Tag: shkroi

  • “Nuk e kontaktova Iranin për bisedime paqeje”, Trump: Duhet të kishin pranuar marrëveshjen që kishin ne tryezë

    “Nuk e kontaktova Iranin për bisedime paqeje”, Trump: Duhet të kishin pranuar marrëveshjen që kishin ne tryezë

    Presidenti amerikan, Donald Trump mohoi kategorikisht se ai kishte kontaktuar Iranin për të filluar bisedimet e paqes.

    “Nuk i jam drejtuar Iranit për “Bisedime Paqeje” në asnjë mënyrë apo formë. Ky është thjesht një lajm i FABRIKUAR dhe i RREME! Nëse ata duan të flasin, ata e dinë si të më kontaktojnë. Ata duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë. Do të kishte shpëtuar shumë jetë!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
    Trump tha në bordin e Air Force One se më mirë se një armëpushim do të ishte “një fund i konfliktit, jo një armëpushim. Një fund”.
    Trump e kritikoi ashpër presidentin Francez, Emmanuel Macron ndërsa po largohej nga Kanadaja, duke thënë se homologu i tij gabimisht sugjeroi se po kthehej në Uashington për të punuar për një “armëpushim”.
    “Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkonte publicitet, gabimisht tha se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një ‘armëpushim’ midis Izraelit dhe Iranit. Gabim!”, shkroi Trump në Truth Social.
    “Ai nuk e ka idenë pse jam duke shkuar në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një Armëpushim”, vazhdoi ai.
    “Shumë më shumë se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në kontakt!”, shkroi Trump.

    Top Channel

  • Ndërron jetë Ananda Lewis, ikona e MTV-së dhe zëri i gjeneratës ’90

    Ndërron jetë Ananda Lewis, ikona e MTV-së dhe zëri i gjeneratës ’90

    Një tjetër yll i ekranit amerikan është shuar në moshën 52-vjeçare. Ananda Lewis, ish-prezantuesja e njohur e MTV-së dhe një nga figurat më të dashura të viteve ’90, ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e bëri publik motra e saj, Lakshmi Lewis, përmes një postimi prekës në Facebook, ku shkroi: “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” duke ndarë edhe një fotografi bardhë e zi të Anandës.

    Ananda u bë e famshme në fund të viteve ’90 si prezantuese e emisioneve ikonike të MTV, si “Total Request Live” dhe “Hot Zone”. Me stilin e saj unik dhe karizmën e veçantë, ajo u kthye në një zë të rëndësishëm të kulturës rinore hip-hop. Në vitin 1999, The New York Times e cilësoi atë si “vajzën e momentit” për kulturën e asaj periudhe.
    Në vitin 2001, Ananda la MTV-në për të nisur talk-show-n e saj personal dhe vazhdoi të jetë një figurë e pavarur në mediat amerikane.

    Në vitin 2020, ajo zbuloi publikisht se po luftonte me kancerin e gjirit në stadin e tretë, që më pas u përparua në stadin e katërt. Ananda ishte shumë e hapur për betejën me sëmundjen dhe ndau me ndjekësit edhe pendesën e saj për shmangien e trajtimeve standarde në fillim të diagnozës.
    Në një ese për revistën Essence, ajo shkroi: “Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’.”
    Largimi i Anandës lë një boshllëk të madh në zemrat e shumë njerëzve që u rritën me energjinë dhe zërin e saj të fuqishëm. Ajo do të mbahet mend jo vetëm për karrierën e saj të shkëlqyer televizive, por edhe për forcën, sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj së vërtetës.
    /vizionplus.tv

  • Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

    Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

    Dymbëdhjetë orë pasi u hodh në det, shishja që përmbante hirin e nënës së saj, e cila vdiq në moshën 51 vjeç, tashmë ishte nxjerrë në breg dhe u gjet nga Kerry Sheridan në plazhin e Skegness.

    Gruaja u habit shumë kur lexoi mesazhin brenda. “Ajo është nëna ime, hidheni përsëri në det që të udhëtojë nëpër botë”. Dëshira e saj u plotësua menjëherë, por së pari Kerry Sheridan shkroi një postim në Facebook për të treguar zbulimin sensacional dhe për të gjetur dërguesin që kishte nënshkruar ato fjalë, “E dashur nga Oldham”, shkroi ajo. Postimi u bë viral dhe e gjithë historia u zbulua përfundimisht në Manchester Evening News.
    “Doja që ajo më në fund të ishte në gjendje të udhëtonte përgjithmonë. Ishte ëndrra e saj, sepse nuk arriti ta bënte para se të vdiste, ajo e kaloi jetën duke u kujdesur për ne pesë vajzat dhe nënën dhe vëllain e saj të sëmurë”. Ja se si e shpjegoi 24-vjeçarja Cara Melia për Manchester Evening News iniciativën e saj për të dorëzuar hirin e nënës së saj në oqean.
    Por 12 orë më vonë ajo shishe e çmuar kishte bërë ndalesën e saj të parë, duke përfunduar në duart e Kelly Sheridan në plazhin e Skegness, një vendpushim bregdetar në Lincolnshire, Angli. “A mund ta ndani të gjithë këtë mesazh kudo me shpresën se mund ta gjej Carën,” shkroi Kerry në Facebook, duke postuar një foto të shishes, shënimin që e shoqëronte atë dhe një video të një fëmije, djalit të saj, duke e hedhur atë përsëri në ujë.
    “U hodh përsëri në det siç u kërkua. Udhëtim të mbarë, nëna e Carës,” ishin fjalët e fundit të Kelly. Shpërndarja virale e postimit më pas lejoi që Cara Melia të arrihej dhe të tregohej e gjithë historia.

    Top Channel

  • “Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

    “Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

    Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet.

    Një përdorues në platformën X publikoi një postim duke sugjeruar se Musk do të “fitonte” përplasjen me Trump dhe rekomandoi që “Trump duhet të shkarkohet dhe JD Vance ta zëvendësojë atë.”
    Musk e citoi postimin dhe tha: “Po”.
    Por si erdhi deri në këtë pikë marrëdhënia e Trump me Musk?
    30 prill: Musk ulet me gazetarët dhe përshkruan një marrëdhënie të ngushtë dhe të ngrohtë me Presidentin Trump.
    “Besoj se jemi miq të mirë, dhe kur jemi në Air Force One ose Marine One, ai më thotë: ‘Do të rrish sonte?’ Dhe unë i them: ‘Po’,” tha Musk.
    Ai shtoi se ka fjetur disa herë në Dhomën Lincoln në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, Trump e ka telefonuar një natë vonë për t’i thënë që të merrte akullore nga kuzhina, dhe Musk ka rrëfyer se hëngri një kuti të tërë me Häagen-Dazs karamel.
    27 maj: Elon Musk shprehet se është “i zhgënjyer” nga ligji i ri “i madh, i bukur” i Presidentit Trump, i cili sapo është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe përfshin ulje të mëdha taksash si dhe rritje të shpenzimeve për imigracionin dhe mbrojtjen.
    “U zhgënjeva kur pashë ligjin për shpenzime masive, që në fakt rrit deficitin buxhetor dhe e minon punën që po bën ekipi DOGE,” tha Musk për CBS.
    28 maj: Musk njofton se po tërhiqet nga DOGE, nisma qeveritare për uljen e shpenzimeve. CEO i Tesla-s tha se kjo përputhej me përfundimin e periudhës 130-ditore si punonjës i veçantë i qeverisë.
    “Me përfundimin e periudhës sime si punonjës i veçantë i qeverisë, dua të falënderoj Presidentin @realDonaldTrump për mundësinë për të reduktuar shpenzimet e panevojshme,” shkroi ai në X. “Misioni @DOGE do të forcohet me kohën dhe do të bëhet mënyrë jetese në të gjithë qeverinë.”
    30 maj: Presidenti Trump i dhuron Elon Musk një çelës të artë të Shtëpisë së Bardhë si dhuratë ndarjeje nga detyra për kohën e tij në krye të Departamentit të Efiçencës Qeveritare, duke i thënë se “nuk po largohet vërtetë” dhe e falënderon për shërbimin e tij.
    31 maj: Trump tërheq kandidaturën e Jared Isaacman, një aleat i ngushtë i Musk, për të drejtuar NASA-n. Musk raportohet se ishte i pakënaqur me vendimin.
    “Është e rrallë të gjesh dikë kaq të aftë dhe zemërmirë,” shkroi Musk për Isaacman në X.
    3 qershor: Musk rrit kritikat ndaj “ligjit të madh, të bukur”, duke e quajtur një “përdhosje të neveritshme”.
    Në një seri me pothuajse një duzinë postimesh, Musk u tha anëtarëve të Dhomës që votuan për ligjin: “E dini që keni gabuar.”
    Ai gjithashtu sugjeroi se mund të japë donacione për të rrëzuar nga pushteti përfaqësuesit që mbështetën ligjin. “Në nëntorin e ardhshëm, do t’i largojmë të gjithë politikanët që tradhtuan popullin amerikan,” shkroi ai.
    5 qershor: Armiqësia mes Musk dhe Trump del hapur dhe tejkalon çështjet e axhendës legjislative.
    “Jam shumë i zhgënjyer nga Eloni,” tha Trump në Zyrën Ovale. “E kam ndihmuar shumë Elonin.”

    Top Channel

  • “Mallkoi” vajzën e Melonit, profesori tenton vetëvrasje me pilula dhe alkool! Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

    “Mallkoi” vajzën e Melonit, profesori tenton vetëvrasje me pilula dhe alkool! Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

    Stefano Addeo

    ITALI- Stefano Addeo, profesori 65-vjeçar i cili ditët e fundit kishte përfunduar në qendër të një polemike të dhunshme për një postim të publikuar në rrjetet sociale kundër vajzës së kryeministrit Giorgia Meloni, tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë. I kontaktuar në telefon nga Corriere, Addeo dukej i lodhur, por gjithsesi komentoi atë që kishte ndodhur për mediat italiane.
    “Nuk munda ta duroja më. Po më bëjnë shpëlarje, por shpresoj të mos më shpëtojnë. Reagimet ndaj këtij incidenti kanë qenë më të dhunshme nga sa mund ta kisha imagjinuar,”-tha ai. 
    65-vjeçari tentoi vetëvrasje duke gëlltitur një kombinim pilulash dhe alkooli. Edhe pse mbërriti në gjendje të rëndë në spital, jeta e tij nuk është në rrezik. Përpara se ta konsumonte “përzierjen” e rrezikshme, Addeo paralajmëroi drejtoreshën e shkollës ku jep mësim, e cila menjëherë njoftoi Policinë, që nxitoi në shtëpinë e profesorit. Kështu, ai u shpëtua në kohë. 
    Çfarë shkroi profesori?
    Në rrjetet sociale, ai shkroi: I uroj vajzës së Melonit fatin e vajzës nga Afragola! Referenca ishte për Martina Carbonaro, 14-vjeçaren e vrarë me gurë nga ish-i dashuri i saj në provincën e Napolit.
    “Nuk e shkrova personalisht postimin por u gjenerua nga inteligjenca artificiale. Mendja ime nuk do të kishte qenë në gjendje të lindte një turp të tillë. I kërkova ChatGPT: Më shkruaj një mesazh kundër Melonit, dhe ja çfarë doli. Unë, e publikova,”-tha ai për mediat italiane, pasi u zbulua identiteti i tij. Megjithatë justifikimi nuk e ndaloi indinjatën e krijuar. Mësuesi ka jetuar në izolim në shtëpi për ditë të tëra, i shënjestruar nga mesazhe urrejtjeje, kërcënime dhe fyerje.
    Sot paradite i shkroi edhe një letër ndjese kryeministres Meloni.
    “Ju kërkoj, nëse është e mundur, të më takoni që t’ju them këtë duke ju parë në sy,”-ky është një nga fragmentet qendrore të letrës që Profesor Stefano Addeo i shkroi Kryeministres, Giorgia Meloni./ZËRI

  • Nga tradhtia e gruas, tek internimi pas përplasjeve me Carin, jeta e vështirë e Pushkinit

    Nga tradhtia e gruas, tek internimi pas përplasjeve me Carin, jeta e vështirë e Pushkinit

    Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811, u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e aristokracisë peterburgase.

    Ambienti në lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anticarizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare. E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikëqyrje. Pushkini jetoi në jug gjatë viteve 1820-1824. Ëndërrimet liridashëse i shpalosi me frymë bajroniane.

    S’do të ishte e drejtë nëse themi se poeti i madh rus jetoi një jetë të privuar. Gjithsesi, atij i dukej sikur fati dhe njerëzit ishin mizorisht të padrejtë ndaj tij. Dhe se ai kishte arsye të shumta që të ndihej i trishtuar. Së pari, ai ishte një fëmijë i padëshiruar, më pas, si çdo i ri, e përjetoi thellësisht atë çfarë po ndodhte në Rusi. Çka e shtyri të shkruante vargje politike, por edhe disa vargje të pahijshme, për shkak të të cilave e mërguan me forcë së pari në jug, në Moldavi dhe Odesa, mandej në Rajonin Pskov (390 milje në perëndim të Moskës).Mirëpo edhe atje vuajti, thuajse nga gjithçka: dashuri e pashpërblyer, të qenit larg nga miqtë dhe kryeqyteti. E torturonte fakti, që nuk kishte qenë në gjendje të merrte pjesë në kryengritjen kundër carit. Dhe, më pas, që pjesëmarrësit e saj ishin ekzekutuar ose internuar në Siberi. Pushkini kishte origjinë afrikane nga ana e stërgjyshit, Abram Petrovich Gannibal, i cili ishte një princ afrikan (nga Kameruni ose Etiopia) dhe u soll në Rusi si “dhuratë” për Pjetrin e Madh. Pjetri e rriti Gannibalin si djalin e tij të adoptuar dhe ai u bë një oficer i lartë ushtarak dhe inxhinier. Pushkini ishte krenar për këtë prejardhje dhe shkroi edhe një biografi të pambaruar për Gannibalin. Pushkini u përfshi në qarqet liberale dhe shkroi poezi me tone antimonarkike, gjë që e bëri të dyshohej nga autoritetet cariste.

    Ai u internua disa herë në zona të largëta të Perandorisë Ruse dhe iu kufizua liria e lëvizjes dhe botimit. Në fëmijëri, Pushkini u rrit në një mjedis aristokratik ku flitej kryesisht frëngjisht. Ishte gjyshja dhe dadoja e tij, Arina Rodionovna, që i mësoi gjuhën ruse të vërtetë dhe folklorin, që më vonë e ndihmuan të krijonte një stil autentik rus. Pushkini vdiq në moshën vetëm 37 vjeç, pas një dueli me oficerin francez Georges d’Anthès, i cili përflitej se kishte një lidhje me gruan e Pushkinit, Natalia Goncharova. Pushkini u plagos rëndë në bark dhe vdiq dy ditë më vonë. Ky duel tronditi opinionin publik rus. Ai ishte mjeshtër i poezisë, prozës, dramës, eseistikës, madje edhe i historisë. Vepra e tij më monumentale është “Eugjeni Onegini”, një roman në vargje që është i njohur për gjuhën e pastër dhe strukturën inovative. Për shkak të përmbajtjes shpesh të lirë apo kritike, shumë nga veprat e Pushkinit u censuruan rëndë, dhe disa versione që lexoheshin në Rusi pas vdekjes së tij nuk ishin të plotë. Disa nga shprehjet më të guximshme u rikuperuan vetëm në shekullin XX.

    Ai besonte fuqimisht në ogure, shenja dhe ëndrra profetike. Për shembull, para duelit fatal, kishte parë disa ëndrra të frikshme dhe e kishte ndjerë vdekjen e afërt. Ndonjëherë konsultohej edhe me fallxhore. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u përball me 29 duele. Po, 29 herë! Ai ishte shpesh arrogant, ironik dhe i drejtpërdrejtë në shkrime dhe jetë, çka e fuste shpesh në telashe me aristokratët. Dueli me Georges d’Anthès ishte i fundit. Ai dhe gruaja e tij kishin katër fëmijë, dhe shumë nga pasardhësit e tij u martuan me familje të rëndësishme ruse. Sot, shumë familje fisnike ruse e lidhin gjenealogjinë me të – përfshirë edhe disa figura publike moderne.

  • Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

    Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

    Dy punonjës të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan Uashington janë vrarë, sipas Sekretares amerikane të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.
    Të dy u qëlluan për vdekje pranë Muzeut Hebre të mërkurën në mbrëmje (21.05.), shkroi Noem në një postim në platformën X.
    Arrestohet i dyshuari
    Autori i dyshuar është arrestuar, tha drejtuesja e policisë së kryeqytetit amerikan, Pamela Smith. Pas arrestimit i dyshuari thirri sloganin pro-palestinez (“Palestina e lirë”).
    Dy viktimat, një burrë dhe një grua, punonjës të ambasadës izraelite sapo ishin larguar nga një eveniment në Muzeun Hebre, kur i dyshuari 30-vjeçar u afrua dhe hapi zjarr.
    I arrestuari për vrasjen para të shtënave u pa duke ecur përpara muzeut  dhe gjithashtu u përpoq të hynte në muze më pas. Atje ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë së muzeut.
    Reagon presidenti amerikan
    Presidenti amerikan Donald Trump e dënoi ashpër sulmin. “Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, që duket qartë se vijnë nga antisemitizmi,  duhet të ndalen, tani!”, ka shkruar ai në platformën online Truth Social.
    Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Trump shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Edhe ministrja amerikane e Drejtësisë, Pam Bondi shkroi në X se ajo ishte në vendngjarje dhe se ishte një “incident i tmerrshëm me armë zjarri”. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio foli për një “akt të pacipë të dhunës frikacake, antisemitiste”.
    Ai e dënon këtë “me ashpërsinë më të madhe” shkroi Rubio në X dhe se lutjet e tij janë  me familjet e viktimave.
    Herzog: “Akt i neveritshëm i urrejtjes”
    Presidenti i Izraelit, Yitzhak Herzog u shpreh i tronditur pas vrasjes.
    ”Jam i tronditur nga pamjet nga Uashington, DC. Ky është një akt i neveritshëm urrejtjeje dhe antisemitizmi që mori jetën e dy punonjësve të rinj të ambasadës izraelite,” tha Herzog në një deklaratë.
    Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon e quajti atë një “akt të urryer të terrorizmit antisemitist”. “Ne kemi besim se autoritetet amerikane do të marrin masa të rrepta ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal”, shkroi Danon në një postim në X.
    Incidenti vdekjeprurës ndodhi në sfondin e luftës midis Izraelit dhe militantëve islamistë të Hamasit në Rripin e Gazës.
    Izraeli është nën kritika të forta ndërkombëtare për veprimet e tij ushtarake në Gaza dhe situatën katastrofike humanitare për popullsinë në zonën bregdetare kryesisht të shkatërruar./DW

  • “Ai është luftëtar!”/ Sëmundja e rëndë e Biden bën bashkë republikanë e demokratë, lumë mesazhesh mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë

    “Ai është luftëtar!”/ Sëmundja e rëndë e Biden bën bashkë republikanë e demokratë, lumë mesazhesh mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë

    Ish-Presidenti Joe Biden u diagnostikua me kancer të prostatës javën e kaluar, tha zyra e tij në një deklaratë të dielën.

    Lajmi erdhi pasi u zbulua se gjatë një “ekzaminimi klinik rutinë”, ai vuante nga kjo sëmundje e rëndë.
    Ai u diagnostikua me kancer të prostatës me një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) dhe metastazë në kocka”, tha zyra e tij të dielën.
    Ndërsa Biden dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit, ish-Presidenti Barack Obama, Presidenti Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë politikë kanë filluar të kontaktojnë për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara.
    Obama postoi një mesazh të përzemërt në X dje, të dielën (18/5), duke thënë: “Michelle dhe unë po mendojmë për të gjithë familjen Biden. Askush nuk ka bërë më shumë për të gjetur trajtime inovative për kancerin në të gjitha format e tij sesa Joe, dhe jam i bindur se ai do t’i përballet kësaj sfide me vendosmërinë dhe hirin e tij karakteristik . Ne lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë.”
    Trump postoi në Truth Social, duke shkruar: “Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim mbështetjen tonë dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.”
    Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, postoi gjithashtu në X të dielën, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj luten për Joe Biden dhe familjens e tij.
    ” Joe është një luftëtar – dhe e di që ai do të përballet me këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij”, shkroi ajo.
    Burri i saj, Doug Emhoff, ish-zëvendëskomandanti nën udhëheqjen e Bidenin, postoi veçmas mesazhin e tij.
    Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton gjithashtu dërgoi mbështetjen e saj: “Po mendoj për familjen Biden ndërsa përballen me kancerin, një sëmundje nga e cila ata kanë bërë kaq shumë për të shpëtuar familje të tjera. Ju uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.”
    Ish-Presidenti Bill Clinton shtoi gjithashtu një shënim në llogarinë e tij personale, duke thënë: “ Miku im Joe Biden ka qenë gjithmonë një luftëtar. Unë dhe Hillary e mbështesim atë, Jill dhe të gjithë familjen.”
    Sekretari i Shtetit Marco Rubio shkroi në X: “Unë dhe Janet po lutemi për familjen Biden në këtë kohë të vështirë.”
    “Zemrat tona janë me Presidentin Biden dhe të gjithë familjen e tij në këtë kohë”, shkroi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom.
    “Presidenti Biden e di që kur rrëzohesh, ngrihesh përsëri dhe lufton”, shkroi Guvernatori i Illinois-it J.B. Pritzker.
    Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë përdorën gjithashtu mediat sociale për të ndarë mbështetjen e tyre për familjen Biden.
    Midis senatorëve demokratë që shprehën mbështetjen e tyre ishin Peter Welch i Vermontit, Ruben Gallego i Neë Mexico-s, Tim Kaine i Virxhinias dhe John Fetterman i Pensilvanisë.
    Midis senatorëve republikanë ishin Tom Tillis i Karolinës së Veriut, Susan Collins e Maine dhe Roger Marshall i Kansasit.
    Përfaqësuesja demokrate Ro Canna e Kalifornisë shkroi: “Ai dhe Jill kanë qenë gjithmonë luftëtarë dhe jam e bindur se do ta përballojnë këtë sfidë me forcë.”
    “Ndërsa përballeni me këtë sfidë shëndetësore, lutjet e mia janë me ju, për guxim të vazhdueshëm në këtë kohë të vështirë dhe një shërim të plotë”, shkroi përfaqësuesja demokrate Joyce Beatty nga Ohio në X.
    Përfaqësuesit republikanë Anna Paulina Luna nga Florida dhe Mike Lawler nga Nju Jorku shprehën gjithashtu mesazhet e tyre për një shërim të shpejtë.
    Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, lëshoi ​​një deklaratë të dielën në mbrëmje, duke thënë: “Gjatë viteve, familja Biden është përballur me vështirësi të paimagjinueshme me mirësjellje dhe këmbëngulje të palëkundur. Ne qëndrojmë me Presidentin Biden ndërsa ai përballet me këtë moment me të njëjtën guxim dhe qëndrueshmëri që ka treguar gjatë gjithë jetës së tij.”

    Top Channel

  • “Nuk do ta falim kurrë”, tifozët e Barçës kundër yllit të tyre: Të bën ta urresh futbollin

    “Nuk do ta falim kurrë”, tifozët e Barçës kundër yllit të tyre: Të bën ta urresh futbollin

    7 Maj 2025

    14:34

    Telesport

    Tifozët online e kritikuan ashpër Ronald Araujo për paraqitjen e tij në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League mes Barcelona-s dhe Inter-it të martën.
    Mbrojtësi nuk arriti të bënte përshtypje në 44 minutat që kaloi në fushë, pasi Barcelona humbi 4-3 në San Siro pas 120 minutash lojë.
    Pas ndeshjes, tifozët kritikuan Araujo në X, me njërin që shkroi:
    ”Lojtarë si Araujo të bëjnë të urresh sportin. Zemërimi që vlon brenda meje tani nuk është i mirë për shëndetin tim’.’
    Një tjetër shkroi:
    ”Nuk do ta fal kurrë Araujo-n”.
    ”Araujo është shumë qesharak. S’ia vlen as ta urresh. Ai është thjesht ai që është. Nunez-i i qendërmbrojtësve”, shkroi një tjetër.
    ”Kjo duhet të jetë ndeshja e fundit e Araujo-s për klubin,” shtoi një tifoz tjetër.
    ”Araujo i vdekur është lojtari më budalla në historinë tonë,” ishte një koment tjetër.
    ”Araujo mbetet mbreti i padiskutueshëm i të gjithë budallenjve,” tha një tifoz tjetër.

  • Haradinaj përkujton vëllanë e rënë, Luanin:”6 Maji,ditë heroizmi dhe përjetësie”

    Haradinaj përkujton vëllanë e rënë, Luanin:”6 Maji,ditë heroizmi dhe përjetësie”

    Më 6 maj, në një ditë me shumë domethënie historike e personale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor 28 vjet më parë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se kjo datë shënon gjithashtu ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si dhe të nënës së tij, Rukë Haradinaj. “Pikërisht më 6 maj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, theksoi ai.Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj nderoi të gjithë të rënët për liri, duke përkujtuar edhe figurën e veprimtarit e atdhetarit Smajl Haradinaj, babait të tij.“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi nuk shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, shkroi Haradinaj, duke e kthyer përkujtimin në një mesazh të fortë reflektimi për sakrificën dhe lirinë.Ai përmbylli mesazhin e tij duke i dhënë jehonë brezit të luftëtarëve që, siç u shpreh, “jetuan me nder dhe ranë për atdhe”.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më 6 maj, në një ditë me shumë domethënie historike e personale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor 28 vjet më parë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se kjo datë shënon gjithashtu ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si dhe të nënës së tij, Rukë Haradinaj. “Pikërisht më 6 maj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, theksoi ai.Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj nderoi të gjithë të rënët për liri, duke përkujtuar edhe figurën e veprimtarit e atdhetarit Smajl Haradinaj, babait të tij.“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi nuk shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, shkroi Haradinaj, duke e kthyer përkujtimin në një mesazh të fortë reflektimi për sakrificën dhe lirinë.Ai përmbylli mesazhin e tij duke i dhënë jehonë brezit të luftëtarëve që, siç u shpreh, “jetuan me nder dhe ranë për atdhe”.