Tag: shkruar

  • Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Nga Moikom Zeqo

    Emri i lavdishëm e i pamortshëm i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është i lidhur edhe me poezinë botërore. Marin Barleti ka dëshmuar për këngët popullore, pra për një traditë të këngës historike e legjendare të vetë popullit shqiptar. Vetë kryevepra e Barletit për bëmat e personalitetin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut është shkruar plot me poezi të brendshme, me një forcë përgjithësuese, ku poezia në kuptimin e përgjithshëm dhe artistik është e pranishme. Librin e Barletit mund ta quajmë pa e tepruar edhe si një poemë epike. Ky libër, siç dihet u botua në Romë gjatë viteve 1508-1510.

    Interesant është, të vihet në dukje se që në fillim të librit botohen edhe dy poezitë latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit tonë, e me sa duket, miq të tij, që e vlerësojnë shumë lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut, por edhe vetë nismën e pavdekshme të shkrimtarit e të dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar në distikë e kanë karakter kushtimor e vlerësues, apologjik.

    Njëra poezi është shkruar nga poeti Pjetër Reguli nga Viçenca, kurse tjetra nga Domeniko de Alcenjano, nga Padova. Këta dy poetë të kohës janë intelektualë, që u ka tërhequr vëmendjen Shqipëria, historia e saj dhe një nga pishtarët më të mëdhenj të lavdisë e lirisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skënderbeu. ata kanë pasur patjetër lidhje me Barletin e shtojnë kështu nota për biografinë e tij, për rrethin e të njohurve të Barletit, për vetë procesin e shkrimit dhe të botimit të kryeveprës barletiane, e cila u përhap dhe u përkthye gati në të gjitha gjuhët e Evropës, duke e bërë Barletin shkrimtarin e parë shqiptar të kalibrit botëror.

    Në përfundim, shënojmë se Pjetër Reguli dhe Domeniko de Alcenjano janë poetët e parë të Evropës dhe të botës, që kanë shkruar për Skënderbeun, duke u bërë kështu paraardhësit e asaj tradite shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë.

    Le të kujtojmë këtu poetët Ronsar, Agrippa D’Obinje, Gabriel Femi, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlogu, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.

    PJETËR REGULI I VIÇENCËS(SHEKULLI XVI)Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejatE kapedanëve të famshëm heroikë.Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës,Sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të!Prijës i madh, trim e shpirt heroKërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë!Se emri i tij do të thotë “Aleksandër i Madh”,Mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë!

    DOMENIKO DE ALCENJANO I PADOVËS(SHEKULLI XVI)Në qoftë se t’i lexues do të tejshohëshMe aftësinë tënde në këtë vepër madhështore,Ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith,Se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë.Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbërQë asnjë mangut nuk i le Kamilit të madh.I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulmUshtritë pafund të perandorëve sulltanë.Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe,Le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet.

    ***

    Albanologu i njohur, i ndjeri at Vinçenc Malaj, që vdiq para disa vjetësh në moshën 70-vjeçare në Tuz të Malit të Zi, ka bërë të njohur publikisht ekzistencën e një dorëshkrimi në gjuhën latine, të shkruar nga poeti italian, humanisti Girolamo Bologni. Dorëshkrimi përbëhej gjithsej nga 20 faqe dhe përmbante në 243 distikë një poezi, pothuaj një poemë prej 436 vargjesh gjithsej. Çdo distikt përbëhej nga dy vargje me ritme të alternuara, një varg qe hekzametër, kurse tjetri pentametër, teknikë vargëzuese kjo tepër e njohur në poezinë e latinitetit mesjetar.

    Poema kishte titullin « SCANDER », pra kemi të bëjmë me emrin e njohur të Gjergj Kastriotit, që u quajt nga turqit Skënderbe, formë kjo tipike e paraqitjes së emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

    Ky dorëshkrim qe zbuluar nga dr. Vinçens Malaj në Bibliotekën e Splitit, ku ai kishte punuar për disa kohë. Kjo poemë unikale është akoma dhe sot e pabotuar.

    Malaj kishte projektuar ta kthente poemën në shqip, pasi “poema shton një subjekt dhe motiv të ri të rëndësishëm për bibliografinë skënderbejane”. Gjirolamo Bologni është një poet që ka lindur në Italinë e Veriut në qytetin Trevizo në vitin 1454. Kur vdiq Skënderbeu në 1468 poeti italian ishte 14 vjeç. Ai vdiq në vitin 1517 dhe mundet që poema e tij për Skënderbeun të jetë shkruar diçka para vitit 1517 pra në fillim të shekullit XVI. Në fletën e parë “dorëshkrimi “ është shkruar latinisht “Huic Libello Est Titulus Scander”, (“Ky libër e ka titullin Skënderbe”).

    Ka dhe një nëntitull, ku thuhet në latinisht me dy vargje:

    Një ankim i mallëngjyeshëm mbi shkatërriminE të krishterëve të gënjyer nga turqit e tmerrshëm.

    Për të pasur një ide më të qartë të fillimit të poemës po japim të përkthyer në shqip edhe dy distikë të tjerë:

    Skënderbeu, dëbuesi i turqve, që nga Venediku,Qe i ashpër, i tmerrshëm për dhunuesit.E meriton me këtë Hero ta titulloj këtë libër,Se me veprat heroike ia ka dhënë substancën.

    Poema në fjalë, afro 500 vargje, meriton e tëra, që të shqipërohet. Kështu krijohet një trinitet poetësh italianë që kanë jetuar midis fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Që të tre këta autorë janë me origjinë italiane, ç’ka tregon, se krijuesit humanistë evropianë kanë qenë shumë të ndjeshëm dhe reflektues ndaj famës dhe bëmave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Hulumtimet e ardhshme kanë për të zbuluar vepra dhe motive të tjera.

    ***

    Lexo më shumë Sveçla: Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

    Në vitin 1567 u përkthye libri i Barletit për Skënderbeun në portugalisht. Mbi këtë botim u mbështet Luis De Meneses, një nga emrat më të shquar të kulturës portugeze për të botuar në vitin 1688 në Lisbonë një libër, që përmban edhe 21 kushtime, sonete dhe decima të autorëve të ndryshëm.

    Për këtë koleksion poezish flet në një studim të saj në formë disertacioni dr. Anila Bitri. Nuk ka shumë të dhëna për autorët e poezive që janë frymëzuar nga lavdia e Skënderbeut. Një sonet dihet, që është shkruar nga Markez De Arronche. Në sonetin e tij janë dhe këto vargje:

    Nga kjo lakmi e Diellit, mrekulli e artitE mbretit shqiptar kaq të lavdishëmNë çdo germë unë e ngre një kurorëDhe në çdo fletë e ve një flamur.

    Një sonet tjetër është anonim, nuk e ka emrin e autorit. Mendohet se është shkruar në shekullin XVI. Veçojmë më poshtë këto vargje (shqipërimi është i Dr. Anila Bitrit):

    Në degë dafine, në djep prej ariRilind sot ti i ndritur FeniksHero që me shkronja diamantiShkruan në Zefir thesarin e pamort.Ai qe i pari është në Korin e MuzaveJetës që lind botën, ti këndojTë lerë gjurmë në dritat vezullueseDafinë pa rreze, pendë pa shkëlqim.Me njërën, dhe tjetrën është krahasuarFeniksi, që sot ringjallet në këtë shkrimDhe i mençuri Apolon, që plot lavdi,Famën tregon në fluturimin e dyfishtë.

    ***

    I paharruar Frang Bardhi në kryeveprën e tij “Apologjia e Skënderbeut” të botuar në 1636 citon librin “Argëtime te Parnasit”, të shkruar nga poeti italian Joan Jakov Ricci, i shekullit XVII. Frang Bardhi citon këtë fragment poetik nga Ricci me titull “Beteja e Herkulit dhe e Skënderbeut”:

    Me gëzim të madh dhe me furiSulmon Skënderbeu shqiptar i pathyeshëmKreshnik në beteja, ku del ngadhënjimtarShpirtmadh, i vrullshëm dhe plot fuqi.

    Dhe më poshtë:

    Ndalon Skënderbeu i lindur nga EpiriKali e tij madhështor dhe krenar,Që ka ecje të lehtë për çdo kundërshtar.Heroi i armatosur trimërishtParzmore prej lëkure të ashpër ka,Shpatë, hark dhe shtizë të tmerrshmeU hodhën heshtat e shpjeta dhe Arbërori,Merr pozicion dhe hedh një topuzKrejt ndryshe nga topuzi i Herkulit të Tebës.

    Ne nuk e dimë librin me autor Riccin, ku padyshim një kapitull poetik i kushtohet Skënderbeut në shoqëri nga një hero mitologji, siç është Herkuli i Tebës.

    ***

    Për poetin Ricci Skënderbeu është po aq i famshëm, kapërcen kohërat si një subjekt surrealist dhe lufton së bashku me Herkulin e Tebës.

    ***

    Në shekullin XVII edhe një poete italiane Margarita Sorochi, një mike e njohur e Galileo Galileut, ka shkruar një epos në qindra vargje për Skënderbeun, epos, që fatmirësisht është botuar dhe përkthyer edhe në gjuhën shqipe./Dita

    Rruga Press

  • Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën

    Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën

    Gjuha jonë e folur nuk dihet që nga cili vit daton, por disa dokumente që na vijnë edhe sot e kësaj dite, mund të themi me gojën plot se as vitin në të cilin ajo ka filluar të shkruhet nuk mund ta themi.

    Në Kretë është gjetur një objekt sa misterioz aq edhe domethënës, sidomos për popullsinë që jeton në veri të Greqisë, arvanitasit. Objekti quhet Disku i Festos dhe sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r.

    Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.

    Niko Stillo ka organizuar një studim të gjatë për sa i përket këtij objeti dhe vlerës që ai ka.

    “Për Feston, shkurt do të themi se ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.r., dhe sot është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike.

    Për emrin e tij, që konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim, unë besoj se e ka marrë nga hyu Ifestos Ιfaistos,Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien) të germës nistore I (Η). Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te Iliada (Kënga 2, vargu 648) dhe te Odisea(Kënga 3, vargu 296).

    Sipas arkeologëve, epoka minoike fillon më 2.600 p.e.r. dhe pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.r. me argolitodomi (αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej gurësh pa asnjë përpunim.

    Ky pallat u shkatërrua nga tërmeti rreth vitit 1730 p.e.r., dhe mbi gërmadhat e tij u ndërtua më madhështor, ku dhe ai u rrënua nga zjarri rreth vitit 1600 p.e.r.

    Ndërkohë, me metodat e reja të matjes së vjetërsisë së objekteve, datohet dhe prodhimi i diskut, shpëtimi i të cilit konsiderohet fatmirësi në fatkeqësi, se u ruajt pas një pjekjeje në një temperaturë shumë të lartë gjatë zjarrit, që dogji pallatin e Festos.

    Studiuesit që u morën me të na thonë se konsiderohet monumenti i parë i tipografisë (i shtypshkrimit), se teksti u shtyp apo më mirë u vulos në dy pllaka prej argjile të njomë, të cilat në vijim u ngjitën në një.

    Mbi të gjitha na thonë edhe se është unik për sa i përket mënyrës së grafisë (shkrimit) dhe simboleve të veta; ndërsa qëllimi i ndërtimit të tij dhe prodhuesi i tij, konsiderohen një nga misteret e shumta të arkeologjisë.

    Ngaqë besoj se këta studiues nuk janë marrë dhe aq shumë me këtë temë, po jap dhe paraqitjet e lashta vijuese, ku kemi dhe dy nga simbolet e Diskut të Festos, nga ku mund të them se mëtimi që këto simbole nuk janë gjetur asgjëkund, nuk është i saktë. Në të parën e këtyre paraqitjeve, ku kemi një monedhë nga Kerkyra (Korfuzi), të quajtur dhe ndryshe ishulli i Epirit, siç shikojmë ekziston dhe simboli, të cilin te Disku i Festos e gjejmë madje katër herë të shkruar.

    Në paraqitjen e dytë, ku kemi një hajmali të besimit (fesë) të quajtur në latinisht të Abrax-it, në qendër të mbishkrimit që mban Abrax-i, kemi dhe simbolin, që e gjejmë dhe te Disku i Festos dhe madje dy herë të shkruar.

    Lidhjen e Kerkyrës së stërlashtë me gjuhën arvanitase dhe në përgjithësi me gjuhën e shqiptarëve, e gjejmë në historinë e këtij ishulli, gjersa sipas shkrimeve historike, para vendosjes së të quajturve kolonë të parë grekë nga Eritrea e Eubesë në shek. e 8 apo të 9 p.e.r., banohej nga ilirë.Për të vërtetuar origjinën arvanitase të trupit të njeriut me kokëkëndesi, një figurë fantastike, zgjodha dhe hajmalinë e dytë të këtij besimi të karakterizuar nga të krishterët e sotëm satanik dhe i mallkuar, ku siç shikojmë, kemi të shkruar me alfabetin grek emrin arvanitas ΒΡΑCA (ΒΡΑΣΑ,Vrasa), që do të thotë vrasës.

    Gjatë kërkimit për më shumë të dhëna, zgjodha dhe paraqitjen e mëposhtme, ku për burrin me këndesin në mburojë kemi emrin ΤΥΔΥΣ (TYDHYS).Për TYDHYS-in, që nëgreqisht e quajnë Tidheus (Τυδεύς), na është e njohur se ishte bir i Oineas (Οινέα), mbretit të Etolisë (Αιτωλίας), që ishte një vend në bregdetin e Detit Jon. Ndërsa shpjegimin se përse mori emërtimin Vrasa (Βράσα) apo Vrasës, e gjejmë te Apollodori, ku lexojmë:

    “Kur Tidheu (Tideu) u rrit dhe u bë një djalë trim, u internua, sepse vrau, siç thonë, vëllain e Oineas Alkanthin, apo siç thotë ,autori i Alkmeonidës, ngaqë vrau bijtë e Melanosi), Fineun, Eurilaun, Yperlaun, Antiokun, Eumidin, Sternopin, Ksanthipin dhe Stenelaun, që komplotonin kundër Oineas, apo më në fund, siç thotë Ferekidisi, se vrau vetë vëllanë e tij, Olenian. Dhe meqë Agriosi (Egri) hapi gjyq kundër tij, u strehua në Argos pranë Adrastit (Άδραστο)… (Apoll. VIII. 5).

    Ngaqë te monedha nga Kerkyra me simbolin, nga ana tjetër kemi lopën që i jep qumësht viçit të vogël, simbol që e gjejmë në më të shumtat e monedhave të të quajturave koloni të saj, domethënë të Apollonisë dhe Epidamnit apo Dyrrahit të mëvonshëm, zgjodha dhe dystatirët e argjendtë të mëpasshëm nga Karistoja (Κάρυστο) e Eubesë, te të cilët kemi po të njëjtën paraqitje.

    Duke ditur se edhe sot në Karisto flasin arvanitisht, dhe duke marrë këndesin, apo gjelin apo kokoshin, që gjendet në anën tjetër te të dy këto monedha, si simbol etnik i banorëve të Karistos, atëherë do të mund të thosha se alfabeti, të cilin e kemi të shkruar te shishja e bojës e mëposhtme në formë këndesi, nëse nuk është alfabeti i stërlashtë i Karistos, të paktën është alfabet që mund ta përdorte dhe kyqytet i lashtë.Shishja e bojës e Viterbos Ky objekt qeramike, i tipit të famshëm të qeramikës së teknologjisë “bucchero”, që është karakteristik për ngjyrën e zezë të ndritshme dhe për paretet e holla, është gjetur në Viterbo të Tirrenisë dhe kronologjizohet i shek. të 7 p.e.r. dhe sot ndodhet në Metropolitan Museum of Art të Nju-Jorkut.

    Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale) mefigura simbole,fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë gra fie si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë. Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me paraqitje njerëzish:ku siç shikojmë se të gjitha shohin për nga e djathta. Për vulosje janë përdorur në tërësi 46 vula me simbole figura të ndryshme dhe në shumatore me to kemi 241 vulosje, 123 në të quajturën nga unë ana e parë dhe 118 te tjetra.

    Ngaqë numri i këtyre 46 simboleve apo figurave, që secila shqiptohet si dhe tingulli i asaj që pasqyrohet, nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë gjuhën arvanitase, krijuesi i këtij alfabeti, me katër nga këto simbole, plotësoi edhe 7 të tjera me të kthyer në vulosje apo në grafi në e figurës së tyre, duke bërë në tërësi (shumatore) simbolet apo shkronjat e tij 53.

    Të katër këto simbole janë:të cilat të shkruara i gjejmë dhe Te tabela e mëparshme, të cilin unë e quaj tabelë e alfabetit të Diskut të Festos, jap të gjitha ato simbole me radhën që i gjemë, duke marrë si të parë anën e sipërpërmendur, duke i shtuar madje edhe një shtyllë, ku jap dhe se sa herë secilin nga këto simbole e kemi të shkruar në tërësi.

    Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre, që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe një, i cili edhe ai ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”.

    Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.

    Emërtimin “Alfabeti i Elbasanit” e ka marrë se Elbasani është vendi ku është gjetur apo më mirë është ruajtur. Gjermani Johann Georg von Hahn, që u përket studiuesve të mirë në lëmenjtë e kërkimeve të gjuhës, folklorit dhe gjeogra fisë të shekullit të mëparshëm, këtij alfabeti i kushton një kapitull të tërë te libri i ‘Albanesische Studien’ /s

  • Sunde po; po sunde â nata, Që ma s’errte Gjin Bue Shpata!

    Sunde po; po sunde â nata, Që ma s’errte Gjin Bue Shpata!

    Sokol Neçaj

    Gurakuqi në moshën 21 vjeçare, e ka shkruar këtë kushtrim 122 vjet më parë, e duket se ka shkruar për Shqipërinë e sotme.

    Pesqind, vjet n’dit’ soçme

    Që futurimin kah lumnija

    Mirte nji, n’ato koh’ t’moçme,

    Ndër ma t’mdhajt qe pat Shqypnija;

    Sunde po; po sunde â nata

    Që ma s’errte Gjin Bue Shpata!

    Dridhej toka, vrantë ish moti,

    Larg kah bregu deti ushtote;

    Mbi vend t’onë shprazte rrfe Zoti,

    Kali i Gjjnit n’t zi turfllote;

    Kur u-ndije gjama e ushtris:

    “Diq drangoni i t’gjith Tosknis!”

    “Diq nji burr qe s’la m’ket dhe

    Shoq si vedin; (na ka fikun!)

    Bite n’lufta porsi rrfe,

    Grekt i vuni gjithmone n’t’ikun;

    Ishte i pashëm, me mend plot;

    Por t’mjerët na se ç’na gjeti sot!”

    “Gjinokastër; zhgrehu n’vaj;

    Gjimo, Aqelo, me Nart’ plakën;

    E ti Lepant, lvyru e kjaj,

    Se mbi ju çoj Zoti shplakën!

    Kembë e dorë Gjini ka shtri!

    Uh! t’mjerët na për ty, Zotni!

    Shqipja eshkretë, sot vene futën;

    Njuju e zhytu n’karabojë!

    Ai që, i shtite anmikut tutën,

    Sot ka mbyllun sy e gojë;

    Sot ka deke e ka mbarue

    Nder shpi t’tona ferra â vu!”

    Kshtu t’parët tonë sot pesqind vjet

    Bajshin gjame per Gjin Bue Shpatën

    Por sot ky, prej vorrit vetë

    Tuj çue kryet, e tuj hjedhe t’gjatën

    Përcë, kqyr t’mjerin Atdhe

    E zemrue ban vaj mbi ne;

    E kshtu thotë “Ma me shikjue,

    Zemra s’m’ban, m’mlon djers’ e ftohtë!

    S’kam zanë besë se kanë ndrrue

    Kaq shqiptarët sa mos me u njoftë.

    Leka i Madh, po ngrihu ‘i herë,

    Çou e kqyr Shqipnin e mjerë!”

    «Çou ti, Burro, Shqype i thanë

    N’mujsh me i da me kund kraht t’uej,

    Çou ti, Gjergj me shpat’ n’llanë,

    E lshoj syt nji here mbi Krujë

    Njimend n’krah barkan xhurdin,

    Por, pse e kanë, kujtoj s’e din!»

    “Uh! ç’po shof njatje mbi Shkodër

    Ç’po krisë pushka e ç’po nep valë!

    Se ç’po hidhen kodër n’kodër

    Djelt e rrebët t’Pushkëtares Shalë;

    Pra ndër vedi jane tu’u vra,

    E n’gjak t’vllazne duert tuj la!”

    Uh! ç’e zezë, o bijt e mi?

    Sa keq jeni tuj punue?

    Lenie ma ket zakon t’zi,

    Gjaqet vinë mâ me i harrue

    Mos t’ju dajne mbas sodit feja

    T’gjithve djelm ju thrret Atdheja”

    ——-

    U botua te “Albania” Viti ii V-te, Vellimi E, f.75

  • Traktati i paqes mes sundimtarit arbëror Balshës III me Republikën e Venedikut

    Traktati i paqes mes sundimtarit arbëror Balshës III me Republikën e Venedikut

    Në foto mund të shikoni letrën e traktatit të paqes e cila mban datën 30 janar të vitit 1413, e shkruar në Tivar, ku zoti arbër Balsha III i cili sundoi Zetën nga viti 1403 deri në vitin 1421, konfirmon traktatin e paqes me Venedikun, e negociuar në emër të tij nga Sandali, Duka i Madh i Bosnjës.

    Letra është shkruar në pergamenë në gjuhën mesjetare italiane dhe është në gjendje tepër të mirë. Ajo rruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut dhe ka dimensione 310 mm × 340 mm.

    Poshtë letrës mund të shikoni dhe vulën e Balshajve në dyll të gjelbërt që mban stemën e tyre, ujkun. Një tjetër fakt interesant është që në gjithë letrën, askund nuk gjendet i shkruar termi sllav i Balshajve, por vetëm ai shqiptar (Balsa).

    Fjalia e fundit në letër mban të shkruar datën e letrës, në të lexohet:“Data in Antivari ad trenta zenaro MCCCCXIII, indictione sexta.”

    old.albanian.history

  • Letra e Skënderbeut drejtuar Senatit të Republikës së Sienës për fitoren shqiptare të arritur gjatë Rrethimit të parë të Krujës

    Letra e Skënderbeut drejtuar Senatit të Republikës së Sienës për fitoren shqiptare të arritur gjatë Rrethimit të parë të Krujës

    Letra e Skënderbeut drejtuar Senatit të Republikës së Sienës për fitoren shqiptare të arritur gjatë Rrethimit të parë të Krujës (letra mban datën 8 gusht 1451)

    “Të shkëlqyerve fisnikë dhe burra të mençur. Miqëve të dashur të Komunës të qytetit të Sienës, për çka ndodhi vitin e kaluar po ju tregoj. Sulltani i Turqisë, me 400,000 ushtarë, e mbajti të rrethuar Krujën, kryevendin e Arbërisë, duke zhvilluar sulme kunder krishterëve që mbronin kështjellën.Turqit nuk mundën ta pushtojnë Krujën. Në këto luftime kundër të rrethuarve, turqit lanë mbi 60,000 robër dhe të vdekur…dhe për këtë, ju si kristianë besnikë dhe si komunë me autoritet të madh, ju kërkojmë të luteni për ne para Zotit të Plotfuqishëm, për t’i mbrojtur trojet e Krujës, që janë shkatërruar nga pushtuesit dhe të na ndihmoni. Zoti është në anën tonë e së bashku me lutjet dhe ndihmat tuaja do të ndodheni në mbrojtje të tokës së Krujës. Për çka më sipër shkruajta, do të dëgjoni dhe ato që do t’ju tregoj i besuari im, murgu Lazër, kapellani i jonë, që ju sjellë këtë letër.Shkruar në Krujë ditën e 8, të muajit gusht XIIII të begatshëm.

    I juaji me tërë mirësitë, Gjergj KastriotiZoti i Arbërisë

    E prezentuar më XIII shtator”

    Në pjesën fundore të letrës, është një shënim nga personi i Kuvendit të Sienës, i cili ka shkruar “Presentate di XIII settembre”, pra ka shkruar datën 13 shtator, kur e mori letrën nga murgu Lazër.

    Letra është zbuluar nga historiani shqiptar, Lufti Alia në Arkivat e Sienës.

  • ​Fjalia e parë e deshifruar e shkruar me alfabetin e lashtë, ja çfarë thotë

    ​Fjalia e parë e deshifruar e shkruar me alfabetin e lashtë, ja çfarë thotë

    Shkencëtarët kanë përkthyer fjalinë e parë të shkruar ndonjëherë në gjuhën e lashtë të kananitëve, një popull që në historinë e lashtë jetonte në territoret e Izraelit, Palestinës, Libanit, Sirisë dhe Jordanisë së sotme.

    Mbishkrimi në një krehër të vogël prej fildishi, i cili daton rreth vitit 1700 p.e.s., thotë: “U bëftë që kjo tufë t’i zhdukë morrat nga flokët dhe mjekra!”

    “Kjo është fjalia e parë e gjetur ndonjëherë në gjuhën kananite në Izrael. Është një pikë kthese në historinë e aftësisë njerëzore për të shkruar,” tha Yosef Garfinkel nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, siç raportohet nga Sky News.“Ka kananitë në Siri, por ata shkruajnë me një shkrim tjetër, jo me alfabet”

    Ekspertët e gjetën krehrin në Tel Lachish në vitin 2017, por gdhendja ishte aq e padukshme sa u vu re vetëm këtë vit, pas së cilës mbishkrimi u deshifrua nga epigrafi semit Daniel Vainstub.

    Garfinkel thekson se krehja është bërë nga tufa elefanti dhe se gdhendja përbëhet nga 17 shkronja kananite dhe shtatë fjalë.

    “Ka kananitë në Siri, por ata shkruajnë me një shkrim tjetër, jo një alfabet. Qytetet kananite përmenden në dokumentet egjiptiane dhe në Biblën hebraike. Mbishkrimi në krehër është dëshmi e drejtpërdrejtë e përdorimit të alfabetit, i cili është ende përdoret sot, në aktivitetet e përditshme rreth 3700 vjet më parë”, shpjegoi Garfinkel.

    Krehri ka përmasa 3,5 cm x 2,5 cm dhe ka dhëmbë në të dy anët. Duke qenë se ishte prej fildishi, ndoshta ishte një artikull luksi i importuar nga Egjipti. Dizajni i tij nuk ndryshon nga krehrat e sotëm që përdoren për të hequr morrat.

    Duke qenë se është ndoshta një artikull më luksoz, duket se problemin me veshët e kanë pasur edhe pjesëtarët e shtresave të larta të asaj shoqërie. Deri më tani, në zonën arkeologjike të Tel Lakishit janë gjetur 10 mbishkrime kananite, më shumë se kudo tjetër në Izrael, por asnjë nuk është ruajtur në tërësi, domethënë nuk ishte një fjali e plotë.

  • Letra e shkruar nga dora e Skënderbeut

    Letra e shkruar nga dora e Skënderbeut

    Historiani Jahja Drancolli ka publikuar në Facebook, një letër të rrallë autografe të Gjergj Kastriot Skënderbeut dërguar “Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

    Letra besohet se është shkruar 568 vjet më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451.

    Drancolli thonë se letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës, si: Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd.

    “Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore”, – ka shkruar Drancolli.

  • Abetarja e Shqipes shkruar në gegërishten e shtrenjtë, në Belgjikë, flet kaq madhërisht për ata që i vunë firmën historisë së popullit tonë

    Abetarja e Shqipes shkruar në gegërishten e shtrenjtë, në Belgjikë, flet kaq madhërisht për ata që i vunë firmën historisë së popullit tonë

    Abetarja e Shqipes shkruar në gegërishten e shtrenjtë, në Belgjikë, flet kaq madhërisht për ata që i vunë firmën historisë së popullit tonë.

    ” … kur vdiq skandér-bégu shqypnia é tan u-mblue mé hélm é mé zi, sé i kish humbun drita e syve, fyroma éjétes, forca é krahut, shpresa é gazi. anmiku at hér mujti mé na shkel é mé na shti n’ dor.

    sa ish i ghalh skander-bégu, shqypnia qé é fort, é shndosh, é lumé, éndérumun. zoti i madh e kish čué skander-begun par mé i mbajt shqyptart é per mẽ ; ulshue nder ment trimnit é vừa a mai ba mos me harhué kurhe shqypnin.

    qimara, koloña, muzeqeja, mirdita, malcia, jane visé te vogela te shqiperise. gégnia, toskeria, čame- ria, laberia, jane te kater visit é mbedha te shpipe- ngritje. burhua, ghin-bua, ali pash tépéléni, ishin toske. lék dukaghini, ghon-marku i par, Iheshi i zi, kara mahmut bushati, ishin gége. ghon léka é tafil buzi ishin labe. mark boçari ish çam. skandér-bégu ish gég prej t’ ét é toske prej s’ emes. skandér-bégu ish si palca é si ghaku i ghithe shqiperise. …”

    “ABETAR I GHUHES SHQIP”

    BRUXELLES:

    23, RUE D’ALBANIE, 23

    1899-

  • Gravurë e rrallë e Skënderbeut ku emri i tij gjendet i shkruar në formën origjinale, në shqip (krijuar mes viteve 1601-1750)

    Gravurë e rrallë e Skënderbeut ku emri i tij gjendet i shkruar në formën origjinale, në shqip (krijuar mes viteve 1601-1750)

    Kjo gravura e vogël kushtuar Skënderbeut ka përmasa prej 45mm × 43mm dhe është e ruajtur në Librarinë Shtetërore të Berlinit.

    Gjëja që e bën me shumë vlerë këtë gravurë, është që emri i Skënderbeut është i shkruar në formën e tij origjinale, pra në atë shqipe, si “Gėrgi Castriot Scanderbeg” (një nga format mesjetare të emrit shqip ‘Gjergj’ që në dokumentet mesjetare haset i shkruar si “Gierg” ose “Gergi” etj por që sigurisht shqiptohej si Gjergj, shembuj si në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1417 dhe dokumente dhe regjistrime tjera të pafundme për popullsinë shqiptare në mesjetë), një gjë shumë e rrallë për periudhën në fjalë.

    Emrat e sundimtarëve të Europës në këtë kohë shkruheshin më së shumti në format e tyre latine (qoftë në dokumente apo në art), gjë që e bën këtë gravurë më të veçantë nga tjerat që janë zbuluar deri më tani për Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

    📜 Gravura është publikuar së pari nga ne @old.albanian.history

  • Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën

    Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën

    Gjuha jonë e folur nuk dihet që nga cili vit daton, por disa dokumente që na vijnë edhe sot e kësaj dite, mund të themi me gojën plot se as vitin në të cilin ajo ka filluar të shkruhet nuk mund ta themi.

    Në Kretë është gjetur një objekt sa misterioz aq edhe domethënës, sidomos për popullsinë që jeton në veri të Greqisë, arvanitasit. Objekti quhet Disku i Festos dhe sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r.

    Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.

    Niko Stillo ka organizuar një studim të gjatë për sa i përket këtij objeti dhe vlerës që ai ka.

    “Për Feston, shkurt do të themi se ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.r., dhe sot është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike.

    Për emrin e tij, që konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim, unë besoj se e ka marrë nga hyu Ifestos Ιfaistos,Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien) të germës nistore I (Η). Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te Iliada (Kënga 2, vargu 648) dhe te Odisea(Kënga 3, vargu 296)

    Sipas arkeologëve, epoka minoike fillon më 2.600 p.e.r. dhe pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.r. me argolitodomi (αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej gurësh pa asnjë përpunim.

    Ky pallat u shkatërrua nga tërmeti rreth vitit 1730 p.e.r., dhe mbi gërmadhat e tij u ndërtua më madhështor, ku dhe ai u rrënua nga zjarri rreth vitit 1600 p.e.r.

    Ndërkohë, me metodat e reja të matjes së vjetërsisë së objekteve, datohet dhe prodhimi i diskut, shpëtimi i të cilit konsiderohet fatmirësi në fatkeqësi, se u ruajt pas një pjekjeje në një temperaturë shumë të lartë gjatë zjarrit, që dogji pallatin e Festos.

    Studiuesit që u morën me të na thonë se konsiderohet monumenti i parë i tipografisë (i shtypshkrimit), se teksti u shtyp apo më mirë u vulos në dy pllaka prej argjile të njomë, të cilat në vijim u ngjitën në një.

    Mbi të gjitha na thonë edhe se është unik për sa i përket mënyrës së grafisë (shkrimit) dhe simboleve të veta; ndërsa qëllimi i ndërtimit të tij dhe prodhuesi i tij, konsiderohen një nga misteret e shumta të arkeologjisë.

    Ngaqë besoj se këta studiues nuk janë marrë dhe aq shumë me këtë temë, po jap dhe paraqitjet e lashta vijuese, ku kemi dhe dy nga simbolet e Diskut të Festos, nga ku mund të them se mëtimi që këto simbole nuk janë gjetur asgjëkund, nuk është i saktë. Në të parën e këtyre paraqitjeve, ku kemi një monedhë nga Kerkyra (Korfuzi), të quajtur dhe ndryshe ishulli i Epirit, siç shikojmë ekziston dhe simboli, të cilin te Disku i Festos e gjejmë madje katër herë të shkruar.

    Në paraqitjen e dytë, ku kemi një hajmali të besimit (fesë) të quajtur në latinisht të Abrax-it, në qendër të mbishkrimit që mban Abrax-i, kemi dhe simbolin, që e gjejmë dhe te Disku i Festos dhe madje dy herë të shkruar.

    Lidhjen e Kerkyrës së stërlashtë me gjuhën arvanitase dhe në përgjithësi me gjuhën e shqiptarëve, e gjejmë në historinë e këtij ishulli, gjersa sipas shkrimeve historike, para vendosjes së të quajturve kolonë të parë grekë nga Eritrea e Eubesë në shek. e 8 apo të 9 p.e.r., banohej nga ilirë.Për të vërtetuar origjinën arvanitase të trupit të njeriut me kokëkëndesi, një figurë fantastike, zgjodha dhe hajmalinë e dytë të këtij besimi të karakterizuar nga të krishterët e sotëm satanik dhe i mallkuar, ku siç shikojmë, kemi të shkruar me alfabetin grek emrin arvanitas ΒΡΑCA (ΒΡΑΣΑ,Vrasa), që do të thotë vr.asës.

    Gjatë kërkimit për më shumë të dhëna, zgjodha dhe paraqitjen e mëposhtme, ku për burrin me këndesin në mburojë kemi emrin ΤΥΔΥΣ (TYDHYS).Për TYDHYS-in, që nëgreqisht e quajnë Tidheus (Τυδεύς), na është e njohur se ishte bir i Oineas (Οινέα), mbretit të Etolisë (Αιτωλίας), që ishte një vend në bregdetin e Detit Jon. Ndërsa shpjegimin se përse mori emërtimin Vrasa (Βράσα) apo Vr.asës, e gjejmë te Apollodori, ku lexojmë:

    “Kur Tidheu (Tideu) u rrit dhe u bë një djalë trim, u internua, sepse vr.au, siç thonë, vëllain e Oineas Alkanthin, apo siç thotë ,autori i Alkmeonidës, ngaqë vr.au bijtë e Melanosi), Fineun, Eurilaun, Yperlaun, Antiokun, Eumidin, Sternopin, Ksanthipin dhe Stenelaun, që komplotonin kundër Oineas, apo më në fund, siç thotë Ferekidisi, se vr.au vetë vëllanë e tij, Olenian. Dhe meqë Agriosi (Egri) hapi gjyq kundër tij, u strehua në Argos pranë Adrastit (Άδραστο)… (Apoll. VIII. 5).

    Ngaqë te monedha nga Kerkyra me simbolin, nga ana tjetër kemi lopën që i jep qumësht viçit të vogël, simbol që e gjejmë në më të shumtat e monedhave të të quajturave koloni të saj, domethënë të Apollonisë dhe Epidamnit apo Dyrrahit të mëvonshëm, zgjodha dhe dystatirët e argjendtë të mëpasshëm nga Karistoja (Κάρυστο) e Eubesë, te të cilët kemi po të njëjtën paraqitje.

    Duke ditur se edhe sot në Karisto flasin arvanitisht, dhe duke marrë këndesin, apo gjelin apo kokoshin, që gjendet në anën tjetër te të dy këto monedha, si simbol etnik i banorëve të Karistos, atëherë do të mund të thosha se alfabeti, të cilin e kemi të shkruar te shishja e bojës e mëposhtme në formë këndesi, nëse nuk është alfabeti i stërlashtë i Karistos, të paktën është alfabet që mund ta përdorte dhe kyqytet i lashtë.Shishja e bojës e Viterbos Ky objekt qeramike, i tipit të famshëm të qeramikës së teknologjisë “bucchero”, që është karakteristik për ngjyrën e zezë të ndritshme dhe për paretet e holla, është gjetur në Viterbo të Tirrenisë dhe kronologjizohet i shek. të 7 p.e.r. dhe sot ndodhet në Metropolitan Museum of Art të Nju-Jorkut.

    Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale) mefigura simbole,fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë gra fie si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë. Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me paraqitje njerëzish:ku siç shikojmë se të gjitha shohin për nga e djathta. Për vulosje janë përdorur në tërësi 46 vula me simbole figura të ndryshme dhe në shumatore me to kemi 241 vulosje, 123 në të quajturën nga unë ana e parë dhe 118 te tjetra.

    Ngaqë numri i këtyre 46 simboleve apo figurave, që secila shqiptohet si dhe tingulli i asaj që pasqyrohet, nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë gjuhën arvanitase, krijuesi i këtij alfabeti, me katër nga këto simbole, plotësoi edhe 7 të tjera me të kthyer në vulosje apo në grafi në e figurës së tyre, duke bërë në tërësi (shumatore) simbolet apo shkronjat e tij 53.

    Të katër këto simbole janë:të cilat të shkruara i gjejmë dhe Te tabela e mëparshme, të cilin unë e quaj tabelë e alfabetit të Diskut të Festos, jap të gjitha ato simbole me radhën që i gjemë, duke marrë si të parë anën e sipërpërmendur, duke i shtuar madje edhe një shtyllë, ku jap dhe se sa herë secilin nga këto simbole e kemi të shkruar në tërësi.

    Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre, që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe një, i cili edhe ai ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”.

    Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.

    Emërtimin “Alfabeti i Elbasanit” e ka marrë se Elbasani është vendi ku është gjetur apo më mirë është ruajtur. Gjermani Johann Georg von Hahn, që u përket studiuesve të mirë në lëmenjtë e kërkimeve të gjuhës, folklorit dhe gjeogra fisë të shekullit të mëparshëm, këtij alfabeti i kushton një kapitull të tërë te libri i ‘Albanesische Studien’ /shqip.info