Shkrumbohet një makinë në bypassin e Vlorës
Një automjet është përfshirë nga flakët në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë papritur nga zjarri dhe është djegur plotësisht.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet.
Tag: shkrumbohet
-

Shkrumbohet një makinë në Bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para
-

Shkrumbohet nga zarri një biznes në Pogradec
Zjarri i fuqishëm që ka rënë në zonën e Udenishtit ka përfshirë një nga restorantet e zonës. Lokali nuk ishte në funksion në momentin e ngjarjes, por flakët arritën të dëmtojnë kuzhinën e tij.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur që të shpëtohej pjesa tjetër e godinës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të dëmeve.
-

Makina shkrumbohet nga flakët/ Tymi bllokon aksin Tiranë-Durrës, ndërsa krijohen rradhë të gjata trafiku
Një automjet tip “Audi A4” është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrësm në afërsi të kryeqytetit.
Raportohet se flakët kanë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.
Sakaq, drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të neutralizuar flakët, ndërsa shkaku i tyre ende mbetet i paqartë. -

Makina shkrumbohet totalisht nga flakët në Vlorë, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor.
Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. -

Shkrumbohet totalisht banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët
Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga zjarri në fshatin Godovush të njësisë administrative Stravaj në bashkinë e Përrenjasit.
Bëhet me dije se banesa e Avni Skopecit është shkrumbuar totalisht nga zjarri. Fatmirësisht pronari i banesës, bashkëshortja dhe djali i mitur kanë shpëtuar.
Nuk ka ende informacion se cili ëhstë shkaku i zjarrit, ndëkrohë që policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.
-

Denoncimi: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për situatën e zjarreve në Tepelenë ku shprehet se Hormova rrezikon të shkrumbohet.
Në një postim në facebook, Shehu shkruan se Hormova është pothuajse e rrethuar nga zjarri dhe se flakët rrezikojnë të përhapen në fshatra të tjerë të Tepelenës e Gjirokastrës.
“Hormova rrezikon te shkrumohet!
Eshte pothuajse e rethuar nga zjarri!
Qe tenton te shtrihet drejt fshatrave te tjere te Tepelenes e Gjirokastres.
Deri tashme nuk ka asnje mbeshtetje qendrore ne shuarjen e flakeve.
Kapacitetet e vogla, te pa pajisura, keq te organizuara te Qarkut jane te pa fuqishme per te perballuar gjendjen.
Pavaresisht perpjekjeve individuale e njerezore te tyre.
Situata gjate dites me temperatura shume te larta rrezikon per me te keqen.
Nuk mundet e nuk duhet neglizhuar akoma, sic ndodhi me Leklin, me Hormoven deri tashti!
Kerkohet urgjentisht nderhyrje e gjere, nga ajri e toka, mbeshtetje nga qendra!“- shkruan Shehu. -

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe në fshatin Vërnik të Devollit.
Nga flakët është djegur një stallë, ndërsa fatmirësisht 6 stalla të tjera, shkolla e fshatit dhe banesat pranë janë shpëtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, policia ndodhet aty për të hetuar rrethanat e ngjarjes. -

“Benz-i” shkrumbohet plotësisht nga flakët në aksin Vlorë- Fier, policia nis hetimet
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Panaja, përgjatë aksit rrugor që lidh Vlorën me Fierin, ku një automjet tip Mercedes-Benz C-Class është përfshirë papritur nga flakët.
Zjarri shpërtheu në rrethana ende të paqarta, teksa makina ishte në lëvizje, por drejtuesi i mjetit reagoi me shpejtësi dhe arriti të dalë në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të neutralizojnë flakët, megjithatë automjeti është djegur thuajse tërësisht.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa dyshimet e para lidhen me një defekt teknik në automjet. -

Zjarr te Pazari i ri në Tiranë, shkrumbohet banesa
Një banesë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja u shënua mësditën e kësaj të enjteje, në zonën pranë Pazarit të Ri.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e tyre. -

Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve
Një zjarr ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë mesnatës së kaluar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Zjarri u vu re në orët e para të mëngjesit dhe u shua falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës, të cilët parandaluan përhapjen e tij në ambientet e tjera përreth.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.