Tag: shkop

  • Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

    Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

    Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari tentoi të vriste gruan e tij duke e goditur me shkop druri në kokë.
    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit, dhuna u ndal para se të shkaktonte pasoja më të rënda. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja pësoi dëmtime serioze fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshm

  • E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri në kokë bashkëshorten

    E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri në kokë bashkëshorten

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Durrës.
    Një 76-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë me një shkop druri.
    Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Ndërsa autori është arrestuar në flagrancë nga Policia.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.
    Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.
    Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • “Nuk i njoh autorët”/  U godit me shkop bejsbolli, zbardhet dëshmia e të riut (EMRI)

    “Nuk i njoh autorët”/ U godit me shkop bejsbolli, zbardhet dëshmia e të riut (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lezhë ku një i ri u dhuna nga disa persona. Mësohet se i plagosur ka mbetur Petrit Paloka. Në dëshminë e siguruara, Paloka ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është goditur me shkop bejsbolli.
    Sipas informacioneve i dhunuari nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt te fundit, por ndërkohë po shikohen edhe kamera sigurie të bizneseve për të parë lëvizjet e mundshme te personave të përfshirë.

  • Batuta e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

    Batuta e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

    Duke folur për çështjen e mbetjeve dhe pastrimit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për vlonjatët, teksa tha se s’i mund t’ju thuash atyre që të respektojnë planin dhe të mos sillen si vetë “zot e shkop”. 
    “Ça plani t’u bësh vlonjatëve dhe t’u thuash shiko se duhet të respektosh këtë plan dhe nuk duhet të sillesh si vetë zot, shkop, kryeministër, mbret vetë president dhe zoti në tokë. E pamundur, atëherë kjo do të na ndihmojë të ndajmë ata që janë qytetarë të përgjegjshëm dhe ata që fshihen pas emrit të vlonjat që bëjnë ça të duan e sjell si shembull se meqë kam një pjesë andej i bie edhe vetes me këtë rast dhe nuk me thonë dot ça ke me ne.”, tha Rama. 
     

  • VIDEO-Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari/ Sulmohet me shkop bejsbolli makina e tij

    VIDEO-Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari/ Sulmohet me shkop bejsbolli makina e tij

    Një sherr është regjistruar në Konispol, mes një grupi të rinjsh. Dje, duke iu referuar burimeve zyrtare, disa të rinj, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Në kërkim janë shpallur; Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19 vjeç.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.”, sqaron policia.
    Ndërkohë, gazetarja Shpresa Dine ka siguruar dhe pamjet nga sherri në fjalë, ku të rinjtë kanë goditur makinën me shkop bejsbolli.

  • Procedohen dy të rinj/ Dëmtuan me shkop druri xhamat e një automjeti, filmohet ngjarja

    Procedohen dy të rinj/ Dëmtuan me shkop druri xhamat e një automjeti, filmohet ngjarja

    Dy shtetas, E. N. dhe G. Z dyshohet se kanë dëmtuar xhamin e automjetit të një shtetasi për motive të dobëta, në qendër të qytetit të Belshit, duke përdorur një shkop druri.
    Ngjarja ka ndodhur para dy ditëve dhe është dokumentuar edhe me pamje filmike, por shtetasi S. F. nuk ka njoftuar autoritetet për incidentin.
    Hetimet vazhdojnë dhe materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
    Njoftim i Policisë:
    Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike.
    Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • “U varros pa autopsi”, mediat italiane ngrejnë dyshime për vrasjen e biznesmenit: U qëllua me shkop në kokë

    “U varros pa autopsi”, mediat italiane ngrejnë dyshime për vrasjen e biznesmenit: U qëllua me shkop në kokë

    edoardo sarchi

    TIRANË- Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi fundjavën e kaluar në zonën e Salarisë, është ende e rrethuar me mister sipas mediave italiane. Në një artikull të Corriere Della Sera ngrihen dyshime në lidhje me motivin e vrasjes, por edhe ortakët e Sarchit. Sipas medias italiane varrimi i shpejtë dhe pa autopsi i 44-vjeçarit është i rrethuar me mister. Sipas medias italiane, Sarchi nuk ka vdekur nga arma e zjarrit po është qëlluar me shkop në kokë. 
    “Është e qartë që bëhet fjalë për një vrasje, por sipas asaj që mëson Corriere, kjo nuk është thjesht një histori e zakonshme: ka fshehje të vjetra lokale dhe skenarë mashtrimesh, me personazhe të fuqishëm në sfond, të paqartë, që e orientojnë situatën. Sipas këtyre burimeve, sipërmarrësi nuk është qëlluar me armë zjarri, por është qëlluar në kokë me shkop. Personi i kërkuar nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen”, thuhet mes të tjerave në shkrim. 
    SHKRIMI I PLOTË CORRIERE-s
    Shumë gjëra po fliten rreth vdekjes së sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, provinca Varese, i cili u vra të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit, pronar i një fabrike të konsoliduar në një vend me zgjerim kolosal urbanistik dhe imobiliar. Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe.
    Është e qartë që bëhet fjalë për një vrasje, por sipas asaj që mëson Corriere, kjo nuk është thjesht një histori e zakonshme: ka fshehje të vjetra lokale dhe skenarë mashtrimesh, me personazhe të fuqishëm në sfond, të paqartë, që e orientojnë situatën. Sipas këtyre burimeve, sipërmarrësi nuk është qëlluar me armë zjarri, por është qëlluar në kokë me shkop. Personi i kërkuar nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen.
    Armët
    Një histori e ndërlikuar. Tre persona e shoqëronin Sarchin mëngjesin e ditës së ngjarjes. Ata, bashkëpunëtorë të tij, kanë dhënë versione të ndryshme: njëri përmend një sulm nga një person i panjohur që papritmas ka dalë me armë në rrugën ku udhëtonte grupi me dy makina jeep; një tjetër dëshmon për një konflikt mes Sarchi-t dhe atij personi, i cili ishte gjithashtu në makinë dhe kishte pasur një përplasje me sipërmarrësin para se të sulmonte; ky person i dyshuar, ende në arrati, është një 48-vjeçar i apasionuar pas armëve dhe jeton në zonën ku ndodhi krimi, rreth 200 km larg kryeqytetit, Tiranës, në jug të Shqipërisë, zonë me male dhe komunitete të izoluara.
    Një version tjetër që është përhapur thotë se grupi ishte në një shëtitje gjuetie dhe dikush, pa dashje, qëlloi gabim dhe e plagosi fatalisht Sarchin në kokë. Por nuk u gjetën gëzhoja, sepse arma e përdorur ishte një shkop, siç u përmend më parë.
    Misteri i varrimit
    Në raste të tilla, zakonisht ekzaminimi i mjekut ligjor jep indikacione që ndihmojnë hetimin, por kësaj here nuk ka pasur asgjë të tillë. Menjëherë pas vdekjes, me kërkesë të gruas së Sarchi-t, e cila zotëron pjesë të konsiderueshme të kompanisë, u organizua një varrim privat dhe shumë i shpejtë. Nuk u bë asnjë autopsi, asnjë analizë zyrtare, pa ndonjë verifikim nga autoritetet. Hetimi praktikisht mund të jetë mbyllur ose autoritetet janë duke e orientuar drejt përfundimeve të tyre. Personi në arrati akuzohet për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe trafik droge; në shtëpinë e tij janë gjetur armë gjuetie dhe fara kanabisi.

    Bashkëpunëtorët
    Tre shokët e Sarchi-t, të cilët ishin në dy makinat që kaluan në Salari, nuk janë persona të zakonshëm në Shqipëri. Ata janë pjesë e së njëjtës familje që ka lidhje të forta me figura politike, fillimisht në Partinë Komuniste, pastaj në Partinë Socialiste, dhe kanë qenë në pushtet gjatë periudhave të ndryshme historike, përfshirë periudhën pas rënies së diktatorit Enver Hoxha dhe periudhën e luftës civile, si dhe periudha e trafikut të drogës, e cila nuk është hetuar seriozisht për shkak të lidhjeve të ngushta me grupe kriminale italiane dhe individë të lartë politikë.
    Shqipëria reale është një vend i ri, i guximshëm, që investon dhe zhvillon turizëm, por shpesh e kaplon e kaluara e errët që e tërheq pas, në mistere dhe ngjarje të errëta si kjo.

  • Kërcim me shkop, Armand Duplantis shpallet kampion bote dhe vendos rekord të ri

    Kërcim me shkop, Armand Duplantis shpallet kampion bote dhe vendos rekord të ri

    Armand Duplantis fitoi titullin e tij të tretë botëror në kërcim me shkop për meshkuj në Kampionatin e Tokios me një kërcim prej 6.30 metrash, duke i siguruar gjithashtu rekordin e tij të katërmbëdhjetë botëror radhazi.
    Kjo vjen pas sukseseve të tij në Eugene 2022 me një rekord botëror të atëhershëm prej 6.22 m dhe në Budapest 2023 me 6.10 m.

    Duplantis dominoi, si gjithmonë, një garë që e kontrolloi lehtësisht me vetëm pesë përpjekje të tjera të suksesshme në përpjekjen e parë: 5.55, 5.85, 5.95, 6.00 dhe 6.10.
    Më pas ai kreu një tjetër mrekulli në përpjekjen e tretë përpara stadiumit, i cili ishte plotësisht i heshtur ndërsa prisnin suksesin e tij.
    Gara ishte e bukur, pavarësisht rezultatit përfundimtar pothuajse të dukshëm për sa i përket dhënies së medaljes së artë, me grekun Emmanouil Karalis në vendin e dytë me një kërcim prej 6.00 metrash. Australiani Kurtis Marshall gjithashtu performoi mirë, duke përfunduar i treti me 5.95 falë më pak gabimeve sesa amerikani Sam Kendricks, i cili përfundoi i katërti.
    Kampionati botëror i Tokios konfirmoi edhe njëherë tjetër se një yll i ri ka lindur. Duplantis I ka të gjitha shanset të bëhet një prej më të mirëve të të gjitha kohërave në kërcim së larti.
    © BalkanWeb

  • “Mbante pistoletë në dorë”/ Dëshmia e çiftit të moshuar në Finiq: U dhamë paratë dhe na qëlluan me shkop, më pas…

    “Mbante pistoletë në dorë”/ Dëshmia e çiftit të moshuar në Finiq: U dhamë paratë dhe na qëlluan me shkop, më pas…

    Spiro dhe Dhespo Kalovioti dy të moshuar 78 dhe 79 vjeç, nga fshati “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme në mesnatën e kaluar.
    Çifti i moshuarëve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit. Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkëfshatarëve, duke i dhënë ato me qira. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e grabitjes, pasi hajdutët ishin në dijeni se çifti i të moshuarëve kishte në banesë para të cilat do t’ua shpërndante pronarëve të tokave.
    Çifti i bashkëshortëve është dhunuar barbarisht në momentin që u bënë rezistencë hajdutëve per të mos u dhënë shumën prej 2 milion lekësh të vjetra. E moshuara ka më shumë plagë, disa hematoma dhe disa qepje në kokë.
    “11 e gjysëm ora, nuk u kuptuan fare kur eddhën si u futën te porta, ai i pari i gjati ndërsa tjetrin e mbanin nga mbrapa edhe u fut ai dhe u ngrit burri, çfarë kërkon i tha, çohu të ma japësh lekët i tha. S’kam lek i tha burri, jo i tha ai ne e dim që ke lekë. I tham që i kemi dhenë lekët e tokave, dhe ata na ranë me shkop”, tregon e moshuara.
    “Unë jam edhe si kryetar i fshatit edhe tani menaxhoj edhe tokat ato që më japin bashkëfshatarët, u jap lekët e më japin tokat. Të gjitha lekët ua dhashë fshatarëve po ishin nga 5-6 veta që nuk erdhën nga Greqia, ato lek ishin që gjetën ata”, tregoi burri i dhunuar.
    “Me shkop, shkopi kaq i trashë edhe kaq…me shkop jo të rënë po kështu vap, ç’më bërë more i thashë, me qëlloi burrin, mos më qëllo burrin more aman i thashë, më qëllo mua. Më qëllon mua këtu… që të lajmëroja policinë nuk kisha telefon, se mi morën ata … kunati lajmeroj vajzën, vajza lajmëroj policinë. Kishte pistoletë e mbante në dorë, tani se ç’pistoletë qe ajo….”, vijoi në dëshminë e saj e Dhespo Kalovioti.
    Grabitja në banesën e të moshuarëve kishte nisur qysh ditën e premte, kur ata ishin gjum në shtëpi dëgjuan të kontrrolloheshin sirtarët e dollapit.
    Të moshuarit treguan se grabitësit kishin shkuar që ditën e premte në darkë dhe më pas ishin rikthyer edhe mbrëmë. “Të premten erdhën në darkë për të vjedhur, por nuk kishim drita në shtëpi, unë isha shtrirë, ai erdhi këtu boshatisi por nuk e kuptova. Atë natë kisha marrë edhe hape dhe më zuri gjumi”, tregon i moshuari.
    Policia nuk ka arritur ende të identifikoj autorët e ngjarjes ndërsa Spiro dhe Dhespo Kalovioti po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës. Grabitjet me dhunë ndaj të moshuarëve janë raste të ripersëritura vitet e fundit në fshatrat e Finiqit.
     
     

  • U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim

    U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim

    Çifti i të moshuarve, Spiro dhe Dhespo Kalivioti, respektivisht 78 vjeç dhe 79 vjeç, ranë pre e një grabitje me dhunë në banesën e tyre në Finiq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Lefter Talo”.
    Dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e çiftit Kalivioti, teksa gjatë kryerjes së vjedhjes grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve.
    Me hematoma e të çara të rënda në kokë e trup, Dhepso Kalivioti dhe bashkëshorti i saj Spiro, kanë treguar makthin e përjetuar, teksa u dhunuan brutalisht me shkopinj nga dy djem për 2 mijë euro. E moshuara tregon të nxirat në trup dhe çarën të kokë që ka marrë nga goditjet me shkop, si dhe bashkëshorti i saj i cili është dhunuar gjithashtu.
    “Unë jam dhe si kryeplak i fshatit. U angazhova te tokat, u jap lekët dhe më japin tokat për t’i mbajtur. I kam bashkë me 2-3 vëllezër nga Skrapari. Lekët fshatarëve ua jap unë, por ishin 5-6 vetë që nuk kishin ardhur nga Greqia, dhe lekët e tyre janë ata që kanë gjetur në shtëpi. Është dikush që i di të gjitha”, është shprehur Spiro Kalivioti.
    Prej shumë vitesh, çifti Kalivioti ruanin paratë e qirave që u dorëzonin çobanët që kujdeseshin për tokat e vendasve që jetonin jashtë shteti e ktheheshin në vendbanimin e tre në periudha sezonale. Grabitësit kanë pasur dijeni për këtë aktivitet të tyren. Përpara mbrëmjes së të dielës, njëri prej tyre ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tyre dhe të premten në mbrëmje duke kontrolluar sirtarët e dhomës.
    “Një trup i hollë i maskuar, fytyrë e pastër kingu, me një veshje të zezë, me një rrip me stampë. Nuk ka gjë më të keqe, atë torturë që kemi kaluar në mbrëmë. Nuk kemi pasur asnjëherë problem me fshatarët. Kanë ardhur të premten në darkë. Ne po flinim., ata kishin ardhur më para te dhoma. Kishte hapur komodinën. Kur hapi sirtarin te pasqyra aty u zgjuam. Burri kthen kokën i thotë ‘çfarë bën ti atje?’. Ai ikën si era nuk u kuptua nga iku.
    Të djelën në darkë na vijnë dy veta. Kanë hyrë nga dritarja. Të dytin më të shkurtrin më të voglin e mbante nga mbrapa mos t’i shikonim fytyrën. U çua burri i tha ‘çfarë kërkoni?’ ‘na jepni lekët’ tha, Më jep mua një shkop në kokë. S’kemi lekë thamë ne, ata na thanë që e dimë që ju punoni dhe që keni lekët nga Skrapari pa dhënë. Na binin me shkop vazhdimisht. Na jepmi lekët që t’ju lëmë. Kemi 30 vjet që merremi me këtë punë. Që nga ora 11:30 e deri nga ora 12:30 kanë qenë brenda.
    Gjetën ca lekë. Ato lekë i thash i kam për të paguar ustallarët, të tjerat i thashë janë të fshatarëve që nuk kanë ardhur nga Greqia. Më kanë nxirë, shiko se çfarë më kanë bërë me shkop. Shkuan të qëllonin burrin, e shtypa dhe hëngra unë shkopin këtu te krahu. Që të lajmëroja policinë nuk kisha telefon se na i morën. I kish 3 telefona në komodinë, na i morën ato. Erdhi policia… Ata ishin të maskuar. Atë e mbajti të fshehur mbrapa, na rrahu ne njëherë dhe i tha kalo dhe kontrolloji. Kishin pistoletë.  I thash që në shtëpi nuk kishim armë. E kthyen shtëpinë tmerr”, ka rrëfyer Dhespo Kalivioti për mediat.
    Spiro dhe Dhespo Kalivioti kërkojnë që shteti të gjejë dhe dënojë autorët. Fshati është i banuar vetëm nga të moshuarit, pasi të rinjtë janë në emigrim. Ngjarje të tilla lënë pas frikë dhe tmerr tek gjithë komuniteti.