Tag: shkronjës

  • Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

    Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

    Përdorimi i pikës

    Shkruan: Eroll Sejdiu

    Vihet pikë në datat e plota, pas numrave që shënojnë ditën dhe muajin, por nuk vihet pikë pas numrit që shënon vitin:09.04.201709.IV.2017Mirëpo, kur muaji shënohet me fjalë, nuk ndahet nga dita dhe nga viti me asnjë shenjë pikësimi:21 mars 201714 tetor 2017Pika në shkurtimet përdoret:a) pas shkronjës a shkronjave të para të fjalëve që shënojnë titull, gradë, mjeshtëri:dr. (doktor), prof. (profesor), inxh. (inxhinier) etj.;b) pas shkronjës a shkronjave të para të termave të ndryshëm, sidomos termave shkencorë të përdorur në disa fjalorë etj.:p.sh. (për shembull ), etj. (e të tjera), khs. (krahaso), fr. (frëngjisht), ang. (anglisht ), kap. (kapitull ), mjek. (mjekësi), let. (letërsi).c) pas shkronjës a shkronjave të para të emrave të njerëzve:F. S. Noli, H. I. Pedersen, P. I. Çajkovski etj.Nuk përdoret pika:a) te shkurtimet e emërtimeve të njësive të matjeve dhe masave:cm (centimetër), km (kilometër), a (amper), kg (kilogram), t (ton), v (volt) etj.;b) te simbolet e elementeve kimike:H (hidrogjen), Mg (magnez), Cl (klor) etj.;c) te shkronjat që shënojnë pikat e horizontit:L (lindje), P (perëndim), VP (veriperëndim)d) tek akronimet:RK (Republika e Kosovës), RSh (Republika e Shqipërisë), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), EKG (elektrokardiogram), FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), INSTAT (Instituti i Statistikave) etj.;e) te numrat, për të ndarë mijëshet:433 777 000 dhe jo 433.777.000

    ObserverKult

    —————————-

    Lexo edhe:

    KRYENEQËSI APO KRYENEÇËSI? SI DUHET TË SHKRUHET…