Tag: shkruar

  • Më mungon ti…

    Më mungon ti…

    Poezi e shkruar nga Pablo Neruda

    Nuk është se mendimet më janë mbyllur,Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri…Është e thjeshtë, më mungon kjo,Kjo që adhuroj – Më mungon ti!

    Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë,Por vdes morali, para syve të mi…Edhe iluzionet e mia vdesin,Përpara trishtimit – Më mungon ti!

    Nuk është se kam harruar, qe për burrat,Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri…Nuk është asnjë nga këto,Por nuk me përgjigjesh,Kur te thërras – Më mungon ti! /KultPlus.com

  • Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”? Në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

    Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”? Në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

    Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730 faqe, të cilat janë ruajtur prej më shumë se 30 vitesh nga familja e tij për t’u trashëguar brez pas brezi.

    Nik Toma zgjodhi ta sfidonte regjimin komunist të asaj kohe, duke rishkruar dhe ruajtur një pjesë të historisë sonë.
    Të rishkruante “Lahutën e Malcisë” nuk ishte rastësi. Pater Gjergji, siç ata e quajnë, kishte shkruar vargje në shtëpinë e tyre, dhe që prej asaj kohe babai i tij u frymëzua.
    Babai i tij ishte një njeri që e donte letërsinë, ku djali i tij sot tregon se ai ndërroi jetë duke shkruar. E teksa sot thotë, kjo është pasuria më e madhe që i ka lënë trashëgimi.

    Top Channel

  • Çudia për Huan Rulfon

    Çudia për Huan Rulfon

    Nga Gabriel Garcia Marquez

    Shqipëroi Bajram Karabolli

    Zbulimi i Juan Rulfos, si ai i Franc Kafkës, pa dyshim, do të jetë një kapitull themelor në kujtimet e mia. Kisha mbërritur në Meksiko më 2 korrik 1961, pikërisht ditën që Ernest Heminguej i dha fund jetës me një të shtënë. Unë, jo vetëm nuk i kisha lexuar librat e tij, por as që kisha dëgjuar të flitej për të. Jetoja në një apartament pa ashensor, në rrugën Renan, në lagjen Anzures. Kishim një dopio dyshek, për sheshi, në një dhomë gjumi të madhe, një djep në dhomën tjetër, ndërsa në mesore një tavolinë për të ngrënë e për të shkruar dhe dy karrige të vetme që na shërbenin për gjithçka.

    Kishim vendosur të qëndronim në këtë qytet i cili ende ruante një përmasë humane, me një ajër të tejdukshëm dhe me bulevardet plot lule me ngjyra të dalldisura, por autoritetet e emigracionit nuk po na i bënin të mundur gëzimin tonë. Kësisoj, gjysma e jetës, aty, do të na kalonte duke qëndruar në radhë, pa lëvizur e nganjëherë në shi, në oborre të mërzitshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Unë atëherë isha 32 vjeç dhe kisha bërë në Kolumbi një karrierë jetëshkurtër gazetareske; kisha kaluar nja tre vjet shumë të dobishëm dhe të ashpër në Paris, nja tetë muaj në Nju-Jork, dhe doja të bëja skenarë filmash në Meksiko. Bota e shkrimtarëve meksikanë në atë kohë ishte e ngjashme me atë të Kolumbisë dhe u ndjeva shumë mirë midis tyre. Gjashtë vjet më parë kisha botuar romanin tim të parë “Gjethnaja” dhe kisha tre libra të tjerë gati për botim: “Koloneli nuk ka kujt t’i shkruajë”, që doli më pas në Kolumbi; “Ora e keqe”, që u botua nga Shtëpia Botuese “Era”, pak kohë pas kërkesës së Visente Rojos, dhe vëllimin me tregime “Funeralet e nënëmadhes”. Kësisoj, unë isha një shkrimtar me pesë libra klandestinë, por problemi im nuk ishte ky, sepse, as atëherë e as ndonjëherë tjetër nuk kam shkruar për të qenë i famshëm, por që miqtë e mi të më donin më shumë, gjë që besoja se do ta arrija.

    Problemi im i madh si romancier ishte se pas këtyre librave ndihesha sikur të qenkësha futur në një rrugicë pa krye dhe po kërkoja me ngulm një shteg për të dalë. Njoha plot autorë të mirë dhe të këqij, të cilët mund të më tregonin rrugën e, megjithatë, ndihesha se po vija vërdallë në rrathët bashkëqendrorë, pa e përfillur lodhjen; përkundrazi, ndieja se ende më mbeteshin mjaft libra pezull, veç nuk po gjeja dot një mënyrë bindëse dhe poetike për t’i shkruar. Isha në këto andralla kur Alvaro Mutis, me hapa të gjatë, ngjiti të shtatë katet e pallatit tim me një pako librash në dorë, prej të cilave nxori librin më të vogël dhe, duke u shkrirë në gaz, më tha: “Dreqi ta marrë, lexoje këtë mashtrues, nëse do të mësosh!”. Ishte “Pedro Paramo”.

    Atë natë nuk vura gjumë në sy, derisa e mbarova së lexuari për të dytën herë; qysh nga nata e tmerrshme kur, nja dhjetë vjet të shkuara, kisha lexuar “Metamorfozën” e Kafkës, në një bujtinë të kobshme studentësh të Bogotasë, kurrë nuk kisha përjetuar një tronditje të ngjashme. Të nesërmen lexova vëllimin me tregime Rrafshina në flakë dhe u çmerita njëlloj. Shumë më vonë, në paradhomën e një konsultoreje, në një revistë mjekësore, gjeta tregimin kryevepër të Rulfos, “Trashëgimia e Matilda Arkanhelit”. Pjesën tjetër të atij viti nuk munda të lexoj asnjë autor tjetër, sepse të gjithë më dukeshin kot.

    Ende nuk më qe fashitur trandja, kur dikush i tha Karlos Velos* se unë qenkësha i aftë t’i recitoja përmendsh paragrafë të tërë nga “Pedro Paramo”. E vërteta ishte edhe më: mund të recitoja komplet librin nga fillimi në fund dhe anasjelltas, pa ndonjë gabim të ndjeshëm, madje, mund të thosha se në cilën faqe të botimit që kisha unë gjendej çdo episod dhe nuk kishte tipar të karakterit të secilit personazh që të mos e njihje në thellësi.

    Më vonë, Karlos Vela dhe Karlos Fuentes më ftuan që bashkë me ta të bënim rishikimin kritik të adaptimit të parë të “Pedro Paramos” për film. Kishte dy probleme të qenësishme: së pari, ishte puna e emrave. Sado subjektive që duket, çdo emër, në një farë mënyre, i ngjan atij që e mban dhe kjo është shumë më e dukshme në fiksion sesa në jetën reale. Huan Rulfo ka thënë, ose ia kanë bërë të thënë, se i vinte emrat e personazheve të tij, duke lexuar gurët e varreve nëpër varrezat e Haliskos; e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri, është se nuk ka emra të përveçëm më të veçantë se ata të njerëzve në librat e tij; mua më dukej e pamundur, dhe vazhdon ende të më duket ashtu, se nuk mund të gjeja kurrë një aktor që të identifikohej, pa asnjë mëdyshje, me emrin e personazhit të tij.

    E keqja e këtyre shqyrtimeve të këndshme është se kokëfortësitë e frymëzimit nuk janë gjithmonë të njëjtat nga arsyeja. Muajt kur ndodhën disa fakte janë thelbësore për analizën e veprës së Huan Rulfos dhe unë dyshoj nëse ai ka qenë i vetëdijshëm për këtë. Në punën poetike – dhe “Pedro Paramo” është i tillë, në shkallën më të lartë – autorët zakonisht thërrasin muajt për zotime të ndryshme me saktësi kronologjike; edhe më: në plot raste ndryshohet emri i muajit, i ditës, madje edhe i vitit, vetëm e vetëm për t’iu shmangur një rime të papërshtatshme apo dëgjimit të një kakofonie, pa menduar se këto ndryshime mund ta çojnë në një kritikë apo në një ngatërresë përfundimtare. Kjo ndodh jo vetëm me ditët dhe muajt, por edhe me lulet; ka shkrimtarë që nuk merren me to, me rëndësinë e vërtetë të emrave të tyre, duke mos u thelluar fare nëse përshtaten me vendin apo stinën; kësisoj, nuk është çudi të lexosh libra të mirë ku gjen të lulëzojnë lulemëllaga në rërë dhe tulipanë në dëborë. Te “Pedro Paramo”, ku është e pamundur të përcaktosh në mënyrë përfundimtare kufirin midis të vdekurve dhe të gjallëve, përpikëritë janë edhe më kimerike, askush nuk mund të dijë në të vërtetë se sa zgjatin vitet e vdekjes.

    I rendita këto pak rreshta, për të thënë, në fund të fundit, se shqyrtimi deri në thellësi i veprës së Huan Rulfos, tek e mbramja, më hapi rrugën për të kërkuar vazhdimin e librave të mi dhe, mu për këtë, e kisha të pamundur të shkruaja për të, pa m’u dukur se e gjitha kjo ishte për mua vetë. Tani po ju them se u ktheva për ta rilexuar edhe një herë gjithë veprën e tij për të shkruar këto shënime të shkurtra nostalgjike, duke u bërë kështu edhe një herë viktimë e pafajshme e së njëjtës çudi, si në rastin e parë; nuk janë më shumë se 300 faqe, por janë, këtë e besoj plotësisht, aq të përjetshme sa ato që njohim nga Sofokliu.

    Nëse unë do të kisha shkruar “Pedro Paramon”, nuk do të merrja kurrë guximin të kthehesha e të shkruaja përsëri në jetën time./KultPlus.com

  • Sulmohet kryeparlamentari i ri kosovar: Ka shkruar se UÇK financohet nga trafikantë të drogës!

    Sulmohet kryeparlamentari i ri kosovar: Ka shkruar se UÇK financohet nga trafikantë të drogës!

    Një punim i vitit 2012, në të cilin bashkëautor ishte edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë më 27 gusht.
    Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

    Pas raportimeve nga mediat për këtë punim, kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha, mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Basha tha se kontributi i tij në këtë punim është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.
    “Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë”, shkroi ai në Facebook.
    Edhe bashkëautorja e këtij punimi, Jana Arsovska, ka mbështetur pohimin e Bashës.
    “Thënë shkurt, zoti Basha ka kontribuar vetëm në këtë kapitull, që hulumton përhapjen e islamit radikal në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në Kosovë”, ka thënë ajo për mediat në Kosovë.
    Basha, në reagimin e tij, tha se e çmon lart luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri.
    “Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, shkroi Basha.
    Ai u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës, që tha se mund të jenë shqetësuar “nga ky raportim i rremë”.
    Raportimet e mediave se Basha, që atëbotë ishte student, kishte shkruar një artikull me përmbajtje kundër UÇK-së, nxitën reagime të shumta në opinion.
    Organizata e Veteranëve të UÇK-së shprehu “indinjatë për zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit”.
    “Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë. Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe dëshmorët tanë”, tha OVL e UÇK-së.
    Kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci, publikoi një pjesë të këtij punimi, dhe kërkoi shkarkimin e Bashës.
    “Kosova jonë kishte dhe ka ‘kontribuues’ si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombëtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë”, shkroi Lladrovci në rrjetet sociale.
    Edhe figura të tjera politike, por edhe të shoqërisë civile reaguan me zemërim pas raportimeve për këtë punim.

  • Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

    Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

    Showbiz E Mërkurë, 27 Gusht 2025 16:27
    Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”. Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jipte ndjesinë që ajo ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që kjo fotografi të bëhej virale.
    Në më pak se tre ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë storyn e saj, Sara ka shkruar: “Mirëmëngjes. Çfarë po ndodh këtu? Dua ta dijë dhe unë”. Nuk i munguan përgjigjet: “Duket si qime barku në pamje të parë, kjo është arsyeja” – shkruhej në njërin prej tyre, teksa tjetri shtoi: “Kanë se menduar se është lesh kërthize.

    Për ta sqaruar dhe njëherë këtë fotografi Sara i ftoi ndjekësit ta rishikojnë me kujdes: “Zmadhojeni për të parë një iriq deti”, ndërsa në një story tjetër nxorri vetëm pamjen e iriqit duke e kthyer në deti.

  • “Të shkruarit shqip”, nga Mid’hat Frashëri

    “Të shkruarit shqip”, nga Mid’hat Frashëri

    Mid’hat Frashëri

    Një shqiptar kur merr pendën në dorë dhe zë të shkruajë, një mijë të vështira i dalin përpara: nuk gjen dot fjalë, nuk i lidh dot këto fjalë dhe të shumtave s’u di ortografinë. Duke qenë se gjuhën e flasim, këto të vështira e çuditin njeriun dhe mestohet pse ca gjuhë që nuk i di aq mirë për të folur, i shkruan më lehtë e më drejt.

    Nga Mid’hat Frashëri

    Për të gjetur përgjigjen e kësaj, duhet më parë që të na mbushet mirë mendja se gjuha në të folur është e lirshme dhe me të shkruar është ndryshe. Njeriu nuk shkruan dot kurrë ashtu si flet, se një shkrim i tij bëhet i shëmtuar dhe për të qeshur, nëse nuk zbatojmë rregullat e shkronjëtores; kur shkruajmë duhet t’u vëmë re mirë fjalëve, frazave, ortografisë.

    Për t’i ditur këto rregulla të shkrimit, duhet që njeriu të ketë lexuar shumë. Edhe ne shqiptarëve kjo na mungon. Kam parë shumë shqiptarë, që qahen nga rëndësi e gjuhës dhe s’kanë marrë kurrë libër në dorë. Kam parë ca të tjerë, që duan të shkruajnë, pa marrë mundimin të lexojnë më parë. Që të mundim të jemi të zotë të përdorim pak pendën, duhet të kemi lexuar, të kemi jo vetëm lexuar sa për të shkuar kohën, po duke vënë shumë re shkrimin, librat shqip, që janë shkruar gjer më sot. Duhet më parë të dimë gjithçka mbi gjuhën tonë, duhet të nxëmë gjithë sa është bërë, sa është gatuar për shqipen.

    Këtu më kujtohet një anekdotë e vogël; trembëdhjetë vjet më parë, me guximin q’i ep njeriut djalëria, desha të shkruaj ca gjëra në gjuhën time. Kisha kënduar, që kur isha fare i vogël disa libra shqip, kisha marrë shije dhe dëshirë të madhe; desha të nis duke shkruar një Dhetregonjë, për të bërë një varg librash diturakë, edhe dorëshkrimin ja shpura Naim Frashërit, që ta shihte.

    E kam si sot në mend. E këndoi, duke vënë shumë re disa faqe të defterit, këndoi nga mezi dhe nga fundi. Mandej me atë zë dhe mënyrë, me ato fjalë q’ai dinte t’i thoshte aq mirë, më dha këto këshilla:

    “Gëzohem që ke shkruar, por mos u lodh; të këshilloj që më parë të këndosh gjithë sa libra shqip – edhe këta s’janë të shumtë – që kanë dalë. Këndo dhe mëso edhe shkronjëtoren, se shkronjëtorja është rrënj’e gjuhës, pa ditur mirë rregullat e shkronjëtores, nuk mund të shkruash drejt e bukur”.

    Këto fjalë gjthnjë i kam ndër mend, se këto fjalë na rrëfejnë të metat tona, të metat që kanë gjithë ata që shkruajnë.Librat, që janë shkruajtur gjer më tani s’janë të shumtë, po sa vallë mes të tyre janë shkruar mirë? Një këndim me pak vërejtje do të na tregojë se ata që shkruajnë pa lajthim të madh, janë fort të paktë, shumë të paktë.

    Më të shumtët e tyre, që shkruajnë, për fat të keq, s’dinë as më të parat rregulla të gjuhës sonë. Duke shkruar, s’marrin fare mundimin të mestohen për bukurinë dhe thjeshtësin’ e gjuhës. Ata s’kanë matur kurrë thellësin’e gjuhës, hollimet e saj dhe kjo padije u jep guxim, i bën të besojnë se janë shumë të ditur.

    Edhe kështu, shkrimet janë plot lajthime gjuhe, shkronjëtoreje dhe ortografie.

    Lumo Skëndo

    *Botuar në gazetën “Lirija”- Selanik, 6 shënëndre 1908

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MID’HAT FRASHËRI: Ç’FITUAM NGA KONGRESI I MANASTIRIT?

  • Je i ri dhe dëshironi të shkruani… ja këshilla e Borgesit për ju

    Je i ri dhe dëshironi të shkruani… ja këshilla e Borgesit për ju

    Jorge Luis Borges

    Jorge Luis Borges për shkrimin, librin dhe poezinë“Një të riu që do të dëshironte të fillonte të shkruante, do t’i thoja çfarë dikur më pati thënë babai im: që gjithnjë të shkruante veç kur të ndiente nevojën thelbësore për të shkruar, pa asnjë nxitim për t’u botuar; e gjithashtu që të lexonte sa më tepër, por vetëm të lexonte çfarë mirëfilli e grish vërtet. Një libër nuk duhet doemos ta lexojmë meqë qenka i vjetër, ngaqë mund të jetë fort modern, sepse është i famshëm ndoshta, thjesht nevojitet të lexojmë librat që na tërheqin. Babai më pati ofruar bibliotekën e vet, ishte një bibliotekë mjaft e madhe, me plot libra në anglisht. Pata lexuar pafundësisht, sikurse vijoj të lexoj akoma, për shembull, Kiplingun, Një Mijë e Një Net, Kishotin, Fakundon, shumë libra, paçka se nuk janë të tepërt. Ende lexoj të njëjtët libra. Italisht nuk di, por Komedinë Hyjnore e kam lexuar dhjetë a dymbëdhjetë herë.Gjithçka që shkruaj është biografike. Meqenëse jam njeri i ndrojtur, kështu arrij t’i them të gjitha tërthorazi. Fare nuk kam sajuar sidoqoftë, as personazhe, as situata përkatëse. Gjithçka që haset në librat e mia, më ka ndodhur vërtet, ndonëse jo në mënyrë aq mbresëlënëse, jo aq dramatikisht, por janë ndodhi të miat gjithsesi. Rrjedhimisht, çfarë shkruaj është pak a shumë një rrëfim.Letërsia është një art i rangut më të epërm. Shkencat vazhdimisht ndryshojnë e përditësohen, kurse Odiseja, pasi ishte shkruar, e tillë ka për të mbetur përgjithmonë. Kur diçka shkruhet mahnitshëm, përherë e tillë mbetet, qoftë nëse është shkruar në lashtësinë e largët, në shekullin XVII apo në ditët e sotme, njëlloj është.Ndërsa poezia është nevojë e përhershme e jona. Kam bindjen se gjithçka ndryshon. Përbërja e planeteve dhe shteteve ka për të ndryshuar një ditë me siguri; por poezia do të mbetet nevojë e përhershme.Nëse tërë librat do të digjeshin, gjithçka që gjer më sot është shkruar, njeriu sërish do t’i shkruante veprat më të arrira, mbase në mënyrë të ndryshme, pa dyshim, por thelbësisht do të ishin prapë identike me veprat e dikurshme”.Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

    ObserverKult

    Jorge Luis Borges

    Lexo edhe:

    KURTI: NË VEND TË ARTISTËVE, SERBIA DJE IA DHA FJALËN GRUPEVE TË HULIGANËVE

  • Visar Zhiti: Sa pak dimë të lexojmë, sa shumë dimë të urrejmë…

    Visar Zhiti: Sa pak dimë të lexojmë, sa shumë dimë të urrejmë…

    Nga: Visar Zhiti

    -përsiatje pasditeje –…dolëm, edhe pse pasditja ishte e ftohtë dhe temperatura e ulët, nën zero. Eh, sa gjëra janë të ulëta e nën zero, thashë me vete dhe po më pëlqente të ecja andej, ku bora ishte e pashkelur. Shtëpitë ngjanin si në përralla të bukura, të ëndërrta. Perëndimi i diellit kontrastonte magjepsshëm, i kuqerremtë si zjarr dhe m’u nëpërmend titulli i një kënge, të dêgjuar në fëmininë time, “Flakë e borë”.

    Kalonin herë pas here vetura, pamë dhe një zonjë, që po shëtiste qenin e saj, u përshëndetëm gëzueshëm. Ngjyrat e përndezura të perëndimit po veniteshin me shpejtësi dhe i thashë sime shoqeje të më bënte një foto shpejt me celular. Zjarr dhe borë, po thosha me vete. Po pse ka kaq shumë urrejtje mes njerëzve tanë, pyeta befas, pse kaq shumë moskuptim, egocentrizëm, xhelozi, sharje e shpifje?

    Një gjë po të shohim në FB, të thjeshtë a miqësore, që s’është siç na e do qejfi, menjëherë kundërvihemi me vrull dhe fyerje, pa pritur të kuptojmë se ç’ishte dashur të thuhet, pa e lexuar deri në fund apo pa e lexuar fare, vetem numërojmë mospëlqimet apo like-t dhe në bazë të tyre vendosim marrëdhënien virtuale. Dhe po vazhdoja të thosha, duke qortuar dhe veten, se sa pak lexojmë: romane, shkencë, histori, filozofi, biografë, etj, etj, s’guxova ta shtoja poezinë. Atë së pari duhet ta kemi në jetë.

    Kisha gjetur diku që egjiptianët e lashtë thoshin se ka tre mënyra leximi:1- të lexosh dhe të mos e kuptosh atë që ishte shkruar.2- të lexosh dhe ta kuptosh atë që ishte shkruar.3- të lexosh dhe të kuptosh dhe atë që s’ishte shkruar.Kjo do të na duhej, por nuk e zgjasim fare, nuk lexojmë as atë që është shkruar, jo më të pashkruarën, që gjendet më përtej, në heshtjet dhe shpirtërat. Ta themi hapur, ndoshta dhe s’dimë të shkruajmë.

    A thua këto të jenë shkaku që urrejmë kaq shumë? E të duam aq pak? Që nuk i gëzohemi asaj të mire, që edhe kur s’e bëjmë dot vetë, e ka bërë tjetri. Dhe në vend që të bashkohemi si individë të veçantë për arritje të tjera, mundohemi të pengojmë këdo, edhe veten. Mos po e teproja me shqetësimin tim?Kthehemi në shtëpi, më tha ime shoqe, se po erret.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    VISAR ZHITI: KUR VJEN TI

  • Nostradamus: Lufta e tretë botërore do të zgjasë 27 vjet

    Nostradamus: Lufta e tretë botërore do të zgjasë 27 vjet

    Fizikani dhe astrologu francez, Michel de Notre Dame, që historikisht njihet si Nostradamus, konsiderohet si njëri nga parashikuesit më të saktë të historisë. Në librin e tij të titulluar “Profecitë” ai ka shkruar më shumë se njëmijë vjersha, kryesisht me nga katër rreshta, që duket se parashikojnë të ardhmen. Michel kishte filluar të ketë vizione në një moshë shumë të re.

    Ai thjesht ndalohej për të shikuar në një enë me ujë dhe gjatë kohës kur e shikonte ujin ai kishte vizione të së ardhmes. Nostradamus ka parashikuar Zjarrin e Madh të Çikagos në vitin 1871 dhe ngritjen e Hitler-it në vitet e 1930-a. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite mbetet mister burimi i vizioneve të tij dhe aftësia e tij për ta parashikuar të ardhmen me saktësi.

    Lufta e Tretë Botërore

    Do të fillojë një luftë në mes dy superfuqive botërore që do të zgjasë për një periudhë 27- vjeçare. Momenti i nisjes së dhunës do të përkojë me shfaqjen e një komete masive në qiell. Sulmet nukleare dhe katastrofat natyrore do ta godasin planetin tonë, kur një planet gjigant do t’i afrohet tokës.

    Shpërthimi i Vullkanit Vesuvius

    Besohet që Nostradamusi ka parashikuar një erupsion të madh vullkanik. Ai ka thënë që shpërthimi më i madh në histori të vullkanit Vesuvius do të shoqërohet nga dridhje të tokës që do të ngjajnë çdo pesë minuta, duke vrarë 6-16 mijë njerëz.

    Tërmeti më i madh ndonjëherë

    Ky tërmet do të godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të prekur kryesisht zonën perëndimore të vendit. Fuqia e tërmetit do të ndihet edhe në vendet e tjera të botës, gjithashtu.

    Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet

    Përparimet në mjekësi do ta zgjasin jetën e njeriut për ta mbërritur mesataren e 200 vjetëve. Një tetëdhjetëvjeçar do të duket sikur është pesëdhjetëvjeçar. Kështu të paktën ka parashikuar Nostradamusi.

    Rrezatimi do ta djegë planetin

    “Mbretërit do t’i vjedhin pyjet, qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”, ka shkruar parashikuesi më i famshëm i historisë. Kjo gjë është marrë si paralajmërim për rrezikun që shkakton prerja e drunjve në hapjen e vrimës së ozonit, që parandalon goditjen e tokës nga rrezet ultraviolete.

    Fundi i taksave në botën perëndimor

    Një revoltë e madhe do t’u japë fund pagesave të taksave, përgjithmonë. “Njerëzit do të refuzojnë t’ia paguajnë taksat mbretit”, ka shkruar Nostradamusi.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TRE PARASHIKUESIT MË TË FAMSHËM NË HISTORI! A E DINI SE CILËT KONSIDEROHEN?

  • Laterkuli unik nga Cërca e Istogut

    Laterkuli unik nga Cërca e Istogut

    Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

    Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.

    Gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur “Arat e Njoma “ në Cërcë të Komunës së Istogu, brenda vendbanimit të periudhës së antikitetit të vonë, para afro njëzet vitesh u gjet një Laterkul, tullë e vogël dyshemeje, i pari i këtij lloji në Kosovë. Vendbanimi shtrihet rrëzë maleve të Moknës, në një ambient të bukur bujqësor dhe blegtoral, pranë trasesë së rrugës antike Mirtrovicë – Pejë.Laterkuli është punuar nga argjila e ngjyrës së kuqe. Ka përmasa 26 x 26 x 7cm. Mbi sipërfaqen e sheshtë, të njomë e të lëmuar para pjekjes, me dorë të lirë, në pesë rreshta horizontal, me një shkrim të shpejt në latinishte vulgare është shkruar mbishkrimi:

    L A T e r c u l iI N B a l n e oL a b a n o nT e n o u oF e l i c i t e r

    Tri shkronjat e para te rreshtave një dhe dy, sikurse edhe nistoret e rreshtave katër, pesë dhe gjashtë, janë shkruar më shkronja të mëdha, ndërsa shkronjat tjera janë shkruar më shkronja të vogla. Lartësi e shkronjave lëviz nga 3 deri në 5cm, ndërsa thellësia nga 1 deri në 2mm. Fjala është për mbishkrim përkushtimi të shkruar më rastin e inaugurimit të një banje, të ngritur sipas gjasave për punëtorët e punishtes së tullave. Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës e komunës së Istogut, Prishtinë 2016,f. 54.fig.42.).

    Laterkuli i Cercës ( Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info