Tag: shkrimi

  • Misteri i pllakës së Bashplemit! A fsheh gjurmët e një gjuhe të humbur të Kaukazit

    Misteri i pllakës së Bashplemit! A fsheh gjurmët e një gjuhe të humbur të Kaukazit

    Një pllakë misterioze bazalti e zbuluar në vitin 2021 në Dmanisi të Gjeorgjisë po trazon komunitetin shkencor, pasi përmban një sistem shkrimi që nuk përputhet me asnjë alfabet të njohur. Pllaka, e gjetur rastësisht nga peshkatarë në liqenin artificial Bashplemi, është studiuar në detaje dhe rezultatet u publikuan në vitin 2024 në “Journal of Ancient History and Archaeology” me titullin “Discovery of Unknown Script Signs in Georgia: The Bashplemi Lake Tablet”.

    Objekti, me madhësinë e një libri, është i gdhendur me 60 simbole, 39 prej të cilave unikë dhe të shkruara në shtatë rreshta. Shenjat janë bërë me shpime konike dhe mjete gërryese, një proces që kërkon kohë dhe forcë, duke treguar se krijuesi i saj synonte ta ruante informacionin për një kohë të gjatë. Gjeologët konfirmojnë se bazalti është vendas dhe analiza tregon qartë se nuk kemi të bëjmë me një falsifikim modern, shkruan A2 CNN.

    Studiuesit e kanë krahasuar shkrimin me më shumë se 20 sisteme të njohura nga alfabetet semitike e greqishtja e hershme, te shkrimet proto-gjeorgjiane dhe simbolet e Epokës së Hekurit të rajonit. Por nuk u gjetën përputhje të plota. Ngjashmëritë më të mëdha shfaqen me shenjat proto-gjeorgjiane, çka sugjeron një traditë të humbur shkrimi që mund të datojë në shekujt XIII–IX para Krishtit.

    Studiuesit hipotetizojnë se mund të jetë një listë plaçkash lufte, veprash publike ose një ofertë kushtimi e regjistruar për një hyjni. Por pa ditur kuptimin fonetik të shenjave, çdo hipotezë mbetet e panjohur. A është kjo një gjuhë e re? Studiuesit janë të kujdesshëm, por ajo që dihet me siguri është se pllaka përfaqëson një sistem shkrimi të panjohur më parë, ndoshta pjesë e një tradite më të gjerë tashmë të zhdukur. Si Disku i Faistos për Egjeun, pllaka e Bashplemit hap një dritare të re mbi misteret e Kaukazit të lashtë./a2cnn

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANA FRANK: UNË BESOJ ENDE SE NJERËZIT KANË ZEMËR TË MIRË…

  • Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional

    Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional

    Një studim i University of Texas ka treguar se shkrimi i përditshëm i emocioneve dhe mendimeve në një ditar ka ndikim të madh në shëndetin mendor.

    Pjesëmarrësit që mbajtën ditar për 3 javë raportuan ulje të stresit, më pak ankth dhe një gjumë më të qetë.

    Studiuesit shpjegojnë se shkrimi ndihmon tru-n të organizojë mendimet dhe të përpunojë emocionet negative, duke ulur ngarkesën mendore.

    Përveç kësaj, mbajtja e ditarit është një mënyrë e thjeshtë për të reflektuar mbi përvojat ditore dhe për të gjetur zgjidhje më të qeta ndaj problemeve.

    Ekspertët sugjerojnë që shkrimi të bëhet për 10-15 minuta në ditë, pa u përqendruar te gramatika apo forma, por vetëm te lirimi i mendimeve dhe emocioneve.

  • Të rikthehemi tek lapsi dhe letra/ Përfitimet e të shkruarit me dorë

    Të rikthehemi tek lapsi dhe letra/ Përfitimet e të shkruarit me dorë

    A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më shumë se daktilografia digjitale.

    Metoda e vjetër stimulon një rrjet më gjerë të veprimtarisë së trurit sidomos në zonat parietale dhe qendore.

    Këto zona janë përgjegjëse për krjimin e kujtesës dhe përpunimin e informacionit vizual dhe kanë rëndësi thelbësore për përftimin e informacionit të ri.

    Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit

    Studimi tregoi se kur studioni duke mbajtur shënime në kompjuter apo telefon, truri shfaq aktivitet thuajse minimal.

    Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit përmes lëvizjes së dorës, e cila ndihmon të mbash mend dhe të kuptosh. Gjetjet rekomandojnë që shkrimi me dorë të jetë pjesë e pandashme gjatë arsimimit sidomos në vitet e para të jetës.

    Gjithsesi në epokën e sotme është e rëndësishme që të njerëzit të ruajnë një lloj barazpeshe mes shkrimit me dorë dhe përdorimit të mjeteve digjitale.

    Shkrimi me dorë bën mirë për të mësuarit dhe kujtesën, por shënimet me kompjuter përveçse janë më të shpejta, janë gjithashtu me vlerë për të mbajtur shënime fjalë për fjalë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHKENCËTARËT: TRURI I NJERIUT ËSHTË ZVOGËLUAR DHE ASKUSH NUK E DI PSE!

  • Hieroglifet e Egjiptit të lashtë, kur përdoreshin dhe si janë deshifruar

    Hieroglifet e Egjiptit të lashtë, kur përdoreshin dhe si janë deshifruar

    Krahas piramidave, Sfinksit dhe mumjeve, një nga zbulimet më intriguese nga civilizimi i lashtë egjiptian, është një formë e shkrimit që duket si fotografi e stilizuar e njerëzve, kafshëve dhe sendeve.

    Shkrimet hieroglifike, emri i të cilave vjen nga hieroglifikos, që në greqishten e lashtë do të thotë “gdhendje e shenjtë”, janë gjetur të gdhendura në mure guri më shumë se 5.000 vjet më parë, dhe janë përdorur deri në shekullin IV Pas Krishtit.

    Egjiptianët zbukuruan me to brendinë e tempujve të tyre, monumentet dhe varret, dhe shkruanin me to nëpër papiruse, një letër antike e prodhuar nga kallamishtet. Ja cilat janë faktet më interesante rreth këtij shkrimi të lashtë e të famshëm.

    Hieroglifet përdorin figura, por nuk janë arte figurative

    Për shkak se simbolet e përdorura në shkrimet hieroglifike, duken si foto të vogla të njerëzve, kafshëve dhe objekteve, është e lehtë të supozohet se hieroglifet i përfaqësojnë ato gjëra. Në fakt, disa hieroglifë tregojnë fonemat në gjuhën e lashtë egjiptiane, ashtu si disa germa në alfabetin romak.

    Ky lloj shkrimi është i lidhur me varret e elitës drejtuese

    “Shkrimet më të hershme hieroglifike, gjenden zakonisht në varre mbretërore në Abidos, thotë Peter F.Dorman, profesor në Institutin Oriental të Universitetit të Çikagos. “Meqë hieroglifet janë piktoreske, lidhja e tyre me artin e hershëm zyrtar është shumë e fortë,

    dhe veçanërisht atashimi me mbretin, që mund të shihet tek monumentet përkujtimore të vendosura në tempujt më të hershëm”-thotë ai.

    Megjithëse sistemi u përdor edhe për lloje të tjera të shkrimit, hieroglifët nuk e humbën asnjëherë lidhjen e tyre fillestare me kontekstet elitare në mjediset përkujtimore si tempujt dhe varret, thekson Dorman. Njerëzit që ishin mbretërorë, përdornin ndonjëherë edhe hieroglifet në varret dhe monumentet e tyre private, por me kushtin që të ishin mjaftueshëm të pasur për të përballuar pagimin e gdhendësve të gurit.

    Egjiptianët e lashtë përdornin forma të tjera të shkrimit

    Për shkak se shkrimet hieroglife ishin shumë të ndërlikuara, egjiptianët e lashtë zhvilluan edhe lloje të tjera shkrimi që ishin më të përshtatshme. Shkrimi hieratik, që shkruhej në papirus me stilolaps ose furçë, apo mbi një copë guri gëlqeror të quajtur ostrakon, u

    shpik për t’u përdorur kryesisht në papirus, një material më i brishtë.

    Por Dornan thotë se ai përdorej rrallë në monumentet zyrtare. Demotik, një formë tjetër e të shkruarit që u zhvillua në vitet 800 Para Krishtit, përdorej për dokumentet e përditshme, si dhe për veprat letrare.

    Shkrimi hieroglif ka tipare të çuditshme

    Shkrimet hieroglifike, nuk kanë hapësira midis fjalëve dhe asnjë shenjë pikësimi. Kjo do të thotë që lexuesit duhet të kenë një zotërim të mirë të gramatikës së lashtë egjiptiane, dhe të dinë diçka mbi kontekstin e një mesazhi, që të jenë në gjendje të ndajnë veçmas fjalët, fjalitë, paragrafët dhe kapitujt.

    Për më tepër, ndryshe nga anglishtja moderne, hieroglifet nuk lexohen domosdoshmërisht horizontalisht nga e majta në të djathtë. Hieroglifet mund të shkruhen nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë, vertikalisht, apo edhe horizontalisht.

    Pak egjiptianë mund të lexonin shkrimet hieroglifike

    Në fazat e mëvonshme të civilizimit të lashtë egjiptian, vetëm priftërinjtë ishin në gjendje të që lexonin shkrime hieroglifike, thotë Xhejms P.Alen në librin e tij “Egjipti i Mesëm:Hyrje në gjuhën dhe kulturën e hieroglifëve“. “Mbishkrimet që synonin të kishin një audiencë më të madhe, u gdhendën me shkrimin e stilit demotik”- shkruan ai.

    Shkrimi hieroglif “vdiq” gradualisht

    Meqë Ptolemejtë, të cilët ishin me origjinë maqedonase, filluan ta sundonin Egjiptin në vitet 300 Para Krishtit, greqishtja e zëvendësoi egjiptianishten si gjuhë zyrtare e oborrit mbretëror. Rreth 600 vjet më vonë, në vitin 384 Pas Krishtit, Perandori Romak i Krishterë Teodosi miratoi një dekret që ndalonte praktimin e feve pagane në Egjipt, dhe ai moment ishte fillimi i fundit të përdorimit të hieroglifeve.

    Guri i Rozetës çoi në një zhvillim historik

    Në vitin 1799, ushtarët francezë që shërbenin nën Napoleonin në Egjipt, dhe që ishin duke riparuar një fortesë në qytetin Rashid (i njohur gjithashtu si Rozeta), zbuluan një pllakë guri që u bë e njohur si Guri i Rozetës. Ajo përmbante shkrime në 3 lloj formash të ndryshme – shkrime hieroglife, demotike dhe nga greqishtja e lashtë.

    Shkencëtari britanik Tomas Jang, që nisi të studionte gurin në vitin 1814, arriti në përfundimin se disa nga simbolet ishin shqiptime fonetike të emrave mbretërorë. Pastaj, gjatë viteve 1822-1832, gjuhëtari francez Zhan-Fransua Shampolio, tregoi se hieroglifet ishin një kombinim i simboleve fonetike dhe ideografike.

    Ai ia doli të deshifronte tekstin, që ishte një mesazh nga priftërinjtë egjiptianë për Ptolemeun V të shkruar në vitin 196 Para Krishtit. Shampolio pati sukses, falë studimit të tij të thellë mbi gjuhën koptike, që është faza e fundit e gjuhës egjiptiane.

    Deshifrimi i hieroglifeve mbetet një sfidë.

    Përcaktimi i kuptimit të teksteve të shkruara me këtë lloj shkrimi, mbetet një sfidë e madhe për studiuesit, dhe kërkon një sasi të caktuar të interpretimit subjektiv. Edhe leximi i tyre me zë të lartë nuk është i lehtë. “Problemi nuk qëndron dhe aq tek përdorimi i shenjave fonetike, por më tepër tek fakti që nuk është shkruar vokalizimi i plotë i egjiptianishtes të lashtë. “Prandaj leximi i fjalëve dhe sidomos kompleksiteti i sistemit verbal egjiptian, mbeten tema hamendësimesh”- thekson Dorman. / History – Bota.al

  • Fishta më 1913: Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare

    Fishta më 1913: Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare

    Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913. Shkrimi me titullin “Shqiptarët presin çfarë u jep Europa” flet për politikanët që mendojnë për interesat e tyre personale e jo të shqiptarëve. Tekstin e Fishtës mund ta lexoni të plotë më poshtë.

    “Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep.

    E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket. Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hanger, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe. Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.

    E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë.

    Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë”.

    Rruga Press

  • ‘Ramaduro!’ Bledian Koka: Nuk e priste! Shkrimi në Fox News i ka bërë një dëm të madh diplomatik

    ‘Ramaduro!’ Bledian Koka: Nuk e priste! Shkrimi në Fox News i ka bërë një dëm të madh diplomatik

    “Njihuni me Ramaduron, autokrati i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit’ Shkrimi i Agim Neshos publikuar në Fox News, rrjeti mediatik më i madh në SHBA më 21 qershor 2025, i ka dhënë një goditje të fortë diplomatike, analizon gazetari Bledian Koka në një intervistë për Syri Tv mbrëmjen e sotme.

     “Rama pasi grabiti zgjedhjet mundohet të krijojë një imazh të ri ndërkombëtar, që flitet për çdo gjë, por jo për atë që ka ndodhur dhe shkruar në raportin e OSBE/ ODIHR dhe progres raportin e KiE”

    Koka i jep përgjigje dhe pyetjes pse Rama hesht ndërsa ka hedhur në sulm ushtarët mediatikë.

    E vetmja gjë që Rama ka në dorë është të amortizojë problemin brenda në Shqipëri dhe ta luftojë dheme propagandë.  Rama tregoi se ky shkrim ishte gjëja që nuk e priste dhe gjëja që i ndodhi në një kohë shumë të vështirë të raportit që ka ai me SHBA. Kështu mund të shpjegoj heshtjen dhe kamuflimin e reagimit të tij që tregon pasiguri të madhe dhe pranon që ky shkrim i ka bërë një dëm të madh diplomatik” tha Koka. 

  • “Rama nuk e ndal dot FoxNews-in siç ndaloi Rai-n”, Çollaku: Shkrimi i Neshos i ka shtuar kryeministrit telashe

    “Rama nuk e ndal dot FoxNews-in siç ndaloi Rai-n”, Çollaku: Shkrimi i Neshos i ka shtuar kryeministrit telashe

    Gazetari Basir Çollaku i ftuar në  një emision televiziv, ka folur në lidhje me sulmin e medieve shqiptare ndaj ambasadorit Agim Nesho, pas shkrimit që ky i fundit publikoi në FoxNews duke e cilësuar Edi Ramën si një Maduro i Shqipërisë.
    Gjatë bisedës, Çollaku u shpreh se, Rama nuk është i panjohur për publikun amerikan, pasi është përfshirë në disa skandale atje.
    Por Çollaku  ka kritikuar dhe mediat në vend në lidhje me rolin e tyre. Gazetari u shpreh se, medieve u ka mbetur vetëm emrin, pasi janë kthyer në investitorë strategjikë dhe i kanë të zhytura duart në paratë publike të shqiptarëve.
    ‘Ne kemi dy lloje Rame, një Ramë që e njohim shqip dhe telashi kryesor i Ramës në gjuhë të huaj, gjermanisht, anglisht, italisht. Dimë episodet kur telefoni Rai-n, median austriake, por këtë nuk e bën dot me FoxNews dhe në një media të asaj përmase, ti nuk mund të kalosh një editorial, i cili është qëndrim, qëndrim redaksional, i medias që ka dakordësi mes autorit dhe redaksisë për materialin që do përcjellin.
    Shkrimi i Agim Neshos kur ka marrë ‘ok-ejn’ e botimit ka kaluar nëpër filtrat profesional të botimit, dhe ai ka marrë edhe logon e Fox.
    Rama nuk është i panjohur për publikun amerikan.
    Fillojmë me gruan e Bilalit, një shkelje e dënuar nga drejtësia amerikane.
    Kthehemi tek Charls McGonigal. Në momentin që Rama ishte në dasëm dhe ju publikua shkrimi, media amerikane e priti mbërritjen e tij në Amerikë me rihapjen e çështjes së McGonigal.
    Pra, ky është një telash i shtuar që në këtë moment, që Ramës ja mbajnë temperaturën e lartë.
    Rama do të kërkojë në këto momente një bekim ndërkombëtar, pas masakrës së 11 majit. Dhe pikërisht ky lloj qëndrimi amerikan, e bën Ramën të angazhojë të ashtuquajturat mediat shqiptare.
    Media shqiptare kanë vetëm emrin, pasi janë investitorë strategjikë. Ndahet kjo gjë, o je investitor o je media.
    Këta janë zgjatime të zyrash së shtypit të kryeministrit. Cili është interesi publik? Ata po mbrojnë interesin e tyre se, kanë duart të zhytura në xhepin e Edi Ramës, në xhepat e parave publike’, tha Basir Çollaku.
     
     

  • Të rikthehemi tek lapsi dhe letra! Përfitimet e të shkruarit me dorë

    Të rikthehemi tek lapsi dhe letra! Përfitimet e të shkruarit me dorë

    Akeni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më shumë se daktilografia digjitale.
    Metoda e vjetër stimulon një rrjet më gjerë të veprimtarisë së trurit sidomos në zonat parietale dhe qendore. Këto zona janë përgjegjëse për krjimin e kujtesës dhe përpunimin e informacionit vizual dhe kanë rëndësi thelbësore për përftimin e informacionit të ri.
    Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit
    Studimi tregoi se kur studioni duke mbajtur shënime në kompjuter apo telefon, truri shfaq aktivitet thuajse minimal.
    Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit përmes lëvizjes së dorës, e cila ndihmon të mbash mend dhe të kuptosh.
    Gjetjet rekomandojnë që shkrimi me dorë të jetë pjesë e pandashme gjatë arsimimit sidomos në vitet e para të jetës.
    Gjithsesi në epokën e sotme është e rëndësishme që të njerëzit të ruajnë një lloj barazpeshe mes shkrimit me dorë dhe përdorimit të mjeteve digjitale.
    Shkrimi me dorë bën mirë për të mësuarit dhe kujtesën, por shënimet me kompjuter përveçse janë më të shpejta, janë gjithashtu me vlerë për të mbajtur shënime fjalë për fjalë.

  • Të shkruarit me dorë rrit aktivitetin e trurit

    Të shkruarit me dorë rrit aktivitetin e trurit

    Shkrimi me dorë nxit trurin dhe forcon kujtesën. Prandaj sipas studiuesve në epokën e sotme shkrimi me dorë duhet të përdoret krahas mbajtes së shënimeve digjitale.

    – A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më shumë se daktilografia digjitale.

    Metoda e vjetër stimulon një rrjet më gjerë të veprimtarisë së trurit sidomos në zonat parietale dhe qendore. Këto zona janë përgjegjëse për krjimin e kujtesës dhe përpunimin e informacionit vizual dhe kanë rëndësi thelbësore për përftimin e informacionit të ri.

    Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit

    Studimi tregoi se kur studioni duke mbajtur shënime në kompjuter apo telefon, truri shfaq aktivitet thuajse minimal. Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit përmes lëvizjes së dorës, e cila ndihmon të mbash mend dhe të kuptosh.

    Gjetjet rekomandojnë që shkrimi me dorë të jetë pjesë e pandashme gjatë arsimimit sidomos në vitet e para të jetës. Gjithsesi në epokën e sotme është e rëndësishme që të njerëzit të ruajnë një lloj barazpeshe mes shkrimit me dorë dhe përdorimit të mjeteve digjitale.

    Shkrimi me dorë bën mirë për të mësuarit dhe kujtesën, por shënimet me kompjuter përveçse janë më të shpejta, janë gjithashtu me vlerë për të mbajtur shënime fjalë për fjalë./ DW

  • Shkrimi i dorës në sfidë me teknologjinë! A po harrojmë një aftësi që ekziston për mijëra vjet?

    Shkrimi i dorës në sfidë me teknologjinë! A po harrojmë një aftësi që ekziston për mijëra vjet?

    Në përditshmërinë e sotme dixhitale, ne jemi vazhdimisht duke shtypur në kompjuterë dhe telefona inteligjentë dhe herë pas here shkruajmë disa shënime ose një listë blerjesh me dorë. Ne dërgojmë letra rrallë, dhe shumë më shpesh email. Në epokën dixhitale, tani na duket jashtëzakonisht e mundimshme shkrimi i teksteve të mëdha me dorë.
    Ne mësojmë të shkruajmë në fëmijëri dhe secili person zhvillon dorëshkrimin e tij unik. Por pa rutinë dhe kontroll, shkrimi ynë dobësohet. Problemet me shkrimin kanë qenë prej kohësh një problem social që nuk shqetëson vetëm studentët, siç pretendohet shpesh.
    Shoqata Gjermane për Arsim dhe Trajnim ka denoncuar prej vitesh rënien e aftësive dhe rritjen e problemeve motorike tek fëmijët e moshës shkollore. Gjithnjë e më shumë fëmijë kanë vështirësi të shkruajnë lexueshëm dhe shpejt.

    Nxit zhvillimin e trurit
    Shkrimi është bërë i pamposhtur, veçanërisht për tekstet më të gjata. Korrigjimi automatik e bën shkrimin më të shpejtë, më të lexueshëm dhe më pak të lodhshëm. Megjithatë, të shkruarit sfidon trurin më shumë sesa shtypjen dhe kështu promovon edhe të mësuarit. Një studim norvegjez i vitit 2024 zbuloi se të shkruarit me dorë rrit aktivitetin e trurit pikërisht në zonat e trurit që janë të rëndësishme për të mësuar.
    Gjithashtu, kur dikush shkruan, sytë dhe truri monitorojnë vazhdimisht nëse gishtat po e drejtojnë saktë stilolapsin, po bëjnë presionin e duhur dhe nëse po krijohen linja të pastra gjatë shkrimit. Kjo kërkon një koordinim shumë të saktë midis proceseve vizuale dhe motorike. Shkrimi është më i ngadalshëm se shtypja, por kjo nuk është domosdoshmërisht një disavantazh. Ngadalësia natyrore na detyron të përpunojmë informacionin më intensivisht.
    A po harrojmë një aftësi që ekziston për mijëra vjet?
    Shkrimi i dorës është një shenjë shumë e lashtë e qytetërimit. Mijëra vjet më parë, njerëzit gdhendnin informacione në argjilë ose gurë ose i shkruanin me bojë në pergamenë ose papirus. Deri në shpikjen e printimit, shkrimi me dorë ishte mënyra e vetme për të regjistruar gjuhën.
    Shkrimi më i vjetër është rreth 5000 deri në 6000 vjet. Sumerët në Irakun e sotëm zhvilluan një shkrim kuneiform që e përdornin për të menaxhuar tregtinë e tyre . Ky shkrim përbëhej nga afërsisht 900 piktograme dhe ideograme.
    Me kalimin e kohës u zhvilluan lloje të ndryshme shkrimi dhe arritëm te alfabeti i sotëm.
    Në të kaluarën, shkrimi ishte i rezervuar vetëm për pakicat, fisnikërinë, intelektualët dhe tregtarët. Fakti që kaq shumë njerëz mund të lexojnë dhe shkruajnë sot ndryshoi me futjen e arsimit të detyrueshëm në shekullin e 20-të.
    Në vitin 1820, vetëm 12% e njerëzimit në mbarë botën dinin të lexonin dhe të shkruanin. Sot, përqindja ka ndryshuar. Sipas UNESCO-s , vetëm rreth 13% e njerëzve në mbarë botën dinë të lexojnë ose të shkruajnë. Gjysma e rreth 765 milionë njerëzve analfabetë jetojnë në Azinë Jugore dhe më shumë se një e katërta në Afrikën Sub-Sahariane. Dy të tretat e analfabetëve në botë janë gra.
    /vizionplus.tv