parë që unë mendoj që, kjo është hipotezë që do ta provojë koha, por mendoj se për herë të parë, SPAK ka kaluar rrethin e hekurt që Rama i kishte vizatuar.
    Ky është rasti i parë që Ramës po i preket një nga kolonat që e mban në këmbë, korrupsioni nga lart, pra ai qeveritar që prodhon para. Jo thjeshtë për disa përqindje që i fusnin në xhep dikur, 10-15%. Nuk po flasim për atë korrupsion, po flasim për korrupsion 100%. Se të vjedhësh 50 milionë euro me një goditje është korrupsion 100%.
    Të bësh kompani me drejtorët dhe të marrësh krejt lekët e tenderave ky është korrupsion 100% dhe këtë e dimë, si me ‘5D’ për zgjedhjet në Tiranë, ‘5B’ për zgjedhjet në Fier, ‘5R’ për zgjedhjet në gjithë Shqipërinë.’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • Shkullaku: Po u hapën letrat e Ballukut, del e gjithë lista e të korruptuar që mban në këmbë Rilindjen

    Shkullaku: Po u hapën letrat e Ballukut, del e gjithë lista e të korruptuar që mban në këmbë Rilindjen

    Gazetari Armand Shkullaku ka analizuar dosjen e hetimit të SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Sipas Shkullakut, hetimet që po zhvillohen ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me ndërhyrjen në shkeljen e barazisë në tendera, me pasoja që, sipas tij, shkojnë deri te blerja e votave dhe manipulimi i proceseve zgjedhore.
    Gjatë bisedës në studio, Shkullaku deklaroi se paratë e tenderave të dyshuar janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje, duke sjellë fitore të thelluara për Partinë Socialiste në zona ku tradicionalisht nuk kishte mbështetje të madhe. Ai theksoi se, nëse hapen të gjitha letrat e Ballukut, ‘del i gjithë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë Rilindjen’.
    Sipas tij, Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, pikërisht sepse dyshohet se ka ndërhyrë për të manipuluar tendera dhe për të trajtuar qindra milionë euro fonde publike ‘si t’i kishte pasur të gjyshit të ndjerë’. Shkullaku shtoi se këto veprime nuk mund të ishin kryer pa porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, duke nënvizuar se mekanizmi i korrupsionit shërbente për të financuar blerjen e votave.
    ‘Belinda Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, e cila ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në shkeljen e barazisë në tendera. Çfarë do të thotë kjo? E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë që Belinda Balluku me porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, se s’mund ta bëjë ndryshe, ka marrë qindra milionë euro fonde publike dhe i ka trajtuar ato si t’i ketë pasur të gjyshit të ndjerë.
    Dhe si pasojë, kjo është ajo që unë e thosha vazhdimisht si një nga kritikat e mia ndaj SPAK-ut. Dhe çfarë ndodh? Këta bëjnë korrupsion, pra vjedhin, që këto para, siç ishte PS-ja me radhë, t’i fusin për të vjedhur votat. Dhe çfarë bëjmë ne? Belinda trukon tenderat, del zgjedhjet lokale Dibra 7-0. Qarku. Pra merr të gjitha bashkitë e Veriut.
    Po si ka mundësi? Po ka mundësi. Me aq lekë dhe me ata njerëz që ja ka futur, shkon në Fier. Befason dhe Edi Ramën, merr 12 mandate. Po si i ka marrë këto? Dhe është fare e qartë, po të shikojmë vlerën e tenderave, qoftë te tuneli, po marr dy të fundit? Qoftë dhe tre, katër segmentet e fundit të unazës së re që në total na duken kështu janë 450 milionë euro, që janë tenderuar sipas qejfit të këtyre.
    Dhe ne kemi parë dhe cilësinë e rrugëve, po s’po hyjmë fare. Pra, kjo është arsyeja pse Edi Rama këtë radhë nuk e ka aq të lehtë që të thotë që shiko, e mbani mend fjalimin e atij që thoshte, shiko tha, ka disa njerëz tha që janë bashkangjitur rrugës tonë tha, po që nuk arrijnë dot t’i bëjnë ballë tundimit njerëzor, janë njerëz të dobët. Tundohen nga paraja, nga…
    Nga ata rrugës, devijojnë them. Mbledhin dardha dhe kumbulla mbas shpinës së socialistëve, ata keqpërdorin besimin e socialistëve, këta nuk do gjejnë kurrë strehë dhe mbrojtje brenda Partisë Socialiste. Këtë radhë nuk e thotë dot më. Se është ky vetë që e ka bërë këtë gjë. Elementi tjetër mendoj unë është po prapë që nëse deri dje të gjithë ata që unë përmenda, me përjashtim të Velisë, kanë qenë ish-zyrtarë, pra kanë dorëzuar përpara mandatin e deputetit, pastaj kanë shkuar atje, kanë dhënë dorëheqje nga ministra ose i ka shkarkuar Rama dhe pastaj kanë shkuar në SPAK. Këtë radhë Belinda Balluku ka qenë në detyrë dhe është akoma në detyrë. Kjo është arsyeja mendoj unë që Edi Rama nuk e lëshon.
    Sigurisht, këtu ka dy, dy elementë mendoj unë. I pari mund të jetë një lloj frike dhe pasigurie që mund të ketë Rama këtë radhë që, ore si ka mundësi që s’po e kontrolloj dot procesin, nëse nuk e kontrollon dhe unë deri tani nuk kam shenja të them që e kontrollon.
    Dhe problemi i dytë është që po u hapën letrat e Belinda Ballukut, unë ju garantoj që aty brenda do dalin të gjithë. Do dalin të gjithë, çfarë njohim ne, pra gjithë ajo që ne e quajmë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë organizatën e Rilindjes.
    Pra që nga korrupsioni, që nga krimi e të tjerë e të tjerë, do dalin të gjitha sepse ne e dimë, ajo që kemi thënë disa herë kush ka qenë, që dimë kush i cakton tenderat, i dimë kush i ndan paratë në Shqipëri, i dimë kush i merr, e dimë ku i çon lekët mbasi merr tenderin.
    Si e ka bërë ky këtë, si e ka ndërtuar ky këtë, si e ka marrë ky këtë, si i bën votat, pra kemi një makineri që për herë të parë, unë që unë e quaj makineria e krimit dhe e korrupsionit, pra është si kupola mafioze që ka një strukturë ku në kokë të padrino dhe poshtë janë rrathët deri te ushtarët më të thjeshtë. Ky mekanizëm deri më sot nuk ishte goditur’, tha ndër të tjera  gazetari Armand Shkullaku

  • Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime
    Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, sipas tij, veprimet e SPAK-ut në këtë rast kanë qenë të pazakonta dhe me një kod të veçantë heshtjeje, të cilin ai e quan ‘kod i mafias’.
    Duke komentuar deklaratat e kolegëve, Armand Shkullaku u shpreh se, ‘Berat Buzhala beson gjithmonë te drejtësia, si te ajo ndërkombëtare, ashtu edhe ajo lokale. Sidomos te ajo ndërkombëtare ka shumë besim. Çështja është që, këtu nuk është çështje besimi për mua. Ne duhet të gjykojmë, nga përvoja që kemi, aktet si është vepruar. Pra, ti shtrove një pyetje, që a kemi me standart të dyfishtë? Unë them që po, kemi.’
    Ai solli shembuj për të ilustruar këtë diferencë standardesh.
    Pra, vepra penale e Ilir Metës, po marr shembull që mos të marr Veliaj dhe Berishën, meqë ka sensitivitet. Po themi Ilir Metës, është një vepër penale e kryer, e supozuar e kryer para 15 vjetësh. Të hiqet zvarrë, çohet në qeli, e të tjerë e të tjerë, vazhdojnë hetimet deri sot. Po marr dhe një tjetër që s’ka lidhje fare. Ja, marr për Malltezin. Pronari i tokës, po edhe në qoftë se ka abuzuar me tokën e vet, me pronën e vet, merret para afërsisht 1000 njerëzve në aeroportin e Rinasit, përkrahësh, përplaset në makinë, futet në burg e të tjerë e të tjerë. Pra, që këtu kemi një standart.’
    Gazetari theksoi se diferenca tjetër lidhet me transparencën e informacionit për dosjet.
    ‘Pa u arrestuar këta, ne e kemi ditur përpara çfarë kanë pasur dosjet e tyre. Pra, çfarë ka ke Erion Veliaj, çfarë ka ke Berisha, çfarë ka ke Meta, jo çështja kjo, jo çështja ajo.’
    Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut është unik, sepse SPAK ndryshoi standardet në hetime dhe vendosi kodin e mafias, duke heshtur, ndryshe nga dosjet e tjera.
    ‘Për herë të parë, në rastin e Ballukut, u veprua me kodin e mafias. Domethënë që është heshtja. Pra, në rastin e Berishës, ishin mediat kundër Berishës, po edhe mediat e tjera neutrale nxirrnin pjesë nga dosja. Ja se për çfarë po akuzohet Sali Berisha, ja për çfarë akuzohet Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Dhe ato që e mbronin Velinë, po marrim, dhe ato që flasin për luftë brenda llojit, edhe ato që e sulmonin, kishin pjesën e tyre.’
    Ai shtoi se kjo situatë duhet të studiohet në fushën e gazetarisë.
    ‘Rasti i Belinda Ballukut, mbas disa viteve të jemi të bindur do hyjë në antologjinë e gazetarisë shqiptare, duhet të bëhet në shkolla, në fakultetin e gazetarisë, që ka media që bëjnë shkrime që Berisha akuzon Ballukun, Berisha keqpërdor Ballukun, PD-ja varet te Balluku dhe ndërkohë nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për dosjen e Ballukut. Pra, ky është… Ky është kodi i heshtjes për mua. Që në këtë rast është i rëndë dhe pse është i rëndë? Dhe këtu tashti unë mora faktet që janë, si të thuash, që vënë SPAK-un para përgjegjësisë.’
    Shkullaku theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit për procedurat e tenderëve.
    ‘Por ka dhe një element që, në qoftë se jemi njerëz objektivë, duhet të themi që mos vallë kjo po ndodh sepse i janë afruar më shumë se ç’duhet Ramës? Pika pyetje. Unë prapë jam i bindur, po do më thonë që ti je kundër Ramës, bindja jote nuk diskutohet që Rama as s’preket e të tjerë e të tjerë, por po bëj, po përpiqem të bëj objektivin. Për herë të parë duhet njohur që ky Dritan Premçi apo një prokuror i SPAK-ut, po merr… jo, kërcënimi është diçka tjetër, po merr në… se dhe për këtë gënjeu Dumani dje në TVSH. Dritan Premçi po heton një zyrtar të lartë në detyrë, shumë të lartë, për procedurat e një afere korruptive. Pra, deri më sot ne nuk kemi pasur hetim për procedurash.’
    ‘Kuptohet, kur thotë, se ti the K, se duhet të pas më shumë respekt për kënd, ai thotë ku, tre pika. Se po the K, keqkuptohet. Po. Mesazhet e atij ku, ose kur, tre pika. Se K-ja është gjë tjetër, kupton? Prandaj dhe duhet të merresh.’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • VIDEO/ Shkullaku: SPAK veproi me kodin e mafias në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    VIDEO/ Shkullaku: SPAK veproi me kodin e mafias në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, sipas tij, veprimet e SPAK-ut në këtë rast kanë qenë të pazakonta dhe me një kod të veçantë heshtjeje, të cilin ai e quan ‘kod i mafias’.

    Duke komentuar deklaratat e kolegëve, Armand Shkullaku u shpreh se, ‘Berat Buzhala beson gjithmonë te drejtësia, si te ajo ndërkombëtare, ashtu edhe ajo lokale. Sidomos te ajo ndërkombëtare ka shumë besim. Çështja është që, këtu nuk është çështje besimi për mua. Ne duhet të gjykojmë, nga përvoja që kemi, aktet si është vepruar. Pra, ti shtrove një pyetje, që a kemi me standart të dyfishtë? Unë them që po, kemi.’

    Ai solli shembuj për të ilustruar këtë diferencë standardesh.

    ‘Pra, vepra penale e Ilir Metës, po marr shembull që mos të marr Veliaj dhe Berishën, meqë ka sensitivitet. Po themi Ilir Metës, është një vepër penale e kryer, e supozuar e kryer para 15 vjetësh. Të hiqet zvarrë, çohet në qeli, e të tjerë e të tjerë, vazhdojnë hetimet deri sot. Po marr dhe një tjetër që s’ka lidhje fare. Ja, marr për Malltezin. Pronari i tokës, po edhe në qoftë se ka abuzuar me tokën e vet, me pronën e vet, merret para afërsisht 1000 njerëzve në aeroportin e Rinasit, përkrahësh, përplaset në makinë, futet në burg e të tjerë e të tjerë. Pra, që këtu kemi një standart.’

    Gazetari theksoi se diferenca tjetër lidhet me transparencën e informacionit për dosjet.

    ‘Pa u arrestuar këta, ne e kemi ditur përpara çfarë kanë pasur dosjet e tyre. Pra, çfarë ka ke Erion Veliaj, çfarë ka ke Berisha, çfarë ka ke Meta, jo çështja kjo, jo çështja ajo.’

    Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut është unik, sepse SPAK ndryshoi standardet në hetime dhe vendosi kodin e mafias, duke heshtur, ndryshe nga dosjet e tjera.

    ‘Për herë të parë, në rastin e Ballukut, u veprua me kodin e mafias. Domethënë që është heshtja. Pra, në rastin e Berishës, ishin mediat kundër Berishës, po edhe mediat e tjera neutrale nxirrnin pjesë nga dosja. Ja se për çfarë po akuzohet Sali Berisha, ja për çfarë akuzohet Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Dhe ato që e mbronin Velinë, po marrim, dhe ato që flasin për luftë brenda llojit, edhe ato që e sulmonin, kishin pjesën e tyre.’

    Ai shtoi se kjo situatë duhet të studiohet në fushën e gazetarisë.

    ‘Rasti i Belinda Ballukut, mbas disa viteve të jemi të bindur do hyjë në antologjinë e gazetarisë shqiptare, duhet të bëhet në shkolla, në fakultetin e gazetarisë, që ka media që bëjnë shkrime që Berisha akuzon Ballukun, Berisha keqpërdor Ballukun, PD-ja varet te Balluku dhe ndërkohë nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për dosjen e Ballukut. Pra, ky është… Ky është kodi i heshtjes për mua. Që në këtë rast është i rëndë dhe pse është i rëndë? Dhe këtu tashti unë mora faktet që janë, si të thuash, që vënë SPAK-un para përgjegjësisë.’

    Shkullaku theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit për procedurat e tenderëve.

    ‘Por ka dhe një element që, në qoftë se jemi njerëz objektivë, duhet të themi që mos vallë kjo po ndodh sepse i janë afruar më shumë se ç’duhet Ramës? Pika pyetje. Unë prapë jam i bindur, po do më thonë që ti je kundër Ramës, bindja jote nuk diskutohet që Rama as s’preket e të tjerë e të tjerë, por po bëj, po përpiqem të bëj objektivin. Për herë të parë duhet njohur që ky Dritan Premçi apo një prokuror i SPAK-ut, po merr… jo, kërcënimi është diçka tjetër, po merr në… se dhe për këtë gënjeu Dumani dje në TVSH. Dritan Premçi po heton një zyrtar të lartë në detyrë, shumë të lartë, për procedurat e një afere korruptive. Pra, deri më sot ne nuk kemi pasur hetim për procedurash.’

    ‘Kuptohet, kur thotë, se ti the K, se duhet të pas më shumë respekt për kënd, ai thotë ku, tre pika. Se po the K, keqkuptohet. Po. Mesazhet e atij ku, ose kur, tre pika. Se K-ja është gjë tjetër, kupton? Prandaj dhe duhet të merresh.’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

     

  • Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

    Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

    Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i lejoi Erion Veliajt të vijojë detyrën si kryebashkiak i Tiranës.
    Gazetari Armand Shkullaku duke folur në emisionin “Opinion” e cilësoi vendimin profesionalisht të drejtë, por theksoi se ai mungon në integritet.
    Sipas tij, gjyqtarët që votuan kundër shkarkimit të Veliajt kanë mbajtur në çdo rast qëndrim në favor të kryeministrit Edi Rama.
    “Në pamje të parë duket sikur gjykata ka marrë një vendim që bie ndesh me Ramën. Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, por gjykata ia la përsëri në krye të bashkisë. Po të shohësh pesë gjyqtarët që votuan kundër shkarkimit, janë të njëjtët që në çdo rast kanë votuar pro Ramës. Ky është rasti i parë që këta gjyqtarë marrin një vendim ‘kundër’ tij,” u shpreh Shkullaku.
    Ai shtoi se vendimi mund të ketë ardhur në një moment kur Rama është treguar indiferent për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Tiranë, për shkak të situatës politike dhe sondazheve jo të favorshme.
    Rama sot nuk është në të njëjtën pozitë si para një muaji, kur dekretoi zgjedhjet. Tani Balluku, drejtuesja e fushatës për Tiranën, është e pandehur, ndërsa sondazhet nuk janë aq pozitive. Në rastin më të mirë Rama ka qenë indiferent, në rastin më të keq i ka interesuar që zgjedhjet të mos zhvillohen,” theksoi ai.
    Sipas Shkullakut, vendimi i Gjykatës Kushtetuese “është profesionalisht i drejtë, por jo për t’u duartrokitur, sepse nuk i jep integritet institucionit”. Ai kujtoi se disa prej gjyqtarëve kishin votuar më herët për shkurtimin e mandateve të kolegëve të tyre në mënyrë të paligjshme.
    Në përfundim, Shkullaku nënvizoi se tani mbetet për t’u parë reagimi i kryebashkiakut.
    “Do të shohim nëse Veliaj nesër do bëjë si herën e parë, kur Rama ia rrëzoi vendimin për 24 minuta – nëse do emërojë për kryetar bashkie atë që do vetë, apo atë që do Rama,” tha ai.

  • “Ramës i ka dalë loja nga kontrolli”/ Afera e aeroportit, reagon gazetari: Interesi i Belinda Ballukut, që aksionet…

    “Ramës i ka dalë loja nga kontrolli”/ Afera e aeroportit, reagon gazetari: Interesi i Belinda Ballukut, që aksionet…

    Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në një studio televizive, ka folur në lidhje me aferën e aeroportit të Vlorës, ku mediat shkruajnë se, dikush po kërkon ti marrë aeroportin investuesit Bexhet Pacolli.
    Sipas Shkullakut, në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy partnerëve, por sipas tij, në fakt gara ka qenë e trukuar që në fillim.
    Shkullaku shprehet se, në këtë aferë ka qenë edhe një investitor i tretë, kompani turke e cila zotëronte 40% të aksioneve, që ka qenë thelbësore për krijimin e imazhit të një gare legjitime, aksione që më pas janë shitur për 4 mijë euro.
    ‘Në plan të parë duket se është një konflikt i brendshëm mes dy partnerëve. Por kjo është histori që do ta zgjidhin gjykatat. Këtu ka qenë dhe një aksion tjetër, turqit, që kanë pasur 40 përqind, sepse pa turqit gara për aeroportin nuk do të bëhej. Gara këtu ka qenë e trukuar që në fillim. Pra po marrim turqit për letra dhe më mbrapa po vazhdojmë, siç ndodhi me tunelin e Llogarasë,’ deklaroi Shkullaku.
    Ai shton se situata ka dalë jashtë kontrollit të kryeministrit Edi Rama në momentin që ka shpërthyer konflikti i brendshëm mes Pacollit dhe partnerit tjetër, duke theksuar gjithashtu mënyrën e pazakontë të kalimit të aksioneve.
    ‘Këtu Ramës i ka dalë loja nga kontrolli, në momentin që ka pasur një konflikt të brendshëm, Pacolli me Ademin. Këtu nuk është bërë ndonjë problem i madh, kur në QKB është shkruar se, aksionet e turkut i kanë kaluar Bexhet Pacollit për 4 mijë euro. Këtu është bërë një truk,’ u shpreh ai.
    Shkullaku akuzoi se pas kësaj skeme fshihet një marrëveshje e fshehtë dhe një interes personal i njerëzve pranë qeverisë shqiptare.
    ‘Edi Rama ka përdorur turqit dhe Bexhet Pacollin për të bërë një garë të trukuar. Cili ka qenë interesi i qeverisë shqiptare, jo i qeverisë, por i Edi Ramës, Belinda Ballukut, apo dikujt tjetër pranë Edi Ramës, që aksionet e turkut për nderin që ka bërë, të konvertohej në aksione nëpërmjet dikujt tjetër, kjo ekziston si teori.’
    Gazetari e mbylli analizën e tij duke dhënë një paralajmërim për të gjithë ata që zgjedhin të bashkëpunojnë në projekte të trukuara dhe me figura të lidhura me pushtetin autokratik.
    ‘Thelbi i gjithë kësaj është se, po u fute në një garë të trukuar, po u fute të bashkëpunosh me autokrat të trukuar, mos njëherë, mos njëherë tjetër, se Pacollit i kanë dalë probleme edhe herë të tjera, në Kremlin, në vende të tjera, kështu që dhe me Edi Ramën, do i dilte diçka e tillë.’

  • VIDEO-Humori me kripë i Duçes’/ Rama tallet me Trump, Buzhala: Shaka e dobët. Shkullaku: Idiot

    VIDEO-Humori me kripë i Duçes’/ Rama tallet me Trump, Buzhala: Shaka e dobët. Shkullaku: Idiot

    Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetarët Berat Buzhala dhe Armand Shkullaku komentuan episodin e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi ndërkombëtar bëri një humor skandaloz me deklaratat e presidentit të SHBA, Donald Trump se, ka ndaluar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

    Berat Buzhala tha se gjesti i Ramës nuk ishte i qëlluar dhe se tentoi të përfshinte presidentin francez Emmanuel Macron në një situatë të pakëndshme.

    ‘Në presidencen e Trump të parë, ka qenë një skenë mes Emannuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministri Britanik, Boris Johnson, dhe zihen duke u zënë për Trump. Dhe kam një përshtypje se Macron sot i kujtohet ai episod dhe ishte i sikletshëm.

    Nëse ti do të godasësh Trump, kishte shumë gjëra për ta goditur.

    Imponimi tek Macron, i cili është në telashet e veta dhe nuk do të humb Trump, dhe nuk do të bëhet pjesë e një humori që nuk ishte humor, me Azerbaxhianin dhe Albaninë.

    Nuk e di pse e bëri Rama, kjo ishte një gjë që ai e dinte se po fokusoheshin kamerat dhe donte të përfshinte dhe Macron që të merrte vëmendjen.

    Vëmendja merret me disa mënyra. Rama po ja kërkon vëmendjen Donald Trumpit qoftë edhe në këtë mënyrë.’

    Ndërsa Armand Shkullaku u shpreh se sjellja e kryeministrit ishte e papërshtatshme dhe tregoi mungesë serioziteti, ndërsa i vinte keq se kryeministri i tij bënte si idiot.

    ‘Është ajo që kemi thënë vazhdimisht, që nevoja e dëshpëruar e Ramës për vëmendje, vend e pavend. U ndjeva keq, pata një siklet të brendshëm dhe të jesh gazetar të rastisë aty dhe nuk pozitë më të vështirë që të shohësh kryeministrin e vendit tënd që bën si idiot.

    Bën një batutë për një lapsus. E kuptoj po të ishte një koncept, por ishte një lapsus.’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • Gazetari: Kryeministri po e ndan Shqipërinë sikur ta ketë trashëgim nga babai i tij, Kristaq Rama

    Gazetari: Kryeministri po e ndan Shqipërinë sikur ta ketë trashëgim nga babai i tij, Kristaq Rama

    Duke folur mbi raportin e DASH për Shqipërinë, gazetari Armand Shkullaku, thotë se raporte të ngjashme kanë treguar se Shqipëria ndodhet në vendin e fundit ose të parafundit me Bosnjen, lidhur me klimën e të bërit biznes në Shqipëri apo investime.
    Shkullaku tha se DASH ka bërë raporte më të tmerrshme më parë, por ai ngriti dyshime mbi faktin se sa vlerë kanë këto raporte për të ndryshuar realitetin në Shqipëri.
    Pavarësisht se qeveria miratoi Ligjin e Investimeve Strategjike, gazetari Shkullaku theksoi dështimin në këtë sektor, për shkak se vendi ynë nuk ka njohur asnjë investim të tillë, përpos atyre turke…
    Por Shkullaku nuk e kurseu ironinë ndaj kryeministrit Rama, kur tha se pronat në Shqipëri janë të Kristaq Ramës, e si të tilla, ai ka të drejtë t’i ndajë sipas dëshirave që ia njeh ligji.
    “Duhen ndarë vlerat statistikore të këtij raporti, dhe fakt është që Shqipëria, referuar dhe raporteve të organizmave të huaj,  ose është në vend të fundit ose parafundit me Bosnjen. DASH ka bërë raporte të tmerrshme dhe më parë, por sa vlerë kanë për të ndryshuar realitetin në Shqipëri.
    Në Shqipëri fakt është që veç kompanive të Erdoganit që hyn vetë ose me emra të tjera, siç ishte tuneli i Llogarasë apo Vlorës, ndaj s’ka pasur kompani serioze. Ligji i investimeve strategjike u miratua në parlament, që qeveria shqiptare të kishte prioritet investimet në  turizëm.
    Meqë Shqipëria është Maldivet e botës, e të tjerët po shkulin flokët për të ardhur këtu… së paku duhet të lehtësojmë investimet strategjike. Edhe pse kemi këtë ligj, s’e kemi sot asnjë investitor, zero që të ketë investuar në Shqipëri.
    Ajo që DASH i referohet, ka të bëjë me faktin që Shqipëria s’garanton me ligj të drejtën e pronës, ose nesër i teket Ramës të nxjerr vëllain pronar.
    Nëse ke një konflikt ligjor, gjykatat e kanë zgjidhur me ato që i paguan më shumë…
    Pronat në Shqipëri janë të Kristaq Ramës që i biri i ka trashëguar dhe i ndan sipas dëshirave të veta që ia njeh ligji sipas asaj që ka trashëguar”, u shpreh ai.
     

  • Gazetari paralajmëron: Krimi tani po kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

    Gazetari paralajmëron: Krimi tani po kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

    Analisti Armand Shkullaku deklaroi se krimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet shtetërore.
    “Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar,’ tha Shkullaku.
    Ai shtoi se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as korrupsionin, as krimin zgjedhor, dhe madje as vrasjen e Vis Martinajt, për shkak se sipas tij, ‘është vetë shteti i përfshirë”.
    ‘Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë.
    Këtu është krimi që komandon shtetin, emëron drejtues politike, prokurorë, gjyqtarë. Tani është krimi që emëron ata, me të cilët krimi do të punoj. Po të marrin rastin e Ergys Çyrbjas. Një kriminel, Hajri i thotë eksponentit të PS-së, mos u shqetëso se, do flasim ne me Ramën dhe do jesh i pesti në listë, dhe vërtetë ishte i pesti dhe doli deputet. E kur bën një vrasje ai e strehon në shtëpinë e vet dhe i çonte disa kostume një prokurori a një gjyqtari.” deklaroi Shkullaku.
    Gazetari deklaroi se, krimi nuk është i shqetësuar në Shqipëri, sepse emëron vetë drejtuesit e lartë të politikës dhe grupin parlamentar të mazhorancës.
    “Po emërove drejtues të lartë të politikës, po bëre grupin parlamentar të PS, bën dhe qeverinë, vendos që dhe një person i panjohur që ti e kandidon do të marri vota më shumë se Edi Rama, atëherë për çfarë i duhet krimit të vrasë e të bëjë presion”, tha ai.
    Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.
    “E kam thënë dhe ishalla s’më del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë t’i mbash bandat nën kontroll. Ata kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka pluralizëm dhe një njeri që drejton, ne nuk kemi konkurrencë as në ekonomi, pra tregu i lirë është nën drejtimin e Ramës. E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës.’” theksoi Shkullaku.