Tag: shkruar

  • Muçi Zade: Imzot mos na lerë pa kahve

    Muçi Zade: Imzot mos na lerë pa kahve

    Nga Muçi Zade

    Për sa rrëfejnë myxhizatë,për shenjtërit që janë vatë,mos më le bë iftar thatë,Imzot, mos më lerë pa kahve!

    Për hyrmet të Fatimesë,për të mirët e Mejremesë,mos më lerë me lëng t’armesë,Imzot, mos më lerë pa kahve!……………………….Imzot, mos më le dë kujdes,bë iftar me mjaltë pa pekmes,O imzot, pej teje shpresë … !Imzot, mos më lerë pa kave!

    Dë këtë muaj mubareq,falna gjynahet se jemi pleq,për gjithë sa janë meleq,Imzot, mos më lerë pa kave!

    Për ismitë që je Gafur,për Muhamednë q’është meshhur,mos më lerë po me bullgur … !Imzot, mos më lerë pa kave.

    Lutiu Zotit Muçi Zade,se heq bari shumë derde,se s’ka as pilaf as zerde,Imzot, mos më lerë pa kave!

    Fjalorth:

    Myxhizatë: Mrekullitë.Mubareq: I uruar; i bekuar.Meleq: Engjëll.Ism: Emër.Gafur: Përdëllyes.Gjynahe: MëkateMeshhur: I famshëm.  ____________________Kjo poezi cilësohet si njëra ndër poezitë më të bukura të bejtexhinjve, në letërsinë shqipe dhe është e shkruar me alfabet arab nga Muçi Zade.Për jetën e Muçi Zades nuk dihet asgjë ndërsa e vetmja poemë e mbetur prej tij është “Imzot, mos më lerë pa kahve” (shqipe e sotme: Imzot, mos më lër pa kafe) . Poema është marrë nga një dorëshkrim i zbuluar në Korçë dhe i cili daton në vitin 1724 ose 1725. Vargu i nëntë i poemës përmban datën 1137H, në shqip dhe turqisht. Në këtë poemë 17 strofash, të shkruar me vargje tetërrokëshe me një rimë AAAB, autori vajton mos pasjen e kafesë për të prishur agjërimin në çastin e perëndimit të diellit gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit. Poema është teksti më i vjetër shqip i shkruar me alfabetin arab që ka arritur të mbijetojë. Gjithashtu është dhe vargu më i vjetër i shkruar në dialektin toskë në Shqipëri. Studimi më i hershëm i poemës është bërë nga Osman Myderrizi në vitin 1955, i publikuar në Buletinin e Shkencave Shoqërore me titullin “Letërsia Shqipe në Alfabetin Arab”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ZYRAFETE MANAJ: IMZOTI IM

  • Agron Tufa: Letërsia e burgut dhe morali i saj human

    Agron Tufa: Letërsia e burgut dhe morali i saj human

    Nga Agron Tufa

    Ende nuk e njohim letërsinë e burgut dhe, më gjerë, letërsinë e shkruar nga shkrimtarët e burgosurit për shkaqe “politike”. E fus në thonjëza fjalën politike, sepse diktatura edhe po të mos e kishe të shpallur ndërgjegjen tënde të kundërshtimit, do ta sajonte sa më lehtë, e mundësisht, sa më trashë një pretekst arresti e dënimi. Them nuk e njohim ende të plotë këtë letërsi të burgut, të cilën shkrimtari Visar Zhiti (edhe ky një ish-i burgosur i famshëm) e ka pagëzuar me nocionin ndoshta më të saktë: Burgologji. Ky nocion tashmë është shndërruar në term operativ sa herë merret në shqyrtim kritik narrativa letrare e memuaristike mbi lëndën e burgut. Vetëm dy vitet e fundit nga Instituti i Stdimeve të Krimeve she Pasojave të Komunizmit dolën në dritë dy vepra kapitale: “Orlandi i çmendun” poema epike kalorsiake e Ludovigo Ariostos e përkthyer përgjatë 18 viteve në burgjet dha kampet e internimit nga prof. Guljelm Deda, në dy vëllime, me rreth 1700 faqe; një përkthim si mjet mbijetese për t’i shpëtuar çmendurisë, i realizuar nën ritmin e goditjeve të kazmës në punë të rënda bujqësie, tharje kënetash etj. Dorëshkrimi i përkthimit janë rreth 500 fletore me skrim të imët dore. Dorëshkrimi tjetër është botimi i pjesës së parë të “Fjaor i Shtjelluem Enciklopedik i Shqipes” i Atë Benedik Demës, i gjetur në arkivat e Sigurimit të Shtetit, edhe kjo, një vepër kapitale rreth 3000 fletë me shkrim dore, i shkruar nga një prift “reaksionar”. Kam parë dhe pritet të botohen dorëshkrimet e romaneve të Dostojevskit, që janë përkthyer e kanë qarkulluar me fashikuj nëpër gjithë burgjet e Shqipërisë, përkthime nga origjinali nga i burgosuri Nazmi Saiti. Para dy-tre vitesh u botua një libër i rrallë me krijimtarinë poetike të Kujtim Aliajt (1940-1995), 200 faqe poezi të panjohura me titullin “Ndryshe nga çdo jetë” (Omsca-1, 2013), me parathënie të gjerë të Visar Zhitit, ish bashkëvuajtës i tij. Poeti burgoset që në moshën 17 vjeç dhe doli në liri vetëm pasi ra diktatura. Është poeti që u bë i tillë në burg, duke ëndërruar gjithë jetës lirinë. “Vërtet është një dukuri e veçantë dhe e rrallë në botë që poezinë ta mësosh e ta lexosh që në adoleshencë brenda në burg”, – thotë Zhiti në parathënie e librit. Por mendoj se në burgjet e komunizmit shqiptar kjo ka qenë një dukuri e rëndomtë. Poezitë e Kujtim Aliajt janë shkruar me lëndën reale të burgut, me lëndë vegimesh, shpresash e dëshirash, në metër e varg klasik. Ja një syresh:

    Si hajduti kur hyn në një shtëpiDhe s’lë pa parë çfarë ka, çfarë s’ka,Dhe sytë i mban nga dera përsëri,Hyri erë në shpellë e në kala.

    Prej andej arriti gjer në re,Të çdo ngjyre i bëri vetëm gri,Të cilat nuk e dinë as ato pseZotit të tyre i lindi kjo mëri.

    Dhe u foli me një zë idhnak:“Sonte dua borën, imja mbesë,T’ia hidhni tokës pak nga pakE bardha të mbulojë ç’është e zezë

    Pra, meqë qenka kështu, meqë narrativa mbi lëndën e burgjeve vazhdon ende të botohet në trajtë romanesh, përkthimesh, fjalorësh, vëllimesh poetike, ditaresh e epistolaresh, do të thotë se as ne nuk e njohim të plotë (dhe as jemi kujdesur fort për këtë gjë), por as ajo nuk është bërë e gjitha “fakt letrar”, kryesisht për shkak edhe të indiferencë së plotë të, astmosferës mosmikpritëse e mosmirënjohëse që ekziston prej kohësh mes nesh.Letërsia e burgjeve (burgologjia) me autorët e saj ka ekzistuar e vazhdon të ekzistojë, pavarësisht nga shpërfillja jonë dhe mosdashja për t’i dhënë ndërin që i takon, thjesht në bazë të kritereve artistike që ajo i ka dëshmuar me tepri. Ka pasur gjithnjë zëra ë zëtha se “ja, pritëm e pritëm, se çfarë do të na qenkësh kjo letërsia e burgjeve… po shiheni vetë, gjykojeni, s’na doli gjë”. Tingëllon hipokrit ky cinizëm, i cili, duke abstraguar nga liria e komoditeti që kanë gëzuar fatë falë mercenarizmit, e kërkojnë heroikën e të pamundurën tek letërsia e burgut. Por nga ana tjetër janë të verbër e s’e shohin dot, pikërisht këtë heroikë e madhështi modeste.Letërsia e burgut, sipas meje, është larmishme, e shumëllojshme dhe e dallueshme për nga gjeneratat që e kanë shkruar. Në fillim kemi të burgosurit dhe të pushkatuarit e para në prolog të diktaturës. Sepse diktatura këta shkrimtarë e poetë i burgosi dhe i pushkatoi me vetëdije të plotë, duke e ditë mirë se janë poetë e shkrimtarë, madje pikërisht pse ishin të tillë. Disa nga emrat më me peshë që u pushkatuan që në vitet e para të komunizmit janë: Lazër Shantoja (poet briliant, përkthyes e publicist), Dom Ndre Zadeja, Atë Anton Harapi, Bernardin Palaj, Beqir Çela, Qemal Draçini, Vinçens Prenushi, Ndoc Nikaj, Manush Peshkëpia, Trifon Xhagjika, Et’hem Haxhiademi, Lef Nosi, Gen Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela. Për fat të keq, veprën e tyre postume sot e njohin vetëm specialistët. Antologjitë e krestomacitë shkollore janë të hapura kanatësh për ish poetët e partisë, por jo për t’i përfaqësuar këta poetë-martirë, në bazë të kriterëve po them, rreptësisht artistike e estetike, më nga një fragment proze apo me një poezi lirike.Nga emrat e shkrimtarëve të mbijetuar, që arritën të dëshmojnë e të shkruajnë, ndër më të rëndësishmit, sipas meje janë Atë Zef Pllumi me trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, një vepër e denjë epokale si dokument, si dëshmi, e si letërsi njëherësh, me vlera të pallogaritshme njohëse, edukatave, estetike e meditative. Në këtë hulli të prozës memuaristike janë shkruar me art e nerv edhe rrëfimet e mrekullueshme autobiografike të Petro Markos (“Retë dhe gurët”), Sami Repishtit (“Nën hijen e Rozafës”), Atë Konrad Gjolajt (“Çinarët”), Luan Myftiut (“Nën terrorin komunist”), Amik Kasoruhos (“Një ankth gjymëshekullor”), Agim Mustës (“Gjenerali i zi, Nevzat Haznedari” dhe “Poligonët e vdekjes”), Fatbardha Saraçit (“Kalvari i grave në golgotën komuniste, dhe “Saga e dhimbjes””), Fatos Lubonjës (“Ridënimi”), Uran Kalakullës (“21 vjet burg komunist”), Maks Velos (“Koha antishenjë”), Sokrat Shytit (“Mbijetesa ime në kasollen e lopës”), Visar Zhitit (“Rrugët e ferrit”, “Ferri i çarë”, pa llogaritur poezitë e vëllimeve “Kujtesa e ajrit” dhe “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”), Ejëll Çobës (“Jetë e humbun), Beqir Ajazit (“Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan”), sikundërse dhe librat memuaristikë e reflektivë të Ahmet Bushatit, Tomorr Alikos, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Dom Simon Jubanit, librat memuaristikë të Shkelqim Abazit “Repsi” dhe “Spaçi”, apë memuaret e Maks Rakipajt “Gjallë pas mbytjes së anijes”, pa harruar ditarin unikal e voluminoz të internimit “Grabjani rrëzë kodrave” të Lekë Tasit, të gjitha – botime të ISKK.Të gjithë këta emra shkrimtarësh e veprash kanë mundësuar ndër vite që në letërsinë shqipe të rritet një ndër narrativat më realiste e njëhersh më tronditëse në repertorin e prozës autobiografik dhe romanit autobiografik. Në dijeninë time, është përvijuar ndoshta letërsia memuaristike më cilësore e shkruajtur në krejt kampin ish komunist të Europës Qëndrore e Lindore.Nëse flasim për letërsi në kuptimin e lartësuar të veprës artistike, atëherë do të veçoja menjëherë këtu kontributin kapital që ka në këtë drejtim poezia e Arshi Pipës (“Libri i Burgut”, Romë 1959) dhe sidomos poema e tij sonetike “Kanali”, një inspektim dantesk në kampin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht. Mendoj se kjo poemë me 26 sonete do të ishte një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe. Mjafton të përmend këtu sonetin e parë hapës, për të nënkuptuar lëndën e kësaj poeme:

    Nga Korça bumbullon. Currila shiurrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

    Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.Ky grindet për pak uj qi shoku i piu;Ai shán se i vodhën bukën. Hín nji roje.

    Shkopinj e shqelma. Britma. Frín bilbili.Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,E flên kush mundet për atë natë me fjetë.

    Si lazaret rënkon e fshân baraka.Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.

    Arshi Pipa këtë poemë e shkroi tinëz, përmbys, në një shtrat spitali të Korçës, drejt në një tefter letrash duhani dhe e tillë ka shpëtuar e ruhet dorëshkrimi i saj unikal, tek e motra. Është një ndër figurat poliedrike që i bën nder çdo kulture të madhe të euroamerikës, ku në fakt pati sukses vepra e tij në shumë gjuhë, sikundërse dhe kariera e tij si profesor i universiteteve amerikane. Për turp, vepra e tij ende nuk është botuar as në një të dhjetën e saj, rjedhimisht mbetet e panjohur.Nga prozatorët, rëndësi të veçantë, sipas meje, ka vepra e gjerë dhe e njohur tashmë, e pranishme edhe në curriculat shkollore dhe universitre e Kasëm Trebeshinës. Rëndësi gjithaq të madhe kanë shtatë romanet e shkrimtarit Astrit Delvina (“Sykuqi”, “Bijtë e Tantalit”, “Edhe varreza nuk ka qetësi”, “Ëndrra me ngjyra”, “Globi në rrjetë”, “Plutoni”, “Kalimi i Rubikonit”), të cilët, për fat të keq, janë shpërfillur si fakte të zbehta botimi, pa hyrë në asnjë sistem leximi dhe interpretimi letrar, ndonëse për të mbrohen teza doktorale.Po ashtu, një vend të veçantë duhet të zinte ajo letërsi e ndaluar e autorëve që mërguan dhe u dënuan në mungesë, duke i privuar nga atdheu, sikundërse janë autorët me peshë të madhe në letërsinë shqipe si Martin Camaj (tashmë gjerësisht i njohur) dhe Isuf Luzaj (me një korpus të begatë e të shumëllojshëm veprash letrare e filozofike, thuajse i panjohur).Një shkrimtar shumë i veçantë dhe padrejtësisht i harruar, më saktë – i pa vënë re, është Makensen Bungo me romanin “Këneta e Vdekjes”. Është një roman rrënqethës, i shkruar me një forcë të jashtëzakonshme psikologjike dhe i kontrolluar me një koprraci të ndershme në masë e në stil. Një roman autobiografik i ankthshëm, një Imre Kertez origjinal shqiptar. Mjerisht zor gjen kënd ta ketë lexuar këtë roman të butuar një herë me 1995. Turp!Padyshim, lista e romancierëve , shkrimtarëve e poetëve ish të burgosur është e madhe ajo vazhdon me disa emra tipkë, që njihen relativisht mirë në sajë të profileve të tyre krijuese dhe titujve të shumtë e cilësorë, sikundërse janë Bashkim Shehu, Henrik S.G, Mehmet Myftiu, Zyhdi Morava, Jamarbër Marko, Gjon Marka Ndoj, Petrit Velaj, Pirro Kuqi, Drita Çomo, Dalan Luzaj, Agim Hamiti (romani “Odiseja e një dedektivi”) etj.Letërsia e burgjeve komuniste dhe autorëve që e vuajtën në lëkurë burgun dhe internimin është një fakt i gjallë, i pranishëm, konkret. Ajo përbën një repertor ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe, një bibliotekë të veçantë e të pasur, pavarësisht se ajo nuk është parë me seriozitin e vlerës së saj artistike që përfaqëson.Për fat të keq, shumë vepra janë botuar sipas takatit të autorëve, shpesh në botime të zbehta e të vobegta, nga shtëpi botuese jo gjithnjë pretigjioze, ndaj dhe titujt e saj janë të shpërndarë e margjinuar, pa patur fatin e fakteve ndikuese letrare. Një prej qasjeve të saj që propozoj, duhet të kishte qenë sistematizimi në një kolanë botimi, me shënime e punë redaktuese profesionale, gjë që i përket politikave shtetërore të botimit, enteve akademike, qendrave studimore e universitare. Sepse është pikërisht kjo letërsi që mbrojti nderin dhe dinjitetin kombëtar për 45 vjet diktaturë, atëherë kur krejt letërsia shqipe e kishte të pamundur për ta mbrojtur në një epokë amorale survejimi, që e kompromentoi rëndë ADN-në e saj me konfomizmin e servilizmin e njohur me tërmin socrealizëm.Letërsia e burgut i jep moral e dinjitet krejt letërsisë shqipe, pikrisht aty ku ajo ndjehet në krizë të madhe.

    2015

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROBERTO BOLANO: LETËRSIA NË THELB MË KA SHËRBYER PËR TË LEXUAR!

  • Sabri Hamiti nderohet me Çmimin “Azem Shkreli”

    Sabri Hamiti nderohet me Çmimin “Azem Shkreli”

    Dje ishte një prej ditëve më të ngjeshura dhe më kuptimplota të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli” në Pejë. Qyteti u kthye në një hapësirë të gjallë të kujtesës, krijimtarisë dhe bashkëbisedimit poetik, ku fjala e shkruar u nderua në shumë forma dhe dimensione.

    Në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, promovuan veprat e Azem Shkrelit. Anton Nikë Berisha, Nazmi Rrahmani dhe Sali Bashota sollën analiza të thelluara, duke e konsideruar Shkrelin si poet që i dha letërsisë shqipe një horizont të gjerë artistik e filozofik.

    Pasdite, në Qendrën Rinore Peja, u mbajt punëtoria e shkrimit kreativ. Të rinjtë, të etur për t’u ballafaquar me artin e fjalës, sollën krijimet e tyre dhe patën mundësi të diskutojnë mbi mënyrat e të shkruarit.

    Ngjarja qendrore u zhvillua në Amfiteatrin e Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli”, ku u mbajt Ora Poetike . Në skenë u ngjitën poetë të njohur si Donika Dabishevci, Rita Petro, Halil Matoshi, Nikollë Berishaj, Lulzim Haziri, Violeta Tancheva-Zlateva, Istvan Turczi, Barbu Constantin, të cilët lexuan poezi që morën vëmendjen e publikut.

    Momenti kulmor i festivalit ishte ndarja e Çmimit “Azem Shkreli”. Juria e përbërë nga Ali Aliu, Donika Dabishevci dhe Din Kelmendi shpalli fitues Sabri Hamitin, duke e nderuar me Çmimin e Madh të Poezisë, të cilin ia ndau kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ky vlerësim u prit me respekt dhe duartrokitje, duke dëshmuar se poezia e Hamitit mbetet një nga shtyllat më të forta të letërsisë sonë.

    Sabri Hamiti është një nga figurat më të spikatura të kulturës dhe letërsisë shqipe, i njohur si studiues, poet dhe mendimtar që ka lënë gjurmë të thella në letërsi, kritikë dhe histori letrare. Me veprën e tij të gjerë, ai ka ngritur standarde të reja në studimet albanologjike dhe ka kontribuar në pasurimin e letërsisë sonë me analiza të thella teorike e krijime të fuqishme poetike.

    Në vazhdim, në Amfiteatrin e Shkollës së Artit “Odhise Paskali” u shfaq një film, shoqëruar me diskutim. Ky aktivitet krijoi një ndërthurje të bukur mes letërsisë dhe kinemasë, ku fjala e shkruar mori trajta të reja përmes imazhit filmik.

    Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Azem Shkreli”, organizuar nga Komuna e Pejës është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare, që mbledh poetë, shkrimtarë, studiues dhe artdashës nga vendi e bota.

    Ai krijon një urë të gjallë mes brezave dhe kulturave, duke e kthyer poezinë dhe fjalën e shkruar në një festë të hapur për të gjithë.

    Përmes orëve poetike, diskutimeve, punëtorive dhe aktiviteteve artistike, festivali jo vetëm nderon kujtimin e Azem Shkrelit, por edhe vendos standarde të reja në afirmimin e letërsisë shqipe në skenën ndërkombëtare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI HAMITI: MËRZITJE DASHURIE

  • Letra lamtumirëse e shkruar nga Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju shqetësuar…

    Letra lamtumirëse e shkruar nga Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju shqetësuar…

    Kompozitori me famë botërore, Ennio Morricone para se të ndahej nga jeta ka lënë një letër emocionuese.

    Nekrologjia e shkruar me dorën e Ennio Morricones është publikuar nga “Che tempo che fa”, e moderatorit italian Fabio Fazio.

    “Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.

    Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe kërkoj të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj.

    Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time.

    Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë.

    Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.

    Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.

    – Fjalët e Ennio Morricone janë shkruar me dorën e tij.

    ObserverKult

    ———————–

    Lexo edhe:

    BIE NIVELI I VJOSËS, NË BREG NJË VARKË E RRALLË, MUND T’I PËRKASË MESJETËS

  • Orhan Pamuk: Letërsia më ka shpëtuar nga jeta e vëshirë…

    Orhan Pamuk: Letërsia më ka shpëtuar nga jeta e vëshirë…

    Nga Orhan Pamuk

    U bënë tridhjetë vjet që shkruaj. Dhe këtë fjalë po e përsëris prej shumë kohësh.Përsëritjet e herëpashershme ia zbehën vërtetësinë kësaj fjale, sepse arritëm në të tridhjetenjëtin vit.E megjithatë, përsëri është diçka e bukur të thuash se kam tridhjetë vjet që shkruaj romane. Po, por edhe kjo s’është krejt e vërtetë. Sepse ndërkohë po shkruaj edhe gjëra të tjera, skica letrare, kritika, disa gjëra për Stambollin e çështjet politike, ose biseda rreth këtyre mbledhjeve… Por, puna më e vërtetë, gjëja që më lidh mua me jetën, është të shkruaj romane… Ka mjaft shkrimtarë të ndritur që shkruajnë prej një periudhe shumë më të gjatë se unë, thuajse prej gjysmë shekulli, e megjithatë, s’kanë arritur të tërheqin dhe as shumë vëmëndje me shkrimet e tyre… Edhe jeta aktive si shkrimtarë e autorëve të mi shumë të dashur si Tolstoi, Dostojevski ose Tomas Mani, veprat e të cilëve i lexoj e rilexoj ende, nuk ka zgjatur tridhjetë, por më shumë se pesëdhjetë vjet…E përse po bëj fjalë atëherë për tridhjetë vitet?Se dua të krijoj përshtypjen se po bisedoj për traditën shkrimore, romantizmin, për një prirje. Që të arrij të bëhem i lumtur më duhet të përsiatem çdo ditë me një sasi letërsie. Janë disa të sëmurë që duhet të marrin çdo ditë nga një lugë prej një ilaçi… Kur mësova në fëmijërinë time se të sëmurët nga diabeti që të arrijnë të jetojnë si të gjithë të tjerët, duhet të bënin çdo ditë nga një gjilpërë, pata ndier dhembshuri të madhe për ta. I mendoja ata si gjysmë të vdekur. Edhe lidhja ime me letërsinë në këtë kuptim më ka sjellë në gjendjen e “gjysmë të vdekurit”. Sidomos kur shkruaja në moshë të re, kujtoja se edhe ata të cilët më thoshin se jam “i shkëputur nga jeta” i referoheshin kësaj gjendje “gjysmë i vdekur”/ Kësaj mund t’i themi edhe gjysmë vegulli. Ka ndodhur të mendoj se ndoshta jam edhe i vdekure po mundohem që me letërsinë të kthej në jetë qenien time të brendshme. Letërsia është e nevojshme si një ilaç për mua. Letërsia të cilën më duhet “të marr” si një ilaç që merret çdo ditë me lugë ose gjilpërë, ka disa cilësi dhe një konsistencë të kuptueshme, ashtu si te narko manët.

    Pikësëpari “ilaçi” duhet të jetë i mirë. Nga mirësia kuptoj vërtetësinë dhe fortësinë. Një pjesë romani e ngjeshur, e dendur, e thellë e që arrij ta besoj, më bën të lumtur më shumë se gjithçka e më lidh me jetën. Preferoj edhe që shkrimtari të jetë i vdekur. Që hija e një smire të vogël të mos ma largojë shijen e një kënaqësieje shpirtërore. Me kalimin e moshës, po shoh se librat më të mirë janë shkruar nga shkrimtarë të vdekur. Edhe në qoftë se nuk kanë vdekur, prania e këtyre shkrimtarëve të mrekullueshëm mes nesh, i ngjan vegullive.

    Prandaj, kur i shohim ata në rrugë emocionohemi si para një vegimi, i shikojmë me kureshtje nga larg duke mos u besuar syve. Shumë pak njerëz guximtarë, vrapojnë për të kërkuar firmë nga vegimi. Nganjëherë rri e mendoj se edhe ai shkrimtar do të vdesë mbas njëfarë kohe e kështu librat e tij do të zënë një vend më të rëndësishëm në zemrën tonë. Por, natyrisht, nuk ndodh gjithmonë kështu…

    “Doza” e “letërsisë” që më duhet të marr çdo ditë, po që se shkruaj, është krejt tjetër sepse për ata që janë në gjendjen time, kura më e mirë, burimi më i madh i lumturisë, është të shkruajnë çdo ditë një gjysmë faqe të mirë. Së prej tridhjetë vitesh, thuajse nga jo më pak se dhjetë orë çdo ditë, vazhdoj të shkruaj në një dhomë i ulur në tavolinën time të punës. Sasia që kam arritur të nxjerr në dritë, që kam mundur të botoj gjatë këtyre tridhjetë viteve, ka qenë më pak se gjysmë faqe në ditë. E përveç kësaj me shumë gjasa edhe diçka më pak nga ajo masë që unë i them “e mirë”. Ja pra, dy shkaqe të mëdha që të bëheni fatkeqë.Që të mos keqkuptohet: I ndërvaruri i letërsisë nga lloji im, s’është një njeri aq sipërfaqësor sa të bëhet i lumtur vetëm me bukurinë e librave që ka shkruar; suksesin dhe numrin e tyre. Ai nuk e do letërsinë për të shpëtuar jetën e tij, e do vetëm sa për të shpëtuar ditën e vështirë që po jeton. E ditët janë gjithmonë të vështira. Jeta është e vështirë ngaqë s’keni shkruar dhe, edhe pse shkruat, është e vështirë, sepse të shkruash është shumë e vështirë. Në vorbullën e tërë kësaj veshtirësie, çështja është të gjesh shpresën për të kaluar ditën, madje nëse libri, faqja që ju çon në një botë të re, janë të mira, atë ditë duhet të gëzoheni e të lumturoheni.T’ju tregoj tani atë që ndiej atë ditë nëse s’kam arritur të shkruaj mirë dhe s’kam qenë në gjëndje të humbas veten brenda një libri të mirë që do të ishte një ngushëllim. Për një kohë të shkurtër bota s’më durohet në sy, bëhet një vend i rrënuar. Ata që më njohin, e kuptojnë mënjëherë se edhe unë i ngjaj asaj bote. Për shembull, vajza ime e kupton menjëherë nga shprehja e pashpresë e fytyrës sime se atë ditë nuk kam arritur të shkruaj mirë. Këtë gjë dua ta fsheh prej saj, por s’ia dal. Në këto çaste të këqija mendoj se “si të jetosh, si të mos jetosh”, janë e njëjta gjë. S’dua të flas me asnjeri, edhe ai që ma sheh gjendjen, nuk do që të flasë me mua. Në të vërtetë, një gjendje e këtillë shpirtërore më pushton shpirtin çdo pasdreke ndërmjet orës një e tre, por shkrimi, librat, kam mësuar t’i përdor mirë si një ilaç, e arrij t’i shpëtoj kësaj gjendjeje pa u kthyer krejtësisht brenda kufomës sime.

    Në qoftë se për shkak të udhëtimeve, si kohëra më parë gjatë shërbimit ushtarak, pagesës së faturave të gazit dhe tani prej të halleve politike e kushedi se çfarë pengesash të tjera, s’kam arritur të marr për një kohë të gjatë ilaçin që kundërmon era bojë shkrimi dhe letër, e ndiej se jam shndërruar në një njeri prej betoni nga palumturia. E djathta dhe e majta e trupit s’më lëvizin si duhet, kyçet s’më rrotullohen, koka më gurëzohet dhe djersa sikur më mban një tjetër erë. Kjo palumturi mund të zgjasë edhe më. Sepse, në të vërtetë, edhe jeta është e mbushur me ndëshkime që do ta largojnë njeriun nga ngushëllimi i letërsisë. Kur më qëllon të kem punë, si pjesëmarrja në një mbledhje politike me shumë njerëz, bisedat me shokët në koridorin e shkollës, gostitë me të afërmit në një ditë feste, diskutimi i detyruar me një njeri të mirë që e ka kokën të mbushur me botë krejt të tjera e lloj-lloj gjërash nga televizioni, një “takim” pune i programuar qysh më parë, një biznes i radhës, vajtja te noteri, bërja e fotografive për të marrë vizë, menjëherë më rëndohen sytë, më vjen gjumë në mes të ditës. Për shkak të pamundësisë për tu kthyer e të jem i vetmi ngushëllim më është bërë fjetja në mes të ditës.Po, nevoja e vërtetë ndoshta s’është letërsia, është vetmia në një dhomë për të përfytyar. E atëherë krijoj përfytyrime shumë të bukura për tërë ata vende me shumë njerëz, për mbledhjet në familje e në shkollë si dhe për darkat festive dhe njerëzit që marrin pjesë.I bëj këta njerëz më të shumtë me ëndërra të veçanta në festat familjare, i bëj ata më të hareshëm. Në përfytyrimin tim gjithçka bëhet interesante, tërheqëse dhe e vërtetë. Nga e tërë kjo botë e njohur dhe e ditur, kam filluar të përfytyroj një botë të re. E kështu, kemi ardhur në thelb të temës sonë. Për të shkruar mirë, më duhet të punoj me zell, për të punuar më zell, më duhet të hyj në brendësi të jetës. Pikërisht atëherë kur jam në brendësi të asja zhurme e rrëmuje, zyrave, telefonave, dashurisë, shoqërisë, një bregdeti me diell e një funerali në një ditë me shi, domethënë, kur jam duke hyrë pikërisht në zemër të asaj që duket e mbaruar, e ndiej menjëherë se, në të vërtetë, gjendem në zgrip të saj. Filloj të përfytyroj. Në qoftë se ligështoheni, mund të mendoni se jeni mërzitur. Në të dyja gjendjet brenda vetes tuaj, ka një zë që thotë: “kthehu në dhimtën tënde, ulu në tavolinën tënde”. Për të tjerët nuk e di se ç’rrugë ndjekin, ata që janë si unë bëhen shkrimtarë të këtillë. Po e perceptoj edhe pasi kjo është rruga e prozës dhe e tregim-romanit, jo e poezisë. Dhe kjo po më jep ende më tepër dijeni për sa i përket cilësisë së ilaçit, po kuptojmë se duhet të jesh shumë i ushqyer, si nga jeta po ashtu edhe nga forca e përfytyrimit. Kjo logjikë që kam ndjekur, e kënaqësisë së një rrëfimi dhe e frikës për të treguar të vërtetën rreth vetes sime, ka një përfundim të rëndësishëm e të vërtetë. Të hyj menjëherë në temë. Një teori e shkurtër romani e konsideruar si një “ilaç” e ngushëllim i të shkruarit. Disa romancierë si unë, temat e romaneve të tyre, format, i zgjedhin sipas nevojës së këtij përfytyrimi ditor.

    Një roman shkruhet me shumë mendim, emocion, zemërim dhe dëshirë, këtë e dimë të gjithë. Pëlqimi nga e dashura, nënvlerësimi i dikujt me të cilin jemi nervozuar, biseda rreth diçkaje që e duam shumë, dëshira për t’u treguar se kemi dijeni për diçka që s’e dimë fare, dëshirat për t’i kujtuar e për t’i mos kujtuar mbresat, dashurimi, leximi, lakmia politike, dëshirat e veçanta, fiksimet personale dhe shumë e shumë shkaqe të tjera, të pakuptueshme e marrëzira si këto, na drejtojnë ne fshehurazi e haptazi…

    Ekzistojnë gjithmonë përfytyrimet nëpërmjet të cilave duam të flasim me këto nxitje. Ne nuk e dimë me saktësi se çfarë janë nxitjet e përfytyrimit që të na vënë në lëvizje, krejt si një erë që s’dihet se nga vjen. Madje i dorëzohemi pak këtyre nxitjeve të errëta, krejt si një detar që s’e di se ku po shkon. Por përsëri, në një cep të mendjes e dimë në hartë se ku jemi, ku duhet të arrijmë. Madje edhe atëherë kur i dorëzohemi më tepër erës, unë, në krahasim me shkrimtarët e tjerë që njoh, që ndiej admirimin, jam në gjendje të përcaktoj pak a shumë se nga po shkoj. I bëj qysh më parë planet, ngjarjen që dua të tregoj e ndaj në pjesë, llogaris me hollësi që pas u nisur udhëtimin se në çfarë limanesh do më shkoj anija, se çfarë ngarkese duhet të marrë e çfarë ngarkese duhet të shkarkojë, se sa të kohë do të zgjasë ky udhëtim dhe tërë këto i shënoj në hartë.

    E megjithatë, po qe se velat e mia do të fryhen nga ndonjë erë që vjen nga ndonjë drejtim i paditur, unë nuk dal kundër ndërrimit drejtim të tregimit tim.Në të vërtetë ka një ndjenjë plotërie, saktësie që kërkon anija, të cilës i janë fryrë velat dhe që përparon. Sikur po kërkoj atë vend e atë kohë të veçantë, ku të gjitha gjërat ndeshen me njëra tjetrën, lidhen mes tyre, tërë gjërat kanë dijeni për njëra-tjetrën.Ndërkohë dalëngadalë era pritet dhe këtë herë e gjej veten në një vend krejtësisht të amullt, të palëvishmë. E ndiej se edhe në këto ujëra të amullta e të mjegulluara, ka disa gjëra që do më sigurojnë përparimin dalëngadalë të romanit tim… Dua gjithmonë që ato çka kam treguar në romanin tim të titulluar “Bora” për sa i përket frymëzimit politik, të më ndodhin edhe mua.Kjo është një formë frymëzimi që Kolerixhi thotë se e ka jetuar kur ka shkruar poezinë e tij “Kubla Khan”… Dua gjithashtu që edhe mua të më vijnë me një frymëzim disa skena dhe situata të dramatizuara të romanit (njësoj siç i ka ardhur poema e Kolerixhit ose heroit të romanit tim “Bora”, Ka-së).Pasi të kesh shkruar roman, do të thotë të jesh i hapur ndaj këtyre nxitjeve që përmenda erërave, çasteve të frymëzimit, vendeve të errëta të mendjes dhe kohërave të mjegullta e të amullta.Edhe romani është një tregim që përfshin tërë këto erëra, që i përgjigjet lloj-lloj forme frymëzimi dhe i bashkon në një formë të kuptueshme tërë frymëzimet që duam të krijojmë e t’u kushtohemi. Veç se, më e rëndësishmja është kjo: Një roman është edhe një lloj shporte që mbart një botë përfytyrimi të cilën duam ta mbajmë vazhdimisht të gjallë e të gatshëm. Copëzat e përfytyrimit, që duke hyrë në brendësi të tyre do na ndihmojnë të harrojmë një çast e më parë botën e mërzitshme, i bashkojnë romanet.Duke “shkruar e shkruar” (duke “shkruar vazhdimisht”), i zgjerojmë këto përfytyrime, këtë botë të dytë e sjellim në një gjendje më të gjerë, më të përsosur dhe të stolisur me më shumë hollësi. Këtë botë të re e njohim duke shkruar dhe duke e njohur e kemi më të lehtë ta mbajmë në mendje. Në qoftë se jam në mes të një romani e po qe se jam duke e shkruar në një formë të mirë, mund të hyj shumë lehtë mes këtyre përfytyrimeve të kësaj bote të dytë. Romanet, kur lexohen, e aq më tepër, kur shkruhen, janë botë të reja në brendësi të të cilave hyjmë me lumturi. Janë modeluar për të mbajtur me lehtësi përfytyrimet që duan të krijojnë romancierët. Njësoj si lumturia që i kanë dhënë lexuesit të mirë edhe shkrimtarit të mirë, i ofrojnë një botë të re të besueshme, të shëndoshë, kua ai bëhet i lumtur duke hyrë brenda saj në çdo orë të ditës. Nëse kam arritur ta krijoj sadopak një botë të tillëb të mrekullueshme, porsa i afrohem tryezës sime të punës, letrave të mia të shkruara, e ndiej veten të lumtur.Ikja nga rradha që dimë dhe dalja nga bota e zakonshme për të kaluar në atë botën tjetër të gjerë e të veçantë, është çështje çasti për mua, dhe shpeshherë s’e ndiej as nevojën të kthehem mbrapsht, dhe as ta përfundoj romanin duke e mbaruar këtë botë të dytë që sa shkon e zgjerohey. kjo ndjenjë imja është binjake me këtë dëshirë të lexuesit të mirë i cili, ka dijeni për romanin e ri që jam duke shkruar: “Ju lutem, ky roman i juaji të jetë disi i gjatë!”. Me këtë fjalë po mburrem duke e dëgjuar me mijëra herë më tepër nga lutjet e botuesve të ligj “Të jetë i shkurtër!”.Si është e mundur që frytet e një zakoni që i përkasin kënësive dhe lumturisë vetjake të njeriut, të mund të tërheqin vëmendjen e aq shumë vetëve?Ata që e kanë lexuar librin tim, “Unë jam e kuqja” e kuptojnë fjalën e Shekures në fund të romanit, se është një lloj marrëzie që të ngrihesh e shpjegosh çdo gjë. në këtë temë, edhe pikëpamja ime përkon me atë të Shekures e jo me atë të adashit tim, heroit të vogël Orhan, të cilin nëna e vet e nënvlerëson lehtë aty. Por, me lejen tuaj, duke bërë përsëri një marri, duke vepruar si Orhani, po mundohem të shpjegoj se përse përfytyrimet që janë ilaçi i shkrimtarit, mund të bëhen ilaçi i të tjerëve: sepse nëse kam arritur të hyj tërësisht në brendi të romanit, e në qoftë se po shkruaj mirë, domethënë, liria që kam arritur me romanin tim dhe rregullat jashtë-gravitacionale të parajsës, më kujtojnë lojërat e fëmijërisë.Duket sikur çdo gjë është thjeshtëzuar, në këtë thjeshtësi shtëpitë, makinat, anijet, godinat që janë të tejdukshme ngaqë janë prej xhami, kanë filluar të më japin të fshehtat e tyre. Puna e ime është t’i mbaj shënim këto rregulla duke i dëgjuar me intuitë; të sodis me dëshirë brendësitë e shtëpive, të shëtis me autobusë e makina nëpër Stamboll së bashku menheronjtë e mi; t’i shndërroj me intuitë gjërat që kam parë në një vend ku jam mërzitur; të zbavitem papërgjegjmërisht. Krejt ashtu siç thuhet për fëmijët, të mësosh diçka edhe kur zbavitesh.

    Ana më e bukur e të të shkruarit, nëse shkruani si krijues, është të arish ta harrosh botën, sikurse një fëmijë, të arrish ta ndiesh veten të papërgjegjshëm kur luani e zbaviteni me ndjesitë tuaja, të mund të luash me rregullat e botës që njohim, njësoj siç luan me lojëra, dhe edhe kur je duke bërë tërë këto, me një cep të mendjes të përceptosh të qenit mbrapa kësaj hareje të lirë fëmijërore, të një lloj përgjegjësie të thellë, që më vonë do t’i mbërthej tërësisht lexuesit. Tërë ditën e kaloni duke luajtuar, por thellësisht e ndieni dhe se jeni më serioz se të gjithë.

    Esencën e jetës, forcën për t’u ndeshur drejtpërsëdrejti me të, e keni marrë për seriozisht me një sinqeritet që mund ta bëjnë vetëm fëmijët. Kur rregullat e lojës që keni ngritur e luajtur lirshëm, i keni vënë vetë me guxim, e ndiehni se dhe lexuesit do t’ju ndjekin duke u dhënë mbas këtyre rregullave, gjuhës, fjalive dhe forcës tërheqëse të tregimit. Shkrimtaria është mjeshtëria për të arritur ta bëjë lexuesin të thotë: “Pikrisht, këtë dehsa të them edhe unë, por s’desha të bëhem aq fëmijëror”. Nganjëherë nuk arrij të kthehem mbrapsht në naivitetin fëminor të kësaj botë që kam zbuluar, ngritur e rritur duke krijuar përfytyrime, duke hpur velat kah erërat e papritura dhe duke parë e riparë hartën time.Kjo i ndodh çdo shkrimtari. Çka do të thotë se, nganjëherë ngec në një vend, ose mbas njëfarë kohe, nuk jam në gjendje të vazhdoj romanin nga aty ku e kam lënë. Në situata shumë të njohura si këto, kam bindjen se ndoshta vuaj më pak se shkrimtarët e tjerë; sepse nuk e vazhdoj tregimin nga vendi ku e kam lënë, mund të kthehem mbrapsht edhe nga një e çarë tjetër, meqë e kam vrojtuar mirë hartën time, mund ta vzhdoj romanin nga një kapitull tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme. Por meqë këtë vit, ndërsa po mundohesha me disa halle politike, u ndesha përsëri me të njejtën vështirësi, kuptova se kam zbuluar diçka interesant që ka të bëjë me të shkruarit roman. po mundohem t’jua shpjegoj.Një çështje gjyqësore që ishte hapur ndaj meje, një gjendje politike në vorbullën e të cilës isha pëfshirë, më kishte bërë “politik”, “serioz” dhe “të papërgjegjshëm” më tepër nga ç’ishte e nga ç’doja të bëhesha. Një gjendje dëshpëruese, të them me të qeshur. për këtë arsye, nuk po e gjeja naivitetin e duhur fëmijëror për të shkruar roman… Kjo ishte diçka e kuptushme, nuk çuditesha për këtë. meqë ngjarjet kishin një ecuri të ngadaltë, po mendoja për “papërgjegjshmërinë” e humbur si kalimtar, kthimin mbrapsht në lojën fëmijënore e qesënditë e mia dhe mbarimin e romanit mbi të cilin kisha tre vjet që punoja. Por, përsëri çdo mëngjes, shumë më parë se banorët e qytetit ku jetoj, stambollit dhjetëmilionësh të zgjoheshin, ulesha në tavolinën time e në hshtjen e fundnatës mundohesha t’i rifutem një çast e më parë romanit që më kishte mbetur përgjysmë. Prandaj po e mundoja veten, po harxhoja durim për të hyrë në atë botë të dytë të dashur.Pas tërë këtyre ngulmimeve, po shihja të më kalonin para syve pjesët e romanit që po shkruaja, ish8in skena të një romani krejt tjetër.Në ato ditë të mërzitshme e të trishtueshme, çdo mëngjes po më vinin skena, fjali, personazhe, fragmente të çuditshme, që sa shkonin e shtoheshin, jo nga romani im që kisha tre vjet që shkruaja, por nga një roman krejt tjetër… Pas njëfar periudhe, këto pjsë të këtij romani krejt tjetër, fillova t’i shkruaj në një fletore, fragmentet që më parë s’i kisha ndërmend fare, fillova t’i m,baj shëmin. Ky roman do t’i kushtohej pikturave t një piktori bashkëkohës që kishte vdekur. po aq sa për piktorin e vdekur, po më vinin mendime edhe për pikturat që ai kishte bërë.

    Pas njëfarë kohe, në ato ditë të mërzitshme, e kuptova se s’kisha arritur të kthehem në një papërgjegjshmëri fëmijërore. Po kthehesha jo në fëmijëri, por në fëmijërinë time, po kthehsha vetëm në ditët e fëmijërisë sime që ëndërroja të bëhesha piktor, që pikturoja vazhdimisht ashtu si e kam shpjeguar në librin tim të titulluar “Stambolli”. Më vonë procesi politik gjyqësor ndaj meje u hodh poshtë dhe iu ktheva përsëri romanit tim të vërtetë që isha duke shkruar të titulluar “Muzeu i pafajësisë”.Sot po mendoj që një ditë prej ditësh të shkruaj edhe atë romanin që m’u kujtua skena-skena, jo në ditët e kthimit në një gjendje shpirtërore feminore, por vetëm në ato ditët që arrita të kthehem në nxitjet e fëmijërisë sime. por nga e tërë kjo përvojë, unë kam përfituar dije për sa i përket dimensionit shpirtëror të të shkruarit roman.Këtë, më mirë, mund ta shpjegoj duke ndryshuar dhe përdorur për të keq sipas meje një koncept të kritikut letrar e teoricienit ëolfgang Iser, konceptin “lexues i aluduar”. Iseri ka zhvilluar një teori letërsie të shklëlqyer në drejtim të lexuesit. Ai ka thënë se kuptimi i një romani që kemi lexuar, nuk është me tërësinë e tij as në brendinë e tekstit, as edhe në mjedisin ku ësht ëshkruar libri, por fle diku në mes të këtyre të dyve. sipas Iserit kuptimi i një romani shfaqet atëherë kur lexohet, dhe, edhe kur ai thotë “lexuesi që libri ka aluduar”, ka ndërmend këtë proces të veçantë të lexuesit.Kur përfytyroja skenat, fjalitë, kapitujt e një libri krejt tjetër nga ai që doja të vazhdoja të shkruaja, kujtova pikërisht këtë koncept dhe mendova se çdo olibër i pashkruar por i përfytyruar, i projektuar (domethënë libri im i lënë përgjysmë), ka një shkrimtar të aluduar. Çdo libër mund të mbarojmë vetëm në qoftë se arrijmë të bëhemi shkrimtari që ka aluduar ai libër! Por, në mes të halleve politike, ose siç ndodhë në shumicën e rasteve, brenda jetës sime të përditshme, në mes të tringëllimave të telefonave, trafikut të ngjeshur, mbledhjeve familjare, unë po heq keq për t’u bërë shkrimtari që libri ka aluduar që kam përfytyruar. Edhe në ato ditë të vështira të mërzitshme politike, nuk po bëhesha dot shkrimtari që doja të shkrueja që libri im i jmrekullueshëm ka aluduar. pastaj, ato ditë kaluan, iu ktheva përsëri romanit tim ashtu si desha, edhe po kënaqem duke menduar se ta mbaroj së aërmi atë (ngjarja ndërmjet viteve 1975 e ditëve tona, pasanikët e Stambollit, sipas të thënave të gazetrëve një histori dashurie në shoqërinë e lartë të Stambollit…).Por, pas tërë kësaj eksperience timen (që fitova), e kuptova se në fakt po bëhen tridhjetë vjet që tërë fuqinë time e harxhova duke e munduar të bëhem personi që kanë aluduar librat qe kam dashur të shkruaj. Meqë kam dashur gjithmonë të shkruaj libra të mëdhenj, të trashë, libra me pretendimi dhe meqë kam shkruar ngadalë, ndoshta kjo është e rëndësishme për mua. të përfytyrosh një libër, s’është diçka e vështirë. Është njëlloj sikur të përfytyrosh të jesh një tjetër.Këtë e bëj shpesh, ajo çka është e vështirë, është të bëhesh shkrimtari që libri që kemi përfytyruar ka aluduar.

    Por, nuk duhet të ankohem meqë deri tani kam shkruar e botuar shtatë romane, edhe sikur të jetë me sforcim, po arrij të bëhem shkrimtari që mund të shkruaj romanin e përfytyruar. Tani e di se ashtu si librat që kam shkruar e lënë pas, kam lënë pas edhe disa vegulli shkrimtarësh që kanë mundur t’i shkruajnë këto libra pas meje. secili prej atyre shtatë “shkrimtarëve të aluduar” që më ngjajnë mua, kanë treguar ashtu si kanë ditur e besuar vetë dhe me tërë seriozitetin e përgjegjësisë e fëmijëve që lozin, si u është dukur bota dhe jeta gjatë tridhjetë viteve nga Stambolli, nga një vend si ai i imi.Dua shumë që të shkruaj ende romane edhe nja tridhjetë vjet të tjerë e, me këtë gjasë, të jetoj nën identitete të tjera.

    Oklahoma, Prill 2006

    *Titulli i origjinalit: “Shkrimtari i aluduar”

    * Shkëputur nga “Baulja e babit”, Orhan Pamuk, sjellë në shqip nga Urim Nerguti dhe Hysen Voci, botuar nga “Skanderberg Books”

    Përgatiti: ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    ORHAN PAMUK: KAM RËNË KEQ NË DASHURI!

  • Çfarë ndodhi? Azet i thotë lamtumirë muzikës për një periudhë kohe

    Çfarë ndodhi? Azet i thotë lamtumirë muzikës për një periudhë kohe

    Reperi i njohur Azet ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij përmes rrjeteve sociale. Ai ka bërë të ditur se për arsye familjare është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show që do të zhvillohej më 19 shtator.
    “Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur për mua të mbaj këto shfaqje,” ka shkruar Azet në postimin e tij.
    Megjithatë, artisti nuk i ka lënë fansat pa një lajm të mirë. Ai ka konfirmuar se, ashtu siç ishte parashikuar, albumi i tij i ri “Playboys im AMG” do të publikohet më 19 shtator. Azet ka shprehur emocionin e tij për këtë projekt, duke shtuar se do të sjellë gjithashtu një këngë të re me një kombinim unik, të cilin nuk e ka sjellë më parë për publikun.
    “Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë,” theksoi ai. “Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë, por do të kthehem më i fortë se kurrë!”
    Në fund, Azet falënderoi fansat për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke shprehur se do të rikthehet në skenë më shumë energji dhe motivim.
    “Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe mirëkuptimin,” ka shkruar ai.

  • Letër dashurie e shkruar në një ndërtesë që digjet

    Letër dashurie e shkruar në një ndërtesë që digjet

    Poezi nga Anne Sexton

    Përktheu: Roland Gjoza

    Unë jam në një arkë, kjo është arka jonëmbushur me këmishë të bardha dhe sallatë jeshiletroket kutia e akullit nga lëvizjet tona prej kënaqësisëdhe unë kam filmat në sytë e midhe ti ke vezët në tunelin tënddhe kemi luajtur me çarcafë, me çarçafë, me çarçafëtërë ditën, dhe në vaskë si lunatikë.Por sot e lashë shtratin në flakëdhe tymi mbushi dhomën.Aq nxehtë u bë sa muret u shkrinëdhe kutia e akullit u shkri dhe një dhëmb i bardhë që e kisha të ngjitur.

    Unë vë një maskë për të shkruar fjalët e funditqë janë për ty dhe i vendosnë kutinë e akullit ku lemë vodkën dhe domatet.Dhe ndoshta janë vërtet fjalët e fundit.Qeni s’duket gjëkundi. Gjurmët e tij janë zhdukur.Letrat e vjetra janë kthyer në një bletë të zezëfustanet e natës janë grirë e bërëletra; të verdha, të kuqe, të purpurtashtrati duket kaq i bukur, çarcafët janë kthyer në ar-në ar të forte, të fortë dhe dyshekupo puthet me një gur.

    Sa për mua, i dashur Foxxvjershat e mia për ty, edhe mbërrijnë, edhe s’mbërrijnë te kutia e akullit.Dhe shpresa për një përjetësi divinea është e mjaftueshme për ty?Po emri yt krahas emrit timpër të drejtat e autorit?Në qofte se gishtat e mi s’të ngrenë dotunë do të tregoj tërë historitë-jo vetëm historinë e çarçafëvepo dhe historinë e bizhusë në kërthizëdhe historinë qepallave të lyeratë wiskit-thartuckave- historinë e thithkave të gjinjve-ta marrin me lopatë dashurinë tonë dhe ta flakin atje ku i takon.

    Pavarësisht dorezave të mia prej asbestinga kollitjet e shpeshta më mbushen mushkëritë me pluhur të kuq dhe të ziarka jonë e vogël zbret poshtë e më poshtë publikishtsa, pa kuptuar asgje, ju do te shikoni, në një akt solokrematoriumin e dashurisë.Ne, përkundrazi, na duket se po zbresim në një rrugë në Rusiflakët nxjerrin fshikullimakamzhikësh mbi kuajkamzhikësh që rrahin e rrahin e ngjallin admirimtë triumfit njerëzorndersa mizat presin, plima plima vijnëdrejt e nga United Fruit, Inc./KultPlus.com

  • Ndërpritet shfaqja e filmit ‘Lejleku’ në Podgoricë, reagon edhe BE

    Ndërpritet shfaqja e filmit ‘Lejleku’ në Podgoricë, reagon edhe BE

    Filmi “Lejleku” i regjisorit Isa Qosja, i cili mori pjesë në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtator.

    Bajrush Kajtazi producent i filmit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shfaqja e filmit u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

    “Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka thënë se si producent, thotë me krenari se Lejleku do të vazhdojë rrugëtimin e tij në festival, kinematë dhe hapësirat kulturore të rajonit dhe të Evropës.

    “Ky film është dëshmi se arti shqip ka zë, ka dinjitet dhe ka mbështetje të forte ndërkombëtare dhe ky zë nuk do të heshtet kurrë, ka shkruar Kajtazi.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe zyra e BE-së në Podgoricë duke thënë se “liria e shprehjes artistike është një nga vlerat thelbësore të demokracisë”./KultPlus.com

  • Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

    Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

    Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730 faqe, të cilat janë ruajtur prej më shumë se 30 vitesh nga familja e tij për t’u trashëguar brez pas brezi.

    Nik Toma zgjodhi ta sfidonte regjimin komunist të asaj kohe, duke rishkruar dhe ruajtur një pjesë të historisë sonë.

    Të rishkruante “Lahutën e Malcisë” nuk ishte rastësi. Pater Gjergji, siç ata e quajnë, kishte shkruar vargje në shtëpinë e tyre, dhe që prej asaj kohe babai i tij u frymëzua./KultPlus.com

  • 131 vite nga vdekja e Anton Santorit, shkrimtari i shquar arbëresh

    131 vite nga vdekja e Anton Santorit, shkrimtari i shquar arbëresh

    Francesco Antonio Santori ishte një shkrimtar, poet dhe dramaturg me prejardhje arbëreshe. Drama e tij “Emira” konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë.

    Santori lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, një qytet arbëresh në provincën e Kozencës, Italia jugore. Më 1835 në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai vendosi të bëhej prift dhe filloi shkollimin e tij për priftëri. Më 1843 ai hyri në manastirin françeskan të Rendit të Reformuar në San Marco Argentano. Më 1858 ai u përpoq pa sukses të gjente një manastir në Lattarico, dhe më 1860 ai braktisi jetën monastike.

    Ai vazhdoi të jetonte në Santa Caterina Albanese, ku ai punoi mësues. Më 1885 u caktua si prift në San Giacomo di Cerzeto, një fshat i Cerzeto, ku ai punoi deri në vdekjen e tij, më 7 shtator 1894.

    Gjatë jetës së tij, Santori shkruajti poezi, romane, shfaqje dhe tregime të shkurtra, ai gjithashtu përshtati 112 Fabulat e Aesopit dhe shkroi një libër gramatika shqipe. Santori shkroi poemën e tij të parë poetike, me titull Canzoniere Albanese (Këngëtarja shqipe) në vitet 1830 dhe e botoi atë në 1846. Canzoniere Albanese është një poezi e gjatë lirike kushtuar dashurisë dhe natyrës; poema u ndikua nga Kënga e Milosao e Girolamo de Rada. Më 1848 kompozoi një himn në gjuhën shqipe me titull Valle e haresë së madhe, botuar më 23 shkurt 1848 në revistën e De Rada’s L’Albanese d’Italia.

    Më 1848 poezia e tij dygjuhëshe politike Il prigionero politico (Anglisht: I burgosuri politik) i shkruar në shqip dhe italisht u botua në Napoli. Poema rrëfen ndryshimet e jetës së një familje të persekutuar gjatë revolucioneve të 1848 në shtetet italiane. [1] Gjatë viteve të tij në manastirin e Rendit të Reformuar në Cerzeto ai shkroi dy vepra fetare; vepra e parë është një varg fetar me titull Rozhaari i S. Myriis Virgkiyry (Anglisht: Rosary of Virgin Mary, shkruar në shqip dhe botuar në 1849 në Cosenza. E dyta është një koleksion prej 230 faqesh me lutje, tekste fetare dhe përkthime të fesë këngë me titull Kryshten i shyityruory (Anglisht: I Shenjti i Krishterë) botuar në 1855 në Napoli.Kristiani i Shenjtëruar përmban pjesë të Kuneus Prophetarum të botuar në 1685 dhe shkruar nga Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së hershme shqiptare. Santori përfshin fragmente të Cuneus Prophetarum në librin e tij për të simbolizuar vazhdimësinë e letërsisë fetare shqiptare.

    Santori shkroi shumë sdrama, përfshirë komeditë melodramatike dhe tragjeditë disa prej të cilave mbeten të paplota, dramat e tij përfshijnë Jeroboam, një tragjedi me përmbajtje biblike dhe Alessio Dukagino një melodramë të shkruar midis 1855 dhe 1860, duke rrëfyer jetën e Lekë Dukagjini, një princ shqiptar i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane. Lojë e tij më e njohur, Emira, e titulluar pas emrit të figurës së saj qendrore, konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë; drama rrëfen aventurat e Emira, Kalina, Albenci, dhe Mirjani gjatë një revoltë sociale në Kalabri dhe jeta në komunitetet arbëreshe. Disa pjesë të shfaqjes u botuan fillimisht në revistën Fjamuri Arbërit (Anglisht: Flamuri Shqiptar) dhe më vonë në Antologjinë Shqiptare të Jeronim de Rada.  Në vitet moderne, janë gjetur 1,845 rreshta vargje satirike të shkruara nga Santori.

    Shumica e romaneve dhe tregimeve të shkurtra të Santorit u botuan pas vdekjes së tij në 1894, romanet e tij përfshijnë Sofia Kominiate, një roman i papërfunduar i shkruar në dy versione. Versioni i parë përmban 282 faqe dhe është shkruar në shqip, ndërsa versioni i dytë, i shkruar në italisht, përmban 714 faqe. Asnjë kopje nuk ka mbijetuar nga romani i tij Bija e mallkuar (Anglisht: Vajza e mallkuar) e shkruar në shqip. Ai gjithashtu shkroi romanin Il soldato albanese (anglisht: Ushtari shqiptar) në italisht. Santori shkroi shumë tregime të shkurtra të njohura me emrat e figurave të tyre qendrore, tregimet e tij të shkurtra të shkruara në shqip përfshijnë: Brisandi Lletixja e Ulladheni, Emilja, Fëmija Pushtjerote, Filaredo, Gnidhja e Kusari, Kolluqi e Sorofina, Miloshini, Neomenia, Panaini e Dellja, etj. Rosarja, dhe Virgjinia.

    Veprat e Santorit janë shkruar në një formë arkaike të shqipes toskërishte dhe në përgjithësi janë më të arritshme për audiencën pavarësisht nga stili i tij ortografik. Në veprat e tij ai përdor sistemin e tij drejtshkrimor pa ndonjë saktësi fonetike. [2] Tematika të zakonshme në veprat e Santorit përfshijnë jetën rurale, periudhën e Lidhjes së Lezhës të historisë shqiptare dhe zakonet e bashkësive arbëreshe, poemat e tij politike përmbajnë motive morale që përshkruajnë idetë dhe ndjenjat qendrore të personazheve të secilës poezi [7]. Në disa nga poemat e tij si Vallëzimi i gëzimit të madh, Santori përshkruan elementet foklorike të kulturës shqiptare si këngë dhe valle popullore. / KultPlus.com