Ish-deputetja, Oriola Nebiaj ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”. E pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi pa hezitim: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”
Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur disa vite më parë në dasmën e një shoqeje të ngushtë dhe ishte e nxitur nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë”.
“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe, thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.
Ori shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast impulsiv që ndodh në ato mbrëmje ku emocioni kalon kufijtë.“Ishte një minutë… një çast lumturie,” tha me humor.
Tag: shkruar
-

“U pendova, por …”, ish-deputetja e PD tregon momentin ‘epik’ kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit
-

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes
Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”. E pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi pa hezitim: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”
Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur disa vite më parë në dasmën e një shoqeje të ngushtë dhe ishte e nxitur nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë”.
“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe – thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.
Ori shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast impulsiv që ndodh në ato mbrëmje ku emocioni kalon kufijtë.“Ishte një minutë… një çast lumturie,” tha me humor. -

“Fat i shkruar”, mjekët e këshilluan të udhëtonte me makinë Diago Jota-n para aksidentit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme botën e futbollit, ku futbollisti i Liverpool Diago Jota dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.
Mediat portugeze kanë dhënë detaje mbi aksidentin tragjik, ku mesa duket fati ka qenë i “shkruar”.
Diago Jota kishte shkuar në vendlindje ku kishte kryer një operacion të lehtë në mushkëri dhe doktorët e kishin këshilluar që të mos udhëtonte me avion për pak kohë.Prandaj ai ishte duke udhëtuar me vëllain e tij mëngjesin e sotëm me makinë për të shkuar në portin e Santander nga ku do të udhëtonte më pas me traget drejt Britanisë me destinacion Liverpool-in.
-

Ishte e shkruar! Doktori i tha të ikte me makinën që i mori jetën, kështu ndodhi tragjedia e Diogo Jotës
Fatit tënd nuk i shpëton dot, në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë. Mund të jetë një fund i trishtë ose një proces normal natyror, por në të gjitha rastet, fati duket të jetë i shkruar dhe e pamundur që ta ndryshosh atë. Në mëngjesin e sotëm, të gjithë u ngritën dhe mësuan lajmin e trishtë nga bota e futbollit, Diogo Jota, kishte ndërruar jetë. Lojtari që ne ishim mësuar ta shihnim në Premier League, duke i shënuar shumë ekipeve të njohura në botën e futbollit me fanellën e Liverpulit, tani jo vetëm që nuk do ta shohim më në fushën e blertë, por nuk do të shihet më as nga familjarët e tij në jetën e përditshme, Diogo Jota ndërroi jetë.
Dhimbja shtohet akoma më shumë për familjen e tij të re, pasi vetëm dy javë më parë Diogo Jota ishte martuar dhe kishte tre fëmijë. Të gjithë e përshkruanin si një njeri besnik dhe me virtyte të larta. Në fakt, kjo ndodh gjithmonë kur dikush ndërron jetë por fakti që Diogo Jota u martua me femrën që e kishte të dashur që nga fëmijëria e tij vërteton edhe njëherë tjetër besnikërinë e tij, se nuk ishin thjesht nga ato rastet kur fjalët e mira dalin gjithmonë pasi ke ndërruar jetë.?Fundi ishte tragjik, shumë tragjik. Në një udhëtim së bashku me vëllain e tij 26-vjeçar, Lamburghini i tyre u përfshi nga flakët. Në një moment, vëllezërit tentuan një parakalim, goma e makinës plasi dhe të dy ndërruan jetë në vend. Madje ishte e pamundur që trupat e tyre të njiheshin, u desh targa e makinës për të identifikuar personat që ndodheshin në të, duke shtuar akoma më shumë dhimbjen e familjarëve për një fund të tillë të pamerituar.
Por fatit nuk i shpëton dot askush. Mënyra sesi ndodhi tragjedia e Diogo Jotës është për një film horror, dramatik. Lojtari kishte shkuar në vendlindje për t’u martuar dhe kishte bërë një operim në mushkri. Gjendja e tij ishte e mirë, operimi nuk ishte serioz, por mjekët i kishin dhënë një këshillë, që rezultoi fatale për të.
Ata i thanë Diogo Jotës që të mos merrte avionin për të fluturuar si normalisht, sic e kishte planifikuar vetë futbollisti. Ata i këshilluan futbollistit që të ikte me traget për në Angli dhe jo me avion. Kështu veproi edhe Jota që së bashku me vëllain u nisën për në Santader për të kapur një traget drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe pastaj do të vazhdonin sërish me makinën e tyre. Por ishte pikërisht kjo këshillë e mjekëve që bëri që Diogo Jota të gjendej në vendin e tragjedisë së tij. Në një rast tjetër, një tjetër person ndoshta mund të kishte dalë edhe kundër fjalës së mjekëve për të zgjedhur fluturimin, por me disiplinën dhe duke parë faktin që është një futbollist dhe kjo do t’i sillte probleme edhe me klubin e tij, Diogo Jota zgjodhi që të ishte strikt në këshillën e mjekëve duke shkuar në rrugën e fundit të jetës. /Sport Ekspres/ -

Anthropic mbyll blogun e shkruar nga AI një javë pas debutimit
Një javë pasi Anthropic filloi eksperimentin e një blog të shkruar nga modelet AI të Claude, kompania e mbylli dhe sajti i saj ridrejton përdoruesit tek kryefaqja.
Blogu ishte një faqe e dedikuar në uebsajtin e Anthropic dhe ishte edituar për saktësi nga njerëzit ndërsa popullohej me postime tematike për mënyra përdorimit të Claude.
Ishte menduar të shërbente si një vitrinë që nxjerr në pah aftësitë shkruese të Claude edhe pse ishte e paqartë sesa prej tekstit të postuar ishte i paprekur nga editorët njerëzorë.Reagimet nuk ishte pozitive në median sociale, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës lidhur me pjesët e përmbajtjes që ishin gjeneruar nga AI.
Më shumë se 24 uebsajte drejtonin për tek postimet e Claude përpara se Anthropic ta rrëzonte. /PCWorld Albanian -

Një gol në Olimpico mjafton për të shkruar historinë, Bologna mund Milanin dhe fiton Kupën e parë të Italisë pas 55 vitesh
Në një mbrëmje historike për futbollin italian, Bologna ka shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit duke fituar Kupën e Italisë pas më shumë se gjysmë shekulli.
Në finalen e luajtur ndaj AC Milan, skuadra nga Emilia-Romagna doli fituese me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Dan Ndoye në minutën e 53-të.
Ky është trofeu i tretë i Kupës së Italisë për Bolognën, pas suksesit të fundit në sezonin 1969/70. Me një paraqitje të fortë dhe të disiplinuar, Bologna arriti të neutralizojë yjet e Milanit dhe të sigurojë një fitore të madhe në një nga skenat më të rëndësishme të futbollit italian.
Finalja u zhvillua në stadiumin “Olimpico” në Romë, përpara mijëra tifozëve që krijuan një atmosferë elektrizueseTop Channel
-

Këto shenja Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje
Disa individë duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërsa të tjerë duhet të punojnë më shumë për të arritur atje ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësitë, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Ja cilat janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje:
DashiDëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk friksohen nga sfidat dhe janë të gatshëm të kapin mundësitë që të tjerët i shmangin. Kjo vendosmëri dhe guxim i ndihmon ata të shohin mundësi që mund të shpërblehen me sukses.
LuaniLuani është një lider i lindur, i ndihmuar nga Dielli që e mbështet me karizëm dhe vetëbesim. Ai ka aftësinë për të shkëlqyer në çdo fushë dhe të tërheqë mundësitë më të mira, qoftë në karrierë, biznes, apo jetën personale. Succesin për të nuk është një rastësi, por një pasojë e natyrës së tij.ShigjetariNjë tjetër shenjë me fat është Shigjetari, i cili është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja. Sunduar nga Jupiteri, ky shenjë është një aventurier i lindur dhe gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, me një pasion të fortë për eksplorimin dhe përvojat e reja. Guximi për të ndjekur instinktet shpesh i shpërblehet me sukses të papritur.
PeshqitPeshqit janë një ndër shenjat më intuitive dhe duket se kanë një lidhje të fshehtë me universin. Ata shpesh përballen me mundësi që duken si “rastësi”, por janë rezultat i ndjeshmërisë dhe intuitës së tyre të fortë. Kur ndiejnë se diçka nuk po shkon, ata e ndryshojnë rrjedhën dhe shmangin dështimin.
DemiDemi është i njohur për punën e palodhur dhe durimin. Ai nuk është nga ata që kërkojnë suksesin e menjëhershëm, por falë këmbënguljes dhe përkushtimit, gjithmonë arrin të ndjekë rrugën e duhur në kohën e duhur. Sunduar nga Afërdita, Demi ka një aftësi natyrale për të ndërtuar një jetë të begatë dhe për të krijuar mundësi edhe kur ato nuk vijnë vetë.
Këto janë shenjat që duket se kanë suksesin të shkruar në yje, duke shfrytëzuar natyrën dhe karakteristikat e tyre të veçanta për të arritur majat. -

E veshur si nuse, në një vallëzim me babain e ndjerë/ Rozana ‘shpërthen’ në lot kur i dëgjon zërin, merr surprizën e jetës nga motra dhe Kori i Fëmijëve të Qendrës “Pentagram”
Lot dhe emocione në këtë finale të madhe të Big Brother VIP 4, ndërsa nuk kanë të reshtur surprizat. Dhe këtë herë është radha e Rozanës. Finalistja ka shpërthyer në lot teksa dëgjonte zërin e babait të saj, Ferdinand Radi, i cili recitonte një poezi të shkruar për të.
Momenti i shoqëruar nga një video, pamjet e të cilës shprehin mënyrën se si Rozana e shikon shpesh të atin në ëndërr, me atë kërcimin e pamundur në dasmën babë e bijë në dasmën e saj.
Imazhet e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale kanë lënë pafjalë finalisten, e cila u shpreh se atë kërcim e ka ëndërruar gjithë jetën.
Rozana: Faleminderit Ledion, unë pash babin në një kërcim që e kam ëndërruar gjithë jetën. I kam shkruar shumë këtij kërcimi me babin. E pash në teatër dhe këtu pranë meje kam Frankon. U bëmë si një familje e madhe, sikur mi sollët këtu në vend.
Ledioni: Jam i bindur që të dy ëngjejt e tu mbrojtës, mami dhe babi, përveç gjithë dashurisë, një nga dashuritë më fantastike që të kanë lënë trashëgimi është ajo e fjalës. Talentit për ta shkruar dhe përdorur fjalën. Dhe ti në të gjithë karrierën tënde ke shkruar mijëra fjalë dhe tekste të cilat jetojnë sot e kësaj dite dhe janë në gojën e të gjithë publikut. Sonte, copëza të këtyre fjalëve, vargjeve dhe mendimeve të tua ndër vite do të vijnë të performuara si kurrë më parë.
Në këtë moment, copëza tekstesh të Rozana Radit kanë ardhur në jetë përmes performancës së shkëlqyer të Korit të Fëmijëve të Qendrës Pentagram. Finalistja e habitur nuk ka reshtur dot lotët.
Pas performancës së fëmijëve, Rozana është surprizuar nga motra e saj, Andeta Radi e cila e ka përqafuar fortë duke i thënë disa fjalë zemre.
Rozana: Të kërkoj falje sepse të kam hequr nga fëmijët e tu për të ndenjur me mua.
Andeta: Ne kemi thënë gjithmonë që derisa të kemi jetë, ne do të jemi të dyja. Ne vërtetë nuk kemi një vëlla, por nuk ja kemi nevojën sepse jemi të dyja edhe motra, edhe vëlla, edhe nënë, edhe babë. Ti je më e fortë se mua.
Rozana: Ti e di sa të vështirë e kam unë të flas me ty. Gjithmonë i kam fshehur gjërat e mija nga ty sepse nuk kam dashur të të rëndojë më tepër. Dua të të them më fal shumë për gjithçka që të kam bërë.
Andeta: Nuk ke pse të kërkosh fare falje…
Rozana: Uroj që ti të thinjesh dhe të jesh gjithmonë në jetën time. Të largohesh nga kjo jetë pas meje sepse jeta ime nuk ka kuptim pa ty.
-

I bleu djalit karrocë “Lamborghini”, Dafina Zeqiri “kryqëzohet” nga ndjekësit! Reagon dhe bashkëshorti
Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, i cili pritet të vijë në jetë pas pak muajsh.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka publikuar një foto të karrocës së markës “Lamborghini”, shumë pranë makinës së saj, të po të njëjtës markë.
Por, kjo karrocë e veçantë në vlerë 5500 euro mori vëmendjen e të gjithëve. Më së shumti pati reagime në rrjete sociale, ku shumë nga njerëzit e kritikuan duke e cilësuar si një shpenzim të panevojshëm.
“Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit, ndërsa nuk u vonua dhe përgjigjs nga bashkëkshrti i Dafinës, Kreshniku.
“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu, nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, ka shkruar ai.
Po komentet për karrocën dhe vlerën e saj marramendëse nuk mbetën me kaq, pasi ndjekësit e tjerë të tyre i kritikuan për blerjen.
Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”, ka shkruar një tjetër komentues.
“Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”, u përgjigj sërish Kreshniku








