Tag: shkrimtarit

  • Dy përvjetorët e rëndësishëm të shkrimtarit Ibrahim Kadriu përmblidhen në një libër

    Dy përvjetorët e rëndësishëm të shkrimtarit Ibrahim Kadriu përmblidhen në një libër

    Viti 2025, tashmë në shkuarje, shënoi ditëllindjen e Tetëdhjetë të shkrimtarit tonë të shquar, Ibrahim Kadrirut, brenda e jashtë Kosovës, po, njëkohësisht edhe 65-vjetorin e krijimtarisë letrare.Këto dy ngjarje të veçanta, gjithsesi dhe jubilare dhe paksa emocionuese, me të gjitha ndodhitë letrare, ngjarjet, takimet, vlerësimet e intervistat, u përmblodhën brenda kopertinave të një libri prej 200 e sa faqesh, nën titullin, IBRAHIM KADRIU NË VITIN E TETËDHJETË TË JETËS, dhe këto ditë u editua nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, nën përgatitjen e editorit të saj, Sabit Rrustemit.Ky botim, mbase dhe i pari i këtij lloji në jetën tonë letrare, u koncipua nga ngjarjet më të rëndësishme që i ndodhën shkrimtarit Ibrahim Kadriu në vitin 2025, përfshirë ditëlindjen e tetëdhjetë, (8 janar), vizitën disaditëshe në Angli, takimet me miq, personalitete e lexues si dhe nga ambasadori ynë në Londër. Pastaj përmbledh dhe nderimet që iu bënë gjatë këtij viti jubilar, si, “Çelësi i qytetit të Gjilanit “, që iu dha nga kryetari i komunës z. Alban Hyseni, çmimin “Gjergj Gjergji – Gashi”, në “Takimet e Dom Mikelit”, në Stubëll, më 20 shtator 2025, si dhe në fillim të tetorit, në qytetin Bari të Italisë, ku u nderua me “Vulën akademike” , po edhe me diplomën “Anëtar nderi i Akademisë” si dhe me Medaljonin “Seneka”.Po gjatë këtij viti, studiues e kritikë letrarë u morën denjësisht me krijimtarinë letrare në prozë e në poezi të Ibrahim Kadriut, shkrimet e të cilëve u mblodhën dhe u radhitën në libër. Emra si, Anton Nikë Berisha, Emin Azemi, Timo Mërkuri, Adil Fetahu, Xhevat Syla, Elvi Sidheri, Lesh Ndoj, Mexhid Mehmeti, Sarë Gjergji, Xhahid Bushati e Arsim Halili, ashtu spontanisht, të intriguer nga arti letrar që mbrujnë në vete veprat e këtij shkrimtari, trajtuan vepra të ndryshme, dhe, i shpërfaqën ato në publik. Po të shikohet vendodhja e tyre, ka nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria e nga Kosova Lindore e nga Mërgata (Fatmir Terziu).Brenda kopertinave të këtij libri kanë gjetur vend dhe katër intervista të zhvilluara nga media të ndryshme të Kosovës, nisur që nga e para, që u emitua në TV 21, përmes gazetares, Blinerë Hajdari, më 16 janar 2025. Pastaj intervista për “Fjala e lire” dhe “Albanian post”, më 22 maj 2025, përmes studiuesit e publicistit, Fatmir Terziu, pastaj ajo e gazetarit Driton Dragusha, për televizionin T7, më 13 shtator 2025 si dhe intervista për revistën e Pen Qendrës së Kosovës, nga gazetari e shkrimtari, Binak Kelmendi.Të gjitha këto ngjarje, takime, vlerësime e intervista i dhanë formë dhe përmbajtje këtij botimi që tek lexuesi dhe te bibliotekat tona vjen nën titullin, IBRAHIM KADRIU NË TETËDHJETË VJETORIN E JETËS, libër që do të përurohet përmes një Takimi ceremonial letrar e nderues, më 13 dhjetor, 2025, ora 12:00 në Bibkiotekën e qytetit të Gjilanit, ku shkrimtarit Ibrahim Kadriut, si një qershi mbi tortë , do t’i jepet dhe titulli, “Qytetar Nderi”, nga kryetari i komunës, z. Alban Hyseni, titull të cilin kohë më pare e pat aprovuar Kuvendi i komunës së Gjilanit./(Kurt Rexha)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    IBRAHIM KADRIU: TË SHKRUARIT MA MBAN DISPONIMIN PËR JETË!

  • Ndahet parakohe nga jeta djali i shkrimtarit të madh Fatos Kongoli

    Ndahet parakohe nga jeta djali i shkrimtarit të madh Fatos Kongoli

    Dritan Kongoli, djali i shkrimtarit të madh shqiptar Fatos Kongoli

    SHBA- Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, djali i shkrimtarit të madh shqiptar Fatos Kongoli. Dritan Kongoli, i cili prej më shumë se dy dekadash jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë, duke lënë të pikëlluar prindërit e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Kongoli ka qenë i angazhuar edhe në shkrime, por në shqip ka qarkulluar vetëm një nga romanet e tij, i titulluar “Transplanti i jetës”.
    “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
    DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
    Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
    – Imprint legacy, 2019 – Morning star, 2020 – Yesterday’s Tomorroë: Big Brother Has Evolved, 2022
    Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).
    Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!”, thuhet në reagimin e të afërmve.
    Kongoli prej 18 vitesh shërbente si oficer i Komandës së Nju Jorkut, ku ishte dalluar për profesionalizmin e lartë dhe guximin për të mbrojtur jetët e të tjerëve./ZËRI 

  • Ndërron jetë në SHBA djali i shkrimtarit shqiptar, Fatos Kongoli

    Ndërron jetë në SHBA djali i shkrimtarit shqiptar, Fatos Kongoli

    Djali i shkrimtarit të madh shqiptar Fatos Kongoli, ka ndërruar jetë në Amerikë në moshën 47 vjeçare.

    Lajmin e trishtë e konfirmon familja dhe miqtë e shumtë të Dritanit, të cilët thonë se ai nuk e ka fituar dot betejën me kancerin në veshka.

    Prej më shumë se dy dekadash Dritan Kongoli, jetonte në Amerikë  dhe prej 18 vitesh shërbente si oficer i Komandës së Nju Jorkut, ku ishte dalluar për profesionalizmin e lartë dhe guximin për të mbrojtur jetët e të tjerëve. Dritani ishte dhe shkrimtar (shkruante me pseudonime)

    Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull “Transplanti i jetës”, po nga botimet Toena. Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

    “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
    DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
    – Imprint legacy, 2019
    – Morning star, 2020
    – Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
    Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
    E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
    E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

  • Ekspozohen dorëshkrimet e Agollit, e bija e shkrimtarit i dorëzon Muzeut blloqet e shënimit dhe sendet personale

    Ekspozohen dorëshkrimet e Agollit, e bija e shkrimtarit i dorëzon Muzeut blloqet e shënimit dhe sendet personale

    Këto janë dorëshkrimet origjinale të Dritëro Agollit gjatë procesit krijues të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”, një prej veprave më të fuqishme satirike të kohës.
    Për herë të parë, publiku mund të shohë nga afër faqet ku lindi kjo vepër satirike, e cila duket se guxoi shumë për kohën. Midis rreshtave të shkruar me laps, me fshirje, korrigjime dhe shënime anësore, Dritëroi zbulohet si njeriu që kërkon për fjalën e drejtë, që qesh me dhimbjen dhe që e përkthen absurditetin e realitetit në art.
    Në ekspozitë gjenden edhe blloqet e shënimeve, ku nis gjeneza e romanit, revista “Hosteni” e vitit 1972, që e botoi për herë të parë, letërkëmbime origjinale, e deri te objekte personale të shkrimtarit, që sjellin afër njeriun pas veprës.

    Për drejtoreshën e këtij institucioni këto dorëshkrime janë si një dritare në mendjen e tij krijuese, ku “Zyloja” merr frymë për herë të parë, jo thjesht si personazh, por si metaforë e një kohe që nuk është mbyllur kurrë plotësisht.
    Dhurimi i këtyre dokumenteve origjinale u bë nga e bija e Dritëroit, Elona Agolli duke e kthyer muzeun në një vend ku kujtesa merr frymë dhe veprat e Dritëroit vazhdojnë të jetësohen edhe sot./vizionplus.tv

  • Hidhen themelet e Shtëpisë-Muze për Dritëro Agollin, për të ruajtur dhe shpalosur veprat e shkrimtarit të shquar

    Hidhen themelet e Shtëpisë-Muze për Dritëro Agollin, për të ruajtur dhe shpalosur veprat e shkrimtarit të shquar

    Në një moment të rëndësishëm për kulturën dhe kujtesën kombëtare, në fshatin Menkulas të Devollit janë hedhur themelet e Shtëpisë-Muze kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.Shtëpia-muze do të shërbejë si një hapësirë e gjallë për të ruajtur kujtimin e tij, për të ekspozuar dorëshkrime, objekte personale, fotografi dhe materiale arkivore, si dhe për të organizuar aktivitete kulturore që lidhen me trashëgiminë letrare shqiptare.Vajza e shkrimtarit Elona Agolli u shpreh për RTSH se “Do të ketë një mundësi dhe një hapësirë të posaçme dedikuar edhe traditave të familjes Bektashiane, historisë familjare të shkrimtarit Dritëro Agollit.” ~

    Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj nënvizoi se ,”Dritëroi ishte një personalitet i këtij kombi, ka qenë deputet i këtij populli i cili me veprat dhe fjalët e tij na ka frymëzuar për punë të mira.”Ndërsa kryetar i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa theksoi se, “Ngritja e një Memoriali apo qoft dhe një muze në vendlindjen e tij është një akt kulturor. Është një akt i memories kombëtare për letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare. Dritëro Agolli, sikurse e quanin dikur në kritikën evropianë, “kafka me më tepër dritë” është një fenomen letrar.I afërm i Dritëroit, Ylber Hoxha teksa shprehu vlerësime për ndërtimin e këtij muzeu në vendlindje tha se, “kjo është një gjë shumë e bukur për fshatin tonë dhe falënderojmë jashtë mase qeverinë.”Ky projekt synon të bëhet një pikë referimi për vizitorë, studiues dhe të rinj që duan të njihen më nga afër me jetën e një prej figurave më humane, më të ndershme dhe më të dashura të kulturës shqiptare./rtsh/

  • Adriana, gruaja që i solli gëzim dhe e frymëzoi Ernest Hemingwayn

    Adriana, gruaja që i solli gëzim dhe e frymëzoi Ernest Hemingwayn

    Një nga gratë më të rëndësishme në jetën e shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway nuk është mes atyre që e kemi ndeshur të përmendet shumë, kur është fjala për jetën emocionale të shkrimtarit. Portreti i saj shihet përmes disa fotove në arkivin privat të shkrimtarit, por askush nuk e dinte lidhjen e fortë që ka qenë mes tyre.

    Një libër për shkrimtarin, shkruar nga nipi i tij, nxjerr në pah një tjetër histori të mrekullueshme. Atë të dashurisë mes tij dhe konteshës italiane Adriana Ivancich.

    Ajo ishte vetëm 18 vjeçe kur e pa Hemingwayn në një lokal në Itali, ndërsa ai 50 vjeç. E nga ai moment nisën një lojë dashurie, që do të vazhdonte përmes letrave pasionante të dashurisë.

    Hemingway atëherë ishte në martesën e katërt me Marinë, kur nisi të mendonte për italianen e re, 30 vite më të vogël. Libri i botuar nga Andrea di Robilant kërkon të tregojë një periudhë të shqetësuar emocionale në jetën e shkrimtarit. Një histori dashurie e parë në dy këndvështrime. Nën optikën e një qyteti tërheqës. Dhe të gjetjes së paqes së munguar tek lumturia jashtëmartesore.

    Nëse shohim fotot private të shkrimtarit që ruhen në librarinë e Bostonit, Adriana shfaqet në krah të tij në Venecia, Cortina dhe në Kubë. Adriana shihet tashmë nga kritikët si heroina e romanit të tij të fundit “Përtej lumit”.

    Romani tregon historinë e një veterani 50 vjeçar pas luftës, kujtimet nga historia e një pasioni me një konteshë të re italiane. Fabula duket e njohur për njerëzit e ngushtë të shkrimtarit. Kjo bëri që libri të mos botohej fillimisht në Itali për t’i kursyer thashethemet në publik konteshës së re.

    Por lidhja mes tyre ka qenë më shumë se një pasion, nëse i referohemi kronologjisë. Hemingway do të bënte vetëvrasje më 1961 ndërsa Ivancich në vitin 1983. “Kur jam larg jush, ndjehem e malluar”, i shkruante Hemingwayt Ivancich, “Më mungon shumë, ndonjëherë ndjehem aq keq sa nuk mund të duroj”.

    Shkrimtari amerikan e ftoi Adrianën bashkë me nënën e saj të qëndronin me të dhe të shoqen disa muaj në Kubë.

    Letrat e tyre shpalosin gjithë historinë. Ndjenjat e shprehura përmes rreshtash deri tek shqetësimet e shkrimtarit me gruan Mari.

    “Maria dhe unë shkuam për 13 ditë në Paraiso para se të ktheheshim për biznes në Hayward. Ishte një kohë më e mirë se vitin e shkuar. Dhe kishte më tepër peshq. Ne kapëm mesatarisht 20 peshq.

    U argëtova shumë. Maria ishte në gjendje të mrekullueshme e ndjehej shumë e lumtur. Ajo kapi një peshk të madh e kjo e bëri të ndjehej e lumtur. Peshkimi në Tin Kid është më shumë se një stërvitje. Je në mendjen time gjithmonë”, i shkruante Hemingway.

    Por letrat e dashurisë mes tyre nuk janë gjithmonë të bukura. Në prill të vitit 1956, ajo i shkruan se nuk mund të vazhdojë ti shkruajë pasi ka njohur një burrë me të cilin shpreson të martohet.

    ObserverKult ju sjell pjesë nga letra:

    “Ai nuk dëshiron që unë t’ju shkruaj më dhe as të më shkruani. Kjo më ka bërë të vuaj, e të ndjehem e trishtuar. Kam provuar gjithçka…

    Ju e dini sa shumë ju dua. Asnjë lot e fjalë nuk mund të më ndryshojë mendjen. Asnjëherë se kam menduar se do të ketë lamtumirë mes nesh”, i shkruan ajo.

    Në vitin 1963, dy vite pas vetëvrasjes së Hemingway-t ajo u martua me gjermanin Rudolph von Rex me të cilin pati dy djem. Njëzet vjet më vonë ajo u var në moshën 53 vjeçare.

    Andrea Di Robilant beson se Adriana është muza e harruar, e ndoshta më e rëndësishmja e shkrimtarit. Gjatë kulmit të dashurisë së tyre, ai publikoi një nga veprat që konsiderohet si më e mira e tij, “Plaku dhe deti”, që u vlerësua me çmimin Pulitzier.

    “Ajo solli gëzim në jetën e tij, e frymëzoi atë”, shkruan Di Robiland, duke sjellë një lulëzim të krijimtarisë së tij në stinën e fundi të jetës.

    Pergatiti T.K/ObserverKult

    Lexo edhe:

    HEMINGWAY: NËSE TI NUK MË DO, S’PRISH PUNË, UNË JAM I AFTË TË DUA PËR TË DY…

    ObserverKult

  • Cili ishte amaneti i fundit i Kadaresë? Botuesi Bujar Hudhri rrëfen shqetësimin e vazhdueshëm të shkrimtarit

    Cili ishte amaneti i fundit i Kadaresë? Botuesi Bujar Hudhri rrëfen shqetësimin e vazhdueshëm të shkrimtarit

    Në një rrëfim prekës në emisionin Kjo javë në News 24, botuesi Bujar Hudhri foli për amanetin e fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
    Sipas tij, Kadare kishte në zemër progresin e popullit shqiptar, dashurinë për gjuhën shqipe dhe një shqetësim të vazhdueshëm për fatet e kombit.
    Këto ndjenja janë mishëruar në veprën “Mosmarrëveshja”, që Hudhri e cilëson si një udhërrëfyes për politikën e jashtme shqiptare. Ai tha se Kadare e deshi atdheun deri në fund dhe ia la si amanet brezave të ardhshëm.
    Bujar Hudhri, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare: Amaneti i tij ishte progresi i popullit shqiptar, dashuria për gjuhën shqipe, shqetësimi i madh për kombin shqiptar, që e ka tek “Mosmarrëveshja”. Ky libër mund të ishte material për Ministrinë e Jashtme sesi duhet të mendohet për Shqipërinë përballë botës.

  • Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare

    Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare

     Akademikë, shkrimtarë, poetë e më gjerë nderuan shkrimtarin Ismail Kadare në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë organizuan një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit dhe akademikut të shquar Ismail Kadare. Personalitetet kujtuan trashëgiminë që ka lënë Kadareja për letërsinë shqipe, ndërsa vlerësuan figurën dhe kontributin e tij. Kryetari i ASH akad. Skënder Gjinushi, e cilësoi gjeniun e letrave Kadare, si një kryeakademik për nga vlera dhe jehona e veprës së tij, e mirënjohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht.
    “Humbja fizike e Kadaresë është padyshim humbja më e madhe letërsisë sonë. Ishte gjithashtu një humbje shumë e madhe e kulturës dhe letërsisë evropiane dhe botërore, e akademizmit shqiptar dhe atij evropian”, u shpreh Gjinushi. Sipas tij, Kadareja do të lexohet e do të vlerësohet në vazhdimësi pasi mesazhet e veprës së tij, stili dhe forca e fjalës, e bëjnë veprën e tij aktuale, tërheqëse dhe emancipuese për të gjitha kohërat. Edhe kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, mbajti një fjalë në përkujtimoren në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, ku mes të pranishmëve  foli dhe botuesi i tij Bujar Hudhri, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha, akad. Shaban Sinani, etj. Bashkëshortja e Ismailit, shkrimtarja Helena Kadare tha se ai e përshkroi në veprën e tij fatin e shqiptarit.
    “Natyrisht kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë unë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folësve dhe vlerësimit që i bëjnë atij dhe veprës së tij letrare. Ismail Kadare është një shkrimtar shqiptar që e ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që do të thotë se ai përshkroi në veprën e tij fatin e shqiptarit dhe Shqipërisë në tërë rrjedhën e historisë së saj”, tha Helena Kadare. Gjatë aktivitetit u shfaqën edhe regjistrime audio nga poezi të recituara nga Ismail Kadare, ndërsa përshëndetën edhe familjarët e shkrimtarit. Ismail Kadare ( 28 janar 1936 – 1 korrik 2024) është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme.