Tag: shkruar

  • “Nuk na intereson se çfarë ka shkruar”/ Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet

    “Nuk na intereson se çfarë ka shkruar”/ Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet

    Prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë në Romë, kanë reaguar sërish, duke komentuar letrën e faljes nga vrasësi i 22-vjeçares, Mark Antony Samson, i cili i kërkoi falje për krimin.

    Babai i Ilarias, Flamur Sula, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit me prejardhje nga Filipinet dhe tregon gjithashtu bisedën që pati me të në komisariat.
    “E pyeta atë nëse kishte lidhje me ngjarjen dhe mu përgjigj: ‘Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë”, përkundrazi, e kishte bërë. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë ka shkruar. Duhet të vendoset në vend drejtësia”, u shpreh si fillim babai i 22-vjeçares së vrarë.
    Për ditë të tëra familja shpresonte që vajza të kthehej në shtëpi, por dyshimi se diçka e keqe kishte ndodhur i pushtoi menjëherë. Ata e kuptuan menjëherë se nuk ishte ajo që dërgonte mesazhe dhe bënte ato postime në Instagram.
    “Po të ishte ajo, çfarëdo që të bënte, mirë apo keq, do të na kishte thënë. Ajo në fakt do të na telefononte, jo do të na dërgonte një mesazh apo të postonte në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet e telefonit të saj”.
    Më pas, nëna e Ilarias, Gëzime Sula, komentoi sjelljen e nënës së Samson, e cila e ndihmoi atë të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi, pasi i mori jetën studentes shqiptare.
    “Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka”.
    “Nuk e prisnim letrën në këtë moment”, shtoi Flamur Sula. “Ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi qarë për vajzën tonë për 20 ditë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme dhe nuk është e lehtë ta harrosh”.

    Top Channel

  • Nga fjalët te grushtat, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Nga fjalët te grushtat, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Aktivisti dhe publicisti i njohur, Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kryeqytetit. Sikurse duket në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
    Një grua është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.

    Për incidentin, reagoi sot Ilir Demaliaj, përmes një interviste në një intervistë televizive.
    “Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.
    Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”.

  • Sherri fizik me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Sherri fizik me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Aktivisti dhe publicisti i njohur, Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kryeqytetit. Sikurse duket në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
    Një grua është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.

    Për incidentin, reagoi sot Ilir Demaliaj, përmes një interviste në “Shqipëria Live”.
    “Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.
    Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”.

  • “Çfarë s’ka shkruar për mua”/ Sherri me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    “Çfarë s’ka shkruar për mua”/ Sherri me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Aktivisti dhe publicisti i njohur, Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kryeqytetit. Sikurse duket në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
    Mimoza Hajdarmataj, kandidate e Partisë Demokratike në listën e hapur të Tiranës është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.

    Për incidentin, reagoi sot Ilir Demaliaj, përmes një interviste në “Shqipëria Live”.
    “Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.
    Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”.

    Top Channel

  • Njoftoi “ngrirjen” e tarifave për 90 ditë, Trump: E kemi shkruar nga zemra vendimin, nuk jemi konsultuar me avokatë

    Njoftoi “ngrirjen” e tarifave për 90 ditë, Trump: E kemi shkruar nga zemra vendimin, nuk jemi konsultuar me avokatë

    Donald Trump tha ditën e djeshme se njoftimi i tij i befasishëm, për të “ngrirë” shumicën e tarifave që ai kishte vendosur në dhejtëra vende, ishte shkruar “nga zemra” dhe pa udhëzimet e avokatëve.

    Në postimin surprizë të publikuar të mërkurën në platformën Truth Social thuhej se shumë vende, partnerë tregtarë të SHBA-së, (duke përjashtuar Kinën, e cila u kundërpërgjigj ndaj sulmit ekonomik të Trump ditët e fundit) do të përfitojnë për tre muaj nga kufizimi i tarifave doganore prej 10%.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    “Kam menduar për këtë ditët e fundit”, u tha ai gazetarëve dje pas vendimit për të “ngrirë” tarifat.

    Sipas Sekretarit të Tregtisë, Howard Latnick, postimi në Truth Social u shkrua nga Trump, ai vetë dhe Sekretari i Thesarit Scott Besant. Njoftimi thuhet se ka habitur disa ligjvënës republikanë.

    Siç komentoi Trump nga Zyra Ovale, njoftimi “u shkrua të mërkurën në mëngjes, mjaft herët”.

    “Vetëm u ulëm dhe e shkruam, nuk përdorëm avokatë… E kemi shkruar nga zemra”.

    “Është shkruar nga zemra dhe mjaft mirë, mendoj”, shtoi presidenti amerikan, sipas Politico.

    “Ne nuk duam të dëmtojmë vendet që nuk kemi nevojë t’i lëndojmë, dhe ata të gjithë duan të negociojnë. Ne duam ta bëjmë atë siç duhet, ne duam të kujdesemi për ta, por duhet të kujdesemi për vendin tonë, kështu që… Por kjo ishte diçka për të cilën, sigurisht, kishim folur për një kohë të gjatë dhe sot vendosëm ta bëjmë, dhe jemi të kënaqur për këtë,” tha më tej Trump, sipas Axios./vizionplus.tv 

  • Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…

    Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…

    Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli statusin e mbrojtjes paraprake për Shpellën e Shkruar të Lepenicës, si një hap paraprak drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
    Piktura shkëmbore e “Shpellës së Shkruar të Lepenicës” është një dëshmi e rrallë e artit shkëmbor prehistorik, e vetmja e identifikuar deri më tani në Shqipërinë Jugperëndimore.
    Propozimi u bë mbi bazën e punës së realizuar nga arkeologu Prof. Dr. Muzafer Korkuti, për dokumentimin dhe studimin e pikturës në vitin 1984, si dhe mbi bazën e punës për ridokumentimin e saj, të realizuar nga projekti shqiptaro-spanjoll “Lepenica” bashkëpunim i DRTK Vlorë, Institutit të Arkeologjisë dhe Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia, Spanjë. Sipas Akademikut Muzafer Korkuti, piktura shkëmbore e Shpellës së Shkruar në Lepenicë është vepër origjinale me një bazë konceptimi të sajën dhe përfaqëson një stad të caktuar të artit prehistorik, ku përfytyrimi abstrakt i kohës është paraqitur në mënyrë monumentale.
    Piktura është krijim i rrallë i artit neolitik, që me ideogramat e tij dhe me mjetet dhe mënyrën e vet, ka paraqitur një “mesazh” të banorëve të kohës.

  • Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

    Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

    Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një mesah ekskluziv për Report Tv. Mesazhi i tij përmban faktin e kallëzimit të dytë për Berishën në SPAK dhe sipas tyre shteti nuk po lëviz gishtin më të vogël.
    Nga ana tjetër familja Haklaj shprehet se ata janë gjithë ‘sy e vesh të dëgjojnë drejtësinë të shprehet për këtë kallëzim.
    Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur. /Shqiptarja.com

  • Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon datën e saktë të fundit të botës

    Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon datën e saktë të fundit të botës

    Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim ne.
    Paralajmërimi, i skalitur mbi një llogaritje matematikore në një fletë letre në 1704, thotë se Toka do të ‘rivendoset’ në 2060.
    Njutoni, i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit dhe shpikjen e llogaritjes, gjithashtu kishte një interes të përjetshëm për fenë dhe besonte në vizionet biblike të apokalipsit – veçanërisht në Betejën e Harmagedonit.
    Kjo luftë e profetizuar përmendet në kapitullin e fundit të Librit të Danielit dhe Zbulesës dhe vendos forcat e së mirës, ​​të udhëhequra nga Zoti, kundër forcave të së keqes, të udhëhequra nga mbretërit e Tokës.
    Beteja do të fitohet nga forcat e së mirës, ​​parashikon, dhe do të ketë një epokë të re paqeje.
    Për të gjetur datën, Njutoni përdori ‘parimin ditë për një vit’, një metodë e përdorur në atë kohë për të interpretuar profecitë biblike, raporton Mail Online.
    Ai përdori 1260, 1290, 1335 dhe 2300 ditët e përmendura në Librin e Danielit dhe Zbulesës (i cili diskuton fundin dhe fillimin e kohërave të caktuara) dhe e interpretoi çdo ditë si një vit.
    Duke shkruar nën pseudonimin ‘Jehovah Sanctus Unus’, ai tha në letër: ‘Pra, kohët kohore dhe gjysma e kohës janë 42 muaj ose 1260 ditë ose tre vjet e gjysmë, duke llogaritur dymbëdhjetë muaj në një vit dhe 30 ditë në një muaj siç bëhej në Kalendarin e vitit primitiv.
    “Dhe ditët e Bishave jetëshkurtra të vendosura për vitet e mbretërive të jetuara, periudha prej 1260 ditësh, nëse daton nga pushtimi i plotë i tre mbretërve AC 800, do të përfundojë AC 2060. Mund të përfundojë më vonë, por nuk shoh arsye për përfundimin e saj më shpejt.”
    Në një parashikim tjetër ku ai përmend datën 2060, Njutoni shkroi: ‘Këtë nuk e përmend për të pohuar se kur do të jetë koha e fundit, por për t’i ndalur hamendjet e nxituara të njerëzve fantastikë që parashikojnë shpesh kohën e fundit, [dhe] duke bërë kështu për të diskredituar profecitë e shenjta aq shpesh sa parashikimet e tyre dështojnë.
    Stephen D. Snobelen, një profesor i historisë së shkencës dhe teknologjisë në Universitetin e King’s College në Halifax, i tha Daily Mail se parashikimi i Njutonit “nuk përfshinte përdorimin e ndonjë gjëje aq të komplikuar sa llogaritja, të cilën ai e shpiku, por më tepër aritmetikë të thjeshtë që mund të kryhej nga një fëmijë”.
    Ai tha se Njutoni nuk ishte një shkencëtar në kuptimin modern të fjalës – ai ishte një ‘filozof natyror’.
    “E praktikuar nga mesjeta deri në shekullin e tetëmbëdhjetë, filozofia natyrore përfshinte jo vetëm studimin e natyrës, por edhe studimin e dorës së Zotit në punë në natyrë”, shtoi Snobelen.
    Ai tha se Njutoni besonte se do të kishte një epokë të re dhe se profecia biblike u bëri thirrje hebrenjve të rindërtonin Tempullin përpara ardhjes së dytë të Krishtit.