Tag: shkonte

  • Po shkonte për në shkollë, 12-vjeçari përplaset nga ambulanca

    Po shkonte për në shkollë, 12-vjeçari përplaset nga ambulanca

    Një aksident i rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Genovas në Itali.
    Mediat raportojnë se një djalë 12 vjeç u përplas nga ambulanca, teksa i mituri po kalonte rrugën për të shkuar për në shkollë.
    Ambulanca, raportohet se ka qenë me shpejtësi dhe me sirena të ndezura.

    I mituri është transportuar për në spital, ku është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë./vizionplus.tv

  • Aktori Tim Curry rrëfehet për goditjen në tru të disa viteve më parë: E urreja që nuk isha në gjendje të flisja

    Aktori Tim Curry rrëfehet për goditjen në tru të disa viteve më parë: E urreja që nuk isha në gjendje të flisja

    Tim Curry ka bërë një rikthim në të kaluarën në vitin 2012 , duke përshkruar ditën kur pësoi një goditje në tru. Ai zbuloi se nuk kishte idenë se diçka nuk shkonte derisa një masazhator i sugjeroi të shkonte në spital. Ai nuk kishte idenë se diçka nuk shkonte, pasi nuk ndjeu asnjë shqetësim.
    Aktori, i njohur për rolet e tij në filma të tillë si “The Rocky Horror Picture Show”, “Clue”, “Annie”, “It and Home Alone 2”, dha një intervistë për Turner Classic Movies që u transmetua në CBS Sunday Morning, ku ndau detajet e asaj dite fatale.
    “Ishte kaq e çuditshme”, tha ai në fillim . “Në fakt po bëja një masazh dhe personi që po më bënte masazhin tha: ‘Jam i shqetësuar për ty. Mendoj se duhet të thërrasim një mjek’. Ndihesha shumë mirë. Nuk kisha simptoma për të cilat isha i vetëdijshëm. Nuk kisha dhimbje”, shpjegoi ai.

    Curry mësoi për problemin e tij shëndetësor pasi u shtrua në spital dhe menjëherë mendoi për të atin, i cili kishte vdekur nga një goditje në tru kur ai ishte 10 vjeç. “Isha i frikësuar”, rrëfeu ai, duke iu referuar reagimit të tij kur mësoi se mund të kishte të njëjtin fati si babai.
    Më pas iu nënshtrua një operacioni në tru. “Më duhej të mësoja të flisja përsëri. Ishte shumë e çuditshme. E urreja që nuk isha në gjendje të flisja”, vuri në dukje ai për rehabilitimin që pasoi. Përveç kësaj, ana e majtë e fytyrës së tij ishte paralizuar. “Fytyra ime u anua paksa”, shpjegoi Curry.
    Aktori 79-vjeçar sqaroi se nuk ka frikë nga mendimi i fundit të pashmangshëm. “Nuk kam frikë nga vdekja. Mundohem ta shmang atë”, tha ai duke qeshur. “Mendoj se të gjithë e kemi, por dyshoj se në fund do ta mirëpres. Mendoj se mund të jetë shumë ngushëlluese të thuash lamtumirë dhe dua ta meritoj “, përfundoi ai.

  • “Ambasadorja e SHBA shkonte çdo një orë mos i vidhnin votat”/ Ish-prokurori e zbulon: Ç’ndodhi kur u zgjodh Dumani

    “Ambasadorja e SHBA shkonte çdo një orë mos i vidhnin votat”/ Ish-prokurori e zbulon: Ç’ndodhi kur u zgjodh Dumani

    Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se Ambasada Amerikane “po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë” në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.
    “Ambasada Amerikane ka rekomandimet e veta, por në rastin konkret po e sheh, po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë në proces. Jo siç shkonte ambasadorja amerikane. Shkonte çdo një orë, shihte që dilte në një votë mangut, kthehej prapë derisa ndodhi ajo që ndodhi. Tani, këtë herë do jenë organet e brendshme të cilët do kenë vullnetin e tyre për të zgjedhur një drejtues”, tha Karanxha.
    “Në lidhje me pikën tjetër, lehtësimin e punës. Mendoj që disa çështje të SPAK-ut, ordinere, siç kemi dëgjuar për sekuestrim të një autokombajne, nuk duhet të merret me këto. Për shembull, vrasjen e gjyqtarit e kishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këtë çështje të rëndë duhet ta ketë SPAK-u. Pra, duhet rrugulluar kompetenca e SPAK-ut për disa lloj çështjesh”, shtoi ish-prokurori.

  • Mësuesja po shkonte në punë me monopatinë, dhjetëra policë i bëjnë pritë ‘krimineles’

    Mësuesja po shkonte në punë me monopatinë, dhjetëra policë i bëjnë pritë ‘krimineles’

    Operacioni i njoftuar një ditë më parë për monopatinat ka krijuar konfuzion.
    Ashtu si çdo iniciative e rilindjes edhe kjo është bërë pa asnjë konsultë paraprake dhe pa asnjë informim për njerëzit që kanë përdorur këtë mjet transporti.
    Por policët nuk kanë munguar të tregojnë zellin e tyre për të kapur këta  “kriminelë” që guxojnë të thyejnë urdhërinn e ministreshës së tyre.
    Një gazetar ka qenë dëshmitar gjatë ditës së sotme të një “Operacioni” ku me dhjetëra policë rrugorë të rendit dhe bashkiakë, të cilët kishin rrethuar një “kriminele”, mësuese që po shkonte në punë me monopatinë.
    Mesazhi i gazetarit në faqen e tij në facebook:
    Nuk janë duke zhvilluar një operacion kundër krimit të organizuar, as ndonjë operacion për drogë e armë. Kanë ndalur një mësuese që po shkonte në mësim me monopatinë.

     

  • Mësuesja po shkonte në punë me monopatinë, gazetari poston foton ku dhjetëra policë i bëjnë pritë ‘krimineles’

    Mësuesja po shkonte në punë me monopatinë, gazetari poston foton ku dhjetëra policë i bëjnë pritë ‘krimineles’

    Operacioni i njoftuar një ditë më parë për monopatinat ka krijuar konfuzion. Ashtu si çdo iniciative e rilindjes edhe kjo është bërë pa asnjë konsultë paraprake dhe pa asnjë informim për njerëzit që kanë përdorur këtë mjet transporti.

    Gazetari Isa Muzyraj ka qenë dëshmitar gjatë ditës së sotme të një “Operacioni” ku me dhjetëra policë rrugorë të rendit dhe bashkiakë, të cilët kishin rrethuar një “Kriminele”, mësuese që po shkonte në punë me monopatinë.

    Mesazhi i gazetarit në faqen e tij në facebook:

    Nuk janë duke zhvilluar një operacion kundër krimit të organizuar, as ndonjë operacion për drogë e armë. Kanë ndalur një mësuese që po shkonte në mësim me monopatinë.

  • Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg

    Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, mblodhi të gjithë miqtë e tij këtë të mërkurë që kaloi për një festë lamtumire përpara se të shkonte në burg.
    Mësohet nga mediat lokale se ndër të ftuarit e Sarkozy-t ishin, natyrisht, avokatët e tij, ministrja franceze në largim e Kulturës dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Rachida Dati, kryetari i bashkisë së La Baule, Franck Louvrier (nga partia e Republikanëve), si dhe Emmanuelle Mignon, shefe e stafit në Elize.

    Gjatë festës, Sarkozy e shfrytëzoi rastin për të shpallur sërish pafajësinë e tij, duke e krahasuar veten me dy nga figurat më të njohura të padrejtësisë në histori: çështjen Dreyfus, një nga gabimet më të mëdha gjyqësore që tronditi Francën në fund të shekullit XIX dhe Edmond Dantes, protagonisti i romanit “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas, i dënuar padrejtësisht.

    “Nuk dua simpatinë tuaj, por indinjatën tuaj. Jam prekur nga ky rast, por ky është vetëm fillimi i historisë. Ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodhë kujtdo”, tha ai.

  • Shkodër/ Po shkonte për të marrë detyrën, aksidentohet polici mbi vijat e bardha

    Shkodër/ Po shkonte për të marrë detyrën, aksidentohet polici mbi vijat e bardha

    Një punonjës policie është aksidentuar mbi vijat e bardha, në kohën që po shkonte për të marrë detyrën.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.

    Burime zyrtare nga policia thanë se, punonjësi i policisë me inicialet P. K., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Policia Shkodër / Informacion paraprak

    Rreth orës 21:00, në lagjen ‘Partizani’, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

    Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • A do të shkonte mirë Edi Rama i ri me Edi Ramën e sotëm? Rrëfimi i rrallë i kryeministrit për revistën gjermane: Ai nuk do të më kuptonte mua

    A do të shkonte mirë Edi Rama i ri me Edi Ramën e sotëm? Rrëfimi i rrallë i kryeministrit për revistën gjermane: Ai nuk do të më kuptonte mua

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ku ka folur për shumë aspekte, si për jetën politike ashtu edhe për atë private.

    Ai është ndalur edhe te kujtimet e fëmijërisë, duke kujtuar se ka qenë një fëmijë ‘i vështirë’ dhe me mendime të forta që në vegjëli.
    Pjesë nga intervista:
    Si ishte fëmijëria dhe rinia juaj në Shqipëri, në këtë vend të varfër, rreptësishtë të izoluar, popullsia e të cilit ishte e shtypur nga diktatori Enver Hoxha dhe që quhej Koreja e Veriut e Evropës?
    Ne fëmijët nuk kishim shumë, por jashtë ishim të lirë dhe mjaft të lumtur. Bëmë topa futbolli nga copa gome. Luanim me gurë të vjetër dhe copa druri. Ose uleshim në anë të rrugës dhe mendonim lojëra me hamendje: Cili numër do të ishte në targën e autobusit ose kamionit të radhës që do të kalonte? Duhej të ishe i duruar; rrugët ishin bosh. Vështirë se kishte makina; automjetet private ishin të ndaluara.
    A kishe shpesh frikë atëherë?
    Frika është fjala e gabuar. Frika është një reagim ndaj një ngjarjeje. Dhe ngjarjet ishin shumë të rralla atëherë. Ishte një shoqëri me përgjigje të gatshme.
    Ne ishim të dominuar nga vetëdija e të jetuarit brenda kufijve të ngushtë që nuk lejoheshim t’i kalonim, sepse atëherë do të ndodhte diçka e keqe. Nuk duhet ta bësh këtë, nuk duhet ta thuash atë në asnjë rrethanë. Shmangni ata njerëz. Ne jetonim në dy botë paralele njëherësh: Kishte gjëra që lejoheshe të thoshe vetëm në shtëpi sepse ishin të rrezikshme. Gjëra të tjera mund të shpreheshin vetëm në publik sepse ishin qesharake – propagandë.
    Dikur e quajte veten “problematik”. Çfarë do të thuash saktësisht me këtë?
    Që në fëmijëri, nuk isha i lehtë. Gjithmonë kisha një mendim të fortë që doja ta shprehja. Gjithashtu gjithmonë më pëlqente t’i bëja të tjerët të qeshnin, madje edhe në shkollë. Dhe për këtë, ke nevojë për ‘viktima’ të mira që mund t’i rrisësh, idealisht një mësues ose një tiran. Figurat e autoritetit bëjnë ‘viktima’ të mira. Pastaj, sigurisht, kishte probleme.
    A do të shkonte mirë Edi Rama i ri me Edi Ramën e sotëm?
    Do ta kuptoja, por ai nuk do të më kuptonte mua. Edi Rama i ri ishte shumë i bindur në mendimet e tij dhe i pakompromis. Ai ishte i ri dhe jo i informuar mirë. Ai ende nuk e kishte kuptuar se politika është një art që lëviz gjërat me talent dhe durim – ndërsa shteti është një makinë që na mban të bashkuar duke i rezistuar ndryshimit.
    Edi Rama i ri besonte se shteti duhej të shfuqizohej: anarki. Ju dëshironit kaos?
    Jo kaos. Doja që zyrat plot me burokratë të zhdukeshin, por sigurisht, nuk kisha alternativë në mendje. Vetëm liri dhe vetërregullim – utopi.

    Top Channel

  • Vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

    Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

    Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.

    Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.

    Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

  • Baba i tre fëmijëve, vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Baba i tre fëmijëve, vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

    Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.
    Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.
    Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.
    Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

    Top Channel