Foto ilustruese
PUKË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Paloka u dhunua barbarisht nga disa persona. Paraprakisht dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona, ndërsa mësohet se policia e Lezhës ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar. Megjithatë, vetë 35-vjeçari ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk i njeh autorët.
“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur 35-vjeçari.
Sherri ndodhi pranë një pike karburanti, ku 35-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Ai është goditur me shkopa bejsbolli, dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënë në trup, kryesisht në këmbë. Sa i përket shkakut të konfliktit, dyshohet se sherri mund të ketë nisur për ngacmimin e një vajze. Au u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas u transportua drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar, aty ku po trajtohet aktualisht./ZËRI




