Tregu i sigurimeve po rritet me ritme dyshifrore këtë vit, i mbështetur nga çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve dhe një efekti më të vogël negativ të kursit të këmbimit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve për 10-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 22.3 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 10.5%. Një vit më parë, në fund të 10-mujorit, rritja kishte qenë 7.6%.
Këtë vit tregu i sigurimeve po mbështetet kryesisht nga rritja me ritme të përshpejtuara të produktit kryesor, sigurimit për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, TPL. Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto nga ky produkt arritën vlerën e 11.7 miliardë lekëve, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt solli më shumë se 57% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Pjesërisht, rritja e primeve të shkruara bruto i detyrohet sistemit të ri të llogaritjes së primeve mbi bazë risku, që ka sjellë një shtrenjtim mesatar të primit të sigurimit me afërsisht 6%.
Nga ana tjetër, përmirësimi i rritjes së tregut i detyrohet një efekti më të reduktuar të kursit të këmbimit, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të sigurimit shiten në Euro. Sipas AMF-së, në gjysmën e parë të vitit pesha e primeve të shkruara bruto në Euro kundrejt totalit u rrit në 31.4%, nga 33.2% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Zhvlerësimi i Euros këtë vit është më i ngadaltë. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek është në rënie me afërsisht 1.5%, ndërsa një vit më parë rënia ishte pranë nivelit të 7%.
Në nivel të segmenteve të tregut, tregu i sigurimit të Jetës vazhdon të ketë ritme më të larta të rritjes krahasuar me segmentin më të madh, të sigurimit të jo-jetës.
Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto u rritën me 13.9% krahasuar me një vit më parë (një vit më parë rritja kishte qenë 98.5%).
Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme.
Segment më i madh i tregut, ai i sigurimeve të Jo-Jetës, për 10-mujorin shënoi një rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Efektin kryesor e ka dhënë rritja e sigurimit të brendshëm TPL, por rritje dyshifrore këtë vit po shfaqin edhe produkti tjetër i sigurimit motorik, sigurimi KASKO i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 10.6% krahasuar me një vit më parë, të mbështetura sidomos nga zgjerimi i biznesit të makinave me qira.
Ndërsa sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, që është edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, edhe këtë vit po shënon një rritje modeste. Sipas shifrave të AMF-së, primet e shkruara bruto për 10-mujorin kishin vlerën e pak më shumë se 2 miliardë lekëve, me një rritje prej 4.5% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit këtë vit vazhdojnë të jenë në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë. Për 10 muaj, dëmet e paguara bruto nga siguruesit kishin vlerën e 6.9 miliardë lekëve, 2% më shumë krahasuar me 10-mujorin 2024. Ndërkohë që në sigurimin e Jetës dëmet kanë shënuar një rritje të lehtë me 1.4%, në tregun e Jo-Jetës ato paraqiten në rënie, duke përfshirë edhe pagesat e kryera nëpërmjet Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Tag: shkruara
-

Tregu i sigurimeve/ Sigurimi me rritje dyshifrore të primeve dhe ulje të dëmeve
-

Ndarja e tregut të TPL-ve nuk ka ndryshuar as me aplikimin e rregullores së re për faktorët e riskut
Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta është pothuajse e pandryshuar edhe këtë vit.Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për 9-mujorin 2025 tregu i këtij produkti kryesohet nga Sigal, me 20.64% të primeve të shkruara bruto, nga 20.6% që mbante një vit më parë. Ndjek Eurosig, me 15.19% (nga 15.25% një vit më parë) dhe Sigma, me 14.59% (nga 14.6% një vit më parë).Edhe për kompanitë e tjera, ndryshimi i pjesës së tregut është i papërfillshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Problemi i konkurrencës në tregun e TPL-ve u ngrit edhe këtë vit gjatë raportimeve në Kuvendin e Shqipërisë nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës. Deputetët nënvizuan se ngrirja e ndarjes së tregut mes kompanive për këtë produkt është një fakt që tregon mungesën e konkurrencës efektive në treg.Që prej vitit 2013, policat e sigurimit TPL shiten përmes sistemit të një brokeri të vetëm. Ato mbajnë logon e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (ent që në fakt është përgjegjës për administrimin e Kartonit Jeshil dhe Fondit të Kompensimit), ndërsa në dokument përcaktohet kompania në përgjegjësinë e së cilës lëshohet polica.Çmimet e sigurimit TPL janë të përafërta për të gjitha kompanitë. Një gjë e tillë ndodh edhe pas hyrjes në fuqi të rregullores së re, që parashikon diferencimin e tarifave sipas disa faktorëve rreziku. Sipas llogaritësve automatikë në faqet e kompanive të sigurimit, çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm të mjetit ka një diferencë prej më pak se 2% mes tyre.Ndërkohë, primet e rrezikut (primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin fondet rezervë për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit) të llogaritura nga kompanitë dhe të miratuara nga AMF kanë diferenca deri në 82% mes kompanive të ndryshme.Sigurimi i brendshëm TPL ngelet shtylla kryesore e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave nga AMF, për 9-mujorin 2025 primet e shkruara bruto nga ky produkt arritën në 10.5 miliardë lekë, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ato sollën 56.6% të primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimit të jo-jetës, në rritje nga niveli prej 54.7% i një viti më parë. / E.ShehuBurimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqiptarët paguajnë më shumë para për sigurime, ja si ndryshojnë çmimet vitin tjetër
Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo vërehet në rritjen e volumit të arkëtimeve nga kompanitë e sigurimit dhe numri i kontratave të lidhura.
Nga statistikat zyrtare rezulton se janë shtuar shqiptarët që derdhin para për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën e thuajse 18 miliardë lekëve, rreth 9.5% më shumë se në tetëmujorin e 2024.
Nëse i referohemi numrit të kontratave, në janar-gusht do të nënshkruheshin 18.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Konkretisht, në janar-gusht 2024 numëroheshin mbi 97 mijë kontrata, ndërsa në 2025 arriti në 112 mijë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.57% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.40% dhe risigurimi me një përqindje të papërfillshme. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.84% të totalit të tregut.
Sigurimi i jo-jetës vazhdon të dominojë për arsye të volumit të madh të primeve që sjell sigurimi i automjeteve.
Nga 1 janari i këtij viti nisi zbatimi i skemës së re të sigurimit të automjeteve, bonus-malus, që përcakton një përllogaritje të re të primit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut. Rregullorja e re parashikon një rritje të çmimit të primit të sigurimit për individët që janë të rinj në moshë, që kanë pak eksperiencë në drejtimin e një automjeti me fuqi të madhe motorike të regjistruar në qarkun e Tiranës, që do të kenë historik aksidentesh, ndërsa për ata që nuk do të kryejnë aksidente ka një ulje të çmimit të primit të sigurimit.
Duke qenë se historiku i aksidenteve përpara këtij viti është fshirë dhe 2025 konsiderohet me zero aksidente të mëparshme për drejtuesit e automjeteve, 2026 do të jetë viti që do sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e sigurimeve, për shkak se atëherë do të vendosen çmimet e reja të sigurimit. -

Shqipëria shënon nivelin më të lartë të sigurimeve, por mbetet ndër më të ultat në Europë
Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.
Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.
Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.
Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.
Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.
Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.
E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.
Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ Monitor -

Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024
Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.Burimi: AMFSipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas
Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gati 62.1% e primeve të shkruara bruto janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndjekur nga Durrësi me rreth 7.2% dhe Korça me 5.2%. Ndërkohë, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët të primeve të shkruara bruto, përafërsisht 0.9%, 1.7% dhe 1.8%.
Ky mbizotërim i Tiranës me më tepër se gjysmën e primeve në shkallë vendi vjen për arsye se shumica e popullsisë është e përqendruar në Tiranë, ndërsa edhe kompanitë e sigurimit kanë një numër më të madh degësh që shtrihen në të gjithë kryeqytetin, që nënkupton se qytetarët kanë akses më të lehtë. Po ashtu, nëse marrim për bazë edhe faktin që pjesa më e madhe e kredisë së dhënë për blerje banese është në Tiranë dhe banka kërkon gjithmonë sigurim prone e jete kur jep kredi, nuk është për t’u habitur ky përqendrim aq i madh i primeve në kryeqytet.
Megjithatë, nëse e krahasojmë me vitin 2023, shumica e qarqeve kanë pasur rënie të primeve të shkruara bruto. Vetëm Fieri, Dibra, Lezha dhe Shkodra rezultojnë me një rritje të lehtë të tyre.
Ndërkohë, primet për frymë janë rritur me 8.8% krahasuar me vitin pararendës. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, rreth 10,364 lekë ishin primet për frymë në 2024 nga 9,526 lekë që ishin në 2023.
Për sa i përket primit për frymë sipas qarqeve, kryeqyteti me 20,011 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga qarku Durrës me 7,885 lekë për frymë dhe Vlora po ashtu me 7,819 lekë për frymë. Nga ana tjetër, Kukësi dhe Berati kanë pasur vlerën më të ulët të primeve për frymë në vitin që lamë pas.
Po për sa i përket dëmeve, në cilat qarqe kanë paguar më shumë kompanitë e sigurimit?
Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka qarku i Tiranës me 67.94%, pasuar nga Durrësi me 10.10%. -

Tregu i sigurimeve: 78% zotërohet nga kapitali vendas
Pjesa e tregut e kompanisë kryesuese të tregut të sigurimeve është në rënie të lehtë këtë vit, ndërsa kompanitë e tjera po fitojnë terren.Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin 2025 Sigal ka ruajtur kryesimin në treg, me 25.95% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës. Megjithatë, pjesa e tregut e Sigal ka rënë nga niveli prej 27.77% që mbante në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Që prej qershorit të këtij viti, Sigal nuk është më pjesë e UNIQA Group Austria, pas finalizimit të transaksionit të shitjes së kuotave nga grupi austriak te një kompani shqiptare, në pronësi të Avni Ponarit, drejtor i përgjithshëm i shoqërisë.Kompania e dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Albsig, që për 6-mujorin mbante 19.45% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Kompania e grupit Kastrati ka rritur pjesën e saj të tregut, nga niveli prej 19.15% që mbante një vit më parë.Eurosig ka arritur në pothuajse 13.81% të tregut, nga 13.42% që mbante për 6-mujorin 2024.Ndjek Sigma Vienna Insurance Group, që për 6-mujorin zotëronte 12.67% të primeve të shkruara bruto, nga 12.72% që mbante një vit më parë.Në rritje është Intersig Vienna Insurance Group, që ka arritur në 8.9% të tregut (nga 8.83% një vit më parë.Vijon Insig, që ka arritur në 7.24% (nga 6.53% një vit më parë), Ansig, në 6.09% (nga 5.85% që mbante një vit më parë) dhe Atlantik, në 5.89% (nga 5.73% një vit më parë).Me largimin e UNIQA Group Austria, sipas origjinës së kapitalit tregu po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë shqiptare. Pjesa e tregut e kompanive me kapital shqiptar ka rënë lehtë në 78.4%, nga 50.7% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Dështimi i tregut shqiptar të sigurimeve për t’u zhvilluar dhe për t’u zhvendosur nga “shtrati” i sigurimeve të detyrueshme duket se e ka zbehur interesin e investitorëve të specializuar nga jashtë.Në përgjithësi, edhe ndarja e tregut të sigurimeve sipas primeve të shkruara bruto paraqitet relativisht e ngurtë, edhe për shkak se tregu mbështetet kryesisht në produktet e detyrueshme të sigurimit motorik.Skema e tregtimit të këtyre produkteve, duke përfshirë edhe sigurimin e brendshëm motorik TPL, nuk favorizon shumë konkurrencën, por kryesisht tenton të mbajë nën kontroll çmimet, që kanë ndryshime shumë të vogla mes kompanive të ndryshme.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto në sigurime për 6-mujorin arritën një vlerë totale prej 12.8 miliardë lekësh ose rreth 130 milionë eurosh, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës përbënte edhe pjesën dërrmuese të tregut, me 11.7 miliardë lekë prime (91% të totalit), në rritje me 7.6% krahasuar me 6-mujorin 2024./ E.ShehuBurimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.